Kaltrina Meka: Nexhat Halimi dhe libri poetik “Pikturimi i vetmisë”
Ëndrra apo amshimi
Nexhat Halimi, poezi, botoi Shtëpia Botuese Fad, Prishtinë, 2022
1.
Libri “Pikturimi i vetmisë”, i Nexhat Halimit ngërthen në vete një tufë të larmishme të poezive, në të cilat ka ngjarje të ndryshme, ka ankthe, ka dhembje, ka dashuri, verë dhe dimër. Duke filluar nga poezia e parë dhe të dytën me të cilën hapet libri “Gjashtëdhjetë vjet më vonë” dhe “Ëndrra apo amshimi” për
të vazhduar deri në fund të librit, të gjitha poezitë kanë për tematik njeriun e tokës tonë. Poezia e autorit në fjalë në përgjithësi njihet për shtjellimin dhe trajtimin e vuajtjeve në të cilat ka kaluar populli shqiptarë në përgjithësi.
Libri nuk ndahet në cikle, por diku-diku hasim në tingëllima të realizuara me përpikëri duke respektuar normat e caktuara të rimave dhe ritmin e tingëllimave (Poezi lirike me katër strofa, prej të cilave dy të parat kanë nga katër vargje e dy të dytat nga tre vargje zakonisht njëmbëdhjetërrokëshe e me sistem rimash të ndryshme- sonet. Ndërsa kurora tingëllimash kanë katërmbëdhjetë këngë ku secila fillon me vargun e fundit të këngës paraprake, dhe në fund kurora është magjistrali i cili përbëhet nga vargu i fundit i secilës tingëllimë). Me këto tingëllima forma klasike të poezisë dhe shumë të rralla tek ne
Nexhat Halimi filloi dhe krijimtarinë e vet letrare, që nga libri i parë lexuesi është njoftuar me stilin e shkrimit të tij, njërin ndër autorët me të shquar të brezit te vetë dhe jo vetëm. Këto poezi e ngritin në piedestalin më të lart autorin, i cili tash më tek ne njihet si njëri ndër krijuesit më të mirë dhe më produktiv të të gjitha llojeve të letërsisë.
Nexhat Halimi ka të botuara deri më tani mbi shtatëdhjetë libra në poezi për fëmijë dhe të rritur, tregime për fëmijë dhe të rritur, disa romane dhe disa drama për fëmijë dhe të rritur, pra kemi të bëjmë ma një autor shumë dimensional. Dihet se një nga parimet e njohura të krijimtarisë së Nexhat Halimit
është ai që e quajtën kritikët letrarë, “parimi i ajsbergut”. Fuqia e një ajsbergu, ka shkruar Heminguej, qëndron pikërisht në faktin që vetëm një e teta e tij lundron mbi ujë kurse shtatë të tetat, nën ujë. Edhe forca e një vepre letrare, sipas tij, qëndron pikërisht në gjërat që shkrimtari nuk i thotë shprehimisht po i lë te nënkuptohen. Sipas tij, vepër e madhe letrare është ajo që pjesën më të madhe të saj e le nën ujë". Pikërisht këtij parimi, më tepër se çdo vepër tjetër e Halimit i përmbahet libri me poezi “Pikturimi i vetmisë”, në të cilën duket sikur ka shumë vende bosh dhe shumë gjëra të pathëna gjer në fund që lexuesi mund t’i plotësoj vetë gjatë leximit. Të mos harrojmë se këtë parim e ndjekin edhe veprat e tjera të autorit, që janë mbi shtatëdhjetë, sidomos romanet, “E çara në zotin”, “Vigma e fajkoit”, “Demi i Tërbuar” dhe librat me poezi “Dega e varur mbi varr”, “Udhëtimi në vete”, “Kaq vetëm Fedorë”, etj. Libri ka njëzetë e katër tingëllima, këto vargje klasike të cilat Nexhat Halimi i realizon në mënyrë precize duke i respektuar rimat dhe formën, pjesa tjerët është me vargje të lira të ndara në strofa të ndryshëm. Diku nga mesi i librit është poezia “Kulla” e cila ndahet në disa pjesë. Këtu autori e thotë në mënyrë artistike të kaluarën e hidhur të popullit tonë dhe të tashmen, në lirinë të larë shumë herë me gjak. Dorëshkrimi mbyllet me poezitë “Prisja i vdekur para varrit”, “Ëndërr e vizatuar në gur” dhe “Nuk të dëgjon fyelli yt”. Poezi këto që flasin jetën e rëndë të njeriut tonë të robëruar e të ndjekur nga thika gjakatare e pushtuesve të ndryshëm.
Libri ka 140 faqe dhe është i shkruar me një stili mjaft joshës, me emocione të forta. Një libër i shkruar me shumë përkushtim ku në të secili lexues e gjen vetën pothuajse në secilën varg, në secilën faqe, në secilën poezi. Libri i përmbush të gjitha kriteret e librit të mirë dhe ia vlen të lexohet dhe rilexohet, ky libër në poezi është një pasurim i radhës i letërsisë shqipe te ne.
2.
Autori krijimtarinë e vet poetike e ka të lidhur me çastet, me datat dhe imazhet e përditëse, me ndjenjat intime, me dhembjet dhe shprehjet e reagimeve për
çështjet që na trazojnë gjatë vlimeve e rrjedhave të tyre, në udhëtimet e gjata të jetës. Kjo ka bërë që ta emërtojë librin me “Pikturimi i vetmisë”, ngase dallgët e këtilla ndodhin pikërisht n Pikturimin, në zjarrin ne të cilin hyjmë ndërmjet. N. Halimi secilën ditë e lidhë me synime të reje, me vargje të reja, ndërsa secilën fjalë, varg, poezi, secilën shenjë në mbarë krijimtarinë e vet artistike e ka matur një kohë të gjatë mirë e mirë, ia ka dëgjuar ritmin dhe muzikën e brendshme, ia ka dëgjuar secilin tingull dhe vetëm atëherë do ta ketë hedhur në letër, që të bëjë jetë jashtë shpirtit dhe gjakut të tij, të bëhet pjesë e pandarë e lexuesit. Dhe kjo, padyshim, ka bërë që poezia e tij të rrjedh siç rrjedh lumi herë fare i qetë, herë me shkulma dhe gurgullima, deri në bubullimë, deri në vërshim. Ai, vetë është ai lumi, i cili ndonjëherë rrjedh qetë, ndonjëherë shpërthen. Kështu, poeti shpreh botën e vet të brendshme, shqetësimet, dilemat, zhgënjimet. Në këtë sferë të rrethit nëpër të cilin ecën dhe shkruan poeti gjithherë është i pranishëm uji dhe zjarri. Ndërmjet këtu ndonjëherë të shfaqet edhe thatësia. Në librin “Pikturimi i vetmisë” të autorit Nexhat Halimit kemi vargje që mund të themi se janë pa dyshim perla të poezisë së sotme shqipe.
Veprimtaria e Nexhat Halimit është e pasur. Ai ka shkruar libra në prozë dhe në poezi. Vepra e tij është e vlerësuar, përmes shkrimesh që e ngrisin lart
vlerën e poezisë. Është pashtu dhe mjaft e pranuar. Çdo varg i tij është zot në vetën e vet. Poetika e Halimit letërsinë e bën më të afërt, më më të bukur, më
të bubullimshme. Natyrisht dhe më të pëlqyeshme për lexuesit…
Po e mbylli këtë ese të shkurtër të kohës së poetit. “Jam mbytur me pyetje e kurrë asgjë kurrkujt nuk i thashë, sa jemi të ndryshëm aq jemi dhe të njëjtë.
Çdo poezi imja, thotë poeti, në vetvete ka përjetimin, shëlbimin dhe të pashprehshmen e ashpër”, thotë një poet. Nexhat Halimi është autor i mbi shtatëdhjetë veprave letrare. Është përfaqësuar në shumë antologji në poezi dhe prozë, është fitues i shumë shpërblimeve brenda dhe jashtë vendi.