Albspirit

Media/News/Publishing

Hakohet llogaria në Quora e shefit ekzekutiv të Google Sundar Pichai

Sundar-Pichai-TwitterKjo javë nuk filloi mirë për CEO-n e Google, Sundar Pichai. Llogaria e Quora të ekzekutivit të Google është hakuar nga një grup quajtur OurMine, dhe bëhet fjalë për të njëjtët individë që hakuan llogaritë e shefit të Facebook në Twitter dhe Pinterest në ditët e para të Qershorit.

Hakerat publikuan disa mesazhe në llogarinë e Pichai në Quora dhe duke qenë se ishte e integruar edhe me llogarinë e Twitter-it, mesazhet e OurMine u publikuan për 508,000 ndjekësit në Twitter.

Javët e fundit OurMine ka shënjestruar llogaritë online të ekzekutivëve të rëndësishëm ku mund të përmendim edhe shefit e Spotify, Daniel Ek. Nuk dihet sesi ja kanë arritur të kompromentojnë llogaritë, por gjasat janë të pakta që të jenë realizuar falë dobësive të sigurisë.

OurMine po përpiqet të ribrandojë vetvehten në një firmë sigurie duke ofruar mbështetjen e saj për ata që janë shënjestra e saj. Edhe pse kjo mund të mos jetë mënyra e duhur për të fituar besimin e konsumatorit, OurMine në të vërtetë po bën biznes. Grupi pretendon se hakimet në fjalë i ka realizuar përmes shfrytëzuesve(exploit) të ndryshëm. (PCWorld Albanian)


Please follow and like us: