Albspirit

Media/News/Publishing

Lutfi Alia: Kanuni, kodi i së drejtës zakonore shqiptare (5)

Shumë historianë mendojnë se ilirët kishin të drejtën e tyre zakonore, që e ruajten dhe gjatë pushtimit dhe represionit romak. Iliria ishte një nga katër Prefekturat e Perandorisë Romake, e drejtuar nga Prefekti pretorian, i cili kontrollonte zbatimin e ligjeve të perandorise romake, organizimin e adminsitratës lokale sipas ligjeve romake, mobilizimin e ilirëve në legjionet romake, mbledhjen e takasave etj.

Pavaresisht nga mbizotërimi i ligjeve romake, ekzistenca e të drejtës Ilire konfirmohet nga burime të ndryshme historike dhe nga analiza krahasuese me Kodin romak, ku gjenden ligje të ngjashme me të Kanuneve.

  1. Juristi romak Domicio Ulpiano (shekulli i III pas Krishtit), në librin “Singularis regularum” (Rregulla të veçanta) shkruan: “Guvernatori romak i Ilirise, i merrte ne konsiderate ligjet e te drejtes lokale. Edhe pas Ligjit te Karakalles (212 pas Krishtit), e drejta zakonore Ilire, mbeti ne fuqi ne praktiken juridike”.

Rikujtojme se ne veçanti, e drejta ilire, njihej e pranohej dhe nga perandoret romak me origjine ilire, si nga Aureliani, Diokleciani, Kostantini, Justini, Jiustiniani etj.

  1. Nje argument tjeter, qe mbeshtet mendimin e ekzistences te kodit Ilir, gjendet i dokumentuar ne Kodin e perandorit Teodosio (347 – 395 pas Krishtit), ku ne ligjin Nr 6° eshte shkruar: “Legjislatori e kritikoi prefektin Flaviano te Ilirise, sepse ka gabuar duke mbeshtetur ligjet lokale preçedente (te kahereshme), qe thone: nje person para se te shesi token, duhet te marri aprovimin e kusherinjeve dhe te fqinjeve te tij”.

Pavaresisht se nuk eshte e qarte, kush jane ligjet preçedente dhe ku nuk specifikohet ne se behet fjale per ligje romake, apo ligje ilire, rendesi ka se ky ligj i vjeter i Kodit Romak, eshte i pranishem dhe ne Kanunin e Lekes:

– Nyja 77, § 464 e Kodit te Lek Dukagjinit sankssionon: “Para sè të shitet ndo’i tokë, a rendi i vadës, a rendi i mullînit, do t’u çohet tè dera kushrijve, vllazniës e fisit”.

– Nyja 77, § 468: “Po u çue kush edhè shiti token, mullinin a rendin e ujit, pà jau leçitë kushrijve, vllaznisë, fisit

a kufijarit, tregu âsht i paligjshëm kah Kanûja”.

Si shihet, keto ligje te Kanunit, kane perputhje te plote me ligjin qe permbante Kodi Romak

Sipas studimit te Seeck, ky ligj i pershkruar ne Kodin Teodosian eshte i vitit 391 (pas Krishtit), kur Flaviano ishte Prefekti i protektoratit te Ilirise, ndersa Perandor ishte spanjolli Teodosio dhe jo ndonje perandor ilir.

Èshte interesant dhe nje fakt tjeter i rendesishem. Ky ligj nuk gjendet ne te Drejten Romake te me voneshme e per kete rrethane Ernest Koliqi shkruan:“ky ka qene nje ligj asaj kohe, i shfuqizuar ne vazhdim, pra i eleminuar nga e Drejta Romake, por i ruajtur ne boten Ilire”.

Keto ligje, me te njejtin formulim e force vepruese, i gjejme ne te gjithe Kanunet e tjere te Shqiperise.

Kesisoj, ne se do te bejme nje studim krahasues ndermjet Kanunit te Maleve dhe te Drejtes Romake, do te gjejme dhe shume ligje te tjere te ngjashem, qe iliret i huazuan nga romaket dhe qe i pershtaten ne kodet lokale e qe u transmetuan nder shekuj dhe me pas u perfshine si pjese integrale e Kanuneve te Maleve Shqqiptare

  1. Aspekt tjeter i ngjashem i Kodit Romak me Kanunet e Malesise, eshte organizimi dhe funksionimi i kuvendeve. Gjate pushtimit romak, ne kryeqendrat kryesore dhe dytesore te Prefektures te Ilirise, funksiononin te famshit“Conventus iuridicus” (kuvendi juridik), ku merrnin pjeme fisniket, noteret dhe gjyqtaret lokal, ndersa ne kolonite, funksiononte “Conventus civium romanorum” (Kuvendi qytetar romak).

Ne Protektoratin Romak te Ilirise, sidomos ne periudhen e Perandorit Konstantin, organizimi i “conventus” mori rendesi te madhe, mblidheshin priodikisht, madje ngjanin me parlamentin provincial, kishin te drejte te diskutonin mbi situatat politike, te zgjidhin ankesat dhe te nderhynin  per te permiresuar qeverisjen lokale.

Historia dokumenton se ne Provincen e Ilirise te pushtuar nga romaket, kane funksionuar tre “conventus iuridicus”, qe organizoheshin ne qyetet Salona, Narona, Skardona, si dhe nje conventus civium romanorum (kuvendi qytetareve romake) ne Lissus (Lezha), por, si theksojne shume historian te antikitetit, nuk perjashtohet mundesia te kene ekzistuar dhe kuvende te tjere.

Ekzaktesisht nuk kemi njohuri te sakta çfare Kushtetute dhe çfare Kodi juridik kishin mbreterite ilire, por nuk perjashtohet mundesia te kete ekzistuar nje statut, ose kod tradicional e ne se kane ekzistuar, sigurisht do te kene qene i shkruar ne latinisht, qe ishte dhe gjuha zyrtare e adminstrates, e diktuar te gjitheve popujve, qe ishin ne domenin romak. Vlen te rikujtoj, se dhe populli i Galise (Franca e some), kur ishte i pushtuar nga romaket, perdorrte latinishten si gjuhe zyrtare ne adminsitrate, madje theksoj se gjuha qe flisnin galet, nuk shkruhej..

Ne se gjate pushtimit romak ka ekzistuar dhe ka funksionuar nje kod i pashkruar ilir (shume e mundeshme), sigurisht ka qene nje e drejte, m e kombinim te tradites e te psikologjise ilire, me kushtetuten dhe kodet juridike te Romes, te cilat konkretizoheshin dhe bashkezistonin ne drejtesine e ushtruar ne “conventus” – Kuvendet.

Aspak nuk gabojme ne se themi se conventus romake – Kuvendet shqiptare, perfaqesojne nje vazhdimesi te coventus romako-illiro-shqiptare, institucione te rendesishme, qe kane dhene nje kontribut te madh ne zhvillimin social, politik, juridik, kulturale dhe ushtarak te popullit tone.

  1. Prefekti i Ilirise kishte si detyre te inspektonte e te kontrollonte rajonet e provinces, duke filluar me krye-qendrat e me pas i prezantonte konkluzionet ne “conventus”, ku analizonte shkaqet e prishjes te rendit publik, ne menyre te veçante ato te drejtes civile, verifikonte zbatimin e normave dhe ligjeve te kohes, mbledhjen e taksave, mobilizimin e popullates ne legjionet romake etj, qe i prezantonte ne nje “edictum perpetum”, si na e doku-menton Juristi romak Domicio Ulpiano, ne veprat e shumta qe ka shkruar.

Kete analize Prefekti e bazonte ne te Drejten Romake, ne te Drejten Lokale dhe ne te Drejtat e njeriut “ius gentium”. Si shkruajne histroianet e kohes, keto proçedura, kryheshin sipas parimeve te “equità” (ta barazise te drejtes romake, me te drejten lokale). Ne keto conventus – kuvende, gjykimi i çeshtjeeve nuk behej i njeanshem, perkundrazi shoqeroheshin detyrimisht me Institutin e “Recuperatio”, qe siaps koncetit modern perfaqeson jurin popullore (gjyqtaret popullor) dhe avokatet mbrojtes.

Çdo qytetar ilir i cili ishte thirrur per gjykim “in ius”, nga gjyqatari romak, ose gjyqtaret ilir, ose kur nje anetar i nje komuniteti gjykohej nga nje anetar i nje komuniteti tjeter, kishte te drejte te zgjidhte nje lloj jurie te perbere nga “recuperatores”, qe kujdeseshin, verifikonin zhvillimin e nje proçesi gjyqesor te drejte ndaj te akuzuarit, pra ishin nje grup “ekspertesh – avokatesh” ne mbrojtje te te drejtave te akuzuarit.

E prezantova kete aspekt te drejtes Romake, sepse eshte e njejte dhe ne Kanunet tona, ku preçizohet: kur nje person therritet nga kundershtari, per t’u gjykuar nga Pleqt (gjyqtaret), ai ne baze te rendesise te problemit e te cilesive sociale, ka te drejte, te prezantoj porotat, ose personat e garantit, apo deshmitaret e mbrojtjes (pra avokatet e tij), te cilet me nderhyrjet me diskutimet e tyre, per te ndikuar ne zgjidhjen e mosmarreveshjes.

Ne Nyjen 144, ne § 1044, § 1045, § 1046, § 1047 te Kanunit te Lek Dukagjinit, eshte stabilizuar e drejta te thirren ne proçesin gjyqesor Porotat (ose Poroniket) (giurati – gjyqtaret popullor, ose te betuarit), qe jane nje numer personash te ngarkuar nga gjyqtari, te cilet betohen te thone te verteten ne mbrojtje te akuzuarit, per ta çliruar nga akuzat, qe i jane bere nga kundershtari-akuzuesi.

NYJA 144. Porota.

  • .1044. Porotë a Poronikë me gojë të kanûnit thirren ata nierz të cillt shenjohen me gisht prej gjygjit, per me bâ

bé e nie xjerrë së keq ndokend.

  • .1045. Poronikë do të.jené asish:
  1. a) qe te mos të jenë gjetë në bé të rrèjshme,
  2. b) qe mos të kênë ndo’i mllef as kundra lagjes, qi bân bé, as kundra asaj qi veshtron bén,
  3. c) qe mos të jené gjind Iloftaré. qi vierrin shpirtin në krrabë per nji mullë bukë.
  4. d) qe, némose me hamende mund të gjiejn ndo’i pûnë, a mùnd t’a hetojn mâ lehtas:
  5. e) s’do të jenë gra, ‘sè kanûja s’i xèn.
  6. f) qe mos të jenë të betuem e mnisa.
  • .1046. Pergjithsisht beja pà Porotë s’bahet.
  • .1047. Parimi i kanûnit âsht: “Beja kà Poroten, Porota kà mundin nder hetime e të lidhmen”.

Porota eshte term teknik i perdorur me kuptim te qarte ne Kanunet e Maleve te Shqiperise dhe padyshim eshte term shume i vjeter, me origjine nga Kodi Romak, pra eshte fjala latine “Recuperatio”, e cila ne te folmen popullore iliro-arberore, ka pesuar nje thjeshtim duke u shqiptuar shkurt Porota, njelloj si kane bere shkurtime dhe fjale te tjera me origjine latine, nepermjet assimilimit te bashtingelloreve, e kesisoj kane hyre ne te folmen e shqipes, si fjala latine conventus, nga iliret fillimisht dhe nga shqiptaret ne vazhdim u shqiptua kuvent – kuvend.

Si thame me siper, Kanunet tona parashikojne, qe ne proçeset gjyqesore te prezantohen disa porota, pra jo vetem nje, proçedure e njejte kjo me te Drejten Romake dhe te Drejten e Kostantinit, ku vepronte parimi “testis unus, testis nullus” (nje deshmitar, asnje deshmitar).

Ne te njejten menyre e sanksionon dhe Kanuni, ku thekson jo nje  porota, por disa porota, grup deshmitaresh, pra shume nga 12 deri 24 deshmitare, sepse si spjegon Kanuni  “nga te gjithe keta njerez, ne mos i pari, se paku i dyti, apo i treti, do te kete ndershmerine te mos e shesi shpirtin me betime fallso” (Nyja 144, § 1049, § 1050).

  1. Nje ngjashmeri tjeter e te Drejtes Romake, me Kanunin e Maleve Shqiptare, jane proçedurat e betimit (bè – beja, betimi, perbetimi), si thuhet ne Nyjen 88, te Kanunit te Lek Dukagjinit “Beja dhe pertej nuk ka tjeter”.

Sipas “legis actiones” (veprimeve ligjore) te Drejtes Romake, personi ne gjykim, per te vene ne prove publike ndergjegjien e pales kundershtare, mund t’i kerkoje atij te betohet para gjykatesve dhe publikut, te betohet se ato qe thote jane te verteta. Kjo proçedure e lashte juridike, eshte e parashikuar ne disa varjante nga Kanunet tona, kesisoj çdo person mund te betohet sipas Kanunit, ose te bej betim fetar, mbi objekte dhe ne institucionet e kultit.

Ne nyjen 88, § 533 te Kanunit te Lek Dukagjinit percaktohet: “Beja ne Malet e Shqypnise asht dy menyrash: 1. beja mbi gurë me Kanun dhe 2. beja mbi Kryq e mbi Ungjill”.

Ne Kanunin e Lek Dukagjinit, ne Nyjen 88, § 530 percaktohet:“ Kjo dorë beje âsht e pelqyeme prej Kanûnit të Malevet të Shqypnis, si per të dlirun prej zhgarkimesh, si edhè per të lidhun bese”.

Betimi (beja) sipas Kanunit ka nje proçedure, bazohet ne objekte te sakte dhe shprehet me formula te mire percaktuar si: “per ate qiell dhe per kete toke”,“per kete buke”,“per kete gure”,“per kete toke”,“per kete dhè”, “per kete vend” etj, te renditura ne nyjen 89, ne disa paragrafe te ndryshem, qe jane perdorur nga personat e akuzuar, si dhe nga porotat para Pleqeve gjyqtare, per te vertetuar pafajesine, per te deshmuar te verteten ndaj personit qe marrin ne mbrojtje, per te zgjidhur nje konflikt, por dhe per te vertetuar akuzen ndaj personit fajtor.

Betimi (beja) mbi gure, apo e thene “per ket gurë”, sipas kanunit te Maleve: § 533 “eshte beja me e rëndë, e ma te mndershmet, qe njeh shqyptari i maleve”.

Betimet sipas Kanuneve, jane teresisht laike dhe aplikoheshin ne gjyqet e organizuar nga Pleqt, ne Kuvende, ne veçanti kur kerkohej bashkimi i fiseve, per te luftuar kunder rreziqeve, qe i kerceoheshin fshatit, krahines, provinces dhe atdheut.

Keto forma betimi te Kanunit te Maleve, jane te lashta, jane parakristiane, te lidhura me mitologjine antike greke dhe romane. Te gjithe autoret e antikitetit, i pershkruajne ne veprat e tyre ritet dhe formulat e betimit, si  p.sh beja “per Uranin” – per ate qiell, “per Demtren” – per ate dhè, per ate tokë etj. Ketoformula laike betimi, u huazuan nga iliret, qe kur ishin pagane, u konservuan ne kulturen ilire, u transmetuan gjeneracion pas gjenera-cioni dhe kane arrijt te pandryshuara deri ne ditet tona, kur shpesh degjon dike qe shqipton  betimin “per ate qiell e per ate dhè”, per te bindur te tjeret ne vertetesine e veprimeve apo te thenieve te tij publikisht.

Krahas betimit laik me origjine te lashte, Kanunet njohin dhe betimet (benë) me natyre fetare, te pranueshme per te gjithe tipat e besimeve fetare, pa dallime e pa diferenca, çka shpreh karakterin tolerant, civil dhe human te Kanuneve te Maleve Shqiptare. Ky respekt dhe tolerance ne diversitetin fetar ne te gjithe Kanunet e Maleve Shqiptare, ka qene nje faktor i rendesishem uniteti per popullin tone, madje shqiptaret ndofta jane i vetmi popull ne bote, qe nuk ka zhvilluar kurre luftra fetare.

Betimi (beja) beheshin publikisht ne Kuvende. Banoret e besimit kristian betoheshin mbi Kryq, mbi Ungjill, myslimanet betoheshin mbi Kuran, bektashijt betoheshin per tyrben dhe çifutet mbi rrotullen e Tora te Safareve.

Riti i betimit ishte teper ceremonial, sugjestiv dhe imponues per personat qe betohen, por dhe per publikun. Ky lloj betimi nuk ka te beje aspak me betimin (me benë) me natyre fetare, sipas Ungjillit, Kanunit apo Tora-s.

Nje forme e veçante betimi i percaktuar qarte nga te gjithe Kanunet shqiptare eshte betimi “per dere shtepie”.

Ne Nyjen 92, ne § 558 te Kanunit te Leka Dukagjinit, eshte percaktuar “Kanùja e kà lânë shtegun të lir qi t’epet beja edhè per derë”. Ne vazhdim ne §.559 percaktohet. “Në bé per derë do të betohet i zoti i shpis n’emen të vet e n’emen të giindes së shpisë”. Me kete proçedure betimi, Kanuni e zgjeron pergjegjesine, e rrit rendesine dhe i ben me te besueshme provat e vertetesise. Jo vetem kaq, por ne respekt e ne mbrojtje te nderit personal dhe te familjes, ne mbrojtjen e te vertetsse, malesori nuk e shkel kurre betimin (benë), pra nuk e shkel ligjin, rregullin normen kanunore.

  1. Ngjashmeri te tjera te Kanuneve tona, me Kodin e te Drejtes Romake, shihen ne aspektin e te drejtes te familjes (Kodi i familjes), pra Kodi i familjes ne Kanunet e Maleve Shqiptare, permban shume ligje dhe rregulla, qe jane pothuajse identike, me ato romake. Kete ngjashmeri e ka evidencuar kohe me pare Ernest Koliqi, studiuesi i apasionuar i Kanunit te Leka Dukagjinit dhe njohes i te drejtes Romake.

Sipas te drejtes romake, ne strukturen e familjes, kryefamiljari, “Pater familias” (Babai padron i familjes), ishte rregullatori suprem i familjes, “komandanti”, organizatori, administratori dhe gjykatesi unik per te dhene drejtesi, per te ndeshkuar pjestaret kur gabonin dhe qe ishin ne vartesi te“patria potestas”. Ne kete plan, i Zoti i shtepise ishte autokrat, me te drejta te pa kufizuar per te ndeshkuar femijet e tij (ius vitae et necis).

Sipas te drejtes romake, babai ishte Zoti absolut i familjes, kesisoj ishte padroni i vetem dhe absolut i pasurive te familjes. Gjitheçka, qe djali (ose djemt) e fitonin me pune, ose me tregeti, ishin te detyruar ta dorezonin ne patria potestàs, kesisoj administroheshin nga Kryetari familjes, ndersa femijeve nuk u perkiste asgje. Vetem ne raste te veçanta, kur i biri e fitonte kete te drejte me gjyq, i njihej e drejta e pronesie per pjesen e tij.

Ne te gjithe Kanunet e Maleve, sanksionohet qarte pozicioni i “pater familias” dhe i “patria potestas”, pra Zoti i shtepise-kryefamiljari, ishte Zoti absolut dhe i pasurive te familjes, pra i shtepise, i prodhimeve bujqesore, blegtorale, ose artizanale. Zoti i shtepise kishte te drejten dhe administronte te ardhurat e femijeve, qofshin rroga, apo dhurata, ose fitime me pune, qe i kishte ngarkuar i zoti i shtepise etj.  Ai kishte te drejta te fitoi, te akumuloi, te ndryshoi, te bleje, te shesi çdo pjese te pasurise etj, ndersa te gjithe pjestaret e tjere te familjes jane te privuar nga keto te drejta. Gjithashtu, Zoti i shtepise ka te drejta te vendosi mbi jeten e femijeve, e dergon djalin ne lufte se bashku me bashkefshataret, ku perfaqeson autoritetin dhe nderin e familjes; jep ndeshkime te rrepta kur djemt gabojne, madje ka te drejte t’i leje pangrene nje ose dy dite; u a hiqte armen  per nje ose dy jave (denimi me i rende dhe teper fyes per djemt). Kur djemt perfshiheshin ne grindje e skandale, i Zoti i shtepise kishte te drejte ta lidhte djalin, ta izolonte (burgosje) ne shtepi, ose ta perzinte nga shtepia.

Sipas te Drejtes Romake, vetem kush ishte “pater familias”, i gezonte plotesisht te drejtat civile dhe politike.

Ne Kanunet e Maleve, sanksionohet: vetem i Zoti i shtepise ka te drejte te marri pjese ne Kuvend, ne jeten sociale te fisit, fshatit, krahines, provines. Zoti i shtepise e perfaqeson familjen me te gjitha te drejtat dhe detyrat ne kohe paqe e ne kohe lufte (Nyja 33, § 60 te Kanunit te Lek Dukagjinit).

  1. Ne te Drejten Romake, preçizohet se familja eshte qeliza e shoqerise, por grate nuk gezojne te drejta e nuk mund te jete kurre “patria potestas”. Gruaja perjashtohej nga te gjitha te drejtat antike, nuk mund te ushtronte asnje lloj sherbimi publik. Ky ligj ishte aq i forte e imponues, sa te dy Perandorite Romake te Perendimit e te Lindjes, jane drejtuar vetem nga Perandora dhe asnje here nuk u zgjodh nje Perandoreshe, madje dhe ne Senate zgjidheshin vetem burra dhe asnjehe nuk u zgjodh nje grua senatore.

Kanunet e Maleve Shhqiptare, familja sanksionohet si guri themelor i shoqerise, por gruaja eshte pa te drejta, pra nuk ka shanse te barabarta ndermjet Zotit te familjes dhe gruas se tij, apo zonjes se shtepise.

Kanunet e ndalojne gruan te marrin pjese ne jeten publike, duke u shprehur konkretisht:“…nuk marrin pjese ne Kuvend, nuk kane te drejte te akuzojne, nuk mund te jete porota, nuk mund te jete deshmitare dhe nuk ka te drejte trashegimie” (Art. 34, § 61 – KLD).

Ne dukje keto ligje te Kanunit te Maleve, jane teper te rrepta, por historia ka vertetuar se jane dhe tolerante, si deshmon  historia e Nores te Kelmendit, e Shote Galices dhe e grave te te tjera shqiptare, qe kane marre pjese aaktive dhe ne Kuvendet e kane luftuar krah burrave per lirine e vendit.

Si theksuam dhe ne se ka ekzistuar nje Kod i te drejtes Ilire, ai do te kete qene me tolerant e me i perparuar se Kodi i te Drejtes Romake, pasi Iliria ka dijt t’i nderoje grate e veta e ka pasur Mbretereshen Teuta, nder te rallat mbreteresha te atyre koheve antike, por dhe te mesjetes.

Sipas te Drejtes Romake, autoriteti i “pater familias” shtrihej dhe ne nipat, sternipat dhe kusherinjt, qe ishin pasardhes te linjes mashkullore (linja e gjakut), pra me prejardhje nga i njejti baba,ose i njejti gjysh. Ky autoritet shtrihej dhe ne femijet qe ishin te adaptuar nga Zoti i familjes.

Sipas Kanuneve te Maleve shqiptare, eshte sanksionuar qarte pozicioni i “pater familias”, i perfaqesuar nga i Zoti i shtepise, apo kryetari i familjes, i cili e ushtronte autoritetin e tij mbi te gjithe pjestaret e familjes, si dhe te gjithe familjet e tjera te linje se gjakut, qe vazhdojne te jetojne rreth te njejtes vater zjarri, ose nen te njejten çati (si thuhet ne gjuhen popullore, jetojne ne nje oxhak).

Sipas te drejtes romake, me vdekjen e kryefamiljarit, grupi familjar nuk shperbehej, por ne bllok kalojne ne varesine e kryetarit te ri, qe trashegonin direkt kete rol. Edhe pasurite e familjes kalonin teresisht nen admini-strimin e kryetarit te ri. Ai qe zevendesonte kryetarin e familjes, ishte ose pasardhesi i pare ne rradhe i kryefami-ljarit (“pater”), ose nje mashkull tjeter, qe kryetari e kishte zgjedhur vete me parë dhe e kishte lene amanet, qe ta zevendesonte pas vdekjes.

Sipas Kanuneve te Maleve Shqiptare, pas vdekjes te Zotit te shtepise, grupi familjar vazhdonte bashkejetesen dhe e tere pasuria mbetej e perbashket, ashtu si kishte qene me pare. Pas vdekjes te kryefamiljarit, ne vend te tij vendosej djali i pare adult, i cili merrte ne dore drejtimin e shtepise dhe administrimin e pronave e te pasurive te tjera (nyja 6, § 63 tagri i djalit te pare).

Ne kete menyre kuptohet se “pushteti” i kryefamiljarit ishte i trashegueshem vetem ne linjen mashkullore.

Ne te drejten romake, trashegimtari ishte jo vetem i formes aktive, por dhe i formes pasive, si ndodhte kur kryefamiljari nuk kishte femije meshkuj, pra nuk kishte trashegimtar.

Ne Kanunet e Maleve shqqiptare, kur kryefaamiljari nuk kishte femije meshkuj, pas vdekjes se tij, drejtimin e faamiljes e merrte nipi me i madh ne linjen e gjaku (djali i vellait), ndersa kur nuk kishte asnje trashegimtar, atehere drejtimin e shtepise e merrte kushriri me i madh ne moshe e ne linje te afert gjaku, madje ne se krye familjari kishte lene borxhe, ato paguheshin duke hequr pjese nga pasuria e kaluar me testaament kusherinjeve me te afert (Art 36 – 42, K.L.D).

Kodi i shoqerise romake, perjashtonte nga trashegimia te gjithe pjestaret e linjes femerore (linja e qumeshtit).

Ne Kanunin e Maleve Shqiptare, vepronin te njejtat ligje, pra linja e qumeshtit nuk gezonte te drejten e trashegimise, e shprehur konkretisht, kishte te drejte trashegimie nipi i linjes se gjakut (pasardhes nga djemt) dhe jo nipat e vajzave, pra te linjes se qumeshtit.

Si ne Kodin e te drejtes Romake dhe ne Kanunet e Maleve Shqiptare, sanksionohet se kur nje shtepi mbetej pa trashegimtare meshkuj (shuhej), detyren e kryefamiljarit dhe te administratorit te pasurive, e merrte kusheriri i pare mashkull, ndersa ne rastet ekstreme, kur dhe ne rradhet e kusherinjeve nuk ka meshkuj, atehere Kanuni i Maleve percakton “njiqind breza në kjofshin, kanë tagër mbi gjâ, prone e pasuní të pangut të shuem”(Nyja 42 e Kanunit te Lek Dukagjinit), çka do te thote dhe kushuriri me i larget i fisit, por duhet te jete ne linjen e gjakut.

Me kete studim, nuk kam si qellim te analizoj Kodin e te Drejtes Romake, por kam synuar te trajtoj me tendence disa elemente ngjashmerie, per te treguar se ka nje lidhje historike dhe llogjike ndermjet te drejtes Romake, te Drejtes Ilire dhe Kanuneve te Maleve. Mendimi im eshte se ka ekzistuar nje kod tradicional Ilir, i cili ka marre shume elemente nga e Drejta Romake, duke i asimiluar e pershtatur ne kushtet e veta sociale e politike, kulturore. Prania e shume elementeve te drejtes antike greke dhe romake ne Kanunet e Maleve, nuk eshte nje rastesi e per me teper, ruajtja e tyre ne nje forme pak a shume te pandryshuar, ose me sakte te pershtatura ne kushtet historike dhe sociale te shoqerise iliro – arberore, i japin karakter original te drejtes zakonore shqiptare, te zbatuarara ne te gjitha Kanunet e Maleve Shqiptare.

Dihet se ligjet mbeten te qendrueshme per kohe te gjate, ne ndryshim nga etika, arti e kultra, qe modifikohen, rinovohen, pasurohen, duke ndikuar ne progresin shoqeror.

Orgjina e vjeter dhe stabiliteti i ligjeve, shprehen qarte ne Kanunet tona, ku theksohet “…ashtu si na i kane ligje te paret” dhe me tej “ligjeve te vjetra, te reja nuk i shtohen”, qe do te thote, se nuk mund t’i ndryshonin ligjet e vjetra te Kanuneve te Maleve. Te paret tane iliro-arber, i moren keto ligje, i ruajten me besnikeri dhe i transmetuan te pandryshuara nder shekuj, ne perberje te Kodit te Drejtes Zakonore Shqiptare, si e drejte tradizio-nale, unikale nder popujt e Europes, deri ne gjysmen e pare te shekullit XX.

Dekadenca e Perandorise Romake te Perendimit dhe te Perandorise Bizantine, ndikuan qe popujt e Ballkanit te organizheshin ne regjime te tipit feudal. Ne rradhe te pare, keto proçese u konkretizuan me statute ne popullaten qytetare , ndersa pjesa me e madhe e popullates qe banonte ne male, kishte mbetur e organizuar ne tribù (fise), dhe gjithnje e me shume po shkeputeshin nga varesia e pushtetit qendror, duke fituar autonomi, te veteorganizuar dhe veteadministruar ne baze te ligjeve te drejtes zakonore lokale, pra me Kanunet e Maleve.

Please follow and like us: