Albspirit

Media/News/Publishing

Tërhiqet deti në Divjakë, ishuj të vegjël dalin në sipërfaqe

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=kZFmtdUz_TE?feature=oembed]

Në plazhin e Divjakës, tërheqja e ujit ka sjellë mbetje masive në të gjithë bregun. Për këtë arsye pushuesve u duhet të ecin deri në 2 kilometra në këmbë ose me varka, në kërkim të një vendi të pastër për t’u larë.

Operatorët privatë kanë nisur ndërtimin e urave provizore prej dërrase, si rrugë kalimi drejt disa ishujve të vegjël që janë krijuar.

Pushuesit tregojnë se para disa vitesh uji arrinte pranë kabinave, kurse sot po largohet gjithnjë e më shumë. Sipas specialistëve tërheqja e detit ka ardhur si pasojë e dëmtimit të  grykëderdhjeve të dy lumenjve, Shkumbin dhe Seman.

Devijimi i shtratit të tyre, solli përmbytje të mëdha në janar të këtij viti, ndërsa sot pasojat po shfaqen edhe në këtë sezon veror.

Please follow and like us: