Poezia e Daniela Tateo vjen në shqip nga Arjan Kallço
Daniela Tateo lindi në Brindizi në vitin 1964. Në vitin 2017 u diplomua në degën e Shërbimeve Shoqërore në Universitetin e Salentos në Leçe dhe aktualisht punon zyrën shkollore territoriale të Brindizit. Është themeluese e blogut Salloni Almayer- një çaj me artistë në vitin 2012. Volumi i parë i saj Si landrat në vitin 2014. Mori pjesë në Bienalen Salento – vizioni i autorit. Boton poezi në revista të ndryshme në vazhdim në vitet 2015, 2018 në veprimtari të ndryshme kushtuar figurave salentine dhe së fundit është pjesë e stafit të nismës “Unë qëndroj në shtëpi dhe ju lexoj një poezi” të poetes Emanuela Rizzo. Është anëtare e Shoqatës vullnetare “Ta dua të mirën” – Autizmi të Brindizit.
ERA
E zgjuar në errësirën e natës sime
Qëndroj pa lëvizur që të dëgjoj
Zemërimin e zërit të erës
E cila depërton duke fërshëllyer
Nëpër kanatat e pyes veten
Çfarë don të më thotë.
Nuk ke fillesë dhe nuk ke fund
Nga lind dhe ku vdes?
Në një endje të vazhdueshme në tokë
Nuk e lashë kurrë
Frymën tënde të pushojë
Si një shpirt që s’gjen më paqe
Në udhëtimin e dëshpëruar mbështjell gjithçka
Në një vorbull të aknthshme
Mbërrin dhe nisesh përsëri.
Nuk të dëgjoj më në agun e murmë
Duke shquar përtej xhamave
Një ngjyrë të vetme mes qiellit, shtëpive dhe rrugës.
Gjethe të thara mbi asfaltin e lagur
Pemë të zhveshura dhe degë të plevitosura
Më tregojnë mua për kalimin tënd.
Gjithçka ende po fle
Qetësi pas zhaurimës
Në topitjen e melankolisë dhe të vetmisë
Të ditës pas festës.
LUTJA IME
O Zot, edhe sa shpirti im
Pezull do të presë gjykimin?
Dhe kur do të gjejë çlodhje, përgjigje
Pyetjeve të veta?
Barkë e vogël, e brishtë në dorën e valëve
Përhumbet mes tallazeve të zemërimit
Të papërmbajtshëm.
Klithja e saj thyhet në këmbët e tua shtrima dorën
Ma rikthe shpresën.
Qetësoje ankthin dhe frikën time
Plotësoji dorëzimet e mia, shpërbleje dhimbjen time.
Vëre ti drejtësinë, tregoma ti të vërtetën.
Paqe për mundimet e mia, ujë për etjen time.
E kuptove, o Zot, a nuk më sheh?
Zhytem në gënjeshtra e në vdekje
Dhe s’ë kuptoj dot më këtë endje:
Nga cila rrugë mbërrij e në cilën rrugë po shkoj.
E përhumbur gjysma ime
Më gëlltit ky det dhe e djeg në buzë
Hidhtësinë e kripës së vet.
NË HAPIN E LEHTË TË NJË KËRMILLTHI
Jeta është si një valë
Më përmbys, më ngre dhe më shtyn
E me forcë më përplas në breg.
E shoh të tërhiqet e çarmatosur dhe mosbesuese.
Përkundrazi, ndonjëherë, e palëvizur në vagonin
E trenit tim e vë re të rrëshqasë shpejt
Përmes dritares.
Tërheq gjithçka me vete
Fytyra që ndjekin njëra-tjetrën
Ato që e njohin dhe ato që jo.
Mbërrita kur gjithçka tash kaloi me zvarritje
Mundohet frymëmarrja ime.
Prej ditëve shmanget drita dhe çdo gjë
Që ta shtrëngojë ndër duar i rrëshqet larg.
Jeta është e gjitha tani
Por mbeta tek e djeshma në hapin e lehtë
Të një kërmillthi
Nën peshën e një barre kujtimesh
Do të mbërrij në finish
Kur vrapi të ketë mbaruar.
NJË TRËNDAFIL I VOGËL
Jam vetëm një trëndafil i vogël
Jo një trëndafil me kërcell të gjatë
Me aromë të fortë por pa asnjë gjemb
Veç të gjithë ata në zemër të botës.
Rritur mes shkurresh dhe të shkelura
Por e paprekur ika
Ndonjëherë e përhumbur
E shpëtuar nga vargjet, poezia e adhuruar.
Nëse jam e ditur, kjo e lejoi një dorë
Që ta shijonte bukurinë ndërsa çelnin
Petalet e veta të kuqe
Lule e thjeshtë, gjithmonë duke u djegur
Për dashurinë
MË PAS
Me pas vjen pasditja
Ora e trishtimit.
Dita duke iu drejtuar fundit
E lodhur dhe melankolia ndër mendimet.
Era sjell prapë jehohën e e zërave të largët
Dhe zënkat e fëmijëve me lojrat e tyre të shkujdesura.
Një ditë tjetër jete çastesh iku
Ndizen përsëri shtylla feneri duke shuar shpresat.
Hëna tash në qiell shfaqet në fillim e zbehtë
E më pas gjithnjë më shumë shkëlqen.
Në muzg përfundon puna
Është koha të kthehemi në përqafimet e ngrohta.
Po ti qëndromë pranë prej asaj që mbetet
Nga një ditë tashmë që u dorëzua.
THIRRMË NË EMËR
Thirrmë në emër
Që esencën time ta ndiej.
Rrokjezon emrin tim që të më fërgëllojë
Kur ta takoj vetveten dhe jetën time.
Thirre emrin tim se jam unë
Dhe si veshje mbathe shpirtin, mrekulli.
Thirre emrin tim se kur e dëgjoj
Ta kesh të qartë, e ndjej se ende jam gjallë.
NDJEK MENDIME TË LUMTURA
Ndjek mendime të lumtura
Fshehur në meandrat e mendjes.
Duhet të ndalemi mes lindjes dhe vdekjes për mbijetesë
Kujtimet më përkdhelin ngadalë, prekin lehtë shpirtin
E plagosin zemrën
Kur i kap largohen të zbehta.
Me dashuri jetova dhe jetoj
Ndërsa i largohem vetmisë dhe në ëndrra
Zhgënjyese mbytem, xheloze për një kohë
Që s’është më imja.
Buzëqeshja e drojtur tregon një rrudhë
Por ndjenja nuk vdes në brazdën e vet;
Zgjuar qëndron,
Limfë e paçmuar, arsye jete
Pjesa ime e pavdekshme.
GJITHÇKA ËSHTË E PËRSOSUR
Të patundura mendimet e mia
Si ujrat e liqenit
Dhe në frymëmarrjen e ngadaltë
Kujtohem se jetoj
Sepse në mundime s’e vija më re.
I qetë shpirti, me botën bën paqe
E vetveten tani e pranoj dhe e dashuroj.
Gjithçka përreth të çon te Krijuesi
Dhe atë që Zoti vendosi për mua.
Përktheu ARJAN KALLÇO
https://belsalento.wixsite.com/arte-musica-poesia/daniela-tateo