Fakte befasuese për Clinton
Hillary Clinton ka qenë në sy të publikut në mbarë botën, qysh kur burri i saj Bill, u bë president i SHBA-së, në vitin 1993.
Ish- Hillary Rodham, ka qenë e përfshirë në politikë që nga ditët e saja të kolegjit, ajo punonte për kandidatët tjerë dhe më pas ndihmoi edhe Bill Clinton, që të zgjidhej Prokurorë i përgjithshëm dhe guvernator në Arkansas.
Jo e vetkënaqur, si gruaja e ish-guvernatorit dhe presidentit, Hillary vazhdoi të bëhej edhe senatore e SHBA-së dhe Sekretare e Shtetit.
Hillary Clinton është shpallur kandidatja presidenciale e Demokratëve, kështu duke shënuar nominimin e parë në histori të një gruaje për të drejtuar postin e të parës në Shtëpinë e Bardhë.
Por ju akoma nuk e njihni Hillary Clinton, më poshtë do të gjeni disa fakte për të:
Hillary ishte aktive në politikë si një republikane e re dhe bënte fushatë për kandidatin republikan për president Barry Goldwater, në vitin 1963. Ajo u bë demokrate në vitin 1968.
Hillary u takua me Bill Clinton gjatë një pjesëmarrjeje në një ceremoni diplomimi në një shkollë ligjesh në vitin 1973.
Hillary Clinton i shërbeu një stafi presidencial, për hetime të fajsimeve për një komitet gjyqësor që e heton skandalin e Ëatergate, President i Niksonit në vitin 1974.
Ajo u emërua njëra prej 100 avokatëve më të fuqishëm në Amerikë në vitin 1988 dhe 1991 nga Ligji Kombëtar Journal.
Si zonjë e parë, Hillary ka kryesuar një task forcë për reformën kombëtare shëndetësore në vitin 1993 por plani i debatuar, nuk është votuar nga Kongresi dhe u braktis në vitin 1994.
Pas fitores në selinë e senatit të SHBA-së, në New York, në vitin 2000 ajo u bë e para ‘’zonjë e parë’’ që fiton zgjedhje të tilla.
Hillary u citua nga inspektorati i përgjithshëm i departamentit të shtetit në maj të 2016 për dështim të ndjekjeve të rregullave të sigurisë kombëtare, kjo pasi ajo ka përdorur e-mailin e saj privat gjatë mandatit të saj në diplomacinë amerikane.
Hillary Clinton ka qenë një këshilltare e rëndësishme për Presidentin Obama gjatë misionit për të vrarë Bin Ladenin. Ajo i bëri apel Obama-s për të ndërmarrë misionin por u kundërshtua nga Zëvendës Presidenti Biden i cili e këshilloj presidentin të mos miratojë diçka të tillë.
Hillary Clinton, u shtrua në spital në dhjetor të vitit 2012, pas shëndetit të saj të dobët nga dehidrimi. Mjekët i gjetën mpiksje gjaku në mes të trurit të saj dhe kafkës, por ajo më vonë u lirua nga spitali.