Zgjedhja perfekte për kostumet e banjës
Cilin kostum banje të vishni? Zgjedhja e modelit s’është gjithmonë e lehtë. Një guidë për t’i gjetur bikinit e duhura, në bazë të formave tuaja trupore.
Çdo formë trupi kërkon një lloj të veçantë veshjeje: në fakt jo të gjitha veshjet nxjerrin format e trupit dhe për të vlerësuar sa më mirë format tuaja trupore është e nevojshme të vishni veshjet e duhura. Rregulli është i njëjtë edhe për sa u përket rrobave të banjës. Ja atëherë se cilat janë kostumet që i rrinë mirë çdolloj femre.
Trupi në formë molle
Për të fshehur rrumbullakësinë dhe kilet e tepërta, perfekte janë rrobat e banjës të plota (kostum i pandarë që përdoret zakonisht për notin në pishinë), por mos zgjidhni modelin e ashpër dhe të ngurtë. Kushtojini vëmendje dekoltesë (për shembull zgjidheni në formë zemre) ose edhe detajeve të shndritshme në pjesën afër gjoksit. Perfekt janë edhe kostumet me kryqëzim në dekolte. Fantazia bëhet edhe më e madhe nëse për këtë rast do të zgjidhnit një me vija, për të përmirësuar siluetën.
Trupi në formë dardhe
Në këtë rast ijët janë më të gjera dhe të rrumbullakëta, kështu që rrobat e banjës perfekt janë ato të plotat, por pa shpatulla, në mënyrë që të tregojë fizikun tuaj sensual. Për të fshehur ijët ju mund të zgjidhni një model që ju mban ngushtë.
Trup pa forma ose drejtkëndësh
Format e ngurta të kësaj tipologjie trupi duhet të bëhen më të buta dhe sensuale. Bikini trekëndësh është ai i duhuri për këtë rast; nëse keni pak gjoks zgjidhni një copë me lule dhe me skaje të ngushta.
Gjoksi i vogël
Nëse keni gjoks të vogël, forma e rrobave të banjës perfekte është ajo pa rripa. Ky lloj kostumi është shumë i rehatshëm nëse do ta zgjidhni në masën tuaj. Po ashtu, ngjyrat e ndezura do t’ua shtojnë më shumë bukurinë e trupit, ndërsa gjoksi juaj do të duket më i madh. Por në rast se preferoni kostumet klasike, zgjidhni atë në formë trekëndëshi.
Ijët e larta
Nëse ijët tuaja janë të larta dhe jo në proporcion me trupin besojini bikinit me lidhëse, në mënyrë që të fshihni kilet e shumta e të dukshme, në bazë të lidhjes së dëshiruar që ju mund të bëni në këtë zonë. Por kujdes duhet të bëni me lidhëset: ato duhet të jenë të trasha dhe jo të holla.
Shpatulla të gjera
Nëse fiziku juaj është me shpatulla të gjera dhe të bollshme, modeli i duhur është ai që lidhet pas qafe, qoftë rroba banja të plota, qoftë bikini.
Gjoksi i madh
Nëse keni një dekolte të bollshme, padyshim kujdes duhet të tregoni më shumë për reçipetat. Modeli i duhur është ai në formë “ballkoni”: për më tepër, preferoni një me sup.
Po aksesorët?
Më mirë është që të mos mbahen. Janë tepër sipërfaqësorë dhe madje rrezikojnë të mbysin pamjen e denjë për plazh. Praktikisht, kostumi i banjës për në plazh duhet të jetë i zgjedhur me kujdes si gardëroba juaj e përditshme dhe duhet t’ju bëjë të ndiheni sa më rehat. Sidomos ato me ‘bel të lartë’, veçanërisht nëse janë të përshtatshëm në çdo lloj trupi, pasi nuk humbin sensualitetin dhe rehatinë gjithashtu. Sidoqoftë, këshilla kryesore që vjen nga ekspertët është t’i zgjidhni rrobat e banjës në bazë të trupit tuaj, sepse të qenët në modë edhe në plazh është njësoj si të ndiqni tendencat kur jeni në qytetin ku jetoni. Thjesht duhet bërë e gjitha me gusto!