Albspirit

Media/News/Publishing

Mario Bellizzi: Për nobelistin Peter Handke!

Me fytyrë kthyer kah Meka (m. b.)

Qindra të vrarë:
14 gra, 12 fëmijë, nga tre deri në dhjetë vjeç,
7 pleq mbi të shtatëdhjetat
dhe tre trupa të djegur në katundin e Prekazit.
Vllazëria Jashari mund të thuhet se u shua.

Ata kërkuan Ademin
nuk e gjetën…
vranë Zarifen, Kushtrimin, Aliun, Faikun,
Beqirin, Sherifin, Hajzerin, Halitin
Halilin, Qazimin, Blerimin,
Bujarin, Abdullahun, Elhamen.

Pas sulmit të barbarëve
në katundet e Drenicës
të gjithë donin të iknin
kahdo qoftë dhe kudo qoftë
(në raste të tilla gjeografia është një luks).
Trupat e grave dhe të vashëzave
të bërë shoshë nga plumbat
trupa të thëngjilluar
në Skënderaj vënë në radhë.
Ishin nga Prekazi i Poshtëm,
nga Llausha e nga Dubova.

Këtyre trupave, mistere të përftimit,
pamje skulpturore të Mikelanxhelos,
era e vdekjes frynte
çarçafin që mblidhte një nënë
si një vel drejt panjohurin
një fëmijë i vluar me një setër
i nënshtrohej ligjeve të shpërbërjes së materies
simbol i shumësisë dhe lirimit.

Sido që të jetë,
i bartën me kamion
nga morgu i Prishtinës në Skënderaj
policia barbare
i varrosi në një varr të përbashkët
të martën në mbrëmje, në shpejtësi,
pa rrënë terri.

Pastaj në Livadhin e Pajitimit
të afërmit i zhvarrosin të gjithë
i hapin disa arkivole
mbi to ishin ngjitur disa fletëza
me emrin e të vdekurit
të fshirë nga shiu.

Gjëja që vërejtin fotografët
nga çerçafët e bardhë
ishte një grumbull mishi i paformë
në një arkivol me ngjyrë të kuqe
ishte një fletëz,
mbi të cilën shkruante “djegur”
brenda një fëmijë i shkrumuar
pa ditur se kush ishte.

Në fund i lëshuan përsëri në varr.
“Janë djemtë tanë, janë motrat tona,
jemi me ta në dhe e në qiell”.

Të gjithë me fytyrë drejtuar kah Meka,
si e kërkon tradita islamike
e përsëri burrat e disa gra
të pranishëm në përcjelljen mortore
largohen para së të bjerë terri.

Poezi te vitit 1998 e nxjerr nga libri “Last exit to Bukura Morea”.

Please follow and like us: