Albspirit

Media/News/Publishing

Zakonet e presidentëve amerikanë

obama

Rahm Emanuel, ish – shefi i Kabinetit të Shtëpisë së Bardhë, sot Kryetar i Bashkisë së Çikagos, ka treguar për “New York Times” si janë mbrëmjet për presidentët amerikanë.

Pavarësisht se është në fund të mandatit dhe tashmë e pret një jetë prej rrëfimtari, Barak Obama nuk heq dorë nga zakonet e tij. Sipas Emanuel, ai fle vetëm 5 orë çdo natë, qëndron çdo mbrëmje deri vonë në studio, ndërsa një pjesë të kohës e kalon në gjysmë errësirë, për të qartësuar mendimet.

Obama, shpjegon ish – shefi stafit, gjen gjithmonë kohë për të ngrënë darkë me familjen. Lexon çdo mbrëmje të paktën 10 letra të dërguara nga qytetarët, ndërsa për t’u relaksuar luan një lojë të preferuar në internet.

Ndryshe nga shumë presidentë të së kaluarës, që në mbrëmje e preferonin një gotë Whiskey, Obama pi vetëm ujë.

Ish – shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë tregon se George W. Bush, përpara Obamës ishte krejtësisht ndryshe. Ai shkonte në shtrat më shpejt se ora 22 dhe zgjohej herët. Bush shkonte në zyrë çdo ditë në orën 7.

Si Obama, edhe Clinton qëndronte vonë në zyrë. Ndryshe nga Obama, ai nuk qëndronte vetëm, por mbante edhe njerëz të besuar pranë. Porosiste pica dhe telefononte lider të tjerë botërore.

Në Nëntor, Shtëpia e Bardhë do të ketë një lider të ri dhe stafi pret të shohë zakonet e Trump, pasi Clinton e njeh prej kohësh.

Please follow and like us: