MOZAIK I DASHURISË NË POEZI DHE PROZË
Tafil KRYEZIU
Botohet antologjia në serbisht dhe gjermanisht, me autoren Dragica (Matejević) Schröder, mjaft voluminoze, me titull: MOZAIK I DASHURISË NË POEZI DHE PROZË
Këto ditë doli në qarkullim (qershor) mjaft voluminoze me mbi 80 autorë – poetë e prozator nga mbarë vendet europiane, aziatike dhe arabe “Mozaik dashurie me poezi e prozë” në përzgjedhjen dhe përkthimin në gjermanishte nga poetja e shquar Dragica Schröder, që zgjoi indinjatë veçmas në gjuhën gjermane. Botues është klubi i dashamirësve të librit “MAJDAN” nga qyteti Kostalac (Serbi). Në këtë antologji të llojit të vetë janë mpleksur emrat e fjalës së bukur. Në mesin e 80 autorëve të antologjisë, vendin e merituar e ka zënë emri i vetëm i poetit
shqiptar nga Kosova që jeton e krijon Mustafa V. Spahiu nga Shkupi (RMV), me poemën e tij të njohur “Sikur të kisha lindur në Shkup”. Brenda ballinave të antologjisë janë rradhitur si kokërrat në rruzare krijuesit nga ish-YU, vendet ballkanike, europiane, aziatike dhe arabe.
Kjo antologji është mbi standarden dhe është e pajisur me parathënien, përmbajtja e emrave të krijimeve ketrare, IN MEMORIAM (për pesë të ndjerë), shënimet biografike dhe pasthënia (kuptohet ne dy gjuhë). Botues është Klubi i dashamirësve të librit “MAJDAN”, qyteti Kostallac. Veçan poeti e përkthyesi letrar Mustafa V. Spahiu, për të tretën i prezentohet lexuesit gjermanofolës.