Poezia e Lawrence Ferlinghettit vjen në shqip nga Senad Guraziu
Lawrence Ferlinghetti, në v. 1959 – fotoja City Lights]
Ferlinghetti: Qeni
Lawrence Ferlinghetti, [1919–2021, ShBA]
Qeni ecën lirshëm rrugës
dhe sheh realitetin
dhe gjërat që sheh
janë më të mëdha se ai vetë
dhe gjërat që sheh
janë realiteti i tij
Të dehurit në portat
Hënat nëpër pemë
Qeni çapitet lirshëm rrugës
dhe gjërat që sheh
janë më të vogla se ai vetë
Peshku në letër-gazetë
Milingonat nëpër vrimat
Pulat në dritaret e Chinatown
kokat e tyre një bllok larg
Qeni lëviz lirshëm rrugës
dhe gjërat që i nuhat
diç si aroma e atij vetë
Qeni çapitet lirshëm rrugës
pranë ujë-gropëzash dhe bebeve
maceve dhe cigareve
pishinave dhe policëve
Nuk i urren policët
Thjesht s’ka ndonjë dobi prej tyre
dhe kalon pranë tyre
dhe pranë lopëve të vdekura, varur të plota
përballë Tregut të Mishit në San Francisko
Më mirë do e hante një lopë të butë
sesa një polic të ashpër
edhe pse të dy “opsionet” njësoj
Dhe kalon pranë fabrikës Romeo Ravioli
dhe pranë Coit Tower
dhe pranë Kongresmenit Doyle
Ai ka frikë nga Coit Tower
por s’ka frikë nga Kongresmeni Doyle
anise çfarë dëgjon shumë dekurajuese
aq dëshpëruese
gala-absurd
për një qen të ri, të trishtuar si ai
për një qen serioz si ai
Por ai ka botën e vet të lirë për t’jetuar
Pleshtat e vet për t’i kafshuar
Ai s’do lejojë “kafaz goje” në surrat
Kongresmeni Doyle është
thjesht një hidrant rruge më shumë
Qeni çapitet lirshëm rrugës
ka jetën e vet për ta jetuar qençe
dhe për të menduar
dhe për të reflektuar
duke prekur, dhe shijuar, dhe testuar gjithçka
duke hetuar gjithçka
pa përfitim prej dëshmie të rreme
një realist i vërtetë
me një përrallë realiste për të treguar
me një bisht të vërtetë rrëfimtar
një jetë e vërtetë lehjesh
qen demokrat i angazhuar
në sipërmarrjen e lirë reale
me diç për t’thënë rreth ontologjisë
diç për të thënë rreth realitetit
dhe si duhet parë ai
dhe si duhet dëgjuar
me kokën e vet përkulur anash
në cepat e rrugëve
thuase i gatshëm të fotografohet
për Victor Records
i tëri vesh duke përgjuar për
Zërin e të Zotit të Vet
duke i ngjasuar pikëpyetjes së gjallë
në gramafonin grandioz
të ekzistencës së mistershme
me bririn bosh dhe mahnitës
që gjithmonë sikur gati ta shpojë
njëmendësinë si përgjigje fitimtare
për gjithçka.
dhe sheh realitetin
dhe gjërat që sheh
janë më të mëdha se ai vetë
dhe gjërat që sheh
janë realiteti i tij
Të dehurit në portat
Hënat nëpër pemë
Qeni çapitet lirshëm rrugës
dhe gjërat që sheh
janë më të vogla se ai vetë
Peshku në letër-gazetë
Milingonat nëpër vrimat
Pulat në dritaret e Chinatown
kokat e tyre një bllok larg
Qeni lëviz lirshëm rrugës
dhe gjërat që i nuhat
diç si aroma e atij vetë
Qeni çapitet lirshëm rrugës
pranë ujë-gropëzash dhe bebeve
maceve dhe cigareve
pishinave dhe policëve
Nuk i urren policët
Thjesht s’ka ndonjë dobi prej tyre
dhe kalon pranë tyre
dhe pranë lopëve të vdekura, varur të plota
përballë Tregut të Mishit në San Francisko
Më mirë do e hante një lopë të butë
sesa një polic të ashpër
edhe pse të dy “opsionet” njësoj
Dhe kalon pranë fabrikës Romeo Ravioli
dhe pranë Coit Tower
dhe pranë Kongresmenit Doyle
Ai ka frikë nga Coit Tower
por s’ka frikë nga Kongresmeni Doyle
anise çfarë dëgjon shumë dekurajuese
aq dëshpëruese
gala-absurd
për një qen të ri, të trishtuar si ai
për një qen serioz si ai
Por ai ka botën e vet të lirë për t’jetuar
Pleshtat e vet për t’i kafshuar
Ai s’do lejojë “kafaz goje” në surrat
Kongresmeni Doyle është
thjesht një hidrant rruge më shumë
Qeni çapitet lirshëm rrugës
ka jetën e vet për ta jetuar qençe
dhe për të menduar
dhe për të reflektuar
duke prekur, dhe shijuar, dhe testuar gjithçka
duke hetuar gjithçka
pa përfitim prej dëshmie të rreme
një realist i vërtetë
me një përrallë realiste për të treguar
me një bisht të vërtetë rrëfimtar
një jetë e vërtetë lehjesh
qen demokrat i angazhuar
në sipërmarrjen e lirë reale
me diç për t’thënë rreth ontologjisë
diç për të thënë rreth realitetit
dhe si duhet parë ai
dhe si duhet dëgjuar
me kokën e vet përkulur anash
në cepat e rrugëve
thuase i gatshëm të fotografohet
për Victor Records
i tëri vesh duke përgjuar për
Zërin e të Zotit të Vet
duke i ngjasuar pikëpyetjes së gjallë
në gramafonin grandioz
të ekzistencës së mistershme
me bririn bosh dhe mahnitës
që gjithmonë sikur gati ta shpojë
njëmendësinë si përgjigje fitimtare
për gjithçka.
– – –
© 1958 L. Ferlinghetti – Burimi: “A Coney Island of the Mind…”, 1958 – via Poetry Foundation, ShBA
© për përkthimin S. Guraziu – Ars Poetica, 2022
Please follow and like us: