Albspirit

Media/News/Publishing

Prof. Panajot Boga, drejtues shkencor dhe shpirtëror i ortopedisë dhe traumatologjisë shqiptare

Prof Dr. Ilia Mazniku

Prof Dr. Ilia Mazniku

Kam pasur nderin dhe fatin të isha nxënës e më pas, bashkëpunëtor me të ndjerin Prof. Panajot Boga; nga viti 1970 deri ne momentin  e ndarjes së tij nga jeta në qershor të vitit 2020. Një periudhë kohe gjysëm shekullore, është më se e mjaftueshme për të krijuar, jo vetëm ide për aftësitë profesionale  individuale , por edhe për të kuptuar tërësinë e figurës së këtij njeriu të madh ,  krijues e drejtues i shërbimit modern  të ortopedisë e traumatologjisë shqiptare. Figura shkencore dhe aftësitë vetijake të këtij themeluesi dhe kolosi të shkencës së ortopedisë, relativisht   të re në fushën e mjeksisë,që është nxitur edhe nga nevojat e zhvillimit të vëndit, ka qënë vendimtare.  Ajo spikat e ndriçon jo vetëm në lëmin e orthopedisë e traumatologjisë, por edhe në degët e tjera, ku ai është aktivizuar gjatë aktivitetit mjeksor.

Në formimin e tij profesional ka ndikuar edhe  kirurgjia e përgjithëshme , obstetrikë gjinekologjia, mësim dhënia në nivele akademike, organizimi  dhe puna  e tij për rritjen e nivelit shkencor të bashkëkolegëve, përfshirë dhe aspekte  të tjera për detyrimet që ka patur si drejtues dhe shef bashkohor shumë planesh.  Në të gjitha këto fusha, kontributi  i Prof. Panajot Bogës ka qënë shëmbullor , i pa zëvëndësueshëm dhe plot  risi e novacione. Gjithnjë i kudo ndodhur, këmbëngulës  dhe  kërkues ndaj sukseseve, jo vetëm në punët mjekuese, por edhe në drejtime të tjera që lidhen mëe to. Zotëronte një edukatë shumë të lartë pune dhe  gjithnjë na këshillonte:   “Vure dorën tek i sëmuri, konsideroje sikur ke vënë kokën tënde dhe ndiqe me shumë kujdes e vëmëndje ,deri në përfundimin e mjekimit“. Prof Boga ka qënë novator dhe zbatues praktik i shumë teknikave të vështira kirurgjikale sikundër janë operacionet  korrigjuese në kolonën vertebrale, zëvëndësimet artificiale të kyçeve të dëmtuara, të kyçit kokso femoral , të gjurit etj .

Me punën e tij, i dha formën më të plotë kirurgjisë ortopedike dhe nuk e la atë siç ishte dhe kapërxeu fillimet e saj që kishin të bënin vetëm me trajtime në allçi apo me prerje dhe qepje tendinesh. Në punën e tij, nuk ndalej përpara pengesave e vështirësive. Ai gjithnjë improvizonte dhe parashikonte momentet  problematike, pregatitej për to paraprakisht  dhe gjithnjë  i zgjidhte me mënyra personale. Me nismën e tij u krijua kartoteka e klinikës e cila i shërbeu përgjithësimit dhe dokumentimit të përvojës së klinikës së ortopedisë.

Kjo përbënte një tjetër risi unikale në të gjithë spitalin kirurgjikal ,sepse përfaqësonte një përvojë të  një karakteri të ri shkencor, që pasuroi  protokollin e trajtimit të të sëmurëve,kuplotësohej gjithë ecuria dhe historia e trajtimit të Prof. Boga në disertacionin e tij me titull “Përvoja e klinikës së oprthopedisë në trajtimin e luksacionit congenital kokso femoral “,ka  pasqyruar gjërësisht përvojën e tij personale si  dhe përvojën  e klinikës lidhur me problemet e kësaj anomalie.

Ka qënë  një disertacion brilant, plot me momente e shëmbuj nga aktiviteti personal i Prof Bogës. Zhvillimi i disertacionit ishte nga më spektakolarët në formë e përmbajtje, Salla e kirurgjisë e mbushur plot nga të interesuarit,e priti me duartrokitje.

Në fjalën e tij të mbylljes Prof Boga theksoi: “në të është pasqyruar edhe puna e kolegëve të mi  dhe e të gjithë personelit të  klinikës.”  Sot ky disertacion i depozituar në bibliotekat e vëndit , shërben si material studimi  dhe orientimi për problemet, që hasen gjatë punës së përditëshme në kirurgjinë ortopedike të fëmijëve..

Disertacioni i tij shërbeu si zanafillë për mbrojtjen edhe të disertacioneve të tjera nga bashkëpuntorët  e tij. Shumë kolegë të Prof Bogës nën shëmbullin dhe e udhëheqjen  e tij, mbrojtën teza të larmishme dhe  sot gëzojnë grada e tituj shkencorë.Me siguri edhe të tjerë, më të rinj do të ndjekin e do të ngrenë nivelet e mbrojtjes së gradave shkencore më pas.

 

Prof. Boga ideoi  dhe vuri në zbatim teknikën origjinale, të pa njohur deri në atë kohë në traktatet e orthopedisë botërore; të  osteotomisë pelviko-periacetabulare në trajtimin e l.k.k.f., nga moshat nga 10-14 vjeç.  Ishte një novacion i ideuar dhe aplikuar në praktikë  mbi bazën e përvojës së klinikës së ortopedisë.  Materiali i grumbulluar, u paraqit në formën e një filmi shkencor në Kongresin e  89 të SOFCOT në vitin 1984 në Paris. Salla  e posaçme e shfaqjes së filmave shkencorë, në këtë Kongres, përfshinte autoritete shkencore me përvojë në trajtimin e kësaj anomalie të lindur. Pasqyrimi dhe paraqitja e teknikës Boga të osteotomisë pelviko periacetabulare  ishin të një niveli shkencor me shëmbuj ilustrues dhe materiate konkrete. Novacioni u prit me interes të vecantë; pyetjet ishin të shumta, përgëzimet  dhe duartrokitjet gjithashtu nuk munguan. Ato ishin të sinqerta, madje edhe me përshëndetje verbale : Bravó monsieur Bogà ,  Bravó  l’Albaní, të cilat, ngritën lart  vlerat e kësaj  teknike të re kirurgjikale  Të gjitha këto  ishin dekore plotësuese të kësaj skene  plot emocione pozitive të dhuruara nga  puna shkencore dhe hulumtuese e   Prof. Panajot Bogës, që u paraqitën në Kongresin prestigjioz të  SOFCOT (Shoqëria  franceze e kirurgjisë ortopedike e traumatologjike) , që u mbajt në Palais de Congrès à Paris. Kjo ishte një mënyrë e re që plotësoi armaturën e trajtimit të lkkf      Të dy me Profesorin , “Mjeshtrin e madh të punës” u ngazëllyem dhe  u ndjemë të barabartë në mes të barabartëve me shkencëtarët e tjerë botërorë pjesmarrës në këtë Kongres.Me rritjen e kërkesave për  trajtimin  e kësaj anomalie kongenitale , në Durrës (ish preventoriumi tek Plepat) , u ngrit qëndra e rehabilitimit të  fëmijëve të trajtuar kirurgjikalisht në Klinikën e Ortopedisë. Risia që solli Prof. Boga ishte krijimi i ekipit rehabilitues të këtyre fëmijëve .

U përzgjodhën vajza me cilësi të veçanta, që kishin mbaruar shkollën e mesme me rezultate të larta. U krijuan programet e posaçme, dhe mjekët e klinikës ishin pedagogët e parë  në mësim dhënien  e formimit të grupit të parë rehabilitues.    Rehabilitimi fizik i fëmijëve të trajtuar kirurgjikalisht ishte më se i  domosdoshëm .Ai ndikonte në rritjen e vëllimit të lëvizjeve, tonizimin muskular dhe plotësonte shumë momente të tjera për përmirësimin e lëvizjeve.Interesimi dhe ndjekja e pregatitjes së rehabilituesve nga Prof Boga ishte në lartësinë maksimale. Me formimin teoriko praktik të grupit rehabilitues filloi edhe puna shkencore e këtij reparti të domosdoshëm për garantimin e suksesit në trajtimin e luksacionit congenital kokso-femoral. Ngritja e grupit të rehabilituesve me nismen e Prof Bogës,  plotësoi edhe pjesën tjetër të  domosdoshme për aritjen e suksesit në trajtimin e  fëmijëve me këtë patologji kongenitale.Gjatë punës në praktikë u vu re se rehabilitimi kolektiv në tërësi i një grupi fëmijësh është më rezultativ se ai individual.,vecanërisht tek fëmijët e vegjël. Ishte vërtet mbresëlënëse kur vështroje ata fëmijë që komandonin ushtrimet e programit rehabilitues të ndjekur nga mësueset rehabilituese,tepër vigjilente ndaj zhvillimit të ushtrimeve.Moment i rëndësishëm në  aktivitetin e përditëshëm mjekues ishte edhe vizita e përgjithëshme e ditës së shtunë.Në të pasqyrohej  puna kirurgjikaledhe ndjekja e të sëmurëve gjatë javës që merej në analizë.     Në krye të saj ishte Prof. ynë i nderuar, i cili plot vitalitet  dhe me qëndrime kritike ndaj punës  të realizuar Ishte një ditë mobilizuese për të gjithë ne.Rutina e përditëshme,përveç punës mjekuese lidhej dhe me pregatitjen e temave shkencore, për ngritjen tekniko-profesionale të rradhës nga sejcili prej nesh.Niveli i këtyre punimeve ishte i lartë në formë e përmbajtje.

Prof. Panajot Boga, vuri në shërbim të të sëmurëve të gjitha dijet e tij shkencore dhe humane. Me veprimtarinë individuale shkencore  , ai krijoi një shërbim solid  dhe shkencor. Nga ky shërbim  është dhënë ndihmë mjeksore e kualifikuar për të sëmurët jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe përmes organizimit të shërbimit të urgjencës.Me punën e tij Prof Boga i shërbeu  me devocion popullit të tij, pregatitjes së mjekëve kirurgë orthopedë, studentëve të fakultetit të mjeksisë, si edhe të gjithë atyre që kishin nevojë për njohuri të kësaj shkence.Në nderim të punës së tij  Krahina e tij  i akordoi titullin “Qytetar nderi i Gjirokastrës”.

Në nder të punës së tij  sot “Shërbimi i Ortopedisë e Traumës mban emrin Prof Dr. “Panajot Boga”

Kuvëndi Popullor e ka nderuar Prof Bogën me dekoratën “Mjeshtër i madh i punës  dhe  pas vdekjes me Dekoratën e lartë “ Nderi i Kombit” duke përjetësuar kështu këtë figurë  vizionare dhe novatore në fushën e Orthopedisë e traumatologjisë shqiptare.

Please follow and like us: