Lamtumirë njeriu Bardhyl Londo, përshëndetje të përjetshme poeti Bardhyl Londo!
Në romanin e tij filozofik “Neveria”, Jean Paul Sartre, në parashtrim të konceptit të tij mbi ekzistencializmin, përdor një frazë gjerësisht të debatueshme edhe në ditët tona. Perifrazoj pak a shumë: Qenia lind nga rastësia, jeton nga dobësia dhe vdes si rrjedhojë e takimit me vdekjen.
E nëse kjo, sipas tij vlen për të gjitha Qeniet, sigurisht që edhe Bardhyl Londo nuk bën përjashtim. Të paktën me dy momente të kësaj sentence. Për të gjithë ata që e kanë njohur nga afër apo nëpërmjet krijimtarisë, nuk do të pranonin me asgjë se si Qenia e Sartre, jetoi nga dobësia, Bardhi ishte krejtësisht e kundërta! Jetoi me forcën e pasionit për familjen e tij të shtrenjtë, jetoi me forcën e pasionit për të hedhur në letër shpirtin njerëzor të pamat që barte brenda vetes, me forcën e pasionit për t’i kënduar dashurisë, për të vuajturit me e pa faj, pse jo edhe si përfaqësues i denjë politik. Njeriu Bardhyl Londo bashkëjetoi si rrallë kush me poetin Londo! Njeriu i dha zjarr poetit dhe poeti e lartësoi njeriun që i dha emrin! Them poetin sepse të gjithë e dinë mirë, se poezia, ndër artet e shkruara veçon e gëzon privilegje mbi prozën. E ka fituar këtë status ndër shekuj e po kaq solemnisht ia jep me bujari dhe krijuesit të saj, sikundër Bardhit. Një status mëse i merituar. Ndoshta në këtë vendin tonë të vogël, të megaskandaleve, e të zhurmave për asgjë e shumëçka, ndarja nga jeta e Londos, ashtu si shumë artistëve të tjerë do kalojë me pak shkrime e ndonjë kronikë televizive, por Londo nuk ka nevojë për dhimbje false. Ai e jetoi jetën me dinjitet, e shijoi çdo minutë të saj në gëzim, e përjetoi deri në palcë çdo dhimbje që ajo i dha pa u ligështuar e dorëzuar asnjëherë. Njeriu Londo nuk diti të heshte para problemeve që kishte Shqipëria e tranzicionit. Publicistika e tij therëse e futi në radhën më të lartë të krijuesve, atë të krijuesve të angazhuar. E ky angazhim i tij, në parametra diakronikë, përbën një qasje të rrallë në letrat shqipe të post diktaturës. Kjo anë e spikatur e njeriut Londo, i dha poetit Londo energji të pashtershme. Qenia e tij, kaq e hapur miqësore, me një humor tejet origjinal, e bënte atë njeriun e dashur të tryezave të festave apo takimeve të rastësishme. Ndoshta, për Bardhin mund të shkruash shumë, po shumë, por jam i bindur për aq sa e kam njohur, se i mjaftonte një fjalë e thjeshtë, por të ishte fjalë zemre. E ndjente me intuitën e tij të rrallë dhe nuk kishe nevojë për më shumë! Ai të jepte shpirtin, por i mjaftonte vetëm fjala e zemrës dhe dashuria e sinqertë. Londo e përjetoi nderimin për veprën e tij si nga kritika ashtu edhe nga lexuesi, por nuk u tjetërsua! As nga politika nuk u tjetërsua! Përkundrazi, i dha një tjetër dimension ndjeshmërie njeriut Londo, që poeti Londo diti gjithmonë ta vizatonte mjeshtërisht në vargjet e tij! E ndaj, ne sot të gjithë i japim lamtumirën Njeriut Londo me dhimbje, me shumë dhimbje se do të na mungojë pafund, por Poetit Londo i themi se do të përshëndesim çdo ditë, falë pavdekësisë të fituar me krijimtarinë e tij. E këtë e dinë të gjithë…

Lamtumirë njeriu i mirë, Bardhyl Londo! Të qoftë dheu i lehtë! E unë po të mbuloj me vargjet e tua për të të thënë veçse mirupafshim!
LIRIKë E HIDHUR
Nuk e dua më këtë qytet,
e di: ai është fajtor pa faj.
Këtu ministrat janë të gjithë ëngjëj,
ata poshtë tyre të gjithë djaj.
Këtu të djeg malli për një hënë,
malli të përvëlon për një borë.
Këtu dhe hëna dhe djelli lindin
kur vizë t’u japin ambasadorët.
Këtu përvëlohesh për një fllad puhize,
këtu nuk fryjnë më vrunduj erërash.
Kalon nëpër rrugë, ke frikë mos gëlltitesh
nga gojë të shqyera tenderash.
Kam dalë tani pas orës policore,
asnjë frikë nuk kam për vete.
Po nuk i shikoj dot si dridhen jetime
nga tmerri i betonit monumentet.
Ku është lindja, perëndimi ku?
Ku është jugu, ku është veriu?
Ku vallë mbaron betoni?
Ku vallë fillon njeriu?
Eci dhe këmbët më merren,
nuk kam pirë alkool asnjë pikë.
Me vete vargun e Brehtit pëshpëris:
kohë e vështirë për lirikën.

Please follow and like us: