Në kuvend lexohet teksti i përbashkët i katër partive politike
Në Asamblenë e Përgjithshme të Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë u lexua teksti i përbashkët i katër partive politike.
Në tekstin e lexuar nga Kryeparlamentari Ismail Kahraman, shkruhej si më poshtë.
“Ne, Partia për Drejtësi dhe Zhvillim, Partia Republikane Popullore, Partia e Lëvizjes Nacionaliste dhe Partia e Popujve Demokratikë, dënojmë fuqishëm tentativën për grusht shteti që filloi mbrëmjen e datës 15 korrik dhe u neutralizua mëngjesin e datës 16 korrik që kishin në objektivë vetë popullin tonë të shenjtë, vullnetin kombëtar, shtetin tonë dhe veçanërisht deputetët që përfaqësojnë vullnetin e popullit dhe Kuvendin e Veteranëve.
Populli ynë ka qëndruar përballë grusht shtetit dhe ka penguar nismën e puçit të përgjakshëm. Ky popull i shenjtë që mbron me jetë e tij Republikën dhe institutet e saj meriton së tepërmi çdo lloj lavdërimi dhe mirënjohje. Ne i jemi mirënjohës dëshmorëve që dhanë jetën për të mbrojtur atdheun dhe nuk do ti harrojmë kurrë këta heronj. Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë, me autorizimin e marrë nga populli ynë i shenjtë dhe heroik, ka zhvilluar detyrën nën bomba dhe plumba dhe ka treguar edhe një herë që është një kuvend i denjë për popullin e tij. Kuvendi ynë, si një shpirt dhe një trup i vetëm, me një kurajë të madhe ka shfaqur një qëndrim të ndjeshëm kundër grusht shtetit”.
‘Vendosmëria e shfaqur nga Kuvendi kundër tentativës është shumë e vyer’
Vendosmëria e shfaqur nga Kuvendi kundër tentativës së grusht shtetit është jashtëzakonisht e vyer në emër të zhvillimit edhe më shumë të demokracisë. Të gjithë duhet ta dinë se ashtu si sot, ndaj çdo dore që do të zgjatet kundër popullit tonë, vullnetit kombëtar, kuvendit të veteranëve, do të gjendet vullneti i hekurt i Kuvendit. Kuvendi i Madh Popullor i Turqisë do të vazhdojë të pasqyrojë besimin e pathyeshëm të popullit në demokraci. Të gjitha grupet e partive politike të Kuvendit do të kalojnë në histori me një qëndrim dhe gjuhë të përbashkët kundër grusht shtetit. Ky qëndrim i përbashkët do të përforcojë edhe më shumë vullnetin kombëtar dhe popullin tonë. Kuvendi është në krye të detyrës dhe do të bëjë që ata që tentuan të sulmojnë popullin dhe sovranitetin të marrin dënimin më të rëndë. Kjo komunikatë e përbashkët është prova më konkrete që në Turqi asgjë nuk do të jetë më si më parë. Si katër parti të ndryshme me bindje të ndryshme, me tërë deputetët, me tërë institutet tona jemi pranë vullnetit kombëtar. Ne i dalim dhe do ti dalim për zot vullnetit kombëtar. Populli të jetë i qetë për këtë gjë.
Ne kërkojmë nga populli ynë që të qëndrojë larg reagimeve jo demokratike dhe veprave të dhunës që nuk i kanë hije popullit tonë. Dëshmorët i kujtojmë me respekt dhe rahmet. Të plagosurve i urojmë shërim të shpejtë. Që këtu përshëndesim të gjitha vendet mike dhe vëllezërit tanë që qëndrojnë pranë Turqisë dhe kanë shprehur ngushëllimet e tyre.
Nënshkruar nga:
Kryetari i Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë Ismail kahraman
· Kryetari i grupit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım)
· Kryetari i grupit të Partisë Republikane Popullore Kemal Këllëçdarollu (Kemal Kılıçdaroğlu)
· Kryetari i grupit të Partisë Nacionaliste Popullore Devlet Bahçeli
· Zëvendëskryetari i grupit të Partisë së Popujve Demokratikë İdris Baluken.