Albspirit

Media/News/Publishing

Kina, mbretëria e erashkave

Kina është mbretëria e erashkave ashtu si edhe e porcelanit, fishekzjarrëve, pandave, çajit, mëndafshit dhe qendrave tregtare që nuk kanë fund…Po lista nuk mbaron këtu…

Historia e erashkës kineze

Për këdo që ka kaluar një verë në Kinë, patjetër që i ka zënë syri të moshuara që përpiqen të largojnë vapën duke bërë fresk me erashka shumëngjyrëshe. Ndërsa turistët preferojnë kryesisht që ershkat t’i bëjnë dhuratë.

Me një histori mbi 2 mijëvjeçare, erashka kineze nuk është vetëm një send për të bërë fresk.

Që nga perandorët e perandoreshat e deri tek fshatarët e varfër, erashkat kanë qenë pjesë e rëndësishme në kulturën kineze për mijëra vite. Arkeologët kanë zbuluar erashkët më të vjetër në Azi, në shekullin e 2-të para Krishtit, në varrin Mawangdui në provincën Hunan. Të bëra me bambu, erashkat përdoreshin më shumë nga shtresa e lartë kur dilnin nga pallatet e tyre për shëtitje.

The Tuanshan

Erashka origjinale kineze quhet tuánshàn (团扇) dhe ka formë të rrumbullaktë, që mendohet se formën e ka marrë nga hëna e plotë dhe personifikon bashkimin dhe lumturinë. Sipas legjendës gjatë dinastisë Jin, kaligrafisti i famshëm Wang Xizhi u takua me një grua të moshuar që shiste erashka dhe shkroi 5 karaktere në çdo erashkë. E moshuara u nevrikos jashtë mase pasi burri i kishte prishur erashkat e saj!- deri në momentin kur erashkat u shitën me trefishin e çmimit. Ky moment mendohet të ketë qënë lindja e artit të pikturimit të erashkave, i famshëm gjatë dinanstitë Song. Këto erashka u kthyen në simbole thesar të Kinës.

Simbolet e erashkave janë po ashtu të rëndësishme- zonjat kryesisht pëlqejnë erashkat të piktuara me lule apo zogj, për të simbolizuar bardhësinë dhe fisnikërinë, por artistët kanë realizuar edhe piktura të shumta me fëmijë ose peizazhe nga Kina. Ndonjëherë subjekti i erashkave ishte një poezi romantike ose karaktere kineze që përfaqësonin pasurinë dhe jetëgjatësinë. Në erashkat e zonjave gjejmë shpesh të pikturuar feniksë, ndërsa burrat preferojnë dragojtë.

Në mesin e aristokratëve, erashkat simbolizonin statusin e lartë shoqëror. Gratë në atë kohë i përdornin si simbol bukurie dhe finese. Zonjat në Europë i përdorën erashkat në vitet 1600, dhe krijuan një gjuhë sekrete joshëse për mënyrat e ndryshme të të mbajturit të erashkës.

Ndërsa sot, përdoruesit kryesorë të erashkave mund të jenë të moshuarit e djersitur me mëngët e këmishave të përveshura dhe me pantallonat e ngritura mbi brez; tablo kjo shumë larg finsikes dhe intelektualizmit.

Erashkat sot përdoren në shumë forma të artit, sidomos në vallet popullore kineze, një kërcim që quhet Kërcimi i Erashkës, ose 扇子舞 (shànziwǔ). Kërcimtarët kombinojnë lëvizjet e sinkronizuara me llojet tradicionale me erashkat me pupla për të krijuar një performancë madhështore. Kërcimtarët modern e kanë përshtatur erashkën me sitilin e tyre, edhe pse erashka e kërcimit është tepër e famshme tek kërcimtaret amatore nëpër sheshe a parqe.

Erashkë kung fu-je

Erashka mund të përdoret edhe për Kung Fu ose si armë mbrojtëse. Kërcimi i erashkës në Kung Fu përdoret edhe sot në trajnime ushtarake kineze, që në fakt ata përdorin të tjera armë, por lëvizjet janë të njëjta me kërcimin.

Sot, blerja e një erashke është gjëja më e thjeshtë në Pekin, ku e gjen pothuajse në çdo dyqan suvenirësh për vetëm 10 RMB.(Albana)

Please follow and like us: