TREGJET E KRISHTLINDJES – TRADITA GJERMANE 600- VJEÇARE QË NA KRIJON ATMOSFERËN E FESTAVE TË FUNDVITIT
Pas disa ditësh shumë qytete apo kryeqytete të Europës do të mbushen nga Tregjet e Krishtlindjeve, një traditë e hershme në vendet e krishtera, veçanërisht në ato gjermanike që ofron një atmosferë të gëzueshme dhe argëtuese për gjithsecilin. Çdokush që ka patur rastin të jetë i pranishëm gjatë ditëve kur organizohen këto tregje ka ndjerë një ndjesi të veçantë. Ndoshta historia e krijimit të tyre që kam përmbledhur më poshtë mund të na rikthejë më shpesh pranë tyre kur ata të fillojnë të pushtojnë sheshet e qyteteve tona dhe të Europës…
TREGJET E KRISHTLINDJEVE- TRADITA QË FILLOI NË VENDET GJERMANIKE ME TREGUN E DRESDENIT
Tregjet e Krishtlindjeve, për shkak të traditës së vendeve gjermanike që e kanë krijuar, janë të njohura me emrin Christkindlmarkt, Christkindlesmarkt, Christkindlmarket, Christkindlimarkt dhe Weihnachtsmarkt (përkthimi në shqip: Tregu i Krishtit Fëmijë, por termi “Christkind” zakonisht i referohet një engjëlli-si “fryma e Krishtlindjeve” sesa fjalë për fjalë Krishtit-fëmijë). Ato tregje vendosen në rrugë apo sheshe të ndryshme të qyteteve në të gjitha vendet ku festohen Krishtlindjet dhe qëndrojnë për 4 javët e muajit Dhjetor, nga data 1 Dhjetor deri në datë 25 Dhjetor që është Festa e Krishtlindjeve. Tregu i Krishtlindjeve është i lidhur me festimin e Krishtlindjeve gjatë ditëve që quhen katër javët në pritje të Ardhjes së Krishtit apo siç njihet në gjuhën liturgjike Adventi (latinisht Adventus- ardhja). Periudha e Adventit apo katër javët në pritje të Ardhjes së Krishtit, është një periudhë kohore e vitit liturgjik të krishterë që është karakteristikë për fenë katolike e ortodokse dhe konsiderohet si një kohë pritjeje dhe përgatitje si për Ardhjen e Parë që është festimi i Lindjes së Krishtit ashtu edhe për kthimin e Krishtit në atë që quhet Ardhja e Dytë apo periudha kur Krishti do të rikthehet në Tokë nga Parajsa për të bërë atë që quhet Gjykimi i Fundit pasi të ketë ndodhur Apokalipsi, apo fundi i botës. Këto tregje e kanë origjinën në Gjermani, por tani organizohen edhe në shumë vende të tjera të Europës si në Francë, Angli, Suedi, Danimarkë, Letoni, Poloni, Çeki, etj. Historia e tregjeve të Krishtlindjeve e ka origjinën që nga Mesjeta e Vonë (shek XV-XVI) dhe lidhet me vendet gjermanofolëse të Evropës dhe në shumë pjesë të ish-Perandorisë së Shenjtë Romake që përfshin shumë rajone lindore të Francës. Në këtë drejtim dallon Tregu i Krishtlindjeve të qytetit të Dresdenit në Gjermani apo siç njihet me emrin Striezelmarkt i Dresdenit, i cili u zhvillua për herë të parë në vitin 1434 dhe konsiderohet si tregu i parë i vërtetë në botë i Krishtlindjeve. Ndërkohë në disa vende të tjera të Europës ekzistonin para vitit 1434 disa tregje të hershme që quheshin “tregjet e Dhjetorit” dhe ato ishin zhvilluar në qytete të Europës si Vjena (1298), Mynihu (1310), Bautzeni (1384), dhe Frankfurti (1393). Ndërkohë në shumë qytete në Gjermani, Zvicër dhe Austri, Periudha e Adventit apo katër javët në pritje të Ardhjes së Krishtit (1 Dhjetor-24 Dhjetor), që është një periudhë kohore e vitit liturgjik të krishterë për fenë katolike e ortodokse dhe konsiderohet si një kohë pritjeje dhe përgatitje si për festimin e Lindjes së Krishtit zakonisht fillohet me hapjen e tregut të Krishtlindjeve ose “Weihnachtsmarkt”. Në Gjermaninë Jugore, Zvicër dhe Austri, ajo quhet “Christkind (e) l (s) (i) markt” (fjalë për fjalë “tregu i fëmijëve të Krishtit”). Tradicionalisht ai zhvillohet në sheshin e qytetit dhe tregu ka ushqim, pije dhe produkte sende sezonale që shiten në tezga të hapura dhe janë të shoqëruara me këndim dhe vallëzim tradicional. Natën e parë të hapjes së Tregut të Krishtlindjes, apo siç njohet në gjuhën gjermane si Christkindlesmarkt në Nuremberg apo edhe në disa qytete të tjera gjermane, vizitorët fillimisht mirëpresin “Krishtin” që është një fëmijë vendas i veshur si djali Jezus apo shpesh i përshkruar edhe si një vajzë engjëll. Atraksionet më të njohura në Tregjet e Krishtlindjes (gjermanisht:Weihnachtsmarkt” apo Christkindmarkt) përfshijnë Skenën e Lindjes së Krishtit (që është një stallë në të cilën gjëndet një krevat ku është Krishti fëmijë), Zwetschgenmännle (figura të bëra me kumbulla të thata të zbukuruara), Nussknacker (Arrëthyese të gdhendura), Gebrannte Mandeln (bajame të thekura dhe të lyera me sheqer), Lebkuchen dhe Magenbrot që janë biskotat tradicionale të Krishtlindjeve, si forma buke me xhenxhefil, Bratwurst dhe për shumë vizitorë një nga elememtët më tërheqës të Tregut të Krishtlindjeve është: Glühwein, vera e ngrohtë ose Eierpunsch, një pije e ngrohtë alkoolike me bazë vezësh. Të dyja këto pije që tregtohen në Tregjet e Krishtlindjes ndihmojnë për të larguar ajrin e ftohtë të dimrit gjatë periudhës 1 Dhjetor-24 Dhjetor. Ndërkohë në Tregjet e Krishtlindjes në tregjet gjermanike tregtohen edhe specialitete ushqimore rajonale që përfshijnë psh Christstollen (Stollen), një lloj buke me fruta të sheqerosura që është karakteristike për zonën e Saksonisë dhe Apfelwein dhe Frankfurter Bethmännchen, pije të ngrohta që janë karakteristike të zonës së Hesse. Tregjet e famshme të Krishtlindjeve (gjermanisht:Weihnachtsmarkt” apo Christkindmarkt) zhvillohen dhe janë shumë karakteristike, veçanërisht në qytetet gjermane të Augsburgut, Dresdenit, Erfurtit, Frankfurtit, Nurembergut dhe Stuttgartit, duke i bërë ato atraksione të njohura turistike gjatë sezonit të festave të Krishtlindjeve. Në mënyrë të veçantë Tregjet e Krishtlindjes që zhvillohen në qytetet e Nurembergut dhe Dresdenit tërheqin rreth dy milionë njerëz çdo vit ndërsa Tregjet e Krishtlindjeve të Shtutgartit dhe Frankfurtit tërheqin më shumë se tre milionë vizitorë. Dy nga tregjet më të vizituara të Krishtlindjeve në Gjermani është ai i Dortmundit ku më shumë se tre milionë e gjysmë vizititojnë 300 tezga të tregut që janë të vendosura rreth një peme gjigande krishtlindjesh afro 45 metra të gjatë dhe një treg tjetër krishtlindjes në Gjermani është ai i qytetit të Këlnit ku 4 milionë njerëz e vizitojnë atë çdo vit. Ndërkohë në qytetin e Berlinit gjatë periudhës 27 Nëntor – 24 Dhjetor hapen rreth 70 tregje të ndryshme që mbyllen menjëherë pas Krishtlindjeve.
TREGU I KRISHTLINDJEVE TË DRESDENIT – TREGU MË I VJETËR I KRISHTLINDJEVE NË BOTË-585 VJEÇAR!
Tregu i Krishtlindjeve në Dresden të Gjermanisë apo siç njihet Striezelmarkt konsiderohet si tregu i parë i vërtetë i Krishtlindjeve në botë. Ai u themelua si një treg një ditor në vitin 1434 dhe vitin e kaluar festoi 585 vjetorin e krijmit. Në Tregu i Krishtlindjeve në Dresden të Gjermanisë apo siç njihet Striezelmarkt janë të 240 tezga me produkte të ndryshme që tërheqin rreth 3 milionë vizitorë nga e gjithë bota. Tregu i Krishtlindjeve të Dresdenit si kudo në botë është i lidhur me festimin e Krishtlindjeve gjatë ditëve që quhen katër javët në pritje të Ardhjes së Krishtit apo siç njihet në gjuhën liturgjike Adventi. (latinisht Adventus- ardhja). Tregu i Krishtlindjeve në Dresden të Gjermanisë apo siç njihet Striezelmarkt u zhvillua për herë të parë në vitin 1434, nën drejtimin e mbretit Friedrich II, të Saksonisë dhe tregu u zhvillua në sheshin Altmarkt të Dresdenit, ditën e Hënë para Krishtlindjes. Fillimisht, ai ishte një treg vetëm një ditor me qëllim që t’u shiste qytetarëve të Dresdenit mishin për vaktin e Krishtlindjes pas periudhës së tyre të agjërimit (kreshmës) që ata kishin mbajtur nga 1 Dhjetor-24 Dhjetor. Gjatë shekujve, Tregu i Krishtlindjeve në Dresden apo Striezelmarkt është zhvilluar si një ngjarje të madhe me 240 tezga, të cilat zënë një pjesë të madhe të qendrës së qytetit të Dresdenit dhe që qëndrojnë në shesh gjatë gjithë Periudhës së Adventit. Sot Tregu i Krishtlindjeve në Dresden apo Striezelmarkt tërheq 3 milionë vizitorë në vit nga e gjithë bota. Fjala ‘Tregu i Krishtlindjeve’ në Dresden apo siç njihet në gjermanisht me emrin Striezelmarkt vjen nga fjala Strüzel ose Stroczel, e cila ishte emri i një lloj torte që shitej në treg, tani e famshme si Stollen ose Christstollen. Stollen është një tortë frutash me pak sheqer, që mund ta gjesh në shumë pjesë të botës. Torta e vërtetë Stollen megjithëse prodhohet në qytet dallohet nga një vulë e veçantë që përshkruan ish- mbretin e famshëm të qytetit, Augustin e Fortë. Forma e tortës ka për qëllim të të kujtojë hyrjen në një tunel të minierës (kuptimi i drejtpërdrejtë i Stollen) që pasqyron historinë e minierave të argjendit dhe kallajit të zones së Dresdenit. Sot një nga tiparet më të veçanta të Tregu i Krishtlindjeve në Dresden apo siç njihet në gjermanisht me emrin Dresden Striezelmarkt është harku më i madh i Krishtlindjeve në botë që ka një gjerësi 13.5 metra dhe një lartësi prej më shumë se 5 metra dhe piramidën e Krishtlindjes Erzgebirge që është 14 metra e lartë. Tregu i Krishtlindjeve në Dresden apo siç njihet në gjermanisht me emrin Dresden Striezelmarkt është veçanërisht i njohur për botën e aventurave për fëmijë ku bien në sy vilëza e pastruesit të oxhakut dhe furra e bukës që janë të hapura për argëtim. Për më tepër, aty ekziston teatri i kukullave dhe trena të vegjël për fëmijë dhe ka shfaqje ditore skenike. Në fundjavat e Periudhës së Adventit zhvillohen ngjarje të veçanta si Festivali i Dresden Stollen dhe Festa e Piramidës së Krishtlindjeve. Në qendër të Tregu i Krishtlindjeve në Dresden (Dresden Striezelmarkt) qëndron një bredh i lartë 20 metra (66 ft) i lartë, i sjellë nga pyjet Tharandt pranë Dresdenit dhe i zbukuruar me drita. Në pjesën e prapme të sheshit të tregut ekziston një kështjellë përrallore prej druri e cila është gjithashtu edhe një Kalendar Advent (kalendari liturgjik nga data 1 Dhjetor-24 Dhjetor) ku çdo derë që hapet çdo ditë nga fëmijët me një shfaqje kukullash përkon me një nga 24 ditët e Adventit, ndërsa të Premteve ka një vizitë nga vetë Babagjyshi. Shumë nga tezgat e vendosura në Tregun e Krishtlindjeve në Dresden shesin zbukurime prej druri me një larmi të madhe formash dhe madhësish. Kjo traditë vjen nga historia minerare e zones së Dresdenit. Dresdeni është qyteti më i madh afër Erzgebirge, ose Maleve Ore, ku në vitin 1168 u zbuluan rezerva mineralesh argjendi dhe kallaji. Zbulimi i këtyre rezervave minerale solli shumë minatorë në zonë, të cilët më pas humbën vendet e tyre të punës si rezultat i Luftës së Fshatarëve Gjermanë 1524-1525 (Deutscher Bauernkrieg) dhe konkurrencës nga jashtë . Duke pasur nevojë për një mënyrë të re për të fituar para, minatorët filluan të bëjnë gdhendje në dru, duke përfshirë simbolet e minierave dhe të elementëve fetarë si pjesë e modeleve të tyre. Këto simbole mund të gjenden ende në stolitë e Krishtlindjeve të shitura në Tregun e Krishtlindjeve në Dresden (Dresden Striezelmarkt). Në shumë pjesë të Gjermanisë, piramida e qirinjve apo piramida e Krishtlindjes (Weihnachtspyramide)) realizohet çdo vit për të ndriçuar dhomën për Krishtlindje. Piramida përbëhet nga dy deri në pesë nivele të rrumbullakta që fillojnë e zvogëlohen drejt majës se piramides dhe që vendosen mbi një shufër qendrore e cila rrotullohet, e nxitur nga nxehtësia e qirinjve ngrihen lart. Në secilën shtresë ka figura të lidhura me Krishtlindjen dhe e gjithë piramida është zakonisht rreth 50 cm e lartë, por piramida e Krishtlindjes (Weihnachtspyramide) që zë vend në Striezelmarkt, Tregun e Krishtlindjeve të Dresdenit është rreth 14 m e lartë. Fillimisht, piramida e qirinjve të krishtlindjes ishte një formë shumë më e thjeshtë, thjesht një kornizë për të varur degë bredhi dhe piramida e ditëve moderne nuk evoluoi deri në fillim të shekullit të 19-të. Ndërkohë, në Tregun e Krishtlindjeve në Dresden (Dresden Striezelmark) bie në sy edhe Schwibbogen (Harku i Varur” schweben) dhe që është një mbajtëse qirinjsh në formë harku, që përfaqëson hyrjen me hark të një miniere çka lidhet me të kaluarën minerare të zones së Dresdenit. Sot “qirinjtë” shpesh nuk kanë dritë falë flakës por janë me energji elektrike, dhe skenat në harkun prej druri nuk janë vetëm nga temat e minierave të zonës së Dresdenit. Gjatë gjithë netëve të Periudhës së Adventit apo katër javët në pritje të Ardhjes së Krishtit, (1 Dhjetor – 24 Dhjetor) çdo dritare banese në Dresden ka drita të ndezura me këto zbukurime, që zakonisht janë blerë në Striezelmarkt.
NJERIU QË PI DUHAN, ARRËTHYESI, VERA E NGROHTË & EMBËLSIRAT – OBJEKTET QË SHITEN NË TREGJET TRADICIONALE TË KRISHTLINDJEVE
Një nga zbukurimet më tradicionale në kohën e Periudhës së Adventit apo katër javët në pritje të Ardhjes së Krishtit, (1 Dhjetor – 24 Dhjetor) që është i pranishëm në Gjermani është Räuchermann (njeriu që pi duhan) i cili përbëhet nga modeli i një njeriu që pi duhan , teksa një vrimë në gojë dhe një tub tregon se po pi duhan. Një qiri temjani vendoset në gojën e tij në mënyrë që ai të duket se po pi duhan ndërsa qiriri digjet. Ekziston një larmi e madhe variacionesh mbi njeriun që pi duhan (Räuchermann), duke përfshirë zonja të moshuara që tunden në karrige lëkundëse , Babagjyshë dhe figura që përfaqësojnë gati çdo profesion. Zbukurimet e burrave që pinë duhan apo Räuchermann u shfaqën për herë të parë në Tregun e Krishtlindjeve të Dresdenit (Dresden Striezelmarkt ) që në shekullin e 19-të. Një nga figurinat e zbukurimet e gdhendura në dru që shiten tradicionalisht në Tregun e Krishtlindjeve në Dresden (Dresden Striezelmarkt) është figurina e Arrëthyesit (Nussknacker). Ai përfaqësohet nga një figurë mashkullore e gdhendur ose e pikturuar që është me një pallto të kuqe si një ushtar dhe që u bë i njohur në të gjithë botën falë suitës së Baletit ‘Arrëthyesi’ të Çajkovskit. Drugdhendësi i parë që gdhendi stolitë në formën e Arrëthyesit është, Wilhelm Friedrich Füchtner nga Malet Ore (një zonë mes Çekisë e Gjermanisë), që thuhet se ishte frymëzuar nga libri Arrëthyesi dhe Mbreti Miush (Nussknacker und Mausekönig) që ishte shkruar në vitin 1816 nga autori prusian E. T. A. Hoffman (24.01.1776-25.06.1822) nga i cili më pas u frymëzua baleti i kompozitorit rus P. I Çajkovski (07.05.1840-07.11,1893) “Arrëthyesi”. Në traditën gjermane, kukullat arrëthyese janë simbole të fatit të mirë, duke frikësuar shpirtrat keqdashës. Ndërsa pothuajse të gjitha kukullat arrëthyese para gjysmës së parë të shekullit të 20-të ishin funksionale, pra shërbenin për të thyer arra, një pjesë e konsiderueshme e arrëthyesve modernë janë kryesisht dekorative dhe nuk janë në gjendje të thyejnë arra. Kukullat Arrëthyese janë gjithashtu një pjesë e folklorit gjerman, duke shërbyer si mbrojtës të një shtëpie. Kukullat arrëthyese e kanë origjinën nga Gjermania e fundit të shekullit të 17-të, veçanërisht rajoni i Maleve Ore (Erzgebirge). Një histori e origjinës ia atribuon krijimin e kukullës së parë arrëthyese një zejtari nga Seiffen. Ata shpesh jepeshin si dhurata dhe në një moment ata u lidhën me sezonin e Krishtlindjeve. Popullariteti i tyre u rrit rreth shekullit të 19-të dhe u përhap në vendet e afërta europiane. Ndërsa kërkesa u rrit, prodhimi i kukullave arrëthyese gjithashtu filloi në një shkallë masive në fabrika. Friedrich Wilhelm Füchtner (23.08.1844–12.09.1923), i njohur zakonisht në Gjermani si “babai i kukullës arrëthyese”, filloi prodhimin e parë masiv të modelit (duke përdorur një torno) në punishten e tij në Seiffen të Saksonisë gjatë vitit 1872. Kukulla arrathyese dekorative filloi të popullarizohej jashtë Evropës pas Luftës së Dytë Botërore, kur ushtarë të shumtë amerikanë të vendosur në Gjermani erdhën në shtëpi në Shtetet e Bashkuara me arrëthyesit gjermanë si suvenire. Popullarizimi i mëtejshëm erdhi nga baleti ‘Arrëthyesi’ i kompozitorit rus Pyotr Ilyich Tchaikovsky, një përshtatje baleti e historisë së E. T. A. Hoffmann ‘The Nutcracker and the Mouse King’, e cila kishte në qendër një arrëthyese lodër. Baleti Arrëthyesi i kompozitorit rus Pyotr Ilyich Tchaikovsky, që u shfaq në Amerikë gjatë mesit të shekullit të 20-të, u bë një traditë e preferuar e festive të Krishtlindjes në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe ndihmoi në bërjen e kukullave arrëthyese si një zbukurim Krishtlindjesh dhe një ikonë sezonale në të gjithë kulturën perëndimore. Një kukull arrathyese e formës mesatare e punuar me dorë është e përbërë nga rreth 60 pjesë të ndara. Kukullat arrëthyese tradicionalisht u ngjajnë ushtarëve lodër dhe shpesh pikturohen me ngjyra të ndritshme. Ndërkohë janë përdorur modele figurash të njohura për të prodhuar kukullat Arrëthyese të Kristhlindjeve dhe që nga fillimi i shekullit të 19-të kishte modele të veshur si minatorë, policë, mbretër ose ushtarë nga ushtri të ndryshme dhe në kohët e sotme ka modele që u ngjajnë figurave të ndryshme të kulturës pop ose historike, që nga Benjamin Franklin deri te ushtarët amerikanë që kanë marrë pjesë në Operacionin Stuhia e Shkretërirës në Irak në vitin 1991. Ndërkohë përveç tortës së famshme Stollen, në Tregun e Krishtlindjeve të Dresdenit shiten edhe shumë produkte apo specialitete të ndryshme ushqimore që janë karakteristikë për sezonin e Krishtlindjes. Një nga këto specialitete janë figurinat Pflaumentoffel (Djalli prej kumbulle) që edhe pse janë bërë me kumbulla të thata dhe përdoren si zbukurime krishtlindjes ato mund të hahen pas Krishtlindjeve. Pflaumentoffel do të thotë djall prej kumbulle dhe shpresh quhen edhe Feuerrüpel (Santa i Zjarrtë), megjithëse këto figurina nuk janë menduar të jenë djaj ose Santas, por pastrues oxhaqesh dhe janë të gjithë të veshur me të zeza (kumbullat e thata) dhe me një kapelë në kokë, ndërsa në dorë mbajnë një furçë. Deri në shekullin e 20-të, Pflaumentoffel shiteshin në Tregun e Krishtlindjeve të Dresdenit apo në Striezelmarkt, në tabaka të mbajtura nga fëmijët që përpiqeshin të fitonin disa para gjatë Krishtlindjes. Artisti Ludwig Richter i portretizoi Striezelkinder apo femijet e tregut të Krishtlindjes në vitin 1853 me nje gdhendje ne dru “Ausverkauft wegen Geschäftsaufgabe” (Duke shitur per veten), por në vitin 1910, ne Tregun e Krishtlindjeve te Dresdenit u ndalua shitja nga fëmijët. Nga ana tjetër Tregu i Krishtlindjeve të Nurenbeurgut por edhe Dresdenit është i njohur edhe për një produkt tjetër tipik të sezonit të Krishtlindjeve siç janë Pulsnitzer Pfefferkuchen (Bukë me xhenxhefil) apo Lebkuchen, (Kek me xhenxhefil). Historia e bukës me xhenxhefil është e hershme. Pfefferkuchen fjalë për fjalë do të thotë “tortë me piper” dhe fjala “piper” u përdor për të nëkuptuar ndonjë erëz të re të huaj. Buka me xhenxhefili apo Pulsnitzer që shitet gjatë seoznit të Krishtlindjes në Tregun e Krishtlindjeve të Dresdenit e vjen nga Pulsnitz, një qytet rreth 50 km nga Dresden dhe kjo lloj buke është përmendur si një specialitet nga Pulsnitz në një dekret të lëshuar që në vitin 1558, i cili lejonte furrtarët ta prodhonin këtë lloj buke. Ndërkohë Pfefferkuchen zakonisht mbushen me marmelatë ose reçel dhe mbulohen me çokollatë. Ndryshe nga buka e xhenxhefilit nga vendet e tjera, brumi i saj zakonisht nuk përmban asnjë yndyrë, ose me të vërtetë xhenxhefil, por në vend të kësaj vendoset kanellë, karafil të bluar, të cilat shtohen pasi brumi përgatitet për 6 muaj derisa piqet. Në vitin 1780 tetë mjeshtra bukëpjekës erdhën personalisht nga Pulsnitz për të shitur prodhimet e tyre të Pulsnitzer Pfefferkuchen në Tregun e Krishtlindjeve të Dresdenit apo në Striezelmarkt ndërkohë që në tregun e sotëm ka shumë tezga ku shitet nga stafi i pasticerive të ndryshme, buka me xhenxhefil, një produkt tipik i Krishtlindjeve. Gjithashtu një nga elemëntët karakteristikë që shërbehet në Tregun e Krishtlindjeve të Dresdenit është Glühwein (Verë e nxehtë). Kjo është një traditë shumë e dashur për të gjithë vizitorët në Tregun e Krishtlindjeve të Dresdenit apo Striezelmarkt ku mund të shijosh në një ditë të ftohtë Dhjetori një gotë glühwein (shqip: verë e nxehtë) e cila ka brenda kanellë dhe karafil dhe shërbëhet në gota të vecanta që janë të zbukururuara me rastin e Krishtlindjes.
TREGU I KRISHTLINDJEVE TË VJENËS- NJË TRADITË E HERSHME QË NISI SI “TREGU I DHJETORIT”
Tregjet e Krishtlindjeve janë tradita popullore e Krishtlindjeve edhe në një vend tjetër gjermanofolës siç është Austria ku spikasin Tregjet e Krishtlindjeve që zhvillohen në Vjenë, Salzburg, Innsbruck, Linz dhe Graz. Tradita e Tregjeve të Krishtlindjes është shumë e hershme në Austri duke filluar me atë që është quajtur si “Tregu i Dhjetorit” që është zhvilluar në Vjenë që prej vitit 1298. Gjatë periudhës 30 Nëntor -24 Dhjetor në Vjenë hapen rreth 20 tregje të ndryshme të Krishtlindjeve përreth qytetit. Shumica e tregjeve të Krishtlindjeve hapen në fund të Nëntorit dhe zgjasin deri në Dhjetor, duke u mbyllur menjëherë pas 25 Dhjetorit, por disa qëndrojnë të hapur edhe për Vitin e Ri. Tregu më i madh i Krishtlindjeve dhe një nga më të njohurit në Vjenë është Tregu “Bota e Krishtlindjeve e Vjenës” (gjermanisht: Rauthaus Christkindmarkt) që zhvillohet në Rathausplatz pranë Rathaus, që është bashkia historike e qytetit të Vjenës. Tregu tërheq 3 milionë njerëz çdo vit dhe përfshin 150 tezga unike që ofrojnë ushqime tradicionale austriake, dekorime dhe zbukurime të Krishtlindjeve, punime artizanale dhe pije. Tregu “Bota e Krishtlindjeve e Vjenës” në Rathausplatz gjithashtu përmban një park tematik advente të quajtur Adventzauber që është i lidhur me Periudha e Adventit apo katër javët në pritje të Ardhjes së Krishtit. Në këtë park tematik vizitorët mund të ndjekin seminare apo shfaqje kulturore për të rritur apo fëmijë të vegjël që lidhen me lindjen e Jezu Krishtit. Vizitorët në Tregun “Bota e Krishtlindjeve të Vjenës” gjithashtu mund të rrëshqasin në akull në një shesh patinazhi 3,000 metra katrorë dhe nëpër shtigje që përshkojnë Parkun Rathausplatz. Tregjet e tjera të famshme të Krishtlindjeve në Vienë përfshijnë Tregun e Krishtlindjeve në Pallatin Schönbrunn, Art Advent në Karlsplatz, Fshatin e Krishtlindjeve në Pallatin Belvedere dhe Fshatin e Krishtlindjeve në Maria-Theresien-Platz. Tregu i Krishtlindjeve në Pallatin Schönbrunn, “Kultur-und-Weichnactsmarkt”, në Vjenë, zhvillohet përpara pallatit perandorak të Schönbrunn. Në këtë treg shiten produkte artizanale dhe mallrat austriake, si dhe një program kulturor me aktivitete të ndryshme. Ndërkohë Tregu i Krishtlindjeve Art Advent në Karlsplatz të Vjenës ofron mallra artizanalë, një program për fëmijë dhe një kopsht zoologjik për t’u argëtuar me kafshë të ndryshme Në këtë treg tregtohen edhe specialitete të njohura ushqimore ku përfshihen Kinderpunsch (pije jo-alkoolike), Glühwein, verë e ngrohtë, Baumstriezel (një pastë hungareze e veshur me kanellë dhe sheqer), Kartoffelpuffer (petulla me patate), Lángos (brumë i skuqur i shijshëm), Schaumkuss (ëmbëlsira të mbuluara me çokollatë), Stollen (bukë me fruta të sheqerosura), Maroni (gështenja të pjekura), Bratkartoffel (patate të pjekura), Lebkuchen (bukë xhenxhefili austriake).
TREGU I KRISHTLINDJEVE NË ANGLI –TRADITA QË PËRHAPET
Edhe Anglia ka filluar traditën e Tregjeve të Krishtlindjes në qytetet e saj si Londër, Linkoln, Birmingham, Leeds, Manchester. Në vitin 1982 qyteti i Lincolnit në Angli krijoi për herë të parë Tregun e Krishtlindjes fillim të Dhjetorit, dhe ky mbetet një nga tregjet më të gjera në Mbretërinë e Bashkuar, me një total prej mbi 300 tezga që tërheq më shumë se 100,000 vizitorë vecanërisht gjatë datave 20-24 Dhjetor. Duke filluar nga viti 1997 me mbështetjen e Tregut të Krishtlindjeve të Frankfurtit u krijuan në Angli Tregjet e Krishtlindjeve në qytetet e Birminghamit, Edinburgut, Leeds dhe Manchesterit. Ndërkohë në Angli janë zhvilluar tregje të tjera të mëdha të Krishtlindjeve sic është Tregu i Krishtlindjeve të qytetit të Bathit (që nga viti 2000) dhe ai Liverpoolit (që nga viti 2006). Tregjet e Krishtlindjeve në Angli janë bërë aq të suksesshme saqë ato po bëhen një faktor kryesor tërheqës për të rritur tregtinë dhe numrin e vizitorëve në qytete të ndryshme. Psh Tregu i Krishtlindjeve i Birmingham, i vendosur kryesisht në Rrugën e Re midis qendrës tregtare Bullring dhe Bashkisë së Birminghamit, konsiderohet si tregu më i madh në natyrë i Krishtlindjeve në Mbretërinë e Bashkuar si edhe tregu më i madh autentik gjerman i Krishtlindjeve jashtë Gjermanisë ose Austrisë.