Fatmire Duraku: Prurje e re në prozën për fëmijë
Libri “Kepi i Rodonit” i autores Dea Halimi, botuar nga Shtëpia Boturese “Fad” Prishtinë 2022
Ky shkrim romanesk nuk përmban vetëm rrjedha magjike, për të krijuar sfida, imazhe, por dhe kallëzime, duke aplikuar stile të ndryshme gjatë shtrirjes së gjërave, të reales dhe ireales. “Kepi i Rodonit” është një romanë për fëmijë e të rinj. Një përpjekje e re e shkrimtares së re, e cila di të studioi mirë lojën e fëmijëve, preokupimet shqetësime e gëzimet dhe ta themi më shkurt, di ta lexojë deri në fund jetën e fëmijëve në të gjitha aspektet. Ky lloj i krijuesve letrarë është i rrallë. Ndoshta këtë gjë ia mundëson mosha e saj e re.
Ajo di të krijoi rrethin e saj në mes të veprës letrar që krijon, me kritikun letrar dhe lexuesit e saj të cilët e përcjellin që nga libri i parë “Yjtë farfuritës” ku paraqitet me 36 tregime brilante që i ka kushtuar shkronjave të alfabetit. “Princesha e Dardanisë” është libri i dytë – tregime të shkurtra, këtu autorja ecën me hapa të sigurt duke e sprovuar vetën në rrëfime të gjata duke botuar librin e tretë dhe të katërtin “Lepuri lazdrak” dhe “Gishtoja” – novela. Kjo e bën autoren edhe më të sigurt në vetvete, kështu që ajo boton librin e radhës “Muzika e agut”- poezi, kjo tashmë është një sprovë e re nga tregimet e shkurtra e te novela nuk ishte ndërrim zhanri dhe ishte e lehtë, por nga proza të kalosh në poezi është një sfidë tjetër të cilën D. Halimi e kalon me sukses. Në
këtë libër ajo vazhdon një hapë më të sigurt. Tash me një roman, i cili ka një ngjarje specifike.
Autorja e ka krijuar një ngjarjeje, ka krijuar dhe personazhet të cili ka një karakteri të veçantë, që nuk është ashtu në jetën e përditshme, por që jepet si diçka e vërtetë që mund të ndeshet a mund të ngjasë, pra ka vënë në punë krijim imagjinar dhe fantazinë. Këtë lloj të shkrimit mund ta quajmë dhe ndryshe trillim artistik.
Krye personazhi i cili ngarkohet nga mbreti i deteve Redoni, të gjejë sferën e kristaltë, ndërsa brenda sferës është një vorbull. Kjo sferë ka rënë në duart e një shtrige të keqe e cila e ruan në një shpellë diku në Kepin e Redonit. Këtu pikërisht fillon e gjithë ngjarja
Rrini pa lëvizur.
-Po skrapthi ku është, – thash unë duke shikuar trungun e stërmadh te ullirit.
– Deri sa nuk lëvizim ai nuk shfaqet, – tha Princesha e Dardanisë.
– Të rrimë në një vend atëherë, të rrimë qetë, – fola dhe hapa çantën të marrë elektrikun e dorës. Për ta marrë elektriku me duhej të nxirrja librin “Lepuri lazdrak”. Në çast Apolloni u hodh nga kopertona e librit dhe kërceu në tokë. Të gjithëve na kapi frika.
-Mos lëviz, – iu drejtuam të gjithë një zëri Apollonit i cili beri dy hapa pa dashje dhe u ngri në vend.
-As majtas, sa djathtas, – foli i trishtuar Apolloni.
-As një milimetër, – ia ktheu Gishtoja.
Në çast fryu një erë e freskët, gjethet e ullirit shushurinin si një melodi lire.
-Ja dhe kë e prisnim është këtu, – foli xhuxhi Gazmor i cili shikonte trungun e ullirit.
– Ia dëgjoj rrëshqitjen nëpër trungun e ullirit, – tha Apolloni, – por ende nuk po e shoh.
-As unë nuk po e shoh, – thash.
– Ai shihet dhe nuk shihet, është helmues, dhe me trup të hollë, me ngjyrë të verdhë në të kuqërremtë dhe me një njollë rrëzë fytit, – shtoi Xhuxh Gazmor.
– O Zot sa më kruhen veshët, -ndërroi temë Apolloni.
– Tash ke gjetur kohën të kruash veshët, – iu drejtua Gishtoja.
– Çfarë të bëj, po më kruhen dhe kjo nuk është gjë e mirë. Sa herë që më kruhen veshët jam në rrezik. Kjo është punë e shpirti nuk varët nga unë t`i kruaj apo jo.
-Po, ti je në rrezik.- Kumboi një zë i pa njohur .
– E njohë këtë zë, kush foli? – tha Apolloni të cilit i iku frika. Tash ishte krejt dikush tjetër. Nga ngjyra e zërit kuptohej që nuk ishte Apolloni frikacak nga dhoma e kështjellës.
-Jam unë, Skrapthi, kushëriri i Pitonit, dhe kam një çështje të pa zgjidhur me ty.
– Ç` të keqe të kam bërë unë, – ia ktheu Apolloni.
-Ti e vrave Pitoni. Pse e vrave?
– Ai kishte përndjekur nënën time.
-Ti e vrave dhe e varrose në tokë që prej tij mos të mbetet asnjë shenjë dhe ia ndërrove emrin e deriatëhershëm të tokës prej Pito në Delfe.
-Pitoni ishte një përbindësh, – tha Apolloni.
Në atë çast u shfaq Skrapthi në guvën e madhe të trungut të ullirit. Ngriti kokën lartë.
-Ja tash jemi ne të dy përballë njëri tjetrit. Pitoni ishte i ngathët dhe unë jam i shkathët. Ai ishte stërmadh, unë i vogël. Apolloni ishte një hyjni e ti je veç një lepur frikacak.
– S`kam ardhur të dal në dy luftim e ty, por më duhet të hyjë në shpellën e Herëkeqes.
– Ti nuk erdhe, nuk pate guxim të vish, por të sollën miqtë e tu. I pash të gjitha. Ti dole nga libri i verdhë.
-Po, ky jam unë, shtëpia ime është në atë librin e verdhë. Do të ishte mirë të na hapësh rrugën të hyjmë në shpellë. Mos lejo vetën të përfundosh si kushëriri yt Pitoni i cili zbatoi urdhrat e Herës. Në këtë rast ti po mbron shpellën e herëkeqes, pra po u bindesh urdhrave të saj.
Ky pasus argumenton se Dea Halimi është edhe njohëse e mirë e mitologjisë. Para së gjithash ajo bën një ndërlidhje në mes të një kafshe frikacake, në këtë rast është një lepur me një hyjni siç është Apolloni. Ajo ka arritur që një personazhi të ketë dy karaktere, një të frikacakut dhe atë të trimit-heroit..
Rrethi në mes veprës –kritikut dhe lexuesit nuk krijohet lehtë, ja që autorja e re e ka arritur këtë dhe tash me, e di traget gupen e saj. I gjithë ky mund nuk arrihet lehtë. Me libri “Muzika e agut” i cili i përkushtohet 110 vjetorit të Kongresit të Manastirit që i solli autores shpërblimin “Bulëzat” që ndahet nga Manifestimi Ndërkombëtar Letrar “Azem Shkreli” në Pejë. E kjo është një e arritur e madhe.
Ky është libri i tetë me radhë i Dea Halimit.
Do ta mbyllja këtë shkrim me një fjali të vetme. Libri “Kepi i Rodonit” është i veçantë si nga përmbajtja, si nga tematika , si nga realizimi artistik, një libër i plotësuar në të gjitha aspektet, pra është një libër i mirë, i cili do ta pasuroj krijimtarinë tonë për fëmijë.