Çapajev Zera, përkthyesi sarandiot, sjell librin mbi historinë feve
Çapajev Zëra, përkthyesi sarandiot, ka sjellë këto ditë në shqip librin mbi historinë e feve të autorit Trevor Ling.
“Asnjë nuk është më i pavlerë për fenë e tij se ai që nuk njeh dhe nuk respekton fenë e tjetrit” .
Kështu fillon ky libër, dhuratë nga poeti dhe përkthyesi Myftar Gjana i përkthyer prej meje, që trajton traditat fetare, studjon të dhënat e tyre aktuale, idetë që mësojnë, personalitetet që kanë prodhuar dhe llojet e shoqërive në lidhje me to, shkruan përkthyesi Çapajev Zëra.
Libri ende nuk ka mbërritur në Sarandë, por pritet me interes pasi sjell një informacion të bollshëm për historinë e religjioneve fetare si një pasuri e çmuar e shoqërisë njerëzore nëpër shekuj.
Çapajev Zëra është përkthyes i disa librave kryesisht nga gjuha angleze dhe ajo italiane. Zoti Zëra ka qenë drejtues i bashkisë Sarandë në mandatin e vështirë të ndërprerë nga vitit i mbrapshtë 1997. Ai vinte në si propozim nga qarqet intelektuale të qytetit, i propozuar nga PD./SARANDANEWS.AAL-SR-R
Çapajev Zera, përkthyesi sarandiot, sjell librin mbi historinë feve.