30-vjetori Shqipëri-Izrael, Felicita Jakoel: Babai im, Josef Jakoel, më tha: “Më në fund erdhi dita”
Nga Felicita Jakoel, Kryetare e Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael
Me 19 Gusht 1991, tridhjet vjet me pare u vendosen marredheniet diplomatike midis Shqiperise dhe Izraelit. Ceremonia u mbajt ne Jeruzalem ne prezencen e Ministrit te Jashtem te Izraelit te asaj periudhe David Levi dhe Ministrit te Jashtem te Shqiperise, Muhamed Kapllani, si edhe diplomate e perfaqesues nga Shqiperia dhe Izraeli.
Midis tyre ishin te ftuar edhe disa shqiptaro-hebrenj, ”olim hadashim” qe sapo kishin ardhur ne Izrael. Midis tyre edhe im ate, Josef Jakoel.
Edhe pse ishte i semure vendosi qe te marre pjese. Mbaj mend mire emocionin e tij.
“Me ne fund erdhi dita” me tha “qe pas 45 vjetesh propagande helmuese dhe urrejtjeje te ashper kunder shtetit hebre me ne fund te vihen ne pah lidhjet e vecanta qe ka kane egzistuar historikisht midis shqiptareve dhe hebrenjve”. Si ai, te gjithe ne ishim te emocionuar.
Shqiperia ishte vendi i vetem qe shpetoi te gjithe hebrenjte vendas si edhe hebrenjte refugjate qe erdhen aty per te gjetur strehe e shpetim gjate pushtimit nazist gjerman.
Me 19 prill 1949, vetem disa muaj pas themelimit te shtetit hebre, Shqiperia njohu de facto krijimin e Shtetit te Izraelit me nje telegram te firmosur nga vet Hoxha e megjithate ne vazhdim Shqiperia refuzoi te vendoste lidhje ekonomike,tregtare e kulturore midis dy vendeve duke u shendruar ne vendin e vetem te Kampit Komunist Lindor qe nuk kishte asnje lidhje diplomatike me Izraelin.
Me 1991, pas 45 vjetesh te nje diktature te ashper, me ne fund po fillonte nje epoke e re jo vetem per Shqiperine por edhe per lidhjet midis dy popujve e shteteve.
Sa do te doja qe im ate e te tjere si Zhak Vituli,Elio Gani, Marko Menahem, Pepe Levi, Ilia Matathia, Mateo Matathia, Zakino Matathia,Stela Arditi, Pepe Kantozi, Ilia Matathia, Isaak Kohen, Rafael Jakoel, Ilia Solomon.Rudolf Sareta etj etj, te ishin gjalle te shikonin se si niveli i bashkepunimit te dy vendeve sa vjen e forcohet. Sot jane gati 60 shoqeri isaelite qe bashkepunojne e zhvillojne projekte te ndryshme ne Shqiperi.
Bashkepunimi shtrihet ne shume fusha si ekonomi,edukim, shkence,teknologji, shendetesi,etj por fusha me e rendesishme sigurisht qe eshte turizimi.Fluturimet direkte Tel Aviv-Tirane do te konsideroheshin thjesht fantashkence ne 1991 por ja qe sot brenda 2 ore e gjysem mund te arrish nga Tel Aviv ne Tirane. Izraelitet po zbulojne bukurite e Shqiperise dhe mbi te gjithe banoret e saj te dashur dhe mikprites .
Le te urojme qe keto lidhje te bukura do te forcohen ne dobi te te dy vendeve te dy popujve./izraeli sot