Asllan Pashallinjtë e Janinës
(Familja Libohova )
Familje e Madhe Feudale Shqiptare.
Asllan Pashallinjtë, një nga familjet më të vjetra dhe më të mëdha feudale shqiptare me origjinë nga Libohova. Osman Pashë Çaushi, Sanxhakbej i Janinës, Vezir dhe Bejlerbej i Rumelisë, pasi u martua me mbesën e Sanxhakbeut të Svetizarit, Sali Asllan Pashës, themeloi këtë gjini të madhe që i dha Janinës 22 Sanxhakbej.
Familja Libohova,ka qenë në pozita shoqërore e politike që nga viti 1403. I pari i tyre ka qënë Myko Sqyfter.
Nga familja e “Asllan Pashëllinjve”, nga ajo derë e njohur kanë dalë shumë burra të mënçur të cilët u shkolluan dhe diplomuan në universitetet më prestigjoze të Lindjes e Perëndimit, të cilët më pas u kthyen në Shqipëri duke dhënë kontributin e tyre në të gjitha funksionet e detyrat që iu ngarkuan në administratën e lartë të shtetit shqiptar që nga qeveria e parë e Ismail Qemalit, ashtu dhe gjatë viteve të Monarkisë së Zogut.
Ndër ata pasardhës të asaj familje janë të njohur Mufid bej Libohova, Ekrem bej Libohova, Maliq bej Libohova, Asaf bej Libohova, Dr. Shefqet bej Libohoha, Ihsan bej Libohova, Ajet bej Libohova, Servet bej Libohova, Enver bej Libohova, Neki bej Libohova, Elmaz Libohova si dhe dy vëllezërit binjakë Kapllan dhe Arsllan Libohova
Nëpërmjet emërtimeve të pjesëtarëve të tjerë të kësaj gjinie, Asllan Pashallinjtë sunduan prej Lepantos e deri në Delvinë gjatë historisë osmane shqiptare. Në krahasim me kryeqendrat e provincave të tjera, Janina ishte më i bukuri i trevave shqiptare. Për pasojë edhe oxhaku që sundonte në qytet ishte artdashës dhe bujar. Xhamia e bukur që ndërtoi Veziri Asllan Pasha është provë për këtë.
Evlia Çelebiu, në shkrimet e tij të udhëtimit, tregon se në pallatin e Xhelal Ali Pashës në Janinë gostiteshin çdo ditë 3000 vetë. Ky numër përbën çerekun e popullësisë së atëhershme të qytetit të Janinës. Koha dhe rrethanat kishin bërë që vazhdimisht anëtarët e kësaj familjeje të shpërnguleshin në qytete të tjera, si në Stamboll, në Halep apo në Gjirokastër.
Sundimi i familjes Asllan Pashalli në Janinë, filluar me shkëlqim në vitin 1590, përfundoi në vitin 1786. Familja Asllan Pashalli ndahej në tre degë, E Delvinës e Gjirokastrës dhe e Libohovës. Dega të familjes Asllan-Pashali vazhdon të jetojë sot si familja Libohova. Burra të shquar të kësaj dere, si Myfit dhe Eqrem Bej Libohova trashëguan vetitë më të arrira të stërgjyshërve të tyre.
Përgatiti: Ing. Bexhet Çobani
Please follow and like us: