JEP DORËHEQJE NJERIU QË UDHËHOQI BRITANIKËT PËR DALJE NGA BE
Farage tha se ai e kishte përmbushur detyrën e tij pas votës për largim nga BE-ja në referendumin e 23 qershorit. UKIP, – sipas Farage, – tashmë është pozicionuar mirë, ndërsa shtoi se këtë herë nuk do të ndryshojë mendje për dorëheqjen, siç bëri pas zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2015. Drejtimi i partisë ka qenë i vështirë në momente të caktuara, rrëfen euroskeptiku, por ia vlente çdo sakrificë. Farage, i cili është njëkohësisht anëtar i Parlamentit Europian, shtoi se Britanisë i nevoj
Farage tha se ai e kishte përmbushur detyrën e tij pas votës për largim nga BE-ja në referendumin e 23 qershorit.
UKIP, – sipas Farage, – tashmë është pozicionuar mirë, ndërsa shtoi se këtë herë nuk do të ndryshojë mendje për dorëheqjen, siç bëri pas zgjedhjeve të përgjithshme në vitin 2015.
Drejtimi i partisë ka qenë i vështirë në momente të caktuara, rrëfen euroskeptiku, por ia vlente çdo sakrificë.
Farage, i cili është njëkohësisht anëtar i Parlamentit Europian, shtoi se Britanisë i nevojitet një “kryeministër Brexit-i”, duke nënkuptuar se duhet të jetë dikush që mbështeti shkëputjen nga BE-ja.