Sali Bollati: Përkujtimi i Çamërisë Shqiptare nëpërmjet Javës Çame
Përkujtimi i Çamërisë Shqiptare nëpërmjet Javës Çame mbajtur në sallën e Kuvendit Shqiptar; ishte një nismë e domosdoshme për Ringjallje. Çamëria si krahina më jugore e trojeve etnike shqiptare me gluhën e Perëndisë që vazhdon të flitet si edhe me ëmertimet e vendbanimeve shumë të pastra në shqipen e kulluar; vërteton më së miri vazhdimësinë iliro-epirote të saj. Mbreti Pirro i Epirit (Shqipes simbas Çamërishtjes IPJE) së bashku me Skënderbeun e madhërishëm i vetëquajtur edhe ‘Princ i Epirit’ qëndrojnë si simbole të vërteta të shqiptarësisë. Pa harruar se nëpërmjet luftërave ndihmëse, mundësuan vendosjen e shqiptarëve arbëreshe në Italinë e Jugut. Të cilët edhe sot jo vetëm nuk e harrojnë gluhën e Perëndisë (në ndryshim të plotë nga “Greqia, pjestare demokratike“ e BE-së), por e trashëgojnë edhe mbasi kanë emigruar në Amerikën e largët!
Atje Arqipeshkopi Aleksandër i Kishës Ortodokse Arbëreshe, ndjekës i Fan Nolit në verifikimin e Identitetit Kombëtar Shqiptar deklarohet me Krenari Kryepeshkop+ Aleksandër i Shqiptarëve:
“Çamët janë Shqiptarë dhe vendi i tyre është Çamëria”.
“Çamëria është një plagë e hapur që na pikon zemra gjak në secilin prej nesh”.
Në Liturgjinë Hyjnore të mbajtur në Kishën Ortodokse Arbëreshe në Buenos Aires të Argjentinës ai thërret:
“Çamëri, je Drita e Kombit Shqiptar! Plagët e Çamëve nuk mbyllen kurrë! Çamëria është një plagë e hapur që pikon në secilin prej nesh! Homazh për të gjithë ata martirë që u masakruan! Sot kujtojmë me nder dhe respekt dhe shumë dhimbje, në Argjentinë dhe në botën mbarë, përvjetorin e Gjenocidit Çam, gjenocid i shovinizmi grek mbi popullsinë shqiptare filluar më 27 Qershor 1944; zervistët nazisto-shoviniste greke, tinëz ranë natën në Paramithi, si kasapët në thertore, me hanxharë; të vrarët arritën mbi 600 vetë… Nuk duhet harruar, sepse përveç vrasjeve, na masakruan dhe na pushtuan! Duhet ne si komb të reagojmë për zbardhjen e këtij krimi antinjerëzor dhe ta kthejmë dinjitetin kombëtar edhe në Çamëri! Ne të gjithë shqiptarët e kemi detyrim të bëjmë homazhe! Nderim e shumë respekt pa fund për të gjithë ata që u përzunë me forcë nga trojet e shtëpitë e tyre! Nuk harrojmë Genocidin e Popullit Çam, është Gjak Shqiptari! Çamëri, nuk të harrojmë kurrë!
Mbas këtij himni hyjnor dhe paradave vjetore në bulevardet e New Yorkut me Flamurin Kuq e Zi; shoqëruar me CHAMERIA IS ALBANIAN; me pjesëmarjen e mijëra shqiptarëve atdhetarë të migruar këtu; si mund të kuptohet qëndrimi mospërfilles i kishës ortodokse që në dallim nga Kisha Katolike Shqiptare dhe Qendra Islamike Shqiptare ku mbahen Liturgji për Martirët e Çamërisë. Pasqyrohet qartë se si vepra historike e Fan Nolit me ngritjen e Kishës Ortodokse Shqiptare (kur ende nuk ishte njohur Shqipëria si shtet) për vërtetimin e Identitetit Kombëtar Shqiptar. Dhe fatkeqësisht, padrejtësisht e në kundërshtim me kanunoren e Kishës Ortodokse Shqiptare; e ka rrëmbyer antishqiptari Janullatosi i “shqiptarizuar” me gotën e rakisë së Metës dhe puthadorën e Berishës.
Kështu që hapi i rifilluar për mbrojtjen dhe zgjidhjen e Problemit të Çamërisë Shqiptare; duhet zyrtarizuar ligjërisht që nga spastrimi i enteve fetare, njohja dhe mbrojtja e shqiptarëve në trojet e pushtuara ga grekët e serbët dhe parashtrimi para institucioneve ligjore ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.
Dhe të gjitha këto masa duhet të parapriten nga nje bashkim i sinqertë vlerësimit atdhetar shqiptar jo vetëm të Çamërisë; por i gjithë shqiptarëve të çdo krahine, pa dallim fetar e krahinor. Dhe ky bashkim duke filluar me Edukimin Atdhetar. Ekzistojnë shumë shkrime, libra, filma dhe diskutime nëpërmjet internetit si për Historinë, Gjuhën, Traditat dhe Kulturën Çame si nga autorë me prejardhje Çame ashtu edhe nga intelektualë atdhetarë të nderuar që duhen arkivuar dhe mbledhur në një bibliotekë; duke u mundësuar njerëzve që të njihen, studjohen dhe pse jo edhe ndonjë korektimi në bazë të deshmive e kujtimeve të jetuara. Biblioteka të shoqërohet si Qendër Kulturale; ku jo vetëm të njihen e të pijnë kafe, por edhe të shkëmbejnë mendime me kujtimet e së kaluares dhe zgjidhjes së afërt, me nga një Qendër Kulturale me bibliotekë dhe arkiva të sakta në rrethet ndryshme. Pa harruar takimet me Shqiptarët Çamë të Krishterë që vazhdojnë të jetojnë atje; por që ndihen shumë nostalgjikë me kulturën, muzikën dhe gjuhën shqipe.
Kam bindjen se nëpërmjet njohjes, me objektiv atdhetar shqiptar; mbështetur nga organet qeveritare dhe bashkimin tonë; do arkivojmë dokumentat e domosdoshme për zgjidhjen e problemit kombëtar të Çamërisë Martire Shqiptare.
Qershor 2022.