Albspirit

Media/News/Publishing

Miliona shkruajnë vargje, por Reshpja ishte poet

 

“Abiit, excessit, evasit, erupit” – (Doli, iku, u largua, u zhduk). Ky lokucion latin mbahet i famshëm për gradacionin e sinonimeve. Kështu ndodhi me jetën e njeriut dhe poetit Frederik Rreshpja. Atij i mungonte “amor sui” – (dashuria e vetvetes). Si askush, Frederik Rreshpja nuk çau kokën dhe e trajtoi me mospërfillje jetën e tij. Një shpërdorim i dhimbshëm, një mospërfillje mbresëlënëse. Jeta e tij e ngatërruar dhe e trazuar, gati nuk mund të përshkruhet. Megjithatë ai lindi krejt ndryshe nga të tjerët, sepse ishte po aq krejt ndryshe. Të gjithë shkruajnë poezi, por ai ishte poet. Bota është e mbushur me “actia mortalia” – (veprime, punë të njerëzve të vdekshëm). Miliona njerëz nuk e kanë shpërdoruar jetën e tyre, nuk janë mbërthyer nga kotësia, pra kanë qenë normale. Frederik Rreshpja lindi për të qenë një përjashtim. Substanca e jetës se tij, nuk përcaktohej nga frymëmarrja, as nga veprimet e marrëzishme, as nga normaliteti i zakonshëm. Ai ishte njeriu me një aparat ndjesish të pazakonte dhe dinte të krijonte një poezi të pazakontë. Nga kjo pikëpamje, ai është shumë herë më i rëndësishëm dhe shumë herë me i pazevendesueshëm se të gjithë vdekatarët e zakonshëm.

UL KOKEN I LODHUR

Me therret nje mjegull ulur diku

Mbi korijen e fjetur qe premton mars

Dhe pikellimi i debores me gjuj te burimi.

Mbremja rend drejt qiellit’

Hena rend drejt nje shtepie reshë.

O akuarel i levizshem! Ti mua me therret

Por me erdhi teper vone thirrja jote.

Koka ime e pabindur tek nje alarm gjethesh

Qe hedh persiper dy grushta nate!

TORS

Dil nga mbreteria e gurit!

Kam kaq kohe qe trokas tek mermeret.

Njemije vjet dhe dymije vjet.

Jemi puthur neper iliadhet e vjetra

Kur lires i binin homeret.

0 hene e shiut, e verbera madheshtore!

Beje nje iliade per mua

Kur te rrezohet edhe Troja e fundit..

Rri kyçur ne gur zemra ime

Njemije vjet dhe dymije vjet.

DASHURI E HUMBUR

Dola nga guernika e kesaj nate

I vrare egersisht,

Kali i zi i pikellimit

Ne shtegun e vjeter me priste.

Kali i zi i pikellimit ç’me rrezoi

Dhe rashe si ne ballada;

Gdhendur ne gravurat e vjetra,

Permbys mbi shqytin e nates.

I vrare nga nje pranvere e kote,

Braktisur nga bota e tere,

Vetem kali i zi i pikellimit vjen rrotull

Dhe qan per te zotin e vjeter.

ARLEKINET

Iken arlekinet e trembur nen çatine e perralles

Kur putha per here te pare.

Qau vajza e vogel: por kushedi

Ndofta qante feminia. Ne kopesht

Nga dritarja e perralles, arlekinet

Veshtronin te trishtuar, tere lote.

Nuk desha t’i tremb arlekinet e mire,

Nuk desha por nuk bej ndryshe

Si nen çdo molle, bile nen çdo dru

Kurdohere nje eve me priste.

QIELLI I DJALERISE

Qielli i djalerise ne sqep te nje zogu

Ra mbi korijen me perralla;

Nga kashta e kumtrit bie dhe bie

Terfili i arte i qiejve.

Kembanat e yjeve lekunden me hare

Prere nga hena e majit.

Qielli i djalerise ne sqep te nje zogu

U zhduk pas portes se ylbereve.

Zhduket pas portes se ngjyrave djaleria

Dhe mua trishtimi me mbulon

Nen nje hene qe nuk di te buzeqeshe,

Ne nje bote qe nuk me kupton.

POETI NE SHKRETIRE

Absurditetet pa asnje mesazh per TV-te e botes.

Ralle ndonje re, arratisur nga kopeja e reve

Iken e hutuar nga peisazhi arabik.

Ai rri aty me koken ne duart e shkretires.

U ben me dore avioneve.

Pret nje dallendyshe qe s’ka per te ardhur kurre.

KENGE LAHUTE

Me zuri gjumi i balladave

Dalin etrit pleq ne prag te rapsodive

Dhe nate e dite nje zog me rri te kryet.

O ti zogu i zi i amanetit,

Per ku vrapon te besh shi, o zog?

Dy tre shira rane e u be dimer,

Dy tre net u deshem dhe u harruam.

Do te ngrihem e do te marr dynjane

Por gjumi i balladave nuk me le.

Dy tre shira rane e u be dimer,

Dy tre net u deshem dhe u grindem.

Ave, nëna ime!

Rri në shi. Kjo është e vetmja gjë që dua.

Ç’është ky? Pyesnin pikat e shiut mbi ballin tim

Kështu kam dëgjuar zërin e shiut

Një ditë vere rrëzë lisit plak

Te porta lënë hapur për zogjtë.

Ah, kur isha i ri dhe i bukur kujtonja

se tërë shirat e botës binin për mua

po tani që kanë kaluar kaq shumë vite

e di se s’ka asnjë kuptim që bie shi

Iku dhe nëna ime nën një shi prej mermeri

nga arkeologjia e perëndive që rrëzoheshin

Ave, nëna ime!

Vetëm tek ti kam besuar

Zot tjetër nuk kam patur kurrë. Amen!

Ku ishe ti?

Ku ishe ti kur dola i vetëm nën hënë?

Në ç’hënë barisnje vallë?

Ku ishe ti kur vizitova profilin tënd

Në xhamin e muzgut që krisi dhe u thye me trishtim?

Pastaj erdhi nata mbushur me mungesën tënde

Pastaj erdhi prap nata

dhe kështu ka për të qenë deri në ditën e fundit të netëve.

Zbrita tek kroi

duke mbajtur në duar vazon delikate të agimit

Pashë sytë e tu ruajtur në kujtesën e ujrave.

Lisi plak lëshoi përdhe kurorën e vjeshtës

Si një sovran që abdikon.

Ani, mua më zuri ky mallkim.

Po qysh bën pylli pa ty? Si del vjeshta?

A ndofta nuk do të ketë kurrë më vjeshtë?

Atëherë në emër të kujt do të bien gjethet?

Në emër të kujt do të vijnë shirat, mjegullat, ylberët?

Ah, zemra ime, eja vër dorë mbi stinët!

Kronikë

Një gjethe u bë zog dhe vajtoi mbi ullishte.

Nga fshati kundruall dolën pleqtë,

Rendën pas shpirtrave që silleshin në ajër

drejt Kashtës së Kumtrit

Të vrarët i rreshtuan në sheshin DEMOKRACIA

mbështjellë me çarçafët e dhëndërisë.

Por shtypi tha se zgjedhjet qenë të ndershme,

të lira dhe korrekte. Ashtu edhe TV-të

Pastaj lanë gjakun

Te ullishtja me drurët e përdredhur nga dhembja

Ah! Ullinjtë e Shqipërisë dhe paqja juaj e mallkuar.

Për një vjollcë

Çeli vjollca e vogël mbi gurishte

si një ylber mbi planete të panjohura

Kështu kam ëndërruar edhe unë dikur

të bëhem ylber mbi akuafortën e kohës vizatuar egër

po tërë ato që thashë

u tretën në kujtesën e palexueshme të ajrit.

Më me fat janë perënditë

që kthehen tek toka të skalitur:

Ti s’ke për t’u skalitur kurrë

e veç ndoshta në kujtesën e palexueshme të ajrit

Ky qe fati yt prej ylberi

me një kryq shiu te koka

Por fati sundon tërë popujt e zotave

të shumtë si rëra,

vjollcë e vogël, o shpirt.

Please follow and like us: