Albspirit

Media/News/Publishing

Mbërrin në Shqipëri femra më e bukur në botë 

filipinasja-e1467531098562-780x439

Femra më e bukur në botë do të jetë anëtare e jurisë së “Miss Shqipëria”.

Ajo është fituesja e “Miss Globe 2015”, bukuroshja filipinase Ann Lorraine Colis, e cila raportohet se tashmë ka mbërritur në Shqipëri. Ann Lorraine Colis u shpall si më e bukura në botë në Toronto, Kanada, tetorin e kaluar, i pari konkurs ndërkombëtar bukurie i organizuar nga një shqiptar jashtë Shqipërisë, Petri Bozo. Gjithashtu, ka mbërritur nga Londra edhe mbretëresha në fuqi e “Miss Shqipëria”, bukuroshja Sara Karaj, e shpallur “Miss Shqipëria 2015” në Voskopojë, e cila mbrëmjen e 4 korrikut do të dorëzojë kurorën e bukurisë, me të cilën mbretëroi një vit dhe përfaqësoi Shqipërinë në “Miss Globe”, duke u shpallur shoqëruesja e parë e “Miss Globe 2015”. Edhe ajo do të jetë anëtare e jurisë në “Miss Shqipëria”.

filipinasja-1

 

Please follow and like us: