Rrjetet sociale dhe problemet që shkaktojnë ato te paraadoleshentët dhe adoleshentët nga mosha 9-15 vjeç
Xhoi Jakaj
Të gjithë prindërit sidomos shqiptarë bëjnë sakrifica të jashtëzakonshme për fëmijët, ama disa kanë mundësi t’i arsimojnë e ndjekin hap pas hapi e disa jo; ajo që i dëmton më së shumti në të dyja rastet është përdorimi i gjere i rrjeteve sociale pasi aty përballen me lloj- lloj gjërash dhe çudirash që për shkak të moshēs së tyre i tërheqin së tepërmi në vorbullën e së panjohurës.
Si duhet të sillen prindërit ndaj kētij rreziku?
Shpjegoja fëmijës që Facebook dhe Istagrami duhen mirëpërdoruar e koha në rrjete sociale duhet reduktuar sa më tepër.
Duhet të dish ta orientosh për të mos ekspozuar armë, vrasje dhe sekuenca filmash horror, apo tik-toke të rrezikshme sepse kjo i dëmton psikologjinë, dhe lë pasoja ndonjëhere të rënda me veprimet e tij në shoqëri!
Që herët këshilloje se armët janë gjëja me e keqe që mund të ketë shpikur mendja njerëzore dhe nuk duhen mbajtur e as ngritur kurrë kundër dikujt tjetër, as në lojra e jo më në realitet.
Mësoje dhe edukoje se dashuria është ai element që ka më teper rëndësi në këtë botë, mos e mëso me urrejtje, me indiferencë e përçmim për njerëzit me intriga dhe thashetheme të vogla e meskine, mësoje të ketë respekt për jetën që jepet veç njëherë e ajo duhet jetuar shëndetshëm nga ana fizike e mendore.
Edhe kur je në fshat dhe larg mundësive për ta arsimuar me kurse të llojeve të ndryshme, mësoju fëmijëve sa të mundesh vlerat njerëzore sepse rrjetet sociale sot i përdor po në të njëjtën formë shumica e adoleshentëve e madje që në moshen 8-9 vjeç kam hasur fëmijë në paraadoleshencë që prindërit ju kanë hapur istagram dhe u japin akses përdorimi.
Prindërit për arsye të të mesuarit online prej një viti e humbën kontrollin në një përqindje të lartë ndaj aksesit të fëmijëve në Google dhe Internet edhe më shumë se dobi, kjo solli dëme pasi të mësuarit në shkollë me atë online nuk ka vlerë të ka të njëjtë.
Teknologjia, tashmë është një pjesë e pandarë e jetës sonë, e cila përdoret jashtëzakonisht shumë, sidomos nga të adoleshentët e të rinjtë.
Megjithëse teknologjia është një fushë mahnitëse, një fushë e cila na habit me gjërat e mrekullueshme të saj, paraadoleshentët dhe adoleshentët përsëri po e keqëkuptojnë dhe e kepërdorin atë.
Sa ndikim negativ ka teknologjia tek të rinjtë…
Sot për shumë të rinj nuk ekzistojnë më ditarët, si në kohën time tē adoleshencës, ku tregonim çdo gjë që ndodhte në jetën e tonë, të rinjtë dhe fëmijët shkruajnë me shkurtime dhe po humbin edhe shkrimin e bukur shqip që ka pafund pasoja për të ardhmen,
Në kohërat e teknologjisë nuk iu kushtohet vëmendja e duhur familjes apo miqve të ngushtë, gjithashtu edhe shumë gjëra të tjera të rëndësishme janë harruar, si momentet më më të bukura dhe lojrat në grup, shqetësimet dhe problemet i kalojnë nëpërmjet teknologjisë, pra nëpërmjet telefonave apo kompjuterave, ku përdorim të gjerë kanë rrjetet sociale, kryesisht Facebook, Istagrami dhe Tik- tok që jo pak herë ka pasur probleme këto vitet e fundit.
Mungon modeli i mirë në jetën e një të riu, kryesisht ata i referohem këngetarêve me shumë ndjekësa edhe nëse ata janë të pa arsimuar dhe përdorin fjalor aspak të këndshëm në tekstet e tyre, modeli tjetēr është ai i forti që posedon armë, ka makinë të shtrejtë dhe aspak nuk përpiqet të ketë një jetë të ndershme nëpërmjet punës, por të ndjekë idhujt e formuar krejt rastësisht nga emisione televizive e rrjete sociale…
Disa nga problemet që shfaqen tek të rinjtë përdorues të rrjeteve sociale sot:
- Arsimimi, lënia pas dore e mësimeve
Në shumë shkolla dhe universitetete shqiptare, po humbet pak nga pak vëmendja e nxënësve dhe studenteve ndaj mësimeve dhe një nga shkaqet për këtë mbetet përqëndrimi i tyre në rrjetet sociale. Sado që të përpiqen mësuesit në shkolla apo profesorët ne universitete të mësuarit online dhe efekte tejet negative në jetën e tyre dhe e forcoi së tepërmi lidhjen mes atij/ asaj dhe problemeve që sjell teknologjia.
Teknologjia më shumë se t’u kultivojë dëshirën për punë apo të mësuarit me libër dhe të shkruarit në fletore, me kohën po sjell rënien në mësime dhe kryesisht varësinë ekstreme ndaj rrjeteve sociale dhe jetës së bukur e të lehtë që serviret aty…
- Grindjet dhe përplasjet për komentet banale në Facebook dhe Istagram
Një burim mjaft i rëndësishëm i ekspozimit të shumë të rinjve në sherre të ndryshme mbetet Facbook dhe Istagrami.
Në shumë raste, disa prej tyre përdorin fjalë ofenduese me njëri-tjetrin dhe zhargon që lë për të dëshiruar duke përdorur mesazhet apo komente fyese dhe më pas e vijojnë zënkën deri në përleshje, ku në rastin më të keq arrijnë deri aty sa mund të përdorin ‘armë të ftohta’ e mbase dhe armë prej vërteti që ka ndodhur edhe në gjimnaze ku rrjeti social ështe arsyeja e sherrit…
- Thjesht një fjalë ofenduese, të cilët nga papjekuria e bëjnë një objekt të madh zënieje që pastaj degradon situata deri në ekstremet e mundshme
Gjithashtu shumë të rinj nëpërmjet Facebook mund të ‘ngacmojnë’ njëri- tjetrin me apo pa vetëdije e më pas nëse kjo çështje zmadhohet, sigurisht do ndodhin zenie, gjë që ndodh rëndom tek të rinjtë deri aty sa mund të marrin përmasa të mëdha sepse për shkak të moshes ata janë dhe mjaft impulsivë.
- Pagjumësia dhe rënie oreksi
Ora mund të shkojë 23.00, 24.00, 01.00 apo edhe 04.00 dhe shohim se shumë të rinj shqiptarë qëndrojnë akoma në rrjetet sociale.
- E më e rëndësishmja është fiksimi i të rinjve ndaj rrjeteve sociale
Një fiksim i cili mund t’u shkaktojë probleme serioze shëndetit mendor e fizik, ndaj prindërit e shkolla t’i vënë detyra primare vetes, më shumë kujdes, ndaj para dhe adoleshentëve që kanë tendenca të jashtëzakonshme për të shpenzuar tepër kohë në rrjete social e ku humbja e vëmendjes ndaj tyre mund të jetë edhe rrezik maksimal i pariparueshëm?!
Xhoi Jakaj autore e dy librave për fëmijë.
“Adoleshenca ne filtrin e dashurise” dhe “Paraadoleshenca, sfidat e prindërimit”.