Albspirit

Media/News/Publishing

RAMIZ LUSHAJ: AMBASADORË AMERIKANË PËR SHQIPTARËT (10)

Gregory F. DELAWIE, Ambasador i SHBA në Kosovë

PSE I DUHET GJYKATA SPECIALE KOSOVËS?

Gregory F. Delawie, i lindur më 1957 në Kaliforni, diplomat i karrierës. Shteti i rezidencës: Virginia. Ambasador i Jashtëzakonshëm e Fuqiplotë i SHBA në Kosovë: i martuar me 29 korrik 2015, i paraqiti Letrat Kredenciale me 21 gusht 2015, u largua nga misioni diplomatik me 20 shtator 2018. Ka shërbyer Zv/shef i Misionit në Ambasadën Amerikane në Kroaci (Zagreb) dhe Gjermani (Berlin).

Së pari, në emër të ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë, dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjes së z. Ivanoviqit, vrasja e djeshme e të cilit ështe tragjedi për Kosovën. E dënoj këtë vepër në mënyrën më të fuqishme. Askush nuk duhet ta shfrytëzojë këtë krim për qëllime politike. Jam këtu sot për të folur për drejtësinë. Jam këtu për të folur për viktimat. Jam këtu për të folur për përkushtimin e Kosovës ndaj drejtësisë dhe të ardhmes së saj si vend demokratik dhe evropian. Ky përkushtim është nën kërcënim serioz nga një nismë për ta zhbërë apo ndryshuar ligjin që autorizon Gjykatën Speciale. Kjo përpjekje paraqet shembull të tmerrshëm të rastit kur interesat vetanake mbizotërojnë mbi të mirën e përgjithshme dhe mbi interesat e Kosovës si shtet. Më lejoni të jem i qartë: deputetët që e mbështesin këtë nismë – dhe politikanët që i prijnë asaj, përkundër mohimeve të tyre – do t’iu nënshtrohen pasojave specifi ke dhe të ashpra nëse kjo nismë ka sukses. Ata e dinë këtë; ua kemi thënë këtë. Por, dëshiroj të fl as me ju, qytetarët e Kosovës, se përse Gjykata Speciale është e rëndësishme për Kosovën dhe përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë gjithçka që e kanë në fuqi për të siguruar që Gjykata të ketë mundësi ta përfundojë mandatin e saj. Pra, pse Kosova e ka krijuar Gjykatën Speciale? Kosova e ka bërë këtë për të bërë drejtësinë ndaj individëve që janë akuzuar se kanë kryer krime kundër individëve të tjerë gjatë kohës së luftës së Kosovës për liri. Gjykata Speciale nuk është për drejtësi për shtete, ushtri ose grupe etnike; ka të bëjë me drejtësinë për viktimat individuale. Kosova ka luftuar në vitin 1999 dhe ne kemi qëndruar krah jush. Kemi qëndruar me viktimat; kemi qëndruar përkrah drejtësisë. Askush nuk do të mundet ndonjëherë t’i rishkruajë librat e historisë për fushatën e mizorive të Republikës Federale të Jugosllavisë. Por, realiteti është se disa individë që kanë luftuar për kauzën e drejtë të lirisë së Kosovës kanë kryer krime të rënda kundër të tjerëve për të cilat duhet të japin llogari. E pikërisht për këtë gjë është Gjykata Speciale. Viktimat, rastet e të cilave mund të ndiqen penalisht nga Gjykata Speciale përfaqësojnë shumë etni: shqiptarë, serbë, romë dhe të tjerë. Të gjithë ishin njerëz të Kosovës. Të gjithë meritojnë trajtim të barabartë sipas ligjit. Të gjithë kanë të drejtën e njëjtë për ligj. Për këtë arsye Kosova ka krijuar këtë gjykatë. Gjykata Speciale është thellësisht e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kjo gjykatë na intereson sepse ndërhyrja jonë në vitin 1999 ishte bazuar në idenë se krimet e luftës kundër kujtdo, kudo, ishin sulm ndaj drejtësisë ndërkombëtare; mbajmë mend vuajtjet e një milion kosovarëve të dëbuar nga shtëpitë e tyre; të vendosur në male ose përtej kufi rit maqedonas; dëshironim drejtësi për ta. Ushtarët amerikanë vënë jetët e tyre në rrezik për ta mbrojtur atë parim dhe ua kemi borxh atyre që të vazhdojmë ta mbrojmë atë edhe sot. Na intereson sepse Kosova nuk mund të jetë vend ku pandëshkueshmëria është norm. Ta pranosh atë realitet do të thoshte kthim në udhëheqësinë e stilit të epokës së Millosheviqit, të cilën një gjeneratë e qytetarëve kosovarë ka luftuar për ta rrëzuar. Gjykata Speciale na intereson sepse duam që Kosova ta marrë vendin e saj të duhur si vend evropian duke iu bashkuar NATO-s dhe BE-së. Ndryshimi ose zhbërja e Ligjit për Gjykatën Speciale dhe demonstrimi i përbuzjes së saj për sundimin e ligjit do ta kthente Kosovën prapa me vite të tëra në integrimin e saj në institucionet evropiane. Nëse doni të anëtarësoheni në një klub, duhet të jetoni sipas rregullave të atij klubi. E njëra ndër rregullat më të rëndësishme në klubin evroatlantik është sundimi i ligjit. Nuk kam asnjë ide se kur do të ngriten aktakuzat; apo ndaj kujt; nuk dua ta di. Por, kurdo që kjo ndodh, pres që Kosova ti respektojë ato duke përmbushur premtimin e saj dhënë bashkësisë ndërkombëtare. E dimë se mekanizmat e tjerë të drejtësisë kanë ardhur e kanë shkuar. Asnjë sistem i drejtësisë nuk është i përsosur; disa janë më të suksesshëm se sa tjerët. Përderisa Tribunali ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë ka akuzuar dhe ka dënuar një numër të udhëheqësve të lartë për krimet e kryera në Kosovë, ka pasur shumë të tjerë që kanë kryer krime lufte dhe të cilët nuk janë përballur me drejtësinë. Por, siç ka thënë Sekretari Tillerson më 21 dhjetor, ne mbesim plotësisht të përkushtuar për gjetjen e kryerësve të krimeve mizore. Kjo sigurisht përfshin edhe kriminelët e luftës të të gjitha etnive që jetojnë këtu apo jashtë vendit që kanë kryer krime në Kosovë. Fakti se disa kriminelë të luftës i kanë ikur drejtësisë nuk iu jep të tjerëve pandëshkueshmëri. Të gjitha viktimat meritojnë drejtësi. Kosova duhet të jetë e gatshme për ta mbyllur këtë kapitull të historisë së saj, madje edhe nëse kjo nënkupton që disa udhëheqës të kohës së luftës të japin llogari. Disa thonë: pse të mos kemi gjykime këtu; mund ta bëjmë këtë vetë. Po mirë, ne kemi investuar shumë në sistemin e drejtësisë së Kosovës. Por, ky sistem ende nuk është treguar i aftë për të ndarë drejtësi në rastet e profi leve të larta dhe dëshmitarët vazhdojnë të jenë subjekt i frikësimeve, kërcënimeve dhe dhunës. Ende nevojitet një mekanizëm i jashtëm. Drejtësia; drejtësia për viktimat ka pritur mjaft. Prandaj, i bëj thirrje popullit të Kosovës për të këmbëngulur që udhëheqësit e tyre të mbrojnë të drejtën për drejtësi që e keni fi tuar me çmim kaq të lartë. Pyetini këtë: “Çfarë shteti dëshironi që të bëhet Kosova”? A dëshironi që Kosova të jetë vend ku sundimi i ligjit nuk zbatohet për ata që kanë pushtet ose miq politikë? A dëshironi që Kosova të jetë vend ku kriminelët nuk përballen me kurrfarë pasojash për krimet e tyre? A dëshironi që Kosova të jetë vendi i lënë prapa kur të tjerët t’i bashkohen Bashkimit Evropian? Apo mos dëshironi që Kosova të jetë vend ku respektohet sundimi i ligjit, që mbron të drejtat e viktimave dhe që e merr vendin e vet të duhur si anëtare e respektuar e bashkësisë ndërkombëtare dhe aleate me Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Ky është vizioni im për të ardhmen vendit tuaj. Nëse e ndani këtë vizion, qëndroni përkrah drejtësisë. Qëndroni përkrah viktimave. Qëndroni me mua kundër këtij tentimi për shthurjen e përkushtimit të Kosovës për Gjykatën Speciale. Nuk dua asgjë më shumë se sa të shoh Kosovën që ka arritur të bëhet shtet i drejtë, i njohur, dhe i suksesshëm. Jam këtu që të punoj me juve, dhe shpresoj se ju do të punoni me mua.

Fjala e ambasadorit Delawie lidhur me Gjykatën Speciale, Prishtinë, 17 janar 2018.

———————————–

Kate Marie BYRNES, Ambasadore e SHBA në Maqedoninë e Veriut 2020

Diplomatja e karrierës, Kate Marie Byrnes, ka shërbyer për 26 vite në sherbimin diplomatikik të SHBA, e vlerësuar me shumë cmime të ndryshme për veprimtarinë e saj. I ka përfaqësuar interesat e SHBA në Bolivi, Hungari, Spanjë dhe Turqi. Shërbeu si zëvendës shefe e Misionit të Shteteve të Bashkuara në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, 2007-2010. Ishte dhe zëvendës shefe e Misionit në Greqi, 2017- 2019. Prej korrikut 2019 është Ambasadore e SHBA në Maqedoninë e Veriut.

LETËR E HAPUR DREJTUAR POPULLIT TË MAQEDONISË SË VERIUT

Këtu në Evropë, në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën jemi duke u përballur me sfi dat thememlore të jetës, siç e kemi njohur. Ndikimi i COVID-19 në numrin e jetëve të humbura dhe në jetën tonë të përditshme- në shkolla, në shoqëri, në marrëdhëniet midis njerëzve- ishin të paimagjinueshme para gjashtë muajsh. Popujt e të dy vendeve, ashtu si dhe popujt e të gjitha kombësive të tjera të prekur nga këto ndodhi, janë bashkuar në zi për të vdekurit, në përkujdesin për të sëmurët, dhe shohin me shpresë të kujdesshme drejt kthimit në jetën e përditshme normale.

Më ka prekur shprehja e keqardhjes që më është dhënë këtu për viktimat në vendin tim. Ata që kanë humbur të afërmit e tyre këtu në Maqedoninë e Veriut janë gjithashtu në mendimet tona, dhe shpresojmë për shërim të shpejtë të atyre që po vuajnë nga ky virus. Dëshiroj edhe një herë të përshëndes punën e qeverisë për mënyrën si ka menaxhuar këtë krizë. Fakt është që kjo situatë është e re për të gjithë ne. Ndodhemi në një territor të panjohur. Vetëm duke punuar së bashku– përtej kufi jve kombëtar, vijave partiake dhe dallimeve tjera, dhe duke punuar së bashku sektori privat, joqeveritar dhe publik- mund të shpresojmë me sukses të ndalojmë përhapjen e këtij virusi dhe përfundësisht të gjejmë vaksinën. Pavarësisht se sa na kanë sfi duar këto ditë, akoma vazhdoj të shoh shenja shprese dhe mirësie. Më jep ngushëllim shprehja e mirëkuptimit kudo rreth nesh: fqinji i cili kontrollon nëse fqiu tjetër i moshuar ka ndonjë nevojë; punonjësit shëndetësor që po trajtojnë të infektuarit me dhembshuri dhe përkujdes; të punësuarit nëpër markete, vozitësit e kamionëve, të punësuarit nëpër farmaci, dhe shumë të tjerë që vazhdojnë të shkojnë në punë me qëllim që jetët tona të mund të vazhdojnë me aq normalitet sa është e mundur në këto kohëra të pasigurta; dhe shumë e shumë shembuj të tjerë të gjesteve të thjeshta të njerëzishme. Kufi zimet në jetë më kanë dhënë mundësi të mësoj gjëra të reja, përfshirë edhe mënyra të reja të komunikimit dhe mbajtjes së lidhjeve në kohë të distancimit social. Na mungon mundësia për tu takuar. Në vend të takimeve, i gjithë ekipi i Ambasadës tonë po mëson të punojë nga shtëpitë, të mbajmë takime dhe të diskutojmë përmes video-konferencave me qëllim që të mbajmë lidhjet tona dhe të vazhdojmë të krijojmë të reja. Këto ndryshime nuk janë të lehta për asnjërin prej nesh, por të gjithë kuptojmë nevojën për sakrifi ca të përbashkëta për të mbrojtur kategoritë më të ndjeshme dhe për të minimizuar përhapjen e virusit. Së bashku me miqtë dhe aleatët e tjerë, Shtetet e Bashkuara po bëjnë pjesën e tyre për të ndihmuar qeverinë këtu që të menaxhojë këtë krizë të paparë. Javën e kaluar kisha kënaqësinë të paralajmëroj një donacion në vlerë prej 1.1 milionë dollarësh amerikanë në grante për Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe UNICEF-in për të luftuar COVID-19 në Maqedoninë ë Veriut. Këto fonde do të përdoren për të ndihmuar laboratoret kombëtare për testim të gjerë, për të trajnuar dhe pajisur ekipet që hetojnë rastet dhe identifi kojnë kontaktet, për të ndihmuar në zbatimin e proceseve të kontrollit nëpër kufi njtë e vendit, dhe për të përmirësuar komunikimin me komunitetet e margjinalizuara që mund të jenë në veçanti të ndjeshme në rast se përjetojnë përhapje në shkallë të lartë. Ndihma nuk vjen vetëm nga qeveria jonë. OJQ-të nga SHBA, fondacionet private, dhe universitetet gjithashtu janë një ndër siguruesit më bujarë të ndihmës në mbarë botën, dhe kjo krizë nuk është përjashtim në këtë bujari. Si për shembull, Universiteti Brown dhe projekti HOPE sapo kanë kompletuar një kurs online rreth mënyrave për të luftuar Covid-19 për 40 mjekë dhe infermierë në Maqedoninë e Veriut. Këta punonjës shëndetësor po shfrytëzojnë atë që kanë mësuar për të trajnuar të tjerët në mbarë vendin, dhe po ndihmojnë në ngritjen e njohurive dhe aftësive të punonjësve shëndetësor që luftojnë këtë sëmundje në vijat e para. Sektori privat gjithashtu po i bashkangjitet përballimit të sfi dës, bizneset mbarë vendit po bëjnë gjithçka në mundësitë e tyre për të ndihmuar ata që janë në linjën e parë të frontit në këtë pandemi. Shumë kanë dhuruar fonde dhe pajisje për mbrojtje personale, kanë dhuruar produkte, kanë adaptuar linjat e prodhimtarisë, apo kanë ngrirë çmimet. Disa, si Google dhe Apple janë pajtuar të përshpejtojnë ofrimin e aplikacioneve të ndryshme në lidhje me koronavirusin në app store. Të tjerë, përfshirë KFC, janë fokusuar në rujatjen e shëndetit dhe mirëqenies të atyre që japin ndihmën e parë, të mjekëve, dhe infermierëve duke ju dhuruar ushqim të shëndetshëm. Fatmirësisht, angazhimi ynë nuk është diçka e re; ai është ndërtuar në investimin e SHBA-së dhe mbështetjes për shëndetësinë dhe sistemet për menaxhim të krizave në Maqedoninë e Veriut përgjatë më tepër se dy dekadave të kaluara. Përgjatë kësaj periudhe, kemi siguruar më tepër se 11 milion dollarë amerikanë për sektorin shëndetësor, pjesë e ndihmës së përgjithshme prej më tepër se 730 milion dollarësh amerikanë. Këto kontribute përfshijnë fi nancimin e rinovimit të laboratorit shtetëror që tani po proceson shumicën e testeve për COVID-19. Pasi ky rrezik të kalojë, do të kemi sasi të konsiderueshme pune për të bërë. Shtetet e Bashkuara do të mbeten partner i palëkundur edhe pasi perfundimisht ky rrezik te zbehet. Ekipi im dhe unë veçmë jemi duke menduar për ato që vijnë pas dhe si mund të ndihmojmë që gjërat të kthehen në normale. Në mes të kësaj krize, vendi juaj edhe zyrtarisht iu bashkangjit NATO-s dhe morri ftesë për të fi lluar bisedimet për tu bërë aëtare e Union Europian, dy arritje për të cilat keni punuar dekada me rradhë. Jam e bindur që nga kjo përvojë do të dalim më të fuqishëm, partneriteti ynë do të jetë edhe më i thellë, dhe së bashku mund të ndërtojmë mundësi të reja për t’ju ndihmuar të realizoni aspiratat tuaja për një të ardhme të fuqishme, të gjallë dhe të qëndrueshme.

Shkup-Maqedoni e Veriut, 15 prill 2020.

——————————-

Philip S. KOSNETT, Ambasador i SHBA në Kosovë 2020

Ambasadori Amerikan Philip Scott Kosnett është ambasadori i pestë i SHBA në Koosvë, 2018-2021 u emërua në korrik 2018 nga Presidenti Amerikan Donald Tramp; u konfirmua nga Senati Amerikan në shtator 2018; filloi detyrën e lartë të ambasadorit në Prishtinë më 27 nëntor 2018 dhe u largua nga Mision Diplomatik më 17 shtator 2021. Më herët, ambasadori Kosnet, ishte ZëvendësAmbasador dhe I Ngarkuar me Punë i SHBA në Turqi, 2016-2018.

VIZITA E SENATORIT BOB DOLL MË 1990-n PARAQET PIKËKTHIMI PËR LIRINË E KOSOVËS

Kryeministër Hoti, zëvendëskryeministra, ministra, z. Haradinaj, zonja dhe zotërinj, mirëdita. Ndjehem jashtëzako-nisht i nderuar që jam sot këtu dhe që jam pjesë e kësaj ngjarjeje të paharrueshme historike. Më lejoni t’ia fi lloj duke i falënderuar udhëheqësit, si nga qeveria ashtu edhe nga sektori privat, që e mundësuan këtë ditë. Veçanërisht dëshiroj ta falënderoj artistin Luan Mulliqi, një mik i kahmotshëm të i Amerikës dhe urë-lidhëse ndërmjet vendeve tona. Luani, siç e pamë, ka punuar një amanet të hatashëm për një njeri të hatashëm.

Sot nuk po e shënojmë vetëm shpalosjen e shtatores, por po e shënojmë edhe jetën e një heroi amerikan dhe miku të vendosur të Kosovës. Pikërisht në ditën e sotme, para 30 viteve, senatori Bob Doll erdhi për herë të parë në Kosovë. Kjo është e rëndësishme, sepse shumë njerëz kanë vënë në pah se vizita e tij në 1990-n paraqet pikëkthimi për lirinë e Kosovës. Vizita e tij ia hapi sytë bashkësisë ndërkombëtare për abuzimin e vazhdueshëm të të drejtave të njeriut që po ndodhnin këtu. Sot po e kremtojmë jetën e një prijësi, guximi dhe përkushtimi personal i të cilit për kauzën e lirisë kanë frymëzuar aq gjatë popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës dhe miqve nëpër botë. Para një viti, gjatë ceremonisë së vënies së gurthemelit pata thënë: “Gjatë tërë jetës së tij në shërbim – si hero i ushtrisë amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore, në Kongresin e SHBAsë, si kandidat për president të SHBA-së dhe tani si njëri ndër burrështetasit më të respektuar – Bob Doll ka qenë prijës për promovimin e kauzës së lirisë nëpër tërë botën. Prandaj nuk ishte fare befasi që ai u bë mbështetës i pazevëndësueshëm i Kosovës – duke qëndruar përkrah popullit të Kosovës në përpjekjet tuaja për ta ndërtuar një shtet të fortë dhe të lirë.” Bashkëshortja ime, Alisoni dhe unë e konsiderojmë Bob Dollin ndër heronjtë tanë personalë, jo vetëm sepse është mbrojtës i lirisë, por sepse gjithmonë është ngritur mbi politikën, duke shtrirë dorën përtej vijave partiake për të bashkëpunuar për të mirën e popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë. Para një viti e pata theksuar edhe rëndësinë e lokacionit ku jemi tani – në këtë kryqëzim të dy rrugëve të emërtuara për nder të rivalëve jetëgjatë politikë nga parti të ndryshme. Ata nuk janë pajtuar gjithmonë për politikat, por Bob Doll dhe Bill Klinton u bënë miq të mirë që kanë të përbashkët dashurinë për vendin dhe përkushtimin për shërbim publik. Sepse edhe pse vinin nga kahje të ndryshme të spektrit politik, qëllimi i tyre i fundit ishte i njëjtë: t’i shërbejnë dhe ta mbrojnë popullin. Të vazhdojmë ta nderojmë veprën e senatorit Doll jo vetëm përmes kësaj shtatoreje të mrekullueshme, por duke punuar së bashku për të ndërtuar të ardhme në paqe, drejtësi, demokraci dhe përparim për popullin e Kosovës dhe të rajonit.

Kosovë, 30 gusht 2020.

—————————-

Eduar “Ned” PRAJS, Zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit, 2021

Eduard “Nedi” Price, Ned Prajs, lindur, rritur e shkolluar në DallasTeksas, kreu studime (pas)universitare në Universiteti Georgetown në Uashington D.C. dhe në Universitetin Harvard (MPA) në Massachustts. Ai punoi ofi cer në Agjencinë Qendrore të Inteligjencës (CIA) nga 2006-2017, duke u tërhequr nga kjo detyrë mes qëndrimeve publike e polemikave në masmedia amerikane si në “The Washington Post” etj. ndaj Administratës Trump. Ai, prej 20 janarit 2021, është Këshilltar Politik, Zëdhënës i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

ZOTIMET E SHBA-SË NDAJ BALLKANIT PERËNDIMOR

Shtetet e Bashkuara mbeten të angazhuara në mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre drejt integrimit evropian dhe anëtarësimit në institucione kryesore evropiane dhe evroatlantike. Po punojmë me vendet e Ballkanit Perëndimor dhe partnerët tanë evropianë për të çuar përpara reformat në qeverisje, sundim të ligjit, përpjekjet kundër korrupsionit, si dhe për të promovuar median e pavarur dhe një shoqëri civile energjike, që do të forcojnë perspektivën evropiane të rajonit dhe do të avancojnë synimet afatgjata për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. Ne angazhohemi që të ndihmojmë vendet e Ballkanit Perëndimor që t’i thellojnë partneritetet e tyre ekonomike, të arrijnë objektivat klimatike, t’i bëjnë rezistencë detyrimeve energjetike nga Rusia duke zhvilluar burime të larmishme dhe të pastra të energjisë, si dhe të luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar. Gjithashtu, duam të ndihmojmë rajonin drejt begatisë dhe rritjes duke mbrojtur infrastrukturën dhe industritë e vendeve të rajonit nga praktikat keqbërëse të Kinës. Përveç lidhjeve tona të forta ekonomike me rajonin, Shtetet e Bashkuara çmojnë partneritetin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë, përfshirë edhe me aleatet më të reja në NATO, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut. Synojmë ta thellojmë këtë bashkëpunim përmes trajnimeve, stërvitjeve dhe misioneve të përbashkëta dhe prokurimeve. Përshëndesim përparimin nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në reforma me rëndësi thelbësore dhe vazhdojmë të mbështesim hapjen e negociatave për anëtarësim në BE me dy vendet në qershor. Shtetet e Bashkuara mbeten të gatshme të mbështesin përpjekjet për një marrëveshje detyruese, gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të bazuar tek njohja e ndërsjellë, e cila do të vendosë themelet për bashkëpunim dhe përparim të qëndrueshëm. Ne mbështesim dialogun me ndërmjetësimin e BE-së dhe i nxisim palët që të ri-angazhohen në proces me një frymë të nevojës urgjente për të adresuar çështjet teknike dhe politike. Do të punojmë me Serbinë dhe Kosovën për të zbatuar Zotimet e Uashingtonit në mbështetje të synimeve për normalizim të plotë. Shtetet e Bashkuara po punojnë me bashkësinë ndërkombëtare për të mbështetur Bosnjën dhe Hercegovinën në vazhdimin e reformave, përfshirë reformën zgjedhore, të cilat do të mundësojnë përparimin e vendit dhe sigurimin e statusit të kandidates për anëtarësim në BE. Zyra e Përfaqësuesit të Lartë (ZPL), e krijuar 25 vjet më parë përmes Marrëveshjes së Dejtonit, ka kontribuar jashtëzakonisht shumë për paqen dhe stabilitetin në vend. Ne vazhdojmë të mbështesim rolin e rëndësishëm të Përfaqësuesit të Lartë për ta çuar përpara agjendën 5+2, duke vënë theksin edhe më shumë te çështjet kundër korrupsionit si çelës i forcimit të sundimit të ligjit. Siç e kemi parë, spekulimet e panevojshme të kohëve të fundit për ndryshimin e kufi jve në Ballkan sipas linjave etnike kërcënojnë të destabilizojnë rajonin dhe përkujtojnë tensionet e mëparshme. Një e ardhme e qëndrueshme, e begatshme për Ballkanin Perëndimor duhet të bazohet në qeverisjen e mirë, sundim të ligjit, demokraci shumetnike dhe respektin për të drejtat e njeriut dhe liritë themelore.

Zyra e Zëdhënësit të DASH, 27 prill 2021.

———————————-

Yuri KIM Ambasadore e SHBA në Shqipëri, 2020

Shkelqësia e Saj, Zonja Yuri Kim, mbërriti në Tiranë si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë në janar 2020. Ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfi da kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Poëell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një diplomë bachelor nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master në Filozofi nga Universiteti i Kembrixhit.

LEGJENDA PËR MIKPRITJE SHQIPTARE ËSHTË THJESHT POHIM I NJË FAKTI!

Jam e prekur nga pritja e ngrohtë që kam marrë në Shqipëri. Tani e kuptoj që legjenda për mikpritje shqiptare është thjesht pohim i një fakti! Përpara se të nisesha nga Uashingtoni për në Tiranë, shfrytëzova rastin për t’u këshilluar me shumë prej ambasadorëve të mëparshëm amerikanë në Shqipëri. Nga Bill Ryerson te Jim Jeffrey e Donald Lu, të gjithë kishin një gjë të përbashkët: afeksion të thellë – në fakt, do të thoja dashuri – për Shqipërinë dhe një besim të thellë në marrëdhënie SHBA-Shqipëri. Ndonëse kam vetëm tetë ditë këtu, që tani kam të njëjtën ndjesi. Kam ndjesinë e qëndrueshme të shpresës dhe vendsomërisë. Është e e qartë se viti 2020 do të jetë një vit i rëndësishëm për Shqipërinë, i mbushur me sfi da por edhe mundësi. Potenciali për përparim dhe rritje është përpara nesh, nëse udhëheqësit e Shqipërisë mund të bëjnë bashkë vullnetin me dhe mjeshtërinë për të bërë gjënë e duhur. Siç vura në dukje në seancën time dëgjimore në senat, si dhe shumë herë të tjera që atëherë, si ambasadorja e Amerikës në Shqipëri, unë kam tre prioritete: Prioriteti im i parë është ta ndihmoj Shqipërinë të bëhet aleate më e aftë e NATO-s dhe një bastion më i fortë sigurie. Shqipëria po punon për të qenë edhe një udhëheqëse në Ballkan për luftën kundër terrorizmit dhe kundër ekstremizmit të dhunshëm. Nga shoqëria civile te bashkësitë fetare, nga organet vendore e ndërkombëtare të zbatimit të ligjit deri te shkollat e arsimtarët, jemi bashkë për ta ndihmuar Shqipërinë që të zhdukë si kërcënimet vendase, ashtu edhe ato ndërkombëtare. Së dyti, ne do të vazhdojmë të mbështesim fort zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Forcimi i institucioneve dhe praktikave demokratike do të forcojë kandidaturën e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian. Ne duam ta shohim Shqipërinë të luajë një rol më të fortë në familjen evropiane të demokracive. Së treti, duam të rrisim mundësitë e biznesit si për kompanitë amerikane ashtu edhe ato shqiptare. Ka shumë potenciale të pashfrytëzuara në Shqipëri, për prodhuar, konsumuar dhe për të qenë novatorë. Ndonëse këto përparësi mund të duken të përmbajtura, ato janë të lidhura pashmangshmërisht. Cila është lidhja? Të tria këto kërkojnë që Shqipëria të çrrënjosë korrupsionin, të ndjekë penalisht krimin e organizuar dhe të realizojë vendosmërisht sundimin e ligjit. Miratimi i reformës në drejtësi ishte një gur kilometrik madhor, por shumë do të varet nga zbatimi i plotë dhe i duhur. Kjo nuk është përgjegjësi vetëm e qeverisë apo vetëm e komunitetit të biznesit. Për miqtë tanë në komunitetin e biznesit: Ju nxis të udhëhiqni duke kryer punën tuaj me integritet dhe duke kërkuar politika e praktika të shëndosha qeverisëse. Për partnerët tanë në qeveri: ritheksoj rëndësinë e transparencës dhe të shtetit ligjor. Pavarësisht nëse është në praktikë apo në perceptim, korrupsioni e dëmton Shqipërinë dhe e pengon të arrijë potencialin e tij të vërtetë. Kjo është ajo që lidh tri përparësitë e Ambasadës së SHBA në Shqipëri. Më lejoni tani të them disa fjalë për atë që na lidh – në fakt, na BASHKON – të gjithëve ne në këtë sallë. Ajo që na bashkon të gjithëve në këtë sallë është vendosmëria jonë e përbashkët që Shqipëria mund dhe duhet të çrrënjosë korrupsionin dhe të vendosë sundimin e ligjit në Shqipëri. Në këtë sallë gjenden një gamë e ndritshme personash të shquar. Por pavarësisht nëse je politikan, diplomat, imam, murgeshë, gazetar, ushtar, nënë a bijë, jemi të gjithë partnerë në një përpjekje të përbashkët për ta çuar Shqipërinë përpara.

Të gjithë kemi një rol për të mundësuar sigurinë, begatinë dhe integrimin evropian të Shqipërisë. Shqipëria ka mundësinë të bëjë transformime mahnitëse në vitin 2020. Iu bëj thirrje drejtuesve shqiptarë – pavarësisht nëse jeni në shumicë apo opozitë, në parlament apo jo – që të demonstroni udhëheqësi të vërtetë duke marrë vendimet e vështira për ta çuar vendin përpara në rrugën e tij evropiane. Kjo do të kërkojë kompromis, por një sakrifi cë e përkohshme e krenarisë personale patjetër që ia vlen në emër të së ardhmes së vendit. I përgëzoj partitë e opozitës jashtë kuvendit që gjetën një mënyrë për të ecur përpara me reformën zgjedhore, dhe i përgëzoj ata brenda në kuvend që u siguruan që në tryezë të kishte gjithmonë hapësirë për dialog të hapur. Shpresoj të ketë edhe shumë shembuj të tjerë të këtij lloj bashkëpunimi përgjatë gjithë vitit. Shtetet e Bashkuara qëndrojnë të gatshme të punojnë me të gjithë ju këtu sonte dhe ju falenderoj të gjithëve paraprakisht për partneritetin dhe miqësinë tuaj.

Fjala e Ambasadores Amerikane Yuri Kim në Pritjen e Saj të Mirëseardhjes në Shqipëri, 30 janar 2020.

—————————-

Yuri KIM Ambasadore e SHBA në Shqipëri, 2021

SHTETET E BASHKUARA, NJË PARTNER I FORTË, ALEATE DHE MIKE E SHQIPËRISË

Jam krenare që jam sot këtu si Ambasadore e Sh.B.A. në Shqipëri, duke festuar së bashku me kolegët tanë shqiptarë, këtë çast historik: 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri. Përvjetorët si ky janë një mundësi për të menduar sa larg kemi arritur, për të shprehur vlerësim për të gjithë shqiptarët për miqësinë e fortë dhe bashkëpunimin midis dy vendeve tona, për të menduar se ku duhet të shkojmë më tej dhe për t’iu ripërkushtuar punës së bashku si miqtë dhe aleatët më të afërt. Tridhjetë vjet më parë, më 15 mars 1991, Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria rifi lluan marrëdhëniet e plota diplomatike pas 52 vitesh mosnjohjeje. Dhe kjo marrëveshje ishte vetëm e para nga shumë ngjarje të rëndësishme që ndodhën këtu në vitin 1991. Do të doja të merrja disa minuta sot për të kujtuar se çfarë viti i jashtëzakonshëm ishte 1991 për Shqipërinë. George H.W. Bush ishte President i Shteteve të Bashkuara. James Baker ishte Sekretari i Shtetit. Të dy ftuan Ministrin e Jashtëm Muhamet Kapllani në Uashington për të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike. Më 15 mars, marrëdhëniet diplomatike u rivendosën zyrtarisht. Ai çast ndezi një çlirim aktivitetesh që hodhën bazat për një Shqipëri të re dhe një partneritet të ri midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Më 31 mars, saktësisht si sot 30 vjet më parë, Shqipëria mbajti zgjedhjet e para shumëpartiake të vendit që nga kapja nga komunizmi në vitin1944. Ishte një kohë ndryshimesh dhe trazirash në vend, një kohë kur populli shqiptar do të vendoste se kush duhet të ishin udhëheqësit e tij. Pak muaj më vonë, më 22 qershor, Sekretari i Shtetit James Baker vizitoi Tiranën. Rreth 300,000 shqiptarë u ngjeshën në Sheshin “Skënderbej” për të dëgjuar Sekretarin Baker t’u thoshte se “liria funksionon” dhe për t’i nxitur të ecnin përpara drejt demokracisë. Jam e lumtur që Dr. Elez Biberaj, i cili përktheu fjalimin e Sekretarit Baker, është me ne sot. Më 1 tetor, Ambasada e SHBA në Tiranë rihapi dyert e saj me Christopher Hill-in si të Ngarkuarin me Punë dhe që u pasua nga ambasadori amerikan William Edwin Ryerson, i cili i paraqiti letrat kredenciale qeverisë së Shqipërisë më 21 dhjetor 1991. Viti 1991 ishte me të vërtetë një fi llim i ri, jo vetëm për marrëdhëniet tona dypalëshe, por edhe për zhvillimin e Shqipërisë si një vend demokratik dhe partner ndërkombëtar. Gjatë tridhjetë viteve të shkuara, marrëdhëniet SHBAShqipëri kanë përparuar dhe janë rritur. Shtetet e Bashkuara kanë qenë një partner i fortë, aleate dhe mike e Shqipërisë teksa Shqipëria forcon demokracinë e saj, hap ekonominë dhe ofron mundësi për të gjithë njerëzit e saj. Shtetet e Bashkuara mbështesin synimin e Shqipërisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, siç bënë edhe kur mbështetën kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në NATO. Si një Aleate e çmuar e NATO-s, Shqipëria ka treguar qëndrueshmëri dhe përkushtim ndaj partneritetit tonë të sigurisë – kudo në botë. Jemi krenarë të qëndrojmë si aleatë të NATO-s bashkë me Shqipërinë. Shtetet e Bashkuara janë një mbështetëse e palëkundur në përpjekjet e Shqipërisë për të zbatuar reformën në drejtësi, për të forcuar sundimin e ligjit dhe qeverisjen dhe për të krijuar kushtet për rritje gjithëpërfshirëse ekonomike. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara për një të ardhme demokratike, të sigurt dhe të begatë për Shqipërinë, si një anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian, për të mirën e qytetarëve të saj dhe të gjithë rajonit. Kemi bërë shumë rrugë në 30 vjet dhe presim me kënaqësi të qëndrojmë krah për krah me ju për shumë dhjetëvjeçarë të tjerë!

Fjala e Ambasadores Amerikane Yuri Kim në Konferencën “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane – Në të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen”.Tiranë, 31 mars 2021.

————————

Yuri KIM, Ambasadore e SHBA në Shqipëri, 2021

LE TË VAZHDOJMË DUKE ECUR PËRPARA SË BASHKU, DREJT SË ARDHMES – KRAH PËR KRAH

Është nder t’ju mirëpres në këtë rast shumë të veçantë, teksa përkujtojmë 30 vjetorin e rilidhjes së marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe republikës së Shqipërisë. 30 vjet më parë, në 1991, Chris Hill, një mik dhe udhëheqës i mirë i imi, mbërriti në Tiranë si i Ngarkuar me Punë për të hapur Ambasadën e Shteteve të Bashkuara. 52 vjet pasi ajo ishte mbyllur! Ai mbërriti në një vend të shkatërruar nga pothuajse 50 vite diktature komuniste. Ai erdhi me dy valixhe ushqim dhe një dyshek. Mund të mos ketë qenë fi llimi më tërheqës, por ishte një fi llim i rëndësishëm, ishte një përqafi m i gjatë dhe i ndaluar midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan. Lindja e shpresës dhe fi llimi i ndryshimit në Shqipëri. Kam pasur fatin ta njoh Chris-in për një kohë të gjatë tashmë dhe ai më ka rrëfyer shumë histori nga karriera e tij e shkëlqyer diplomatike, por ajo që më ka thënë gjithnjë është se një prej çastve të tij më krenare si diplomat, si amerikan, si qënie njerëzore, është çasti kur ai qëndronte krah Andromaqi Adamit, teksa ajo ngrinte fl amurin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në 1991, për të shënuar rikthimin e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri. Më kujtohet hera e parë kur e pyeta për Shqipërinë dhe rolin e tij në rikthimin e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara këtu dhe i thashë, “duhet të ketë qënë diçka e mrekullueshme të kesh pasur mundësinë të ngresh fl amurin amerikan”. “Jo”, më tha, “unë isha aty, dëshmitar i atij çasti, por personi që e ngriti fl amurin ishte Znj. Adami. Ajo ishte personi që tërhoqi litarin për të ngritur fl amurin”. E pyeta se përse kishte ndodhur kështu dhe ai më tha se i kishte kërkuar Znj. Adami të bashkohej me të për të ngritur fl amurin amerikan atë ditë në nder të bashkëshortit të saj, Loni Adami dhe kolegut të tij, Kolë Kuqali, të cilët u vranë nga regjimi komunist për asgjë më shumë sesa për lidhjen e tyre me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara. Dhe ne jemi shumë të nderuar, edhe pse Znj. Adami ka ndërruar jetë dhe nuk është më mes nesh, familjarët e saj janë sonte këtu, familja Adami është sonte këtu, dhe ne jemi shumë të nderuar që të festojmë 30 vjet me ju! Me ngritjen e fl amurit amerikan atë ditë në 1991, Chris Hill dhe Andromaqi Adami përcollën mesazhe të fuqishme. Si një diplomat amerikan dhe e veja e dikujt i cili u vra sepse mbrojti Ambasadën Amerikane, kur ata të dy ngritën fl amurin, ata përcollën mesazhin se asnjë dënim, asnjë pengesë, asnjë gënjeshtër nuk mund ta shuajë dëshirën për të qenë të lirë. Ata përcollën mesazhin se asgjë nuk është e pamundur kur amerikanët dhe shqiptarët bashkojnë forcat. Dhe ata po përcillnin mesazhin se populli shqiptar dhe populli amerikan janë partnerë dhe miq të përjetshëm në rrugën drejt demokracisë dhe çdo qëllimi fisnik që dallon njerëzit e lirë nga ata jo të lirë.

Në tre dekadat prej atij çasti, ne kemi qënë krenarë si amerikanë, të qëndrojmë krah popullit shqiptar, ndërsa ju largonit mbetjet e diktaturës dhe komunizmit për të ndërtuar një komb të lirë dhe demokratik. Dhe nuk mund të ishim më shumë krenarë për partneritetin e palëkundur që të gjithë ju, dhe shumë të tjerë, kanë ndërtuar së bashku. E kemi ndërtuar së bashku midis Presidentësh, midis Ministrash të Jashtëm, parlamentarë, avokatë të shërbimit civil, të gjithë, përfshirë edhe, më rëndësishëm, kolegët tanë shqiptarë në Ambasadë. Dhe do doja të merrja një çast për të veçuar Kastriot Stafën, i cili është kolegu që ka shërbyer më gjatë nga ata aktualisht të punësuar në Ambasadë. Ai ka qenë me ne për 29 vjet! 29 vjet! Ai ka qenë shtylla kurrizore, së bashku me shumë kolegë të tjerë si ai, e marrëdhënies sonë, në kohë të mira dhe të këqija. Kastrioti është sonte këtu me ne! Shkoni prapa në 1991. Pyes veten nëse dikush në 1991 do ketë mundur të imagjinojë botën, Shqipërinë, marrëdhënien Shqipëri-SHBA, kështu siç është 30 vjet më pas, në 2021. A do kenë patur mundësi të imagjinojnë lidhjet e thella që tashmë janë krijuar midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë? A do kenë patur mundësi ta imagjinojnë Shqipërinë në NATO? A do kenë patur mundësinë ta imagjinojnë Shqipërinë së shpejti në BE? A do kenë patur mundësinë të imagjinojnë trupat shqiptare dhe trupat amerikane, krah për krah, në konfl iktet më të rrezikshme të botës? A do kenë patur mundësinë të imagjinojnë se ndihma jonë ndaj njëri-tjetrit do të ishte e ndërsjelltë dhe e qëndrueshme? A do kenë patur mundësinë të imagjinojnë se Shqipëria shumë shpejt do të jetë anëtare e Këshillit të Sigurisë së OKB-së? Mbase imagjinata e njerëzve në 1991 mund të ketë dështuar, po aty ku ajo dështoi, puna e fortë, mbizotëroi këmbëngulja dhe shpresa e pavdekshme e të gjithëve këtu dhe e bënë atë të mundur. Ne kemi ndërtuar mbi themelet e atyre që erdhën përpara nesh, ata të cilët patën detyrat që aktualisht na janë besuar ne. Dhe ne u jemi mirënjohës udhëheqësve nga i gjithë spektri politik, gazetarëve, punonjësve civilë, anëtarëve të shoqërisë civile, anëtarëve të ushtrisë dhe zbatimit të ligjit, dhe shumë të tjerëve, të cilët kanë ndihmuar në ngritjen e marrëdhënies midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, të cilët kanë udhëhequr rrugëtimin e Shqipërisë në kërkim të demokracisë dhe lirisë. Dhe ndërsa kujtojmë me mirënjohje kontributet e atyre që erdhën përpara nesh, i mbajmë gjithnjë sytë nga e ardhmja. E ardhmja! E ardhmja është ajo që ka më shumë rëndësi! Prandaj dhe sonte, jam shumë e kënaqur që kam mundësinë të veçoj udhëheqësit e rinj që janë këtu me ne, përfshirë edhe anëtarët e Këshillit Rinor të Ambasadës. Dhe i ftuari ynë i veçantë i cili u shfaq në skenë, i cili është stër-nipi i Zonjës Adami. E thashë saktë? Të gjithë ne i kemi shpresat tek ky brez i ardhshëm për ndërtimin e marrëdhënieve midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë për 30 vitet e ardhshme dhe me tej. Dhe duke parë qëndrimin e anëtarëve tanë të Këshillit Rinor dhe energjinë e të ftuarit tonë më të vogël, unë kam besimin se e ardhmja është në duar të sigurta. Dhe ndërsa ne jemi ende këtu, shpresoj se të gjithë ne do të bëjmë pjesën tonë për të qenë të denjë për trashëgiminë e atyre që erdhën pëpara nesh, atyre që sakrifi kuan kaq shumë për të rilidhur marrëdhëniet diplomatike dhe për të hedhur themelet e një marrëdhënieje të fuqishme dhe gjallëruese midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë. Dhe me këtë trashëgimi në mendje, kam kënaqësinë që, nga sonte, rezidenca zyrtare e Ambasadorit Amerikan në Shqipëri do të njihet si “Shtëpia Ryerson”, në nder të Ambasadorit William Ryerson, angazhimi i palëkundur i të cilit për të ushqyer demokracinë në Shqipëri, dashuria e tij e vërtetë dhe e thellë për popullin e këtij vendi dhe vendosmëria e tij për të ndërtuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri, ka qenë një model për çdo diplomat amerikan që nga viti 1991. Dhe ndërsa Ambasadori Ryerson nuk mundi të udhëtonte për të qenë sonte këtu me ne, unë ju siguroj se ne, këtu në vendin e Shqipërisë, jemi me të në Uashington. Edhe sot, nuk e di nëse e dini këtë por edhe sot, nëse i shkoni për vizitë në shtëpi, ai ka aty fl amurin amerikan dhe fl amurin shqiptar që valviten krah njëri-tjetrit. Dhe ai me të drejtë vlerësohet si një fi gurë kyçe që hodhi themelet në rivendosjen e marrëdhënieve midis popullit ameirkan dhe popullit shqiptar, i cili e vendosi Shqipërinë, aleaten dhe miken tonë, në një të ardhme vendosmërisht pro-amerikane, europiane. Pra, le të mendojmë mbi të kaluarën, le të mendojmë gjithnjë për të ardhmen dhe le t’i përkushtojmë vetët tona ndaj detyrës për ta bërë këtë miqësi, këtë partneritet, këtë aleancë, më të fortën, më të mirën dhe më madhështoren që ka ekzistuar ndonjëherë. Dhe le të vazhdojmë duke ecur përpara së bashku, drejt së ardhmes – krah për krah.

Fjala e Ambasadores Yuri Kim në Pritjen e 30-Vjetorit të Marrëdhënieve Diplomatike. Tiranë, 1 tetor 2021.

————————

Jeffrey M. HOVENIER Ambasador i SHBA në Kosovë, 2022

Kam pasur nderin të përfaqësoj interesat e SHBA-së në mbrojtjen e popullit të Kosovës

Përshëndetje! Unë jam Jeff Hovenier, ambasadori i ri amerikan në Kosovë/ Ja sam Jeff Hovenier, novi američki ambasador na Kosovu. Unë jam Xhef Hovenir, ambasadori i ri amerikan në Kosovë. Unë sapo kam ardhur në Prishtinë dhe së shpejti do të më bashkohet edhe gruaja ime Laura. Jam i përulur nga besimi që presidenti Bajden dhe sekretari Blinken ma kanë dhënë për të udhëhequr misionin e SHBA-së në Kosovë për të vazhduar punën e tij të rëndësishme në forcimin e lidhjeve tashmë të forta ndërmjet dy vendeve tona. Kosova dhe historia e saj nuk janë të panjohura për mua. Gjatë dekadave të fundit, së bashku me kolegët e mi, kam pasur nderin që në funksione të ndryshme të përfaqësoj interesat e SHBA-së në mbrojtjen e popullit të Kosovës, sovranitetit dhe pavarësisë së saj. Në shumë mënyra, unë mishëroj përkushtimin e palëkundur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës përgjatë dekadave ndaj juve dhe vendit tuaj. Në vitin 1999, përderisa po punoja në misionin e SHBA së në OSBE, shërbeva si pjesëtar i delegacionit amerikan në procesin e Rambujesë. Gjithashtu, në vitin 2006, kam qenë në ekipin e OKB-së, të udhëhequr nga i Dërguari i Posaçëm, Marti Ahtisari, që ishte përgjegjës për negociatat për status. Më vonë gjatë karrierës sime, në Këshillin Kombëtar të Sigurisë së Shtëpisë së Bardhë, kam punuar në politikat e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, përfshirë ato për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Bashkëshortja ime Laura dhe unë, bashkë me vajzën tonë më të vogël, Julia, për herë të fundit e vizituam Prishtinën në 2018-n, përderisa Kosova po e festonte 10-vjetorin e Pavarësisë. Edhe pse jam krenar për rolin që e kam luajtur në mbështetjen e popullit të Kosovës, jam edhe më i ngazëllyer se çka mund të arrijmë së bashku për të ardhmen e Kosovës. Të arriturat e Kosovës përgjatë 13 viteve të shkurta janë thjeshtë mrekulli – një demokraci e gjallë, ekonomi e aftë, si dhe lidershipin që Kosova e përçon përtej kufi jve të saj. Megjithatë, ende ka punë të pakryera. Ja premtimi im para jush: duke punuar me udhëheqësit qeveritarë, aktivistët e shoqërisë civile dhe gjithë popullin e Kosovës, ekipi im dhe unë do të vazhdojmë të avokojmë për interesat dhe vizionin tonë të përbashkët: -një Kosovë plotësisht të angazhuar dhe të integruar në rajon dhe në institucionet evropiane dhe euro-atlantike, me marrëdhënie të përmirësuara, të normalizuara me fqinjët e saj; -një Kosovë me institucione publike të qëndrueshme, të besueshme dhe efikase që ofrojnë shërbime, ndajnë drejtësi, i mbrojnë të drejtat dhe liritë e të gjithë kosovarëve; dhe -një Kosovë me ekonomi të qëndrueshme, dinamike që tërheq investime, mbron mjedisin dhe mban në vend talentin inovativ.

Më lejoni t’ju fl as pak për veten time. Me origjinë jam nga Bellingam, Uashington në Bregun Perëndimor të Shteteve të Bashkuara. Bashkëshortja ime, Laura, është nga Merilendi në Bregun Lindor. Si familje diplomatësh, i kemi rritur katër fëmijët tanë: Helen, Peter, Megan dhe Julia nëpër tërë botën dhe kemi pasur nderin të jetojmë në shumë vende të jashtëzakonshme dhe mikpritëse: Turqi, Gjermani, Kroaci, Greqi, Panama, Paraguaj, Peru, Austri dhe natyrisht, në Uashington D.C. Edhe pse fëmijët tanë tashmë janë të rritur dhe të zënë duke krijuar familje e duke ndërtuar karrierë, e gjithë familja ime, përfshirë edhe gjashtë, e së shpejti shtatë nipërit e mbesat, vazhdon të krijojë kujtime që i ndajmë së bashku. Këto përvoja na mbajnë bashkë, madje edhe kur oqeanet na ndajnë. Në të gjitha vendet ku kemi jetuar, kujtimet tona më të gjalla nuk janë për politikën apo politikat, por për lidhjet që i kemi vënë, për vendet që i kemi hulumtuar, traditat e reja që i kemi përqafuar dhe mozaikun e ndjenjave, muzikës, ngjyrave dhe shijeve që i kemi shijuar. Laura dhe unë jemi tepër të lumtur që Kosova do të bëhet shtëpia jonë dhe mirëpresim mundësitë që të eksplorojmë bukurinë e pasur natyrore të saj, të përqafojmë mikpritjen tuaj të ngrohtë, të mësojmë më shumë për traditat dhe kulturat e ndryshme, të shkëmbejmë muzikë dhe ta shijojmë ushqimin e mrekullueshëm.

SH.T.Z. Jeffrey M. Hovenier, ambasadori i ri i SHBA në Prishtinë, flet për njohjet dhe lidhjet e tij të hershme me Kosovën, për vizionet e sotme amerikane për Kosovën. Prishtinë, 21 janar 2022.

Please follow and like us: