Albspirit

Media/News/Publishing

Ramiz Lushaj: Ambasadorë amerikanë për shqiptarët (1)

George Fred WILLIAMS: SHQIPTARËT

 

Ambasador i SHBA në Greqi e Malin e Zi 1913-1914

George Fred WILLIAMS (1852-1932) nga Dedham-Massachusetts në SHBA. Ai ishte mësues në shkollën e West Brewster, Massachusetts (1872-’73), gazetar i “Boston Globe” më 1875. Ai botoi “Citimet e Williams për Rastet Massachusetts “ (1878), vëllimet nga 10 deri te 17 të “Përmbledhjes Vjetore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të viteve 1880-1887”, etj. Ai, për një kohë të gjatë, u angazhua dhe me politikë duke arritur të jetë në Dhomën e Përfaqësuesve në Massachusetts-SHBA, ka punuar jurist, etj. Ai u emërua nga Presidenti Woodrow Wilson ambasador i SHBA në Greqi e Mali i Zi (1913-‘14) dhe Vëzhgues i Komisionit Ndërkombëtar të Kufi njve të Shqipërisë Londineze. (a. l.)

 

 

“Shqipëri, lejomë të kthej syt’ e mi,

Mbi ty, o nënë e rreptë burrash t’egër!”

BAJRON – “Shtegtimet e Çajld Haroldit”

  1. TOKA DHE NJERËZIT

(Ambasadori amerikan George Fred Williams (“The Shkypetars” i George Fred Williams u botua në revistën amerikane “Harper’s Weekly” (editor i të cilës ishte Norman Hapgood) në 5 numra të saj (prill-maj) të vitit 1915. Kjo revistë ishte publikim i “New York Post”, (në Fourth Ave and 20th Street, New York). (Ardita Lushaj – shkurtimisht – a.l.).

 

“O, këta të egër!»- ka qenë klithma e çdo pushtuesi që i ka shtyrë në dëshpërime viktimat e tij, të cilët ishin aq trima sa të mos skllavëroheshin dot prej tyre. Rrëfenja e dhimbshme e Shqipërisë nuk i është treguar popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo ka qenë e panjohur, e papublikuar në shtypin e vendit të Bajronit dhe Fuqive të tjera të Mëdha, të cilat kishin vendosur ta fshinin nga faqja e dheut këtë popull heroik.

Në sallat e errëta të diplomacisë Europiane, ndër shekuj me rradhë, ka qënë i mbyllur e i torturuar fati i Shqipërisë. Edhe tani, sy përlotur, me dhimbje, e pafuqishme, i shtrinë përpara duart thatanike për drejtësi dhe liri; po ende më kot. Shpërblimi për këto mëkate është vdekja dhe vetëm një parashikim mund të tregojë se qëndrimi i keq i Europës buron nga rrënjët e politikës së ndjekur prej saj kundër Shqipërisë.

Dua ta them këtë histori, edhe pse vetëm në vija më të përgjithshme; dua të përshkruaj tokën, origjinën, gjuhën, zakonet dhe historinë e këtij populli, intrigat e Europës për ta mbajtur atë të skllavëruar nga Turqia, mundimet dhe kërkesat për Pavarësi dhe për Liri, dhe në fund, se si mund ta ndihmojë Amerika duke i prirë këtij populli në rritje dhe progres.

  1. TOKA E SHQIPTARËVE

Valona (Vlora) ishte një pjesë e vogël e Vendit, prej së cilës pushtuesit e huaj krijuan emrin Albania në shekullin XI. Emri i vërtetë i këtij vendi është Shqipëri dhe populli i saj quhet Shqiptar.

Toka dhe bijtë e Shqipes – Shqipëria, shtrihet mes Malit të Zi dhe Austrisë më thellë në Veri; Serbia në Lindje dhe Epiri Grek në Jug; përgjatë bregut Lindor të Adriatikut, për më shumë se 200 milje. Gjendet shumë afër bregut Italian, ku qytetet dhe portet nga Brindizi deri në Venedik duket se krenohen me mirëqenien e tyre para kufi njve të tjerë të shkretuar të fqinjëve të tyre.

Si në Jug, ashtu dhe në Veri të Shqipërisë, ka porte të bukur. Gjiri i Drinit dhe Liqeni i Shkodrës, (Ambasadori amerikan George Fred Williams, gjatë ushtrimit të detyrës së tij diplomatike në Malin e Zi (10 maj – 28 shtator 1914) ishte dhe në qytetin antik e të ri të Shkodrës, në Ulqin e Tivar. (a. l.) të cilët, tani janë pothuajse të paarritshëm, duhet të jenë pikë referimi për tregtinë ndërkombëtare; katër porte të tjerë përgjatë bregdetit janë pa skela dhe pa përmirësime. Lumenjtë janë të mbushur e të pavozitshëm. Pyje të mëdhenj po kalben nga trungu. Fusha të mëdha e lyshtërore shërbejnë vetëm si një tokë për kullotë për tufat e dhenve. E vetmja arë e lëruar është toka e djegur e Romës së Lashtë. Minierat e punuara nga Romakët dhe Venecianët janë zhdukur nga pamja dhe nuk dihet se ku janë ato. Përveç “Rrugës Egnatia”, një mbetje e pushtimit Romak, nuk ka tjetër rrugë. Fuqi të mëdha ujërash derdhen kot. Nuk ka asnjë impiant elektrik. Nuk ka asnjë bankë dhe në qarkullim ka shumë pak para. Nuk ka një zyrë të vetme postare të vendit, po vetëm të huaja. Ka shumë pak gazeta dhe libra. Ka shumë pak makina. Vendi nuk ka as qeveri.

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë, i shquari San Xhuliano, (3)  përshkroi se si arriti në Shkodër, në qytetin kryesor, nga bregu, majë kalit, përgjatë livadheve, lumenjve, shkurreve dhe baltës, mbi një shteg të mbyllur, ku përgjatë gjithë rrugës së tij rridhte një lumë i mrekullueshëm, pengues si dhe i pakalueshëm, i cili, në brigje të vogla, mund të bëjë të mundur që të kalojnë nga qyteti në breg anije prej më se tre mijë tonelatash. E pamundur!

Një shkretëtirë në zemër të Europës: kjo akoma një fakt. Në të vërtetë kjo ndodh, sepse ky vend ka mundësitë më të mëdha se çdo shtet tjetër i Ballkanit, por Europa e ka parë të udhës që me çdo kusht ta bëjë këtë vend të mjerë e të shkretë. Ky vend zë një prej pozitave gjeografi ke më të mira në Europë; është rruga e tregtisë së Ballkanit dhe porta e kalimit për në Lindje. Akoma sot nuk ka asnjë hekurudhë që ta përshkojë Gadishullin Ballkanik nga Veriu i Adriatikut në vijim të linjës Austriake.

Kur Princ Vidi (4) dhe përfaqësuesit e Gjashtë Fuqive të Mëdha e bënë Durrësin kryeqytetin dhe mbretërinë e tyre, ata zunë një vend të pistë, një katund i fëlliqur, si Epidamnusi I lashtë. Ciceroni, dy mijë vjet më parë, e përshkroi atë si një “vend të lirë e të këndshëm”. Në atë kohë ishte një qendër e madhe tregtare, por tani, sikurse fqinji i tij i dikurshëm, Tivari në Veri, qëndron si një monument i tmerrshëm i rrënimit turk.

San Xhuliano, përndryshe Antonio Paternó-Kastelo, Markeze di San Xhuliano i Gjashtë (1852-1914), diplomat e politikan italian, ministër i Jashtëm i Italisë (1905-’06, 1910-’14). Ai e përkrahu fuqishëm Pavarësinë e Shqipërisë më 1912. Në pranverë 1914 ishte në qytetin bregdetar të Durrësit, në kohën e Princ Wid-it, ku bëri dhe një koleksion të pasur me fotografi historike, tematike e artistike.(a.l.) 4 Princ Vidi (Wilhelm Wied) (1876-1945), princ gjerman nga familje protestane, u caktua nga Fuqitë e Mëdha në tetor 1913 në krye të shtetit shqiptar.

Ai mbretëroi në Shqipëri nga 7 marsi 1914 deri më 3 shtator 1914.(a.l.)

Sot, në tokën e Epirit, 600.000 njerëz jetojnë mjerisht. 4.000.000 jetojnë në mirëqenie nën Pax Romanën. Do të shohim më vonë se jo natyra, por ari i zi e çoi këtë vend nga lavdia e hershme në një rrënim të plotë.

Kjo tokë u shkatërrua dhe u copëtua nga Traktati i Berlinit, nga ndarjet e Ballkanit dhe të Marrëveshjes së Londrës, dhe askush nuk mund ta thotë sipërfaqen e saj aktuale apo popullsinë. Ndoshta mund të jetë e madhe sa Shtetet e Massachusetts dhe Connecticuts, sa të dyja bashkë, dhe popullsia e saj mund të shkojë nga 500.000 deri në 1.500.000 banorë. Shkodra ka 40.000 banorë. Me pak përjashtime është një vend i përbërë nga fshatrat. (Vepra “Shqiptarët” e ambasadorit amerikan George Fred Williams u shkrua prej tij kur ishte ambasador i SHBA në Greqi e në Malin e Zi dhe Vëzhgues i Komisionit Ndërkombëtar në Durrës. Media anglo-saksone e kanë cilësuar këtë vepër të tij si “Manifest” i Çështjes Shqiptare. Për shkrime me e qëndrime të ambasadorit Williams kanë shkruar: “Sacramento Union” në Kaliforni (3 korrik 1914), “Daily Telegraph” – Londër, 22 korrik 1914, “Herald Democrat” – Colorado në SHBA – 23 korrikut 1913, etj. (a.l.) Në këtë botim-kolanë “Ambasadorë Amerikanë për Shqiptarët” (Vëll.I) botojmë vetëm kapitullin e parë të veprës “Shqiptarët” të ambasadorit amerikan George Fred Williams, pasi do të vijojmë botimin e kapitujve të tjerë në vëllimet e ardhshme. (ACABS).

  1. ORIGJINA E SHQIPTARËVE

Në kohët parahistorike, para se poetët e Homerit të këndonin për perënditë mitike dhe për heronjtë, përpara se të shkruhej gjuha Greke, jetonte një popull i quajtur Pellazg. Herodoti i lidh Pellazgët me historinë që parapriu qytetërimin Grek; muresë e ashpër me pamje nga Panteoni në Akropol të Athinës që akoma quhet Pellazgjik. Këta ndërtuan mure të trashë dhe të mëdhenj që quhen çiklopikë, dhe për të cilët prof. Pokok thotë që janë ndërtuar kur Grekët e Homerit akoma nuk ekzistonin.

Prej kësaj race të fuqishme parahistorike të mbijetuarit e vetëm janë Shqiptarët. Vetëm në vitet e fundit u mësua se Pellazgët ishin Ilirianët e Vjetër, dega e parë e kolonizatorëve Indo-Europianë, perandoria e të cilëve shtrihej që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe në Veri deri në Danub. Studimet e studiuesve modernë, si prof. Max Muller dhe prof. Pott, në gjuhën Shqipe, kanë përcaktuar këtë origjinë. Këta ilirianë shkuan dhe në Itali. Si Toskë ata ende shfaqen në Shqipëri, ndërsa në Itali ata mbijetuan si Toskë, Toskanë, Etruskanë. Kërkime më kot për Zotët e Greqisë në etimiologjinë e kësaj gjuhe; te Shqiptarët ato janë të dukshme dhe kuptimet e tyre janë të qarta. Chaos është Haapsi- (Kaopsi)- hapësira, boshllëk; Erebus (djali i Chaos) – er-het-os, i errët, errësirë; Uranos, i-vran-os, ré, qiell; i vrenjtur; Zeus – zaa, zee, Zootzë, rrufe; Athena, Athina- E thëna; Nemesis, Nemes me prapashtesë greke) – Mallkim; që tërheq djallin; Muse Mosois – instruktor, frymëzues; Aphrodite, Afr-dite-Afër ditës.

Do të ketë një ripërpunim të veprave të Homerit kur të jetë studiuar Gjuha Shqipe dhe kur do të jenë zhvarrosur gojëdhënat e saj. Herodoti nuk e dinte që emrat e heronjve të veprës së Homerit shfaqeshin qartë në gjuhën Pellazge. As studiuesit nuk e dinë që këto janë të ruajtura në gjuhën e tanishme shqipe. Madje edhe emri i Homerit mund të gjendet në Shqip: I – mirë, “I miri”, i cili në formën greke “I-mir-os” do të thotë “Poema e mirë”.

Në gjuhën shqipe shfaqet: Agamenon si Ai-ge-mendon, ai që mendon; Ajax si I-gheaches, Gjakderdhësi; Hector si Hekder, Mposht; Priamos si Bir-i-amës, Djalë i TokësAutokton; Achilles si I.kheals, I rënë nga Qielli; Odysseus, I-oudhis (eus, prapashtesa greke) Udhëtari; Ithaka, I-thank, Idhnak; Troilis, Droili (os) Frikacak.

Shumë fjalë të tjera mund të shtohen tek kjo listë domethënëse. Nuk është çudi që njerëzit që mësonin shqip këmbëngulin që kjo është gjuha origjinale e Homerit. Grekët i morën nga Pellazgët Epikat më të mëdha. Çfarë vlen më shumë për arkeologët, kur toka e Shqipërisë të hap thesaret e historisë pellazge!

Këto dhe shumë prejardhje të tjera të qarta e provojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e lashtë dhe fl asin gjuhën e paraardhësve të tyre. Edhe më përpara se të njiheshin fi set Helene në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, pa dyshim ishte kryeqyteti i Mbretërisë madhështore të Ilirisë. Shqipja ishte gjuha amtare e gjithë të pushtetshmit Aleksandër dhe të Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj në histori, ishte i fundit që sfi doi ushtrinë e pushtuesve Romakë.

Një tragjedi, përtej përfytyrimit të trillimit, është që kjo racë e fortë dhe e vjetër mbrrini në një shkretim, e cila mund të konsiderohet si skandali i Qytetërimit Europian. Nuk është çudi që pushtuesit otomanë ndaluan çdo gërmim në token Shqiptare, e cila mund t’iu kujtonte këtyre njerëzve lavditë e tyre të hershme.

  1. NJERËZIT E SHQIPËRISË

Ata nuk janë turq, siç mendohej; dikur ishin të gjithë të Krishterë, por ndër shekuj shumica e tyre u bënë pjesë e Myslimanizmit; gjithësesi ata kanë krijuar një fe të veten, të cilën Kostandinopoja nuk e njeh, por quhet si e pa fé. Shumica e malësorëve janë Katolikë Romakë, ndërkohë në Shqipërinë e Jugut (Epiri), Kisha Greke pranohet masivisht. Gjuha Shqipe dallon nga të gjitha gjuhët e tjera Europiane, ashtu si ajo Busse, Kelte apo Baske.

Ata nuk kanë literaturë, libra të ruajtur të monarkëve katolikë. Nuk është përcaktuar ende asnjë alfabet. Turqit nuk kanë lejuar që Gjuha Shqipe të shkruhej apo të fl itej në disa shkolla. Vetëm disa mund të shkruajnë apo të lexojnë.

Historia e Shqipërisë përbëhet nga shumë pushtime, gjakderdhje dhe grabitje. Rapsodët tregojnë vetëm histori lufte. Të gjitha mizoritë e tmerrshme të Europës e kanë mbushur këtë vend me zjarr dhe luftime. Për 450 vjet Otomanët kanë ndikuar për Heroin Kombëtar, Gjergj Kastrioti- Skënderbeu, i cili i ka udhëhequr ata për njëzet e pesë vjet, duke marrë armatime anë e mbanë botës.

Ky është një popull luftëtar, janë të zotë, krenarë dhe trima si rrallëkush në botë. Malësori asnjëherë nuk e lenë shtëpinë pa armën e tij, bariu e ruan i armatosur bagëtinë e tij. Lufta ka qenë lutja e tyre e vetme, ata thonë: “aty ku është shpata është besimi”. Djali shqiptar rritet pa kurrëfarë edukimi apo disipline, përveçse përdorimit të armëve. Ai, në ushtrinë Turke, mësoi si me plaçkitë, si me vjedhë, pasi në shtëpitë dhe vendin e vet janë zyrtarët, ofi cerët, taksambledhësit, që i pengonin për sigurimin e kursimeve të tyre, në punimet jetike e zhvillimin e industrisë.

I rritur në atmosferë dhune e vjedhjesh dhe përballë robërimit otoman, shpesh herë dhe uria e ka shtyrë atë që të fi tojnë jetesën e tij si të mundet e ta merrte dhe nga pushtuesit. Nuk është çudi që vjedhja ndaj Turqve konsiderohej si një patriotizëm i lartë. Pa dyshim që këta malësorë janë të rreptë, të ashpër, në sulme dhe në mbrojtje.

Nuk mund të lihet pa thënë që ata dhe kanë zakone të këqija që kanë ardhë dhe prej vet pushtuesve otomanë, të cilët e krijonin këtë klimë dhe e krijonin këtë varfëri të madhe. Revista politike “Harper’s Weekly” (3 janar 1857 – 13 maj 1916), me themelues Fletcher Harper, botim i kompanisë “Harper & Brothers” në New York të Amerikës, e publikoi në vitin 1915 veprën “Shqiptarët” të ambasadorit amerikan George Fred Williams.

  1. NJERËZ FISNIKË

(Fotot me tekstet e tyre përkatëse dhe referencat përfundi faqeve të kapitullit të parë të veprës “Shqiptarët” të George Fred Williams janë të siguruara e të konceptuara nga përkthyesja e këtij libri të ambasadorit amerikan, nga Ardita Lushaj…

Lord Bajroni (1788-1824), përndryshe Lord Byron, George Gordon Byron, veprën “Shtegtimet e Cajld Harold” (“Childe Harold’s Pilgrimage”) e botoi për herë të parë në Londër – Mbretëri e Bashkuar e Britanisë së Madhe, në vitin 1812, me 555 faqe. (a. l.) Ambasadori amerikan Xhorxh Fred Williams e përshkruan me detaje kostumin kombëtar shqiptar të Shqipërisë së Jugut, pasi në këto treva ka qëndruar më gjatë në vizitat e tij të detyrës diplomatike si përfaqësues I Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Vëzhgues i Komisionit Ndërkombëtar të Kufi njve të 1913-tës. (a. l.)

Morali i lartë, qëndresa, fisnikëria e shqiptarëve u mbajtën lart dhe u mbrojtën fort edhe në kushtet e pushtimit të gjatë tiranik e zhvleftësues, duke mos i humbur shpresat edhe në vështirësitë më të mëdha të zhvillimit ekonomik e kulturor. Ata e mbajtën lart emrin Shqiptar, mbetën njerëz me virtyte të pastra, njerëz krenarë, të drejtë, me kokën lart. San Xhuliano thotë se shqiptarët janë egoistë të rradhës së parë. Është e qartë se ata nuk janë një racë që tremben dhe as nuk përulen. Trimëria e tyre nuk ka kufi , ata e përballojnë vdekjen dhe torturën pa u trembur. Besa e tyre është më e shenjtë se sa bëmat e mëdha të popujve të qytetëruar. Mikpritja e tyre vazhdon deri sa mos t’u mbetet më asgjë për vehte.

Virtytet e grave të tyre janë tradicionale dhe vdekja është dënimi i shpejtë në rast tradhtie apo imoraliteti. Ndjeshmëria e tyre në ç`nderime apo poshtërime është shumë i madh dhe përfundojnë në gjakmarrje. Askund tjetër në botë nuk ka një grua kaq të mbrojtur dhe e sigurtë nga fyerjet siç ndodh në Shqipëri. Ai që vret një grua i bie vlefta si njeri, e humb emrin e famën e tij.

Bajroni e njohu nga afër dhe e nderoi shumë besnikërinë e shqiptarëve:

“Të rreptë bijt’ e Shqipes! Por vetitë

Nuk u mungojn’ veç t’ishin më t’arrira:

Armiku s’ua pa kurrizin ndonjë herë?

Kush e duron si ata mundin’ e luftës?

Shkëmbinjt’ e tyre s’jan’ më të patundur

Nga ata në çast rreziku dhe nevoje:

Ç’armiq për vdekje, pos a miq besnikë!

Kur besa e nderi i thërret të derdhin gjakun,

Si trima, turren ku t’i çojë i pari i tyre”.

Kaq i madh ishte admirimi i Bajronit për Popullin Shqiptar, sa që Shelli e thërriste atë me një emër të dytë: “Albi”. Malësori është ndryshe nga qytetari. Veshja e tyre është ajo që Greqia e ka përshtatur si kostumin kombëtar. Fustanella, një fustan i bardhë me pala që mbrri deri tek gjuri, çorape të bardha iu mbulojnë puplat e këmbëve, këpucë me maja me topa, me tufa mbi to; rrypi i mesit i stolisur me armë, xhamadani me krahë (mëngë) të lëshuara mbrapa, qeleshja (plisi i bardhë).8

Këtë v eshje ka dhe Garda e Mbretit të Greqisë. Këta njerëz ende jetojnë nën formën patriarkale; babai i familjes është i nderuar, trajtohet me respekt dhe me bindje. Vajzat nderojnë dhe iu binden nënave dhe prindërit janë të fundit që ndjehen në nevojë. Respekti për moshën është një karakteristikë e këtyre njerëzve; të cilët janë të dashur me njëri-tjetrin, e ndihmojnë njëri-tjetrin kur janë në telashe, i respektojnë më të mëdhenjtë dhe ua mbajnë amanetet e atyre me ndershmëri të lartë. Në gjuhë dhe sjellje ndaj njëri-tjetrit ata janë të hijshëm dhe një fyerje sjell ndëshkim të ashpër dhe të tmerrshëm. Gjuha abuzive nuk përdoret as për shaka.

Mikpritja është në nivele të larta në Shqipëri. Një plagosje e mikut është fatkeqësia më e madhe jo vetëm ndaj mikut, por edhe ndaj të gjithë fi sit. Ai që e rrëmben apo e vret një mik është i dënuar për t’u nxjerrë jashtë fi sit, e pret një vdekje e paevitueshme. Burrat janë të fuqishëm. Gegët e Veriut janë më të gjatë se Toskët e Jugut; në të njëjtën kohë janë më të zymtë, kokëfortë dhe më të egër. Një shkrimtar e ka përshkruar lëvizjen e malësorëve duke i krahasuar ata me dhitë e egra që ngjiten në shkëmbinjtë më të mprehtë dhe zbresin pa frikë nga këto vende, ku asgjë e gjallë nuk mundet të mbijetojë aty. Besa e dhënë është një institucion i shenjtë; kur njëri ka besën e një antari të përulur të njërit fi s, turpi më i madh e pret atë që e shkel në besë atë person të atij fi si. Besa e shqiptarit jo vetëm që mbahet me besimin më të lartë, por në qoftë se është nevoja edhe mund të japë jetën. Një udhëtar nën besën e atyre është në mbrojtje të shenjtë.

  1. ZAKONET- GJAKMARRJA

Gjakmarrja (apo Ghiak) është një traditë e shqiptarëve, por e rregulluar me ligj dhe zakone, siç mund të jetë konstituimi praktik i kodeve për dënim personal të vrasjes, aty ku shteti nuk ndërhyn realisht. Kjo “lex talionis” ka qenë ndër vite i punuar jo vetëm në ligje dhe tradita, por në fe. Përmasat e viktimës konsiderohen si të mos kenë ku të mbështeten derisa të qetësohen nga gjaku i të vdekurit.

Në Shqipëri jo vetëm i vdekuri iu sjell gjakmarrjen trashëgimtarëve apo familjes së të vdekurit, por mbahet edhe si çështje nderi te gratë dhe i ndëshkon fyerjet. Gjaqet shpesh shtrihen në fi se, ndëshkimi i gjakmarrjes shpesh herë ka kaluar fshatra e krahina të ndryshme.

Rregullat turke nuk jepnin drejtësi; ndërkohë i nxiste këto insti-tucione, ndihmuar nga armiqësi të jashtme dhe nga ndarjet, për t’i mbajtur njerëzit në nënshtrim. Me shfaqjen ashtu siç duhet të legjislacionit për krimet, kjo praktikë me shumë mundësi do të zhduket, siç ishte rasti në Mal të Zi.

  1. GRATË SHQIPTARE

Ndërsa, sikurse Ballkanasit, gruaja i bën të gjitha punët, por ajo shikohet me respekt dhe zë një pozitë më të lartë se gruaja e Lindjes. Një grua mund të shëtisë prej një ane të Shqipërisë në tjetrën në siguri të plotë dhe një burrë që e shoqëron atë është gjithashtu i mbrojtur. Në qoftë se një vajzë e braktis të fejuarin e saj, ajo futet në gjak me familjen e tij. Nusja nuk merr pajë dhe burri i paguan një shumë të madhe babait të nuses; për të vejat paguhet gjysma e çmimit. Mëmësia është nderi kryesor i jetës së një gruaje, krahasuar me atë që dashuria dhe bukuria luan një pjesë të vogël. Nderi i saj rritet kur rriten edhe fëmijët e saj. Nuk ka gra më të virtytshme sesa në Shqipëri.

  1. PREJARDHJA E FUQISHME

Gjaku i Shqiptarëve është burrëror. Ai e ka pajisur Turqinë me disa prej gjeneralëve më të mirë si dhe vezirë të saj. Vëllezërit e tyre Toskanë në Itali vendosën themelet e madhështisë së Romës; pesë Perandorë Romakë ishin bijë të fshatarëve Ilirianë; ata e kanë forcuar racën Italiane. Në fushat dhe malet e Atikës gjuha e tyre dominon; ata kanë lënë emra lavdie në rrugën e lirisë së Greqisë; në përpjekjet e Greqisë për pavarësi. Shqiptarët përzihen me të tjerët, si në raste luftërash, por nuk i bashkojnë me ta gjakun e zakonet e tyre të traditës. Në kushte të pushtimit të gjatë, të një tiranie të madhe, ndër luftëra, i kanë ruajtur gjuhën dhe traditat e tyre çka tregon tregon aftësinë e madhe të një race të pathyeshme. Ne duhet të shohim se si Europa e përdori këtë çelës të Ballkanit për të mbajtur mbyllur portat e mëshirës dhe të dritës mbi një popull, i cili tani kërkon Liri dhe Pavarësi për Vendin e Tij.

Përkthyer në gjuhën shqipe nga Ardita LUSHAJ *

*Përkthyer në shqip nga Ardita LUSHAJ – antare e Bordit Drejtues të Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikane e Britanike (ACABS) në Tiranë. Master në Marrëdhënie Ndërkombëtare-Diplomaci-Politikë e Jashtme, në “Albanian University” në Tiranë. I ka krye studimet e larta në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Përkthyese në gjuhët anglisht, italisht e spanjisht. Ndër vite ka botuar disa artikuj në gazetat “Atlantik”, “Republika” «Gazeta e Alpeve» etj. Autore e librit “Pranvera Arabe dhe Politikat Botërore të shekullit XXI” – monografi . Botimet “Nacional”. Tiranë, 2015. (r. l.

Please follow and like us: