Albspirit

Media/News/Publishing

ARJOLA DEMIRAJ E DRAGOBISË, RRËNJË E DEGË TË HISTORISË E ARTIT TË SAJ 

Nga Ramiz LUSHAJ

            1.

Arjola Demiraj e këtyre muajve të fundit të ndrrim viteve është ba mjaft e njohur ndër shqiptarët nga prania e saj si personazh elitar i “Brig Brother”, që pritet të shkojnë edhe drejt Finales së Madhe. Edhe në frengjisht “Big Brother” domethanë “Vllai i Madh”, po edhe emri i Arjoles (Ar-Jola) në frengjisht domethanë  “Ar – ari” dhe “Jola-e bukur”, përndryshe: Arjola – një “bukuri e artë”.

Gjithsesi, shtatlartësia e bukuria e Arjolës, përveçse genetike në linjen e gjakut e të qumshtit, është dhe trojenike, e vendlindjes së saj, Dragobisë me “Shtatë Gryka Malesh”- në meso Luginën e Valbonës, në një trevë etno-historike që legjendat për Orët e Maleve”, për “Zanat e Maleve” dhe e Eposit të Kreshnikëve duken të përjetuara e përjetësuara. Thuhet se në luginën e madhe valboniane e në lugje bjeshkësh, në lumë e liqene, gjenden Zanat e Maleve. Vendasit e atyshëm i dijenojnë turistët e studiuesit se aty pranë Ajkuna e Mujit e vajtoi Omerin, se aty ndodhet dhe Varri i Omerit, etj. Edhe Fishta i Madh thotë se “Aty, mbi Valbonë/Rri Ora e Shqypnisë”.

Shpesh në “Big Brther”, Arjola Demiraj-“bukuri arta” e këtij edicioni popullor, teksa e shikoja përgjatë ditëve apo spektakleve dy herë në javë, më përngjasonte me një “Zanë Mali” të Vendlindjes së saj, si “Ajkuna” kur fliste për vetveten e saj, si një femër shqiptare që kërkonte “Orën” e Ëndrrave të saj të Mëdha për Artin e Familjen e vet, për rrugëtimet e veta bohemike e artistike, qytetare e atdhetare, teksa figuronte lartnisht në këta muaj në emisionin më të ndjekur ndër shqiptarët trojenik e mërgimtarë.

 

2.

Arjola Demiri është nga  Dragobia, një nga fshatrat më të bukur të Shqipërisë Natyrore e Europës kontinentale, në lartësi mbidetare mbi 400 metra (sa gjysma e qytetit të Korçës), që e trupon lumi i Valbonës dhe i lartohen nga të gjitha anët Alpet Shqiptare deri në mbi 2.000 metra lartësi, një fshat që prej shekullit të kaluar – si rrallëkund- familjet-banore jetojnë të gjithë në kulla dy e tre katëshe, që ishin istikame pushkësh, këngësh, qytetërimi e mikpritje tradicionale shqiptare.

Dragobia e Arjola Demirit ka qqnq në vëmendjen e europianëve të mëdhe qyshce në shekujt e kaluar. Në Dragobi, më 1889 ka qënë Sir Arthur J. Evans (1851-1941), akademik, doktor i shkencave, arkeolog britanik, pionier i studimit të qytetërimit mesdhetar të epokës së bronxit, që e bani dhe një hartë për Luginën e Valbonës. Edhe më 1908 ishte në Dragobi, Franc Baron Nopça, hebre hungarez (dhe austriak), doktor i paleontologjisë, gjeolog, antropolog, albanolog, i cili “u ba vllamë” edhe me Bajraktarin e Dragobisë, çka të gjitha i ka të skalituyra në udhëpërshkrimet e tij.

Arjola Demiraj, shkon nga 9 deri në 11 breza të gjakut, është kushëri me personalitete të larta historike të kombit shqiptar, si me Haxhi Zekë Byberin e Lidhjes së Prizrenit e të Pejës, me Bajram Currin e kuvendeve e kryengritjeve të Shpalljes së Pavarësisë, me Rexhep Krasniqin e arsimit e legjislativit shqiptar dhe doktori i parë i shkencave për Tropojën  (mbrojt në Vjen, që më 1934), me Mic Sokolin – Hero i Popullit dhe Binak Alia – udhëheqës popullor e “Akademi e Pleqnive”, e shumë të tjerë të fisit të saj të Krasniqes.

E paharruara në përjetësi, Fatime Sokoli – Bylbyle e Alpeve, Artiste e Merituar, Mjeshtër e Madhe, është kusherinë me Arjolën, që nuk shkon ma shumë se në 10 brezni afrie gjaku (Demiraj-Sokolaj), sikurse dhe me këngtarin popullor Riza Zymeri Motina i Këngës “Avro Cemi faqezi”, me “Valltarin e Shqipeve” – Deli Metaliaj – Mjeshtër i Madh, me gazetaren Aferdita Sokoli e RTSH, me poetin e memorialistin Mustaf Elezi (Metaliaj) e të tjerë.

Më kujtohet viti 1986 kur ishim me shkrimtarin e shquar Dritëro Agolli në Vatren e Kulturës të Dragobisë, në atë drekë, ku dragobiasit (të rinj e të reja e të thyer ë moshë) ngriheshin në kambë e këndonin e recitonin me vargje të improvizuara atypëraty, hidhnin valle epike e lirike, aqsa Dritëroi i Madh, iu deklaroi të gjithëve se “Ky vend lind kaq i mrekullueshëm i lindën të gjithë poetë e artistë”.

Një prej tyre është dhe Arjola Demiri e skenës dhe e ekranit, prezantuese, aktore, e këngës, e valles, e artit në përdithsmëri nga Dragobia në Bajramcurri e nga Prishitna në Tiranë, por mbi të gjitha dhe me arsim të lartë, me Akademinë e Arteve të Bukura në Tiranë.

 

3.

Artistja e njohur Arjola Demiraj e Dragobisë është mbesë ë Nokshiqit të historisë kombëtare shqiptare, pasi Betejat e Mëdha të Nokshiqit dhjetor 1879-janar 1880 në luftë me 7 perandoritë më të mëdfha të botës e dy krajli të Ballkanit ishtë “Parathënia e Shpalljes së Pavarësisë së 1912-tës”, në Vlorën e Ismail Qemalit.

Të trungut të dajëve të Arjola Demirajt në Nokshiq të Plavë-Gucisë janë martiri Bajram Hysi Mekuli (Nokshiqi) i cili dha jetën e tij më 1913 për të mos ndrrue etninë e vet shqiptare, babgjyshi i saj (në linjën e qumshtit- nga e ama) Bali Bajram Nokshiqi (1860-1944) është martir i Shqipërisë Etnike, që e dha jetën e tij në “Koha e Shqypnisë”, në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë, në luftë me sllavët. E thotë edhe poezia e djalit të tij, Shaban Bali Nokshiqi “Ku e ka Shqipnia djalin/ Ku e kemi Bali Bajramin/ N’bjeshkë t’Rugovës natë për natë/ Del si dritë, del si flakë/Burrë Nokshiqi me shtatë zemra/ Nuk ka vorr që e mban mbrena /Rreth e rreth Shqipërisë Etnike/ U nis plumb, u kthye shqipe/Bali Bajrami, Bali shqiptari/ Kurrkush vorrin s’ja ka gjetë/ Mbi Nokshiq rri te retë/ Dhe, e portretizon edhe ma tej, edhe ma mirë: “Moj Valbonë, Valbonë e bardhë/ Ndali nji herë ato valë / Ku pi ujë Bali Bajrami/ Ju knoft kanga djal mas djali/ N’kufi t’shqipes e thej gurin/ Shkoi në Vlorë me ngrit Flamurin /Si vigana vijnë prej dheu/ Me ja pshtue hartën Atdheut”. (Shaban Bali Nokshiqi. “Gurë të ngulun në Nokshiq”. Poezi. Gjakovë, 2014, fq. 94-95).Motra martire e Bali Bajramit u bë një nga atdhetarët femra që shpëtuan 100 civilë shqiptarë të ngujuar në një kullë nga pushtuesit gjakatërë malazezë, çka e sakrifikoi dhe jetën e saj, andaj Haxhi Zeka e shpalli zyrtarisht atë si “Heroina Shqiptare e Nokshiqit”. Duket se aktorja e njohur Arjola Demiraj iu përnget dhe dajave të saj.

            Po, nokshiqasit e Arjola Demirit, përndryshe: Mekulët (Nokshiqi)  janë edhe të penës e të artit; Esad Mekulin, akademik, e kanë pasë thirrë edhe “Shekspir i letërsisë e kulturës të Kosovës”, “bardi e patriaku i letërsisë të Kosovës”, etj. Hasan Mekuli, poet e prozator i shquar i Kosovës. Këta dy nokshiqas, edhe Esadi, edhe Hasani, janë kanë dhe kryetar të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Edhe gjyshi i saj, tashma shekullor, Shaban Bali Nokshiqi, 95 vjeçar, i ka pesë libra poetik të botuar në vitet e fundit, edhe ndodnjë me memorialistikë, edhe shkrime publiçistike, saqë vjet, më 24 qershor 2021, në “Takimi i Gjakovës” u nderua me Çmimin e Lartë “Pena Alpine”.

 

Tiranë, 4 shkurt 2022

Please follow and like us: