Bashkimi Sovjetik është ende gjallë, edhe 30 vjet pas shpërbërjes së tij formale
Nga Leonid Bershidsky, “Bloomberg”
Bashkimi Sovjetik pushoi zyrtarisht së ekzistuari 30 vjet më parë. Nëse dikush duhej të zgjedhë një datë specifike, atëherë ajo është25 dhjetori i vitit 1991, kur u ul flamuri sovjetik nga çatia e Pallatit të Senatit në Kremlin, dhe kur kodet e lëshimit të armëve bërthamore iu dorëzuan presidentit të parë të Rusisë moderne Boris Jelcin nga presidenti i fundit sovjetik, Mikhail Gorbachev.
Por në realitet Bashkimi Sovjetik nuk është zhdukur. Ai është aktualisht si një kufomë e pavarrosur, si trupi i themeluesit të saj Vladimir Lenin, që ekspozohet për të gjithë nga ora 10:00 deri në 13:00 në një mauzoleum prej graniti në Sheshin e Kuq.
Era e tij e keqe vazhdon të kundërmojë ende në shumë cepa të botës, dhe jo vetëm në Rusinë e Vladimir Putinit, i cili është edhe pasardhësi i saj ligjor, ndonëse Putin do ta mohonte kë të , por edhe në aspektin shpirtërorë . Unë tashmë e di se fëmijëria ime dhe vitet e para të rinisë janë formësuar nga ajo kohë.
Prandaj edhe tani në vitin 2021, unë detyrohem ta pranoj se në shumë mënyra i përkas “një komuniteti të ri historik, popullit sovjetik”, të cilin adashi im, Leonid Brezhnev, e shpalli me krenari në vitin 1971, pikërisht në vitin e lindjes sime.
Në një dokumentar propagandistik të sapo-transmetuar që synonte të promovonte pikëpamjen zyrtare të historisë post-sovjetike të Rusisë, Vladimir Putin thotë ndër të tjera se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ishte “shpërbërja e Rusisë historike nën emrin “Bashkimi Sovjetik”. Ashtu si shumë nga sulmet e tjera të Putinit ndaj historisë, edhe kjo deklaratë ngjall shumë dyshime.
Kufijtë e “Rusisë historike” janë luhatur përgjatë shekujve, ndërsa ajo pushtoi dhe më vonë lëshoi territore pas luftërave dhe marrëveshje të vazhdueshme. Është e paqartë se në cilën pikë Perandoria Ruse, apo edhe shteti-komb, mund të konsiderohet i plotë apo i balancuar në mënyrën e duhur.
Me shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, Rusia humbi disa territore që i kishte pushtuar gjatë shekujve XVIII, XIX dhe XX, por mbajti shumë nga aneksimet e kohëve të fundit:pjesët të gadishullit të Karelias të marra nga Finlanda në vitin 1940; ish-Prusinë Lindore, Sakhalin dhe ishujt Kurile, të fituara gjatë Luftës së Dytë Botërore; Republikën e Tuvës në Siberinë Jugore, e cila iu bashkua vullnetarisht në vitin 1944.
Putin, ashtu si edhe kundërshtarët e tij perëndimorë, kthehen shpesh pas në kohën e Bashkimin Sovjetik sa i përket territorit, rivaliteteve gjeopolitike, ndërtimit të perandorive, inateve pseudohistorike. Shtrembërimi i realitetit është aq i madh, sa që disa zyrtarë të lartë amerikanë vazhdojnë t’i referohen Rusisë si “BRSS” apo “Ushtria e Kuqe”, sikur Lufta e parë e Ftohtë të mos ketë mbaruar ende.
Në këtë domethënie të ngushtë, Bashkimi Sovjetik, është ende gjallë – si në dëshirën e Putinit për të ribashkuar Rusinë, Bjellorusinë dhe Ukrainën (pse jo edhe republikat myslimane të Azisë Qendrore, të cilat ofrojnë shumicën e krahut të punës së emigrantëve në Rusi), edhe në Perëndim në reagimet e forta të zyrtarëve atje ndaj lëvizjeve të Putinit në këtë drejtim.
Por kjo nuk është e gjithë historia. Madje unë do të argumentoja se është historia e gabuar, pasi koncepti i “Rusisë historike” të Putinit mbështetet në themele shumë më të lëkundshme sesa Bashkimi Sovjetik në kohën kur i shteroi pothuajse gjithçka që ishte e nevojshme për të mbijetuar.
Bashkimi Sovjetik ishte një komb i ndërtuar mbi idenë e majtë të barazisë. Ajo që ndodhi me këtë ide gjatë 3 brezave të liderëve të Partisë Komuniste, është arsyeja pse vendet post-sovjetike përshkruhen rëndom si të tilla. Përvoja e përbashkët e rritjes nën varfëri, me nënshtrimin dhe kompromisin e përditshëm, si dhe me kundërshtimin e fshehtë ndaj regjimit.
Por për çudi shumë nga ne i kujtojnë të gjitha kë to me një lloj romantizmi. Një sondazh i vitit 2020 nga Qendra Levada, një nga të paktët anketues seriozë të mbetur në Rusi, tregoi se 75 për qind e rusëve e konsiderojnë periudhën sovjetike si më të mirën në historinë e kombit. Vetëm 1 për qind e kujtonin epokën sovjetike si periudhën e krizës, shtypjes dhe Perdes të Hekurt.
Disa vjet më parë, ekonomisti i sjelljes Dan Ariely, vërtetoi gjatë një eksperimenti me qytetetarë nga ish-Gjermania Lindore dhe Perëndimore, se lindorët kishin më shumë gjasa të gënjenin. Gjatë Anketës së fundit mbi Vlerat Botërore, vetëm 11.4 për qind e rusëve ndanin pikëpamjen se“mund t’u besohet shumicës së njerëzve”, krahasuar me 37 për qind të amerikanëve dhe 46.7 për qind të kanadezëve.
Propaganda e regjimit të Putinit, synon të na nxisë të besojmë se vitet e vështira të pas shpërbërjes kanë kaluar, se tani Rusia është ri-ngritur në këmbë, se ne duhet të rikthehemi në normalitet. Nga këndvështrimi i regjimit, kjo mund të jetë e vërtetë.
Pjesa më e madhe e popullsisë aktuale ruse duket se ka hyrë sërish në rutinën e njohur sovjetike, bindu,mbyll gojën, mbyll sytë dhe shih vetëm anën e ndritshme të regjimit. Në shumicën e vendeve të tjera post-sovjetike, kjo rutinë ka vazhduar në mënyrë të pandërprerë.
Pavarësisht përparimeve teknologjike nuk ka ndonjë formë të re shtypje. Përkundrazi, ekziston ende kujdesi dhe auto-censura e stilit të vjetër sovjetik. Bashkimi Sovjetik ekziston ende sot. Ai shihet në ringjalljen e ideve të majta, popullaritetin e projekteve për korrigjimin e padrejtësive nga lart-poshtë, tek fushatat turpëruese në rrjetet sociale për t’u mbyllur gojën njerëzve.
Unë e shikoj këtë edhe këtu në Berlin, një qytet që dikush do ta mendonte si përgjithmonë të imunizuar nga majtizmi për shkak të Murit të dikurshëm që e ndau qytetin më dysh. E lexova në frëngjisht librin e fundit të Thomas Piketty, që ngjan shumë me idetë e Marksit dhe Engelsit.
Edhe idetë që sjellin vajzat e mia nga shkolla në Berlin do t’i kishin bërë krenarë mësuesit e mi, që të gjithë anëtarë të Partisë Komuniste Sovjetike. Kam frikë se ndonëse përvoja e jetuar e socializmit sovjetik është zhdukur nga kujtesa me ndryshimin e brezave, brezat e vjetër po tundohen që të provojnë sërish komunizmin.
Joshja e qëndrueshme e Bashkimit Sovjetik nuk qëndron tek pakënaqësia post-perandorake e Putinit; Përkundrazi, ajo mbështetet në simpatinë e vazhdueshëm ndaj teorive që ajo zbatoi, të cilat u konsumuan dhe u shndërruan në mënyrë të pashmangshme në një tallje të hidhur me veten.
Sa më shumë që harrohet jeta nën BRSS, aq më shumë ka të ngjarë që historia të përsëritet në një rishfaqje të pashmangshme të “Fermës së Kafshëve”. Kur të ndodhë kjo, Vladimir Ilyich Ulyanov mund të “ngrihet” nga arkivoli i tij prej qelqi anti-plumb dhe të ecë sërish, si një mumje i ruajtur shumë mirë që bart një virus, që ende nuk ka vdekur.
Marrë me shkurtime