Xhoi Jakaj: A ka ndikim negativ teknologjia tek adoleshentët dhe të rinjtë?
A ka ndikim negativ teknologjia tek adoleshentët dhe të rinjtë? Apo krijon mundësi të mëdha punësimi!
Më poshtë po jap disa spjegime për pjesën e parë të medaljes. Dëmi nga teknologjia:
- Sot për shumë të rinj nuk ekzistojnë më ditarët, ku dikur brezi ynë tregonte çdo gjë që ndodhte në jetën e vet.
- Tani nuk i kushtohet vëmendja e duhur familjes apo miqve të ngushtë?
- Edhe shumë gjëra të tjera të rëndësishme janë harruar, si momentet më të bukura, shqetësimet, problemet i kalojnë nëpërmjet teknologjisë, pra nëpërmjet telefonave apo kompjuterave, ku përdorim të gjerë kanë rrjetet sociale, kryesisht Facebooku e Istagrami dhe modeli në jetë i një të riu është ai i forti që posedon armë, ka makinë të shtrejtë, ose për shkak të pjesëmarrjes në një reality show ka një numër të madh me ndjekës, etj, etj.
Cilat janë problemet që hasin adoleshentët dhe të rinjtë sot?
1-Shkolla dhe lënia pas dore e mësimeve
Në shumë shkolla dhe universitetete shqiptare, po humbet pak nga pak vëmendja e nxënësve dhe studenteve ndaj mësimeve dhe një nga shkaqet për këtë mbetet përqëndrimi i tyre në rrjetet sociale. Sado që të përpiqen mësuesit në shkolla, apo profesorët në universitete për mos lejimin e përdorimit të telefonave në orën e mësimit, këta të rinj përsëri e gjejnë mënyrën për t’i përdorur në masë; viti i pandemisë dhe mësimit online e theksoi edhe më teper këtë rrezik që pak dobi po sjell në jetën e njē të riu.
2-Në shumë raste të rinjtë e përdorin telefonin për të dëgjuar muzikë, luajtur ose shkëmbyer mesazhe me njerëz të ndryshëm dhe në shumë raste flasin me miqtë që kalojnë pothuajse gjithë kohën e tyre në rrjete sociale.
Si pasojë kjo gjë sjell rënien në mësime, rrezikimin e të ardhmes së tyre, e varësinë ekstreme ndaj rrjeteve sociale dhe jetës së bukur dhe të lehtë që serviret në rrjete sociale.
3-Grindjet dhe përplasjet për komentet banale në Facebook dhe Istagram
Një burim mjaft i rëndësishëm i ekspozimit të shumë të rinjve në sherre të ndryshme mbetet Facbook dhe Istagrami.
Në shumë raste, disa prej tyre përdorin fjalë ofenduese me njëri-tjetrin dhe zhargon që lë për të dëshiruar duke përdorur mesazhet apo komente fyese dhe më pas e vijojnë zënkën deri në përleshje, ku në rastin më të keq arrijnë deri aty sa mund të përdorin “armë të ftohta”.
Thjesht një fjalë ofenduese, të cilët nga papjekuria e bëjnë një objekt të madh zënie që pastaj degradon situata deri në ekstremet e mundshme.
Gjithashtu shumë të rinj nëpërmjet Facebook apo edhe telefonit (me anë të numrit) mund të “ngacmojnë” të dashurën/in e dikujt pa ose me vetëdije e më pas nëse kjo çështje zmadhohet, sigurisht do ndodhin sherre gjë që ndodh rëndom tek të rinjtë deri aty sa mund të marrin përmasa të mëdha sepse për shkak të moshës ata janë dhe mjaft impulsivë.
4-Rreziqet më të mëdha që përmban interneti për adoleshentet dhe të rinjtë, sipas punonjësve socialë, janë aksesi në lojëra të dhunshme, mundësia e të shikuarit fotot e filmimeve jo të përshtatshme, si dhe ajo e përdorimit të një fjalori jo qytetar, gjëra që normalisht gjenden pa kufi në faqet e internetit.
5- Në shoqëri qarkullojnë mendime të ndryshme mbi përdorimin e internetit, dikush e zhvlerëson faktin e varësisë nga interneti e një tjetër e quan të parëndësishme, ose elementin kryesor për të vazhduar jetën dhe punën, ama përgjithësisht mbizotërojnë gjykime negative mbi përdorimin e tij, interneti të bën të jesh i huaj ndaj mjedisit lokal, i bën të pasigurt kufijtë mes realitetit dhe prodhimit e ideve të medha, favorizon qëndrimin pasiv, shpesh propozon modele të diskutueshme të sjelljes dhe në fund është një nga shkaqet kryesore të varfërisë gjuhësore për të cilën mësuesit e gjuhës ankohen me të drejtë.
Rezultatet janë të dëmshme edhe në përgatitjen e tyre për një të ardhme të qëndrueshme nëpërmjet dijes, përdorimi i tepruar i mediave sociale frenon shpesh kreativitetin dhe është mënyra më e thjeshtë për të frenuar, apo demtuar, procesin krijues, si edhe fiksimi pas këtyre rrjeteve mund të shkaktojë probleme serioze të shëndetit mendor e fizik!