Vrasja e biznesmenit qipriot, Policia konfirmon: Jani Vogli u vra nga Burreli
Policia qipriote ka dalë në konkluzionin se shqiptari që mbeti i vrarë në vrasjen e biznesmenit qipriot Fano Kalopsidiotis është vrarë nga shpatari tjetër.
Të dy shqiptarët Jani Vogli dhe Aleks Burreli akuzohen se janë autorët e vrasje se biznesmenit qipriot disa ditë më parë, ku sëbashku me të mbet i vrarë një çift policësh.
Aleks Burreli ende nuk është arrestuar dhe policia ka konfirmuar se ai ka vrarë dhe shokun e tij Jani Voglin me të cilin kishte shkuar për të kryer vrasjen.
Policia sqaron se gjatë ngjarjes janë përdorur vetëm dy armë, e policisë dhe arma e Burrelit, por nga plumbat e gjetur në trup te Voglit rezulton se kanë dalë nga kallashnikovi me të cilin ka qëlluar Burreli.
Katër persona janë tashmë në burg për ndihmë ndaj atentatorëve shqiptar.
Një prej tyre është edhe truproja serb i biznesmenit, që dyshohet se ka ndihmuar atentatorët për vrasjen e shefit të tij.