Albspirit

Media/News/Publishing

Forumi veror i Davosit dhe shqetësimet për daljen e Brtianinës nga BE

Forumi Veror i Davosit këtë vit u zhvillua në qytetin Tianjin. Kryeministri kinez Li Keqiang mbajti fjalimin e hapjes ku dha garanci për stabilizimin e ekonomisë botërore dhe foli për ndikimin që mund të pësojë Kina nga dalja e Britanisë nga Bashkimi Europian.Kryeministri kinez Li Keqiang u shpreh se për të nxitur rimëkëmbjen e ekonomisë globale kërkohet zbatimi i reformave strukturore.

“Zgjidhja e problemeve të thella ekonomike globale qëndron përmirësimi dhe reformat e mëtejshme strukturore. Edhe pse çdo vend ka nevojat e veta të veçanta, drejtimi i përgjithshëm fokusohet tek trajtimi i pabarazisë ekonomike nëpërmjet reformave financiare, liberalizimit, duke inkurajuar konkurrencën, duke mbështetur inovacionin dhe hapjen, të punojnë së bashku për të nxitur një model të fortë, të qëndrueshëm dhe të balancuar të rritjes ekonomike botërore.”

Davosi Veror, i njohur zyrtarisht si Takimit Vjetor i Kampionëve të Rinj, është themeluar në vitin 2007 nga Forumi Ekonomik Botëror, një organizatë jofitimprurëse zvicerane.

Që atëherë, forumi veror ka nxitur shkëmbimet dhe bashkëpunimin midis Kinës dhe pjesës tjetër të botës. Kryeministri Li Keqiang tha se ristrukturimi i ekonomisë botërore ka nevojë për mbështetje politike nga qeveritë e të gjithë botës.

“Për të rilindur një ekonomi të qëndrueshme botërore, ne duhet të përshpejtojmë përmirësimin dhe ristrukturimin e ekonomisë globale. Çdo lojtar duhet të përdorë më të mirën e rrethanave të tanishme dhe t’i drejtojë politikat drejt ristrukturimit ekonomik dhe përmirësimet për të shtuar energji të reja tek zhvillimi ekonomik. ”

Në mënyrë të veçantë, Li Keqiang thotë se qeveria kineze do të vazhdojë të mbështesë gjerësisht nismën “Interneti Plus” për të nxitur rritjen e re ekonomike.

Ai po ashtu e përdori fjalimin e tij për të thënë se ekonomia kineze nuk do të vuajë një rënie të fortë, ndërsa duke vuri në dukje rritjen e PBB-ës së Kinës me tremujorin e parë erdhi që arriti 6.7 për qind.

Li Keqiang tha gjithashtu se në kohë të vështira ekonomike, e gjithë bota ka nevojë të mblidhet së bashku.

“Për të çuar përpara stabilitetin botëror dhe përtëritjen ekonomike, kemi nevojë për një qeverisje globale efikase dhe të rregullt. Kur përballemi me sfida të përbashkëta, është e rëndësishme për të qëndruar së bashku, të ndihmojmë njëri-tjetrin si dhe të përfitojmë nga njëri tjetri.”

Duke folur mbi referendumin për largimin e Britanisë nga Bashkimi Europian, kryeministri kinez Li Keqiang tha se kjo lëvizje nuk të pengojë punën për të ruajtur rritjen ekonomike globale dhe bashkëpunimin mbi çështje të tjera.

Kryeministri thotë se Kina mbetet e përkushtuar për të dy Britani dhe BE-së.

“Europa është një partner i rëndësishëm bashkëpunues i Kinës, dhe Kina do të vazhdojë të ruajë dhe të zhvillojë marrëdhëniet Kinë-BE dhe Kinë-Britani. Ne shpresojmë ta shohim Bashkimin Europian të bashkuar dhe të qëndrueshëm dhe gjithashtu një Britani të qëndrueshme dhe të begatë.”

Këtë vit gjatë Davosit Veror u zhvilluan mbi 200 seminare. Rreth 1700 udhëheqës politikë, biznesi dhe figura akademike përfaqësuan 90 vende dhe 17 rajone të ndryshme të botës.

Temat në këto takime përfshinë “revolucionin e katërt industrial,” që përbëri dhe temën kryesore të këtij viti si dhe integrimin e teknologjisë të dhënave të mëdha dhe prodhimit.

Normalja e re e ekonomisë kineze dhe reforma e krahut të ofertës së tregut janë gjithashtu në rendin e ditës.

Davosi Veror mbahet çdo vit në Kinë me rotacion në Tianjin dhe qytetin verilindor të Dalianit.

Ai mbledh së bashku pjesëmarrës nga vende të shumta në zhvillim, duke përfshirë Indinë, Rusinë, Meksikën dhe Brazilin, si dhe shumë të tjerë nga vendet e zhvilluara.

Please follow and like us: