Ilmi Kasemi Beati: ÇAMËRIA, NJË ZË QË DUHET DËGJUAR
ÇAMËRIA, NJË ZË QË DUHET DËGJUAR
Kështu quhet ky libër i shkruar për dy tragjedi.
Njëra ajo që më në fund e morën vesh të gjithë shqiptarët: pastrimi territorial i shqiptarëve, nga pjesa më e madhe jugore e të ish quajturës Çamri, Thesproti dhe Epir i Vjetër, të gjitha këto bashkë me Illirikumin të shkruar nëpër hartërat e vjetra dhe të reja.
Në fakt ajo është toka që ka të bëjë me Pelasgjinë, duan apo s’duan namuzqarët, me njerëzit që e sistemuan atë, si me gurë ashtu edhe me kulturë dhe për këtë do të mjaftonte ajo që në shtrirjen e gjatë kohore duhet t’a quajmë pa fobi si toka dinastive hyjnore.
Aty lindi koncepti religjioz me shumë Zota. Duan apo s’duan qerratallarët dhe agallarët.
Por Dodonës iu turrën me egërsi dhe e prenë.
Në kujtim të saj politragjike kjo tokë politeiste është mësuesja e parë per ecelenza dhe vendi nga nis Europa e kësisoj mund të quhej Dodonida.
Tjetra tragjedi më e turpshme nga e para, që me një fjalë dyshe mund të quhet ksenofobi, e cila është ndërtuar nga viti 1913 e deri sot mbrëma, tani që po shkruaj. Kjo frikë nga i huaji ka të bëjë me arenën ku luan vetëdija jonë nacionale, mbrojtja e së cilës është e detyrueshme natyralisht nga historia, arkeologjia, politika, diplomacia… e të tjera për të ndalur në fund fare tek folkloristika.
Por gjith ky sistem mbrojtës është çuditërisht i tromaksur.
Sot,tani në mbrëmje u bë promovimi i këtij libri i shkruar nga një ish diplomat i viteve të para të pluralizmit në Shqipëri, që punonte në “subjektin” Ballkani jugut.
Është im vëlla që sakrifikoj kohën, pikërisht atë kohë në të cilën të gjithë pafajësisht u “turrën” drejt lirisë.
E kam fjalën për vitet e para të ndryshimit ideologjik e politik, deri në ’97, kohë të cilën ja kushtoi atdheut.
Ja kushtoi atdheut në diplomaci, në sistemimin e rrënojave historike, mentale, paragjykimeve ogurzeza, qëndrimeve inferiore politike, pazareve që qenë bërë me mijëra shpirtra të prerë në mes të jetës dhe mijëra të tjerëve që jetonin me ofertat monstruoze dhe qëndrimet patologjike nacionaliste të autorëve gjakvrasës.
Por kjo kohë rezultoi për të jo e drejtë edhe pse qe nisur drejt lirisë.
Një kontrarrymë gangstersh e kodoshësh filluan të tallen me patriotizmin dhe bartësit e tij, i quajtën folklorista, përdorën çdo mjet e formë vokabolareske skizmatiste, për këdo që e deshi dhe e do vërtet atdheun dhe kësisoj pas vitit të mbrapshtë ’97, ata i çoi në rrëshqitje e spostim, mohime e emigrime e në një qesëndi moderne.
Përpjekjet e idealistëve të lirisë, patriotëve që vunë gjishka mundën me shpirt, në korigjimin e mbrashtive të kryera për më shumë se gjysëm shekulli sotë thuajse janë zeruar.
Por koha nuk mbaron me akrepat e kodoshëve dhimokratik.
Libri ka fakte të cilat bëjnë të qartë çfar ka ndodhur në të vërtetë në mardhëniet shqiptaro-greke, në zyrat e sallat e diplomacisë, sidomos në ato momente të vështira por edhe entuziaste të dekadës së parë të pluralizmit.
Ka të dhëna historike tashmë të deklasifikuara, të cilat mirë është që lexuesi i interesuar t’i dijë.
Pastaj do të kuptohet më qartë teatri politik dhe aktorët e asaj kohe, që janë ende edhe në këtë kohë, protagonist euforik e çlirimtarë demokratik, të cilët me servilizëm të pështirë bëjnë vetëm për botën, ndërsa për vete jo.
Libri në pak fjalë kërkon që shtetet, politika, njerzit këtej dhe andej kufirit të mos tallen më me gjëmat e dikurshme.
Tiranë, 19. 11. 2021.
Please follow and like us: