Albspirit

Media/News/Publishing

14 grabitjet më të mëdha të bankave në Shqipëri nga viti 1993

Historia e grabitjeve të bankave në Shqipëri, daton qysh në vi tin 1993 në Tiranë. Qeveria e kohës për këtë ka akuzuar të – ashtuquajturën “Hakmarrja për Drejtë- si”. Më pas shënohen vjedhjet e vitit 1997. Por një nga grabitjet e cila mbahet mend edhe ne ditët e sotme është ajo e shënuar në vitin 1998 në Tropojë, në bankën e kursimeve ku u morën rreth 800 milionë lekë.

Më 29 janar 1993 është shënuar vjedhja e parë e bujshme që qeveria e kohës ia faturoi grupit të ashtuquajtur “Hakmarrja për Drejtësi”, nga ka marrë dhe emrin dosja, i përket Bankës së Kursimeve Tiranë, në bulevardin “Zogu i Parë”. Më pas ndodh një tjetër grabitje në Tropojë, më 29 tetor 1998, ku një grup i madh personash të armatosur, grabitën Bankën e Kursimeve. Por këtë radhë grabitja ishte më spektakolare dhe shuma e përfituar më e majme, rreth 800 milionë lekë të vjetra. Kasaforta u tërhoq me një vinç të tonazhit të lartë.

25 mars 2000, janë vjedhur 250 milionë lekë me anë të një çeku të falsifikuar në Bankën e Kursimeve në bulevardin “Zogu i Parë”.

Historiku vazhdon me vjedhjen e realizuar më 23 gusht 2002. Tre persona rreth orës 09:30, vjedhin Bankën Kombëtare Tregtare të Vlorës, me armë në dorë. Milionat e grabitura u përdorën nga autorët për blerjen e një lokali që më pas është kthyer në disko dhe të një hyrjeje pallatij.

7 gusht 2003, dy të rinj nga qyteti i Burrelit, pasi arrijnë në Kamzë vendosin të grabisin filialin e “Wester Union”- it që ndodhej në atë zonë. Ata futen brenda ndërtesës të armatosur dhe me maska, dhe arrijnë të marrin nga aty me kërcënimin e armëve një shumë të majme parash dhe largohen nga vendi i ngjarjes.

6 maj 2004, dy persona grabisin 25 mijë euro në një pikë të “Wester Union”, në Rrugën e Kavajës, në kryeqytet. Dy të rinjtë u arrestuan shumë shpejt nga policia, pasi u lajmëruan nga punonjësit, të cilët bënë edhe përshkrimin e autorëve që kishin arritur të kryenin grabitjen.

Më 28 shkurt 2004 është grabitur njësia Nr. 4 e Bankës së Kursimeve. Autorët e saj kanë qenë punonjëset që punonin në këtë filial dhe shuma ka qenë afërsisht 2 miliardë lekë të vjetra. Denoncimet e drejtuesve të bankës kanë bërë që policia të bjerë shumë shpejt në gjurmët e tyre dhe ata të arrestohen. 20 qershor 2008, një i ri me maskë dhe me pistoletë është futur në filialin e bankës së nivelit të dytë dhe nën kërcënimin e armës ka arritur të vjedhë 300 mijë lekë të reja. Ngjarja ka ndodhur në filialin pranë sheshit “Rilindja” në Tiranë. Kamerat e sigurisë së bankës e kanë “tradhtuar” dhe më pas është bërë arrestimi i tij.

1 gusht 2008, tre persona të armatosur e me maska kanë grabitur filialin e një tjetër banke në Tiranë. Ngjarja ndodhi në autostradë, kur persona të armatosur kanë hyrë në ambientet e brendshme të bankës dhe kanë kryer grabitjen në kërcënimin e armëve, rreth 30 mijë euro. Brenda pak ditësh policia ka arritur të arrestojë të tre autorët.

Më 22 nëntor 2008 një filial i një tjetër banke në Tiranë është grabitur me armë dhe maska, afër zonës së Unazës tek rruga “Bardhyl”. Një person i maskuar dhe me një pistoletë në brez është futur duke kërcënuar rojet e bankës dhe është drejtuar tek sporteli, duke kërkuar paratë. Pasi ka marrë të gjitha paratë që ndodheshin në sportel në ato momente, të paktën 500 mijë lekë të rinj, i riu është larguar dhe është futur me shpejtësi nëpër rrugica për të humbur gjurmët.

Please follow and like us: