Albspirit

Media/News/Publishing

Vargje poetike nga Mustafa V. Spahiu

 

AS SHELGVAJTIM, AS PËRGJËRIM – PAK KUSH NË VARRIM

 (Elegji)

 

 

Mordja rrufezjarr m’mori time grua!

Ime bijë rënkonte me dhembshuri.

Kortezhi vijë dore – ecte me zhauri!

Imamziu pas lekut paç u ngatërrua.

 

Dielli mbi kokë më përcëllonte fortë, e

Dita m’ngarkoi n’kurriz barrë t’gjallë!

Një magmë m’grafllonte thikë n’ballë;

Nëpër rektimë t’shkrumuar me mortë.

 

Mezrasë iu shtua një muranë e re, ne

Dy hije rrinim bregut veshur pikëllim…

Askush pa na shprehur ‘i ngushëllim;

Vetëm qielli ndante dhembje me ne!

 

Pas ritit t’varrimit zymtë n’fatkeqësi –

Dinakërisht u zhdukën ata t’shkathët!

Ikën pa gjurmë n’t’majtë – n’t’djathët;

Pas sezamit t’turpit u strukën’qetësi!

 

Katër duar prisnin ndonjë ngushëllim,

Buzës’mallit pështymë turpi iu raftë!

Secili syresh në theqafje tejetej vaftë!

Rreze nesh ngelën në ndërgjegjësim.

Fund qershori, 2017, E premte, 23 prill 2021, në Shkup.

 

 

 

 

GRATË E PËRDALA

 

 

Gufimin e tyre asgjëkundi s’e kuptoj,

Kokëfortësin’e moshës e kanë mushkë!

Shekullin shkundin pa shtënë pushkë;

Mozot n’numër, n’vargje s’i përcaktoj!

 

Derdhën rrugëve – derdhën në fushë,

Për besë nga m’del shpirti dhe fjala, i

Gjenë n’facebook, twiterit gra t’përdala,

Byzylykësh n’dorë, gjerdanat n’gushë.

 

Si sheh kur vinë, sorkadhet nga zbresin

T’ikën mendja zbehesh n’lak e marrëzi,

Gjezdisin me salltanet krejt sallamadi![1]

Me mjaltë buzësh – thonë – p’r ty vdesin.

 

Zemrash ruajnë një ‘shpend’ aq të mirë,

I zhvatin ugaret në lëndinat e merasë, e

Jemi beronja – bukë e bardh’e fukarasë;

Vjen orëliga, janë ushujza të pamëshirë.

 

Me rrëfanë ta ndjellin – sherretin gratë,

T’udhëzojnë: “Le t’gjejë nuse n’istagram,

Merremi me dashuriçka s’është haram”!

Motmotet gëdhinj e gërhasin me natë…

 

Mos qoftë qyqe këngës nga m’doli fjala,

Sapo largohesh të namin gërdhushtat!

Godasin me thundër-ballit prit grushtat;

Profeci, mace të zeza – gratë e përdala!

E hënë, 19 prill 2021, në Dardaninë Ilire.

[1] sallamadi, a ~ të (ar.tur.) e tërë fusha është e lirë për të kullotur bagëtia.

 

 

Please follow and like us: