Albspirit

Media/News/Publishing

Xherdan Shaqiri shfaqet në plazhet e jugut, viziton shpellën e Piratëve

24-vjeçari që luan me Zvicrën ka zgjedhur Shqipërinë si një nga destinacionet e verës pas skualifikimit të Kombëtares së tij nga Euro 2016.

Xherdan Shaqiri së bashku me një grup miqsh mes të cilëve dhe futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Abrashi, kanë vizituar me një gomone moderne, këtë të dielë Shpellën e Piratëve që ndodhet në zonën e Dhërmiut.

Mesfushori postoi foton mes shkëmbinjve të shpellës, me shaka, si për të treguar se dhe ai mund të jetë një pirat.

Please follow and like us: