Ndrek Gjini: William Bland, enveristi i fundit në Londër
Kush ishte William Bland
William “Barbosa” Bland (Bill Bland), (28 Prill 1916 – 13 Mars 2001) ishte një marksist-leninist dhe doktor okulist britanik, i njohur si Enveristi me i paepur ne gjithe Briatanine e Madhe.
Bland lindi në Ashton, Lancashire dhe ndoqi shkollën per Gjuhesi në Mançester. Babai i tij ishte drejtor i një shtypshkronje, por humbi punën gjatë periudhes se viteve te Depresionit te Madh ne fillimin e viteve 1930. Per kete shkak William Bland u detyrua të linte shkollën për të gjetur punë qe në moshen 15 vjecare. Pas një vizite në Bashkimin Sovjetik në 1937, William Bland emigroi në Zelandën e Re në vitet 1938-39. Ai u kthye serish në Angli në vitin 1950.
Para se të bëhej një figurë kryesore e lëvizjes komunisto-enveriste anti-revizioniste në Mbretërinë e Bashkuar, Bland ishte anëtar i Partisë Komuniste të Zelandës së Re dhe Partisë Komuniste të Britanisë së Madhe.
William Bland e konsideronte Mao Ce Dunin një deviacionist të majtë ndërsa pohonte ende se Enver Hoxha ishte një Marksist-Leninist i vërtetë në traditën e Karl Marksit, Vladimir Leninit dhe Joseph Stalinit. Linja e Bland ndaj Mao Ce Dunit ishte problematike pasi Enver Hoxha dhe Mao ishin aleatë strategjikë në atë kohë. Pozicioni i Bland u forcua pas prishjes se marredhenjeve kinezo-shqiptare dhe ai formoi Lidhjen Komuniste të Britanisë së Madhe.
Bland ishte një nga themeluesit e organizates “Shoqeria Shqiptare” ne Angli, dhe tre vjet pas themelimit të saj ai u bë Sekretar i Pare i saj, një post të cilin e mbajti pothuajse vazhdimisht për 30 vjet deri në rënien e regjimit komunist në Shqipëri. Ai ishte kryeredaktor i revistës së organizates “Shoqeria Shqiptare”, te titulluar “Jeta Shqiptare”.
Ai gjithashtu shkroi një fjalor anglisht-shqip i cili përfshinte informacione mbi jetën, kulturën, politikën dhe historinë shqiptare. Së bashku me komunistin enverist Amerikan, Jack Shulman, ai mori pjesë në Aleancën Marksist-Leniniste te (Amerikes se Veriut) dhe mbështeti Luftën Ndërkombëtare Marksiste-Leniniste (ISML).
Në 1991, ai ndihmoi në krijimin e organizates “Shoqëria Staliniste”, megjithatë, ai u përjashtua më vonë nga kjo organizate nga një fraksion Maoist i saj.
Bland ishte bashkëautor i nje libri te botuar ne Londer me titullin “Web Tangled: Histori e Marrëdhënieve Anglo-Amerikane me Shqipërinë (1912-1955)”.
Historiani Peter R. Prifti e përshkruan trajtimin qe i ben ky liber incidentit të Kanalit të Korfuzit si “një ekspozitë mjeshtërore të atij incidenti tragjik. Prifti thote se ne liber ka mjaft te dhena te hollesishme dhe dokumente interesante rreth kesaj ngjarje. Ky liber shton ai eshte nje studim i mirë-hulumtuar nga W Bland dhe I. Price dhe sjell shumë fakte te pathena me pare qe hedhin drite mbi shume te fshehta rreth ketij “incidenti”. Përveç punimeve teorike dhe historike, Willam Bland shkroi një numër dramash, drejtoi dy filma dhe prodhoi një balet.
Si “e njoha” une William Bland
Para disa vitesh nje mik dhe koleg i imi ne Galway, profesor ne Universitet i lendes se historise me thote nje mengjes se me ka sjelle nje dhurate. U cudita ne fillim. – Cfare dhurate te jete kjo? –thashe me vehte. Ai nxori nga canta nje liber me kapak te kuq. Ishte libri “Historia e Partise se Punes se Shqiperise” ne anglisht. Nje botim i shkelqyer dhe mjaft i kushtueshem i shtypur ne Londer ne vitin 1970. Libri ishte i mbajtur mjaft mire.
Me tha se ia kishte dhururar William Bland, gjate nje vizite qe ai kishte bere ne Dublin prane organizates se Partise Komuniste te Irelandes. Ai me foli hollesisht perreth Bland dhe drejtuesve te tjere te larte te Partise Komuniste Marksiste Leniniste te Anglise dhe Irelandes. Foli per shpenzimet marramendese qe ato benin dhe vizitat e tyre te shpeshte ne Shqiperi. I financonte Enver Hoxha, me tha ai. Kishin shume para. Na thonin se Shqiperia eshte vendi me i pasur ne bote. Ne ishim te rinj 18-20 vjecar, u besonim. Tani qeshim me vehte pasi me vone e kuptuam realitetin. Gjithesesi ne ate kohe ne na pelqente pasi ato na paguanin dreka, darka e hotele te kushtueshme per ne te rinjte “komuniste”.
Ky profesor i nderuar i lëndës së historisë tanimë është nje anti-komunist i flaktë, pasi e ka kuptuar se idetë e tij “komuniste” te moshes rinore ishin nje mashtrim. Ndaj dhe librin “Historia e Partise se Punes se Shqiperise” ne anglisht ma dhuroi si nje gjest shakatar.
Ai madje per t’i shkuar me tej shakase me tha se kur vdiq William Bland ne Mars 2001, nga Shqiperia mberriten telegrame ngushellimi nga kater Parti Komuniste Shqiptare dhe familjaret e tij nuk dinin se cila prej ketyre Partive Komuniste ishte ajo e verteta, pra ajo ne te cilen Bland kishte besuar.
Dhe ne fund si per te bere shaka edhe me veten dhe idealet komuniste te moshes se tij rinore ai e mbylli biseden me mua me nje shprehje te George Bernard Shaw-t duke me thene: “Nëse në moshën 20 vjeçare nuk je komunist, atëherë nuk ke zemër. Por nëse në moshën 30 vjeçare je përsëri komunist atëherë nuk ke tru…”