Albspirit

Media/News/Publishing

Luan Shtëpani: 30 vite nga greva e përgjithshme e 16 majit e BSPSH

30 vite nga greva e përgjithshme e 16 majit e BSPSH dhe roli i sindikatës së transportit 
Si u bllokua transporti i mineraleve brenda vendit dhe solidarizmi i dokerëve italianë me grevën e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Shqiptare 
Gjatë prononcimit të tij themeluesi dhe Presidenti i parë i BSPSH, Gëzim Shima tregon për ngjarje dhe kontribute të sindikalistëve dhe qytetarëve të Shqipërisë në vitin 1991. Në ato ditë të vështira për Shqipërinë  ai deklaron se protestat dhe grevat në mbarë vendin e detyruan qeverinë që të realizojë zgjedhjet e para pluraliste në vend më 31 mars 1991. Por, humbja e zgjedhjeve nga forcat antidiktatoriale ishte dëshmi e qartë se e kaluara nuk largohej melehtësi. Ai ndalet dhe në formimin e partive të reja, ku sipas tij disa prej tyre në krye kishin akoma komunistët ose më saktë “komunistët- antikomunistë”. Teksa bisedon, në memorien e tij janë të ngulitura shumë ngjarje, ku veçon me detaje peripecitë për të shkuar për ngushëllim tek familjet e të vrarëve në Shkodër. Ai thotë se sapo BSPSH u njoftua për vrasjet, është nisur menjëherë në drejtim të Shkodrës, por në Lezhë ishin ndaluar të gjithë makinat. Ai ka tentuar  të nesërmen më 3 prill 1991 të shkojë në Shkodër duke kaluar në Pukë, por nuk e kanë lejuar të shkojë. Ndërsa më 4 prill u nis sërish për në drejtim të qytetit verior, por  këtë radhë bie në prangat e policisë në Lezhë. Në polici e kontrollojnë, e pyesin për materialet dhe për statutin e BSPSH që kishte në çantë. Në këto moment – ai tregon -se një kapter me statutin e Partisë së Punës së Shqipërisë në dorë i afrohet duke i thënë se “kjo i duhej sindikatës”. Përballë kësaj situate, z Shima i kthen këtë përgjigje: “Statuti i BSPSH të duhet edhe ty, sepse t’i nuk sheh mirëdhe nëse dëshiron të shohësh mirë, merr statutin e BSPSH së, sepse edhe policia do të ketë nevojë për mbrojtjen e të drejtave të saj, do të krijohet sindikata e policisë, që do të jetë pjesë e BSPSH së. Policët u larguan, ndërsa ai u la i lirë. Shkoi në Shkodër për ngushëllim në familjet e të vrarëve. Qeveria komuniste me këtë krim makabër – vazhdon më tej kreu i BSPSH – kujtoi se popullin e mposhti. Por jo, ndodhi e kundërta. E gjithë Shqipëria u ngrit me guxim në protesta të udhëhequra nga BSPSH e cila kishte kohë që përgatitej për realizimin final. Protesta dhe greva bëheshin çdo ditë në qytetet e vendit, në fshatra e kudo në qendra banimi.
Më tej ish drejtuesi i BSPSH tregon: “Në rrethe, organizatat sindikale dhe Konferenca e Tiranës aprovuan kërkesat e BSPSH. Më 9 Prill 1991 këto kërkesa u dërguan në Kryeministri, ku dhe populli u solidarizua me to. Më 17 prill në ish- stadiumin “Dinamo” u mbajt një protestë e fuqishme nga BSPSH. Stadiumi ishte mbushur plot, kishin ardhur nga gjithë Shqipëria, ku pati dhe përfaqësues të emigracionit të vjetër e të rinj. Më 18 prill doli numri i para i gazetës “Sindikalisti”. Gjatë ditëve në vijim u bënë përgatitjet për një grevë të përgjithshme. Më 4 maj u mblodh Këshilli i Përgjithshëm i BSPSH. Më 9 maj u bë një tjetër mbledhje ku u konstatua se përgatitjet për grevën e përgjithshme ishin arritur. Më 16 maj filloi greva e përgjithshme. Kolonat me qytetarëve nga rrrugët e Tiranës po dyndeshin drejt qendrës, të entusiazmuar dhe të merakosur për fatin e tyre dhe të vendit. Përseri qeveria nuk i përgjigjej BSPSH-së. Erdhi koha që duhej kaluar në grevë urie. Për herë të parë grevën e urisë e propozoi Bashkimi i Sindikatave të Pavarura Shkodër, e cila e filloi më 24 maj 1991. Në grevë urie u futën dhe minatorët e minierës së Mborje- Drenovës, ata të minierës së Vërdovës Pogradec si dhe në shumë qendra te tjera. Më 25 Maj në Pallatin e Sportit në Tiranë u mblodhën sindikalistët  ku u vendos nga BSPSH që sindikata e minatorëve e pellgut qymyrguror të Tiranës të kalonte në grevë urie. Pati dhe nga ata që deklaruan që greva të fillonte pas dy ditesh me qëllimin që të shtyhej. Propozim që ra poshtë. Me të arritur në Valias, filluan të papriturat. Kishte antimitig nga ish -Bashkimet Profesionale, ishte bllokuar pusi kryesor i minierës. BSPSH vendosi që grevistët e urisë të futeshin nga pusi rezervë. Qeveria vazhdonte të heshte, sepse funksiononte  transporti i mineraleve nëpërmjet hekurudhës për në Durrës. Po ashtu, vazhdonte eksporti, nxirreshin të ardhura, pavarësisht se kishte filluar greva e urisë në minierë. Pra, duhej bllokuar transporti hekurudhor dhe detar i mineraleve. Ashtu u bë. Sindikalistët e hekurudhave Tiranë, Durrës, Elbasan, Shkodër, Fier u hodhën në grevë urie. Nuk u la asnjë mashinist jashtë greve. Kështu nuk kishte më asnjë mundësiqë të kishte transport të mineraleve. Edhe vaporët me minerale shqiptare nuk u lejuan të shkarkoheshin në Itali. Dokerët italianë antarë të sindikatave italiane në shenjë solidariteti me BSPSH nuk lejuan shkarkimin e anijeve shqiptare”.
Kjo është e vërteta e dokumentuar  sipas z. Shima. Po sipas tij, gjatë gjithë këtyre viteve individë të caktuar kanë sjellë për publikun vetëm një pjesë të kësaj të vërtete, ose e kanë coptuar atë me qëllimin e mbrapshtë për të fituar lavde dhe dekorata. Ata që vërtetë kontribuuan dhe që u lanë qëllimisht në harresë e kanë marrë në 1991 nderimin pa ceremoni nga sindikalistët, qytetarët  dhe kombi shqiptar
Please follow and like us: