Albspirit

Media/News/Publishing

Fritz Radovani: Zamak i Flamurit Gjergj Kastriotit – Skënderbeut (3)

AT JOSIF PAPAMIHALI AT JOSIF PAPAMIHALI (1912 – 1948)

“ISHTE VETEM 36 VJEÇ, KUR E MBULUEN ME DHÉ E BALTË PËRSËGJALLI !” Shqipnia ka një sipërfaqe prej 28.000 km. katrorë; një shtet i vogel mu në qendër të Europës, ku mbas Luftës së Dytë Botnore, kur edhe gjyqi i njohun i Nurembergut pothuej i kishte mbyllë proceset kryesore, në Shqipninë e një miljon banorëve të varfën e të rraskapitun, kanë fillue me u krye krimet ma të shëmtueme ndaj Shqiptarëve nga vetë të vetquejtunit “Shqiptarë”. Pushtimi i Shqipnisë nga sllavo – komunistët në vitin 1944 solli në pushtet një grup anadollak fanatikësh, që kanë me kalue edhe sa kohë dhe vështirë se krimet e tyne antinjerzore kanë me mujtë me u harrue. Disa herë kam shkrue se mbas asaj kohë që këta terroristë, kanë krye ndaj Don Lazer Shantojës në hetuesi, tue i sharrue kambët e gangrenizueme me sharrë druevari, vjen mbytja barbare nga katilët e pangopun me gjak e Klerikut Elbasanas At Josif Papamihali, ose i njohun nga besimtarët e qyteteve ku ka sherbye me emnin Papa Sifi. Ka lé me 23 Shtator 1912, në vitin e Pavarsisë nga osmanët, nё Elbasan, një qytet i vjetër i përmendun për brezni të tana intelektualësh Atdhetarë. Tue u interesue per lidhjet e klerit kristjan atje, mujta me gjetë edhe disa të dhana për At Papamihalin, mbasi kishe ndeshë edhe ma perpara në emnin e Këtij Martiri të Madh të Popullit Shqiptar, atëherë kur pata fatin me njohë afer edhe jetën e Imz. Jul Bonattit, me të cilin, At Josifin e ka lidhë puna e madhe e Tyne, që mbetёt një “Kujtesë e përjetëshme për Klerin e ardhshëm Shqiptar: Unifikimi i Besimeve tona Katolike e Ortodokse me frymen e Ungjillit të Shejtë”. At Papamihali u shugurue meshtar me 1 dhjetor 1935, mbasi përfundoi studimet në Kolegjin Papnor Grek në Romë. Erdhi në Atdhé dhe filloi detyrën e vet në qytetin e Elbasanit, ku me një vullnet të veçantë të Klerikut Katolik të rritit bizantin, punon për afrimin e dashninë ndërmjet familjeve tradicionale Elbasanase, aqsa edhe sot, atje kujtohet me dhimbje të madhe Emni i Tij. Fillon me përkushtim restaurimin e Kishave monumentale Ortodokse në Shqipni, tue krye edhe detyrat e Klerikut të pervujtë, që kultura e Tij universale e ban edhe ma të dashtun dhe ma të afruem me popullin e vet. Ai ka shërbye edhe në Korçë dhe në Berat. Kudo ku ka vue kamben Populli i atyne krahinave e kujton me dashuni e respekt. Një Figurë kaq e kompletueme me virtytet e një Shqiptari që kerkon “Dashninë e Atdhetarëve të Bashkuem nën hirin e Zotit”, nuk kishte si të shpëtonte nga thonjtë jo, vetem, të pergjakun të sigurimit komunist, por edhe fanatikë e anadollakë që e arrestojnë me 31 Tetor 1946, me akuza fallso dhe shpifje, që mbesin deri në fund të pa provueme nga qindresa heroike e Këtij vigani të brumoson me edukaten qytetare Elbasanase. Të gjitha perpjekjet e sigurimit bahen me mujtë me e lidhë veprimtarinë e Tij me klerikët Imzot Vinçenc Prennushi, Don Shtjefen Kurti, At Pjeter Meshkalla, Papa Isak, At Palë Dodaj e profesorët e njohun shkodranë Prekë Kaçinari dhe Nikollë Dakaj, me të cilët, pranon vetem “njohje” dhe asgja tjeter, që mund ti perfshinte të gjithë bashkë në nenet e kodit penal “antikatolik” të shtetit terrorist komunist shqiptar. Që “kodi penal” ishte i tillë, e verteton arrestimi i vllajt të vogel të At Papamihalit, me emnin Kostaq, i datlindjes 1919, i pushkatuem në vitin 1952, vetem se “ky është vëlla i armikut të popullit, klerikut të poshtër At Josif Papamihalit” Ndoshta per disa e pabesueshme.(Dosja 4802, Arkiv MPMbrendshme, Tiranё, 1998). At Josif Papamihali “per mungesë provash” u dënue nga Gjykata Ushtarake e Korçës, me 5 gusht 1947, “5 vjet heqje lirije dhe punë të “detyruar””. *** Edhe pse torturat ishin ma të mnershmet, Ai mujti me i perballue tue mbetë një nga Martirët ma të paster e tё panjollosun në të gjitha shkresat e dosjet e sigurimit barbar komunist. Urrejtja e atyne organeve terroriste nuk do të mbyllej vetem deri këtu, po do të vazhdonte ashtu si me shumë tjerë ma parë! Dërgohet në kampin e “punës së detyruar” të Maliqit të Korçës, ose siç, e kanë quejtë Ata, që mujtën me mbijetue në atё vend zhdukje, “kampi i shfarosjes komuniste” i tipit gulagëve të Stalinit, pa i lanё asgja mangut atyne as per nga mundimi e vuejtjet as, per nga mbyllja e mnershme e jetës. Atje kanë përballue tmerret e komunizmit gjakatarë vetem Ata, që mujtën mos me u ligshtue shpirtnisht e fizikisht, mbasi “dishprimi dhe vetvrasja” ishin të përditëshme dhe të pashmangëshme. Mundi, lodhja, urija, etja, pislleku i parazitëve dhe lidhja për shtyllë e rrahja ma barbare deri në vdekje të njeriut, nga kriminelat ishin të papërshkrueshme nga ata që nuk i kanë pa e provue. Njerëzit e pranguem liheshin me dit’ e net të çveshun në piken e acarit të dimnit jashtë në akull, borë e shi pa asnjë mbuloje, të lidhun per trup, kambë e dorë, tek shtyllat e torturave; ka pasë njerëz që nuk u dhanë as ujë me pi derisa kanë mbetë fare pa ndjenja, ndërsa për supen e qelbun me ujë kënete as nuk bahet fjalë, me ditë të tana e besa edhe muej. Të gjitha këto unë i di nga i mbijetuemi i atij kampi Paulin P. Prennushi, për të cilin, ma vonë ka shkrue At Zef Pllumbi, mbasi kur e kanë sjellë gati të vdekun në Shkoder dhe kanë shkue në burgun e madh me e takue dy motrat dhe e shoqja e Tij, ato kanë pritë tek hekurat disa minuta kur po e sjellin Paulinin në takim. Ai kishte humbë zanin dhe këto nuk ju pergjegjëshin thirrjeve të mekta të Tij, mbasi në ftyrë as nuk e njihnin edhe pse e kishin para syve të kapun per hekurat e vendit të takimit, në atë burg mizorë. Kështu i ngjau dhe At Josif Papamihalit, që, edhe Ai një ditë vjeshte, nga mundi e lodhja u rrëzue në balten e asaj kënetë të Maliqit, prej ku nuk mujt me u çue ma! Nuk u dënua me vdekje të menjëhershme siç asht pushkatimi, por me vdekje “të ngadaltë” që do të zgjaste jo pak minuta, por pesë vjet! Ai u akuzue se: “Mbas Çlirimit të Shqipërisë ka vazhduar politikën reaksionare të Vatikanit. Ka bërë takime me elemente reaksionarë me të cilët ka biseduar çështje kundër Pushtetit Popullor si dhe ka bërë mbledhje me krerët katolikë me qëllim për të sabotuar zgjedhjet e dy dhjetorit dhe vendosjen e partisë Demokristiane në Shqipëri. Ka bërë propagandë kundra reformave. Ka punuar kundra interesave të popullit e të Atdheut, duke u subvencionuar me të holla prej agjentëve të UNRRA-s, që të formonte organizata klandestine, si organizata “Demokristiane”. Në të vërtetë ajo “zgjati” vetëm rreth një viti. Çdo ditë të vitit “vdiste” nga pak në luftë me ujin, llom e baltë, udhëtimin e mundimshëm, mungesën e ushqimit, të veshjes dhe të gjumit, në atë që u njoh me emrin “Këneta e Vdekjes” siç e emërtoi bashkëvuajtësi i tij në Kënetë, shkrimtari Elbasanas Makensen Bungo, që e ka edhe personazh real në librin e tij me titull “Këneta e Vdekjes”. Frymën e fundit nuk ia morën predhat e pushkëve vrastare, por “predhat vrastare” të duarve të kriminelëve që e mbytën të gjallë në baltën dhe llomin e Kënetës. Po komunizmi “nuk u ngop” me këtë “pushkatim të ngadaltë”. Ata e akuzonin edhe per propaganda në votime se: Kur klerikët pyeten Imzot Vinçenc Prennushin, nëse ishte mirë të merrnin pjesë në zgjedhje apo jo. Ai u përgjegjë: “Kjo nuk asht aspak e mirë, sepse nuk pajtohet me parimin fetar, mbasi deputetët janë me parime afetare” Me daten 26 Tetor 1948, në moshen 36 vjeçare, At Papamihali kishte ra perdhé. Policët urdhnuen me e mbulue me dhé e baltë ndërsa, At Josifi, kuptohet, ishte endè gjallë. Një vdekje vertetë e mnershme antinjerzore! E ndoshta, ashtu i gjallë, i ramë permbys në atë baltë mizore vllavrasëse: Ishte Shpirti i Tij i martirizuem qё dëshmoi, se: “Ai mbet i Pavdekshëm”! At Josifi sot asht një Zamak i Perjetshem i Flamurit të Gjergj Kastriotit!

Melbourne, 22 Mars 2022.

AT GJON SHLLAKU O.F.M.

AT GJON SHLLAKU O.F.M. (1907 – 1946)

“Kallxonte nji zonjë, e cila aso kohe bante punën si përkthyese në shërbim personal të sekretarit të Partisë Enver Hoxhës, në marrëdhanjet diplomatike me ambasadën e Jugosllavisë në Tiranë, si njiditë me nji bashkëfjalim ndërmjet ambasatorit titist e Enverit, ky i fundit shend e verë i paska pasë kumtue përfaqësuesit të Beogradit gati-gati si tue u krenue: “E mbytëm Patër Anton Harapin e, me té kemi plagosë për vdekje Klerin Katolik!”. Simbas rrëfimit të grues, ambasatori diplomat i vjetër pan-serbian, i paska pasë përgjegjë: “Po, po! Po keni ende gjallë Patër Gjon Shllakun, i cili peshon shumë”, duhet – vazhdoi ai “ si mbas porosisë që kam prej qeverisë seme, të zhdukni Shllakun dhe të shkatrroni kulm e temel çerdhen e Klerit Katolik në Shkodër, me në krye Françeskanët”! (At Daniel Gjeçaj “Martirizimi i Kishës Katolike Shqiptare” fq. 36.). At Gjon Shllaku O.F.M. asht kenë një Françeskan i përgatitun në disa fusha. Kishte kohë që e kishte thanë At Gjon Shllaku O.F.M., këte aksiomë të Tij: “Tjetër kund njerëzit e idealit nëse i mbysin për së gjalli, i nderojnë për së vdekuni. Ndër né, ata mbyten dy herë, edhe harrohen”! Fatkeqësisht, një thanje që sot, asht ma aktuale se asnjëherë!

At Gjon Shllaku asht le në Shkodër më 27.07.1907. Vazhdoi shkollen nder Françeskanët e Shkodres ku ra në sy per mprehtësi. Studimet universitare i bani në Lovanio të Hollandës si dhe në Paris. Asht shugurue Meshtar më 15.03.1931. Ka dhanë mësim si Profesor në filozofi, gjuhë frënge, ekonomi politike në Liceun Illyricum të Fretënve në Shkoder. Zotnoi disa gjuhë. Ishte fillimi i vitit 1945, kur në Shkoder vinte Sejfulla Maleshova, gjoja me themelue “Parti Demokristjane”, dhe nepermjet rinisë shkodrane u takue edhe me At Gjonin, i cili e vuni në dijeni se: “Provinçiali I Françeskanve At Mati Prennushi, ua ka ndalue rreptësisht Fretenve me u marrë me politikë, dhe se, në rast të kundert do ti ndalonte thanjen e Meshes.” Vendimi i Tij ishte i padiskutueshem nga të gjithë Françeskanët e Shqipnisë. Shpesh, flitej se asht mendue për një Parti Demokristjane. Shpesh, bisedohej se, “ka kenë formue” kjo parti në Shqipni. Kishte nga ata që e thonin të sigurt ekzistencën e kësaj partie; por nga shumë burime që për mue kanë kenë burime të sigurta e të sakta edhe pse ishin burime gojore, si bie fjala Prof. Gaspër Ugashi, Mark Gjon Shllaku, At Meshkalla, Don Mark Hasi, At Gegë Luma, At Dioniz Maka, Prof. Nush Radovani, Don Nikoll Mazrreku, At Gardini, Monsinjor Mikel Koliqi, etj., me të cilët, kur unë kam bisedue për këtë çështje, e thonin pa ma të voglin dyshim, “se kjo parti nuk ka ekzistue kurrë në Shqipni,“ por, asht kenë një shpikje e komunistëve për me shkatrrue klerin katolik, inteligjencën dhe rininë entuziaste për ndryshime politike demokratike. Asnjë organizatë antikomuniste prej vitit 1943 nuk ka pasë në emnin e saj një sigël demokristjane. Asnjë përson nuk merr përsipër një detyrë nga kjo parti. Ende sot nuk gjindet një dokument ku shkruhet një pikë e statutit të kësaj partie. Arkivat sot kanë edhe detaje të programit të „Besëlidhjes së Veriut“, që u formue në vitin 1943, si dhe perfundimin e saj. Kjo përputhet edhe me thanjet e At Gjolajt, në librin „Çinarët“. Ky libër u ba shkak që në vitin 1998 me u bisedue kjo temë edhe njëherë me z. Nino Kurti. Ai kishte lexue librin dhe ishte i kënaqun që At Gjolaj, kishte shkrue një fakt që njihej edhe prej z. Nino, tue fillue nga loja e Sejfullah Malëshovës e deri tek laboratorët e Sigurimit të Shtetit, në lidhje me këtë parti fantazëm e çpikun e gjithmonë e pakenun, që hangri sa koka njerëzish të pafajshëm. I nderuemi z. Nino Kurti tregon se në muejn maji të vitit 1945, kishte shkue në shtëpinë e Mark Gjon Shllakut (Gjon Mark Pyka i Rusit), mbasi ishin shumë shokë. Aty kishte gjetë Mark Lulashin dhe Paulin Kel Palin, që sapo kishin shkundë mandin e po hanin në oborr. Ka shkue pak ma vonë edhe njëfarë Mark Palit nga Laçi, që Nino kishte kohë që nuk e kishte takue. I fundit ka mërrijtë Pjetër Berisha edhe ky krejt rastësisht. Asht bisedue për zgjedhjet që do të zhvilloheshin në dhjetor të 1945. Asht bisedue idea e ardhun nga Tirana prej Mark Palit dhe dyshimi që kishin të gjithë këta përsona se, mos kjo ide asht lojë e Sigurimit. Ndoshta, dy-tre nga këta përsona ndonjëherë kishin bisedue për këtë parti, por të gjithë sëbashku nuk e kishin bisedue kurrë. Sigurisht paraqiste rrezik.

Atëditë, i kujtohej mirë z. Ninos, se ishte kenë i pari Pjetër Berisha që ka hapë bisedën për këtë parti. Si parime për të gjithë nuk kishte asgja të panjoftuna, kuptohet pa hy ndër detaje. Debati aty kishte fillue tek mënyra se si do të reagojë pjesa e kulturueme Myslimane dhe a do të mërrijë ajo pjesë e pergatitun e myslimanëve me ba për vedi shumicën tjetër. Njëkohësisht edhe a do të pranojnë ata me u drejtue kjo parti nga përsona që përfaqësojnë pakicën e popullsisë? Problemi i dytë ishte kenë lidhja me klerin për me pa a pranohet prej tyne si parim. Këtë e ka marrë përsipër Paulin Kel Pali e Mark Shllaku, per me e bisedue me At Gjon Shllakun. Kur asht ba fjalë se kush mund të ishte kryetari, Mark Lulashi ka propozue emnin e Andro Petroviq, i cili nuk ishte aty dhe as nuk dinte gja për këtë bisedë. Të gjithë ishin dakord për Andron mbasi njihej si njeri i aftë, i prëgatitun mirë si intelektual dhe shumë besnik. Mbas pak ditësh Mark Shllaku kishte njoftue Ninon se, At Gjon Shllaku nuk ishte dakord që të formohet një parti e tillë, mbasi largimi i Delegatit Apostolik të Vatikanit Imzot Leone Nigris nga Shqipnia, prej qeverisë së Tiranës, më 5 maji 1945, asht tregues shumë i keq për problemet e katolikëve në Shqipni. At Gjoni u kishte tregue se një çështje si kjo as nuk mund të bisedohet as me Provinçialin At Mati Prennushi, e as me Imzot Thaçin, mbasi asnjeni nuk janë dakord. Mendimin e tyne sigurisht, ai e dinte nga takimi me Sejfullah Maleshovën, ku, At Gjoni asht kenë prezent. At Gjoni kishte shtue se propozimi i Tiranës asht vetem lojë e komunistëve prandej, si përfundim “kleri nuk përzihet në çështje partishë politike mbasi mund t’a pësojë si At Lekë Luli prej zogistave”. Nino Kurti dinte se asht ba edhe një përpjekje tjetër prej Prof. Gjelosh Lulashit me At Çiprian Nikën, Guardian i Françeskanëve, por edhe kjo pa asnjë rezultat. At Çipriani, përveç shkaqeve të paraqituna nga At Gjoni, kishte shtue se ishte njoftue që edhe shkollat fetare shpejt po mbyllen. Gjendja sa vjen e randohet mbasi kishte sinjalizime se ka xhakoj të përzimë me Sigurimin. Ai madje, kishte porositë Prof. Gjelosh Lulashin, që mos të përzihen asnjë në këtë çështje mbasi si po shifej, edhe anglo-amerikanët Shqipninë e kanë lanë në dorë të jugosllavëve dhe, “nuk dijmë si do të bahet halli i jonë”. Nino, shtonte, se nuk ishte kenë dakord që në fillim që kjo parti të formohej në lidhje me klerin katolik. Kur Mark Shllaku i ka tregue se po formohet një organizatë pa pjesmarrjen e klerit dhe asht Mark Çuni që do t’a drejtojë, Nino ishte kenë dakord dhe i kënaqun për tè. Me Ninon janë kenë të gjithë papërjashtim shka ishin deri atëherë për formimin e Partisë Demokristjane. Kjo ishte edhe arësyeja që as nuk asht bisedue ma për atë parti që mbeti vetëm një IDE. Mbas tyne nuk asht mendue ma as si ide. Ai e kishte njohë ma parë Mark Çunin si djalë shumë inteligjent, trim, i vendosun dhe besnik. Ai e formoi Organizatën “Bashkimi Shqiptar” e dha edhe jetën për tè. Anëtarët e asaj organizatë edhe sot e kanë për nderë që kanë ba pjesë në té dhe janë drejtue nga atdhetari i flaktë Mark Çuni.

Nino e lente ide edhe për faktin se përsonat që janë kenë në shtëpi të Mark Shllakut, madje, edhe Andro Petroviq që nuk ishte fare aty, të gjithë janë arrestue vetëm për organizatën “Bashkimi Shqiptar” dhe as që, asht tregue prej ndonjenit se asht mendue për parti demokristjane, as gjatë torturave, as gjatë proçesit gjyqësor, madje, as kur ishin ndër kampe e burgje. Ata nuk e kanë zanë në gojë atë ide se mund të ridënoheshin mbas njëzet vjetësh. Ata vetëm kanë porositë njeni tjetrin që mos me zanë me gojë emnin e Andro Petroviq, mbasi mund të baheshin shkak për zhdukjen si dhe pushkatimin e tij kurdoherë nga komunistët. Nino Kurti e përfundoi bisedën e tij me këto fjalë: “Hipotezat, provokimet e bame në hetuesi, në gjyqe etj., janë kenë vetëm trillime dhe shpifje, mbasi vetëm po të dihej idea, asnjeni nuk do të shpëtonte me kokë. Kjo ide asht kërkue për 50 vjetë rresht nga Sigurimi i shtetit, por asnjëherë nuk asht ra në gjurmët e vërteta të sajë, mbasi kryesore kemi pasë besën. Unë jam edhe sot për një Parti Demokristjane të vërtetë, mbasi ajo do të ndikonte shumë për hymjen në Evropë, po ku, me e gjetë sot një kopjo të Andro Petroviq, apo të Mark Çunit, per me e drejtue këtë parti”? Mbas asaj bisedë per fatin e keq unë nuk u pashë ma me Ninon, mbasi edhe Ai vdiq ndër ato ditë krejt papritmas në Tiranë. Ka pasë edhe një variant tjetër që flitej sikur Mark Pali i Laçit të Kurbinit, kur ka ardhë në Shkodër tek shtëpia e Mark Shllakut në Rus, asht kenë i dërguem për “Partinë Demokristjane” nga Imzot Vinçenc Prennushi. Edhe ky variant nuk qëndron mbasi as nuk asht folë në atë shtëpi për Imzot Prennushin. Njëkohësisht, si mujte Imzot Prennushi me dërgue Mark Palin për një detyrë kaq të rëndësishme, krejt në kundërshtim me Argjipeshkvin Metropolitan të Shkodrës, Imzot Gaspër Thaçin, apo me kushrinin e vet, Provinçialin e Françeskanëve At Mati Prennushin? At Pjeter Meshkalla thonte: “Asnjëherë Shqipnia nuk asht kenë e pergatitun për një parti demokristjane, mbasi kleri nuk duhet me u përzi ndër parti politike, ndërsa brezi i inteligjencës ishte ende në formim. Partia nuk bahet me aq pak njerëz të pergatitun sa kishte ajo kohë. Duheshin edhe pak vite, por komunizmi kje një shkatrrim për të gjitha fushat, sëpse, as që mund të bahej ma fjalë për qeverisje demokratike e aq ma pak Europjane. Shkollat marksiste-leniniste kanë me e pengue demokracinë e qeverisjen demokratike edhe mbas përmbysjes së komunizmit. Shkaqet dihen!” Dihet sakt: Gjatë asaj kohe të shkurtë, per me evitue takimet me Sejfullahin, dy here At Matia e dergoi At Gjonin, zëvendës-famullitar në Theth dhe, prej datës 14 korrik deri më 27 nëntor 1945, në Nikaj, tue zëvendësue Atë Dioniz Makaj, nder të parët fretën të arrestuem nga Sigurimi i shtetit në Shkodër. Po i njajti fat më 23.01.1946, e ndjekë edhe At Gjon Shllakun ndërsa, jepte mësim në klasë. E arrestojnë dhe fillon hetimet. At Gjon Shllaku O.F.M. deklaroi para gjyqit: Jam kenë dhe jam kundër çdo lloj diktature. Për këtë jam kenë i keq edhe me italjanët, mbasi ardhjen e tyne e kam quejtë pushtim. Për këtë edhe Sejfullah Malëshova më ka kërkue me formue nji parti Demokristjane por nuk më kanë lejue eprorët, për mos me u përzi Kleri Katolik në politikë. Me datën 28. 01. 1946, i kam thanë edhe z. Prokurorit se, Kisha, lejon pjesëmarrjen në politikë të anëtarëve të saj, mjaft që politika të përdorët për të miren e shoqnisë dhe të popullit. Unë nuk kam ba pjesë në këtë organizatë dhe as nuk kam sjellë njeri në këtë organizatë mbasi po e përsëris, nuk më asht lejue me u përzi në politikë. Arsyeja kryesore asht se drejtimin e shtetit e morën komunistët ateista. Kur asht inaugurue Shtëpia e Kulturës në Shkodër, unë kam shprehë bindjen teme, se asht e para herë që Shqipnia çlirohet me gjakun e bijve të vet. Indipendenca e Shqipnisë sot nuk asht nji dhanti, por asht fryt i përpjekjeve të popullit Shqiptar. Për organizatën “Bashkimi Shqiptar” e kam marrë vesh kur asht arrestue At Fausti dhe At Dajani. Ma përpara nuk kam dijtë kurrgja. *** Me datën 08. 02. 1946, kur po fillonte seanca e mbas drekes, porsa del para trupit gjykues z. Myfit Q. Bushati, ish student i gjimnazit të Jezuitve, i arrestuem edhe ky si anëtar i kësaj organizatë, ndërpritet seanca nga ndërhymja e prokurorit Aranit Çela, i cili i drejtohet kryetarit të trupit gjykues me këto fjalë: “Me qenë se avokat Muzafer Pipa, implikohet në këtë proçes, se ka pasë dijeni dhe se ka kënduar trakte të këtyre organizatave apo ka qenë pjestar, kërkoj që të përjashtohet si përfaqsues mbrojtjëje i të pandehurit Patër Gjon Shllaku me shokë”. Av. Muzafer Pipa tha: Në lidhje me kërkimin e z Prokuror, unë nuk kam ndonjë kundërshtim por, në këtë rast unë nuk përfaqsoj Myfit Q. Bushatin. Kryetari i trupit gjykues lexon vëndimin: Lexoni me kujdes mënyren me të cilen u shtjellue ngjarja nga Aranit Çela, i cili nxjerrë fëtyren e vertetë të tij! “Vëndim: Me qenë se Muzafer Pipa, mbi egzistencën e organizatës së ashtuquajtur Demokristjane, ka patur dijeni dhe i atribohet faji që pretendohet që organizator është Patër Gjon Shllaku, në anë tjetër, që të pandehurit që ky përfaqson kanë qenë pjestarë të organizatës “Bashkimi Shqiptar”, që do të bashkohej me Demokristjanën, sipas parimit juridik, nuk duhet të përfaqsojë, për derisa i atribohet faji i dijenisë ose i pjesëmarrjes, prandaj, Trupi Gjykues, konform kërkesës z. Prokuror, Vëndosë përjashtimin e tij si përfaqësues Mbrojtjëje i të pandehurve: Patër Gjon Shllaku, Rrok Martini, Çesk Gjeluci, Ndoc Rrok Jaku dhe emron avokat Ranko Çerankoviq.” Avokat Muzafer Pipa doli nga salla e gjyqit. (Dosja nr. 1068). Nuk shkoi gjatë dhe Aranit Çela e mbajti fjalën që i pat thanë tue hy në bar “Impero” të Fushës së Çelës: “Hë, Muzafer Pipa, e kemi ruajtur një gjysëm leku edhe për ty”!

(Dëshmi gojore e Prof. Gaspër Ugashit). Populli i Shkodrës ruen në kujtesën e tij përjetë veprën heroike të Prof. Kol Prelës, Deputet i Kuvendit Popullor në zgjedhjet e 2 dhjetorit, i cili si burrat paraqet para gjyqit: DEKLARATË: Unë i nënshkruemi Kol Prela, profesor në Liceun e Shtetit Shkodër, dhe Përfaqsues i Dekretuem në Asamblenë Kushtetuese, përsa i përket të pandehurit Patër Gjon Shllaku, Françeskan nga Shkodra, deklaroj sa ma poshtë vijon: Pader Gjon Shllakun e kam njoftë për herë të parë në verën e vjetit 1940 kur u ktheva prej Italijet, mbasi mbarova studimet universitare. Qyshë në takimet e para që kam pasë me té kam muejtë me konstatue, se ai ishte nji element anti-italian dhe antifashist. Kudo qi kishte rastin dhe mundësinë demaskonte dhe disaprovonte ardhjen e Italisë këtu dhe, vëprimet të cilat Italia me trathtarët bante vazhdimisht këtu, në dam të tonë. Në rast konkret dij se, ai propagandonte kundër njollosjes së Flamurit tonë Kombëtar me fashjot e Liktorit e, kundër artikullit denigrues për Popullin Shqiptar që P. Fulv Cordignano pat botue në revistën “Albania”. Madje, në këtë rasën e fundit nuk u kondenue vetëm me disaprovue por edhe punoi për përpilimin e broshurës: “Cordignano në gjyq përpara botës”, tue gjetë gadi të gjithë bibliografinë, tue përkthye të gjithë copat e autorve gjerman që nëvojiteshin për atë përgjegje. Nuk e vuni emnin në fund mbasi broshura delte n’emnin e grupit të profesorëve të Liceut të Shtetit të Shkodrës e me vue emnin edhe ky, do të dukej se profesorët e nji instituti Shqiptar mos të ishin në gjendje me shkrue nji artikull pa kërkue ndihmën edhe jashta rrethit të tyne. Këtë, mund t’a dishmojnë edhe Prof. Mark Ndoja e Prof. Simon Deda, të cilët në këtë kohë janë kenë në kontakt vazhdimisht me të pandehurin. Këtë qëndrim anifashist ka vazhdue t’a mbajë gjatë gjithë kohës që kam kenë në kontakt me té, d.m.th., deri në qershor 1943, datë në të cilën jam ilegalizue, mbas së cilës, nuk kam pasë ma rasë me ra në përpjekje me té derisa asht shlirue Shqipnia. Mbas shlirimit dihet prej të gjithve se Pader Gjoni, ka dhanë kontribut në lamën që ishte ma i pregaditun d.m.th. në atë të kulturës. Ka ba konferencën për inaugurimin e Shtëpisë së Kulturës në Shkodër, në të cilën ka thanë ndër tjera edhe këto fjalë: “Asht e para herë që Shqipnia shlirohet me gjakun e bijve të vet. Indipendenca e Shqipnisë sot nuk asht nji dhanti, por asht fryt i përpjekjeve të Popullit Shqiptar”. Përmbajtjen e kësaj deklarate, jam gadi me e vërtetue edhe para Gjyqit të Popullit, po mos të jemi i xanun në shkollë me mësime. V.F.L.P. Deklaruesi: Prof. Kol Prela d.v. Shkoder, 14. 02. 1946. Ndersa At Gegë Luma deklaron në gjyq në vitin 1968: “Shqipnia ka dy krahina të ndame, Veriu dhe Jugu, ka tre besime të ndame, myslimanë, orthodoks dhe ma pak se të gjithë katolikë. Sikur të kishte edhe dy parti, një në pushtet dhe një opozitë, popullsia do të ndahej në shtatë pjesë, që asht vështirë me u kuptue njena me tjetrën vetëm dy pjesë të sajat, jo ma shtatë. Atëherë, ku mbetë vend për Parti Demokristjane?”. At Gjon Shllaku OFM u dënua me vdekje me pushkatim me 22.02.1946. Asht pushkatue në Shkodër, në orën 5 të mëngjesit, më 04.03.1946, së bashku me At Danjel Dajanin S.J., At Giovanni Fausti-n S.J., Seminaristin Mark Çuni, të rinjtë Qerim Sadiku, Gjelosh Lulashi e të tjerë. Patër Gjon Shllaku tha: “Lamtumirë mi thoni shokve Françeskanë dhe të gjithë të njoftunve. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija!” Kështu mbylli jeten dijetari i madh At Gjon Shllaku. At Gjon Shllaku O.F.M. nder shkrimet e veta me vlerë ka lanë një thesar të çmueshem nga ana historike dhe filozofike, tue mos nenvleftsue asnjëherë pikpamjet e Tij Fetare dhe gjuhsore. Ajo që e veçon Ate asht mospajtimi i Tij per asnjë arsy me pikpamjet komuniste të kohës dhe të shtetit Shqiptar. Ishte viti 1938 kur At Gjoni ishte drejtor i Revistës “Hylli I Dritës”. Aty botoi shkrimin “Shka asht komunizmi”, në të cilin analizoi doktrinën komuniste dhe njëherit tue e njohë mirë vuni në dukje të metat e saj. Ky studim i mirëfilltë rreth marksizmit mbetë gjithnjë i kohës dhe aktual. Bie në sy sesi në ketë shkrim, Át Gjon Shllaku pohon se komunizmi u nis si shkencë, nga themeluesit e parë, por përfundoi si diktaturë, nën drejtimin fanatik të njerëzve të etun për pushtet që, për ta shue këtë etje të tyne, nuk hezituene që të flijojnë tue vra me miljona njerëz të pafajshëm të Globit. Shkrim aktual dhe shumë i vlefshëm, ky shkrim për historinë e filozofisë. Kushdokjoftë ai Shqiptar që sot do të lexojë mendimet rreth organizimit shoqnor, shkrimet filozofike, hulumtimet historike të Át Gjon Shllaku, ai do të vrejë menjëherë se ndër ata, do të spikasin tri fjalë me vlerë të madhe: “Shqiptari – Frati – Shqipnia”, dishka shumë origjinale dhe me vlerë per të gjitha kohët e historisë së Shqipnisë. E ajo që ka vlerë asht se historia e Shqipnisë asht dishmitare e këtij trinomi të pandashëm, unjisues për idealet kulturore, shpirtnore dhe atdhetare. Át Gjon Shllaku vazhdon edhe sot e na mëson se, idealet shpirtnore dhe atdhetare janë shumë të çmueshme, të njisueme me jetën e atij, që i jeton dhe i provon nder rrethanat e jetës së vet. Mësimet e At Gjon Shllakut sot na kujtojnë gjithnjë sesi: Atdheu ndërtohet gjithmonë mbi themelet e botës Shpirtnore. Në shkrimet e Tij At Gjoni, pohon pahezitue asnjë moment të jetës së Tij: “Veç nji kulturë shpirtnore e hapët âsht e zoja të lindë nji atdhedashtní, me të cillen të çmohen, të ruhen e të lavrohen karakteristikat e ndjesítë kombtare, e mund të na shtyj me bâ flije të panumurta per të miren e Atdheut”. E sidomos At Gjoni (na mëson), kurr të mos bijmë në kurthën “ku aventurjerat e të çmendunit i bijnë lodrës e na duertrokasim marrít e tyne.” Kjo kujtesë sot na tregon saktësisht sesa i perkushtuem ishte tirani Ever per zbatimin e porosive të diktatorit Tito, per zhdukjen Klerit tonë Katolik. Ky krim i dha vrasësit Ever dekoraten “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, që ai e ka edhe sot të varun në fyt, mbasi nuk ka kush ia prekë me dorë, sepse tash ne, po presim dekoratat tjera që do të na “dhurojnë Ballkani i hapur”! Por, mos harroni se tradhëtia e Atdheut paguhet edhe nga sternipat tuej!! “Mallkimi i Popullit Shqiptar”, per të cilin lutet Nanë Tereza, njëditë jo larg do të marrin me vete të gjithë ata, që me perkushtim i sherbejnë sot atij! Vlerat e paçmueshme të  At Gjon Shllakut, edhe pse lehen në heshtje, ato janë vertetë të doemosdoshme po, edhe të perjetëshme per jeten e Atdheun. Sa shumë nevojë ka Shqipnia sot, per Figura si At Gjon Shllaku O.F.M., që asht gjithmonë një Zamak i freskët i Flamurit të Kastriotit!

Melbourne, 26 Mars 2022.

MARK ÇUNI, I PARI HERO I DEMOKRACISË

Xhakoni MARK ÇUNI (1920 – 1946)

HEROI MARK ÇUNI ASHT THEMELUESI I ORGANIZATËS SË PARË DEMOKRATIKE EUROPJANE ANTIKOMUNISTE “BASHKIMI SHQIPTAR”, NË SHKODER NË VITIN 1945. EDHE NJË ZAMAK I FLAMURIT TONË.

Mark Çuni (1920 – 1946), ishte nga fshati Bushat i Shkodres, i pushkatuem në moshen ma të bukur kur kje 26 vjeç. Mark Çuni formoi një organizatë antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” me të gjitha besimet, per me realizue zgjedhjet pluraliste në Shqipni, atëherë kur ende nuk diheshin “rezultatet e Konferences së Jaltës”, kur Ever Hoxha kerkonte me rrejtë e mashtrue në Shkoder, si gjithmonë me Sejfullah Maleshoven per “zgjedhje demokratike” dhe “Shqipni të Lirë e të Pavarun”, pikrisht atëherë kur, thundrat e Titos dhe të Stalinit kishin fillue me zhytë në gjak e terror Popullin Shqiptar. Bota vazhdonte me u la në gjak, e bombet binin mbi kokat tona kur Trimi Mark Çuni, mendonte per Liri, Paqë e Demokraci Europjano Perëndimore. Këte e verteton z. H. Kissinger në librin “Diplomacia”, fq. 443, ku thotë: “Dy vitet e para pas luftës, vetëm Jugosllavia dhe Shqipëria vendosën diktatura komuniste”.

ORGANIZATA ANTIKOMUNISTE “B A S H K I M I S H Q I P T A R” Arrestimet kishin fillue nga fundi i vitit 1945, para zgjedhjeve në Shkoder.

Me 28 janar 1946, ora 09.00, në Kinema “Rozafat” të qytetit të Shkodrës, hapet gjyqi kundër Organizatës antikomuniste “Bashkimi Shqiptar” nga Gjykata Ushtarake e Qarkut, e përbame nga ky trup gjykues vrasës: Kryetar: Mustafa Iljazi, Antarë: Namik Qemali e Tonin Miloti dhe prokuror: Aranit Çela. Në bankën e të akuzuemve ishin:

  1. At Giovani Antonio Fausti S.J., vjeç 46, nga Breshia, Itali.
  2. At Daniel Llesh Dajani S.J., vjeç 43, nga Blinishti, Zadrimë.
  3. Mark Ndoc Çuni, vjeç 26, nga Bushati, Shkodër.
  4. At Gjon Loro Shllaku O.F.M. vjeç 38, nga Shkodra.
  5. Gjergj Vat Bici, vjeç 26, nga Gurzi, Milot.
  6. Gjon Prenk Shllaku, vjeç 22, nga Shkodra.
  7. Ndoc Gjelosh Vata, vjeç 24, nga Gurzi, Milot.
  8. Preng Llesh Lezaj, vjeç 24, nga Bulger, Lezhë.
  9. Pjetër Gjok Ejlli, vjeç 20, nga Beltoja, Shkodër.
  10. Andro Lubo Petroviq, vjeç 32, nga Shkodra.
  11. Ernest Gjok Dema, vjeç 26, nga Shkodra.
  12. Gjelosh Lulash Bajraktari, vjeç 20, nga Ndreaj-Shosh, Dukagjin.
  13. Luigj Ndoc Kçira, vjeç 20, nga Shkodra.
  14. Prof. Gjelosh Lul Marku, vjeç 32, nga Kastrati, Shkodër.
  15. Zef Gjin Mirdita (Buka), vjeç 19, nga Shkodra.
  16. Gjovalin Kol Zezaj, vjeç 17, nga Shkodra.
  17. Nino Zef Kurti, vjeç 30, nga Shkodra, ish oficer.
  18. Myfit Qamil Bushati, vjeç 18, nga Shkodra.
  19. Qerim Sadik Myftari, vjeç 27, nga Vuthaj, Guci.
  20. Luigj Sokol Shoshi, vjeç 32, shegert i Kaçulinit në Shkodër.
  21. Frano Pjetër Mark Mirakaj, vjeç 29, nga Iballe, Pukë.
  22. Pjetër Palok Berisha, vjeç 30, nga Shkodra, ish oficer.
  23. Osman Brahim Plaka, vjeç 25, nga Tirana, ish oficer.
  24. Pjetër Sali Pjetërnikaj, vjeç 33, nga Mërturi, Dukagjin.
  25. Pjetër Mark Delija, vjeç 18, nga Shoshi, Dukagjin.
  26. Dedë Mëhill Deda, vjeç 30, nga Palaj, Dukagjin.
  27. Jak Vas Çunaj, vjeç 23, nga Bushati, Shkodër.
  28. Pashuk Kol Matia, vjeç 22, nga Bërdica, Shkodër.
  29. Pjetër Kokërr Gjoka, vjeç 27, nga Toplana, Dukagjin.
  30. Nik Deli Lekbibaj, vjeç 30, nga Nikaj, Dukagjin.
  31. Rrok Martin Lacaj, vjeç 22, nga Bushati, Shkodër.
  32. Çesk Zef Gjeluci, vjeç 20, nga Shkodra, punëtor në Shtypshkronjën Françeskane.
  33. Ndoc Rrok Jaku, vjeç 44, nga Jubani, Shkodër.
  34. Tonin Nush Bianku, vjeç 18, nga Shkodra, punëtor në Shtypshkronjën Françeskane.
  35. Lazër Simon Kodheli, vjeç 17, nga Shkodra, punëtor në Shtypshkronjën Françeskane.
  36. Ndue Bib Doda, vjeç 31, nga Kaçinari, Mirditë.

Kjo asht lista e plotë e Organizatës e marrun nga Arkivi i MMTiranë.

Me datën 22 shkurt 1946, u dha vendimi i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, dhe mbasi u njoftue zyrtarisht Tirana, vjen kjo përgjegje: Gjykatës Ushtarake Shkodër, nr. 6-55, dt. 26. 02. 1946, (Dosja 1068, Arkivi M.M.Tiranë): “Aprovohet ndëshkimi me vdekje për: Pader Giovani Fausti S.J., nga Breschia Itali, Pader Daniel Dajani S.J., nga Shkodra, Pader Gjon Shllaku OFM, nga Shkodra, Mark Ndoc Çuni nga Bushati, Qerim Sadik Myftari nga Vuthaj, Guci, Gjelosh Lulash Bajraktari nga Dukagjini. Na lajmëroni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit. Ndëshkimi me vdekje i Gjergj Vat Bicaj, kthehet në burgim të përjetshëm. Aktet e fajtorisë së Frano Pjetër Mark Mirakaj, kanë për t’u shqyrtuar më vonë dhe vendimi do t’ju komunikohet mbas shqyrtimit. Ministri i Luftës dhe i Mbrojtjes Kombëtare Gjeneral Kolonel Enver Hoxha d.v. “Sot ditën e hënë, datë 4-3- 1946 ora 05.00, në vendin e caktuar në Shkoder u ekzekutuan armiqtë e popullit, dhe vullneti i tyre i fundit ishte: Gjelosh Lulashi: “Thoni babës të më falin se e kam trazue. Të më falin shokët, se ndonji shpifje e kam ba prej zorit qi kam pasë. Nanës të fala dhe të mi puthin vllaznit. Borxhet që kam mbetë të mi paguejn prindët. I fali me zemër të gjithë ata që më kanë ba keq. Rrnoftë Shqipnia!” Patër Danjel Dajani: “I fali ata qi më kanë ba keq. Jam kondend se po vdes i pafajshëm, ma mirë se fajtor. T’i japin prindët (far’e fisi), P. Zef Shllakut, me pasë me më thanë dy meshë.” Patër Giovani Fausti: “Jam kondend se vdekja po më vjen tue krye detyrën teme. Dërgoni shëndet Jezuitve, xhakojve, Apostolikve dhe Argjipeshkvit. Rrnoftë Krishti Mbret!” Patër Gjon Shllaku: “Lamtumirë mi thoni shokve Françeskanë dhe të gjithë të njoftunve. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija”! Mark Çuni: “I fali të gjithë ata qi më kanë gjykue, dënue, si edhe ata që do të më ekzekutojnë. I thoni nanës që i kam Ludovik Rashës 15 napolona borxh dhe t’ja paguejnë. Rrnoftë Krishti Mbret dhe Rrnoftë Shqipnija”! Qerim Sadiku: “I fali ata qi në çdo kohë mund të më kenë ba keq. I fali edhe ata që më kanë dënue me vdekje, dhe ata që do të më ekzekutojne. Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Shqipnija”!

Prokurori Ushtarak (Tonin Miloti) d.v.

Shënim (FR): Në ligjëratën e drejtë gjithënjë i jam përmbajtë origjinalit, si edhe në ortografi. (autori). Me datën 3 korrik 1946, Gjykata Ushtarake e Shkodrës njoftohet: “Aprovohet ndëshkimi me vdekje i Frano P. Mark Mirakës. Njoftoni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tij të fundit. Frederik Nosi d.v.”.

Porosia e qeverisë jugosllave u zbatue shumë shpejt nga vrasësi i pashpirt Ever Hoxha, prandej edhe Tito, e pat dekorue më 1 korrik 1946, “Hero i Popujve të Jugosllavisë”, dekoratë që e “gëzon edhe sot” atje ku asht! Ndonse materiali që kam pasë në dorë asht mjaft i pakët asht i mjaftueshëm për me nxjerrë në dritë organizatorët, pjesmarrësit, si dhe të pafajshmit e kësaj organizatë. Per nga numri i Antarëve ajo tronditi Shkodren! Mark Çuni deklaroi para trupi gjykues: “Unë dhe Prof. Gjelosh Lul Marku kemi drejtue punën e kësaj organizatë. At Fausti ka kenë në Tiranë deri në maji të ’45, pra, nuk ka dijtë gja kur kemi formue organizatën. Fausti e Dajani nuk na kanë folë për politikë. Me At Gjon Shllakun nuk kam pasë asnjë lidhje për këtë punë. Nuk dij se asht bisedue për “dorën e zezë” ndonjëherë. Unë kam veprue në kundërshtim me rregullat e seminarit, por këtë e kam ba në kokën teme, e dij se asht gabim por unë e kam ba. Për traktin e dërguem prej xhakonit Gjon Shllaku tek Tuk Jakova, unë nuk dij gja. As për atentat nuk dij se asht bisedue. Klerikët nuk kanë ba pjesë në organizata politike mbasi e kanë të ndalueme, dhe as na nuk e kemi kërkue një gja të tillë prej tyne. Faji bie mbi mue.” Prof. Gjelosh Lul Marku tha: “Unë si profesor në seminar jam lidhë me Mark Çunin; me té kemi organizue dhe kemi shtypë trakte kundër mënyrës së zgjedhjeve të 2 dhetorit, mbasi në këto zgjedhje nuk kemi pa asgja demokratike. Këto zgjedhje forcojnë vetëm qeverisjen e komunistëve dhe të asnjë force tjetër politike, kjoftë demokristjane ose social-demokrate. Unë nuk kam bisedue asnjëherë me Pater Dajanin e Faustin për këtë punë, mbasi ata e kanë të ndalueme me marrë pjesë në organizata politike. Dij se At Gjon Shllaku ka pasë parime antifashiste dhe pro nacionalçlirimtare, dhe se i ka shfaqë me mjaft intelektual që shkonin në Kuvendin e Fretënve, por nuk dij se ka formue parti e organizata. Unë, kam pranue se kam mendue vetëm unë për “dorën e zezë”, por, për këtë nuk kam bisedue me klerikë, por vetëm me shokët e mij. Forca të tjera politike nuk e dij se ka këtu.” Gjergj Vat Bici tha: “Kryetar ka kenë Prof. Gjelosh Luli, dhe ka drejtue me Mark Çunin. Nuk dij se kemi pasë në organizatë Faustin e Dajanin. Mark Çuni më ka thanë se At Dajani nuk di gja në këtë punë.” Andro Petroviq tha: “Unë kam pasë shoqni me Paulin K. Palin e Mark Shllakun, me të cilët kemi bisedue për një organizatë, por nuk kam kenë kur asht formue. Nuk kam ndigjue prej askujt se At Gjon Shllaku, asht i përzimë në këtë punë. Nuk dij se në Shqipni ka pasë ndonjiherë parti demokristjane!” Mark Gjon Shllaku tha: “Unë kam shkue tek At Gjon Shllaku me i rregullue një radio, por nuk kemi bisedue për organizata e parti. Ai ka drejtue Shoqninë “Antonjane”, dhe nuk dij se ajo shoqni ka kenë politike”. Pjetër Gjoka tha: “E vetmja bisedë politike që më ka ba mue At Fausti, ka kenë kjo: “Pa Kosovën, nuk ka Shqipni Etnike”!

Luigj Kçira tha: “At Fausti e At Dajani, nuk dijnë kurrgja se unë kam hjellë trakte. Ata mi ka dhanë Mark Çuni e Gjergj Bicaj. Unë i kam lanë në shtëpi të Gjovalin Zezaj, dhe bashkë me té kemi dalë me i shpërnda. Këtë e ka dijtë edhe xhakoni Gjon Shllaku e Zef Kuqi. Tue i shpërnda na ka kapë Kol Shytani e Gjon Prennushi, e jemi arrestue atë natë, më 27 nandor 1945. Kush na paditi s’e dij”. Xhakoni Gjon Shllaku tha: “Kam propagandue kundër komunizmit ateist dhe i kam dhanë raport Pater Dajanit. Kur u kapën hjellsit e trakteve na u trembëm shumë, deshtëm me u arratisë, por nuk na ka lanë Pater Dajani, i cili asht këshillue me Argjipeshkvin. Mark Çuni asht takue me Jup Kazazin në shkurt të 1945 Jezuitët i kanë mbajtë lidhjet me reaksionin nëpërmjet Qerim Sadikut e Gjelosh Lulashit. Më 26 nandor 1945, Mark Çuni e Gjergj Bicaj, më kanë dhanë mue nga 200 copë trakte, të cilat neve ia kemi dhanë djelmoshave Zef Mirdita e Luigj Kçira për me i shpërnda”. Ndërhynë prokurori Aranit Çela: “Thuaj i pandehur, çfarë ke thënë ti në hetuesi për Klerin Katolik dhe kryesisht për mënyrën, se si këta klerikë që janë këtu në bankën e të akuzuarve me juve, mbanin lidhje me të arratisurit dhe si mendonin me organizuar kryengritjen e armatosur, për të rrëzuar Pushtetin Popullor”? Xhakoni Gjon Shllaku i përgjegjet: Nëse doni, unë edhe e çveshi këmishën, dhe shifni si e kam trupin e nximë kur i kam thanë ato fjalë, nuk asht e vërtetë, që këtë organizatë e ka formue At Fausti e At Dajani. Për poezinë e Tuk Jakovës më ka shty delegati Nigris, se e kishte pritë keq T. Jakova. Rektori, asht e vërtetë se e ka shkye gazetën “Koha e re”. Dij se ata që ndanin trakte duhet të ishin të armatosun.” Gjelosh Lul Marku tha: “Nuk asht e vërtetë se u kemi thanë shpërndarsve të trakteve me kenë të armatosun, nuk asht e vërtetë se kemi pasë lidhje me të arratisun.” Mark Çuni tha: “Asnjë person nuk ka pasë armë. Unë nuk i dij lidhjet e xhakonit Gjon Shllaku me delegatin Nigris. Nuk kam pasë asnjë dijeni për poezinë e dërgueme T. Jakovës. Gjoni ndoshta, thotë këto, se don me shpëtue vedin.” At Giovani Fausti S.J., tha: “Unë nuk dij sëpse e zaptoi Italia Shqipninë, se nuk na ka lypë lejen tonë e, as nuk e kemi ftue që të vinte. Kur kanë ikë gjermanët nga Tirana, unë jam plagosë. Për lëvizjen Nacional-çlirimtare nuk e kam dijtë se ç’parime ka pasë. Derisa lëvizja Nacional-çlirimtare nuk përket Fenë, jemi në pajtim të plotë me këtë lëvizje. Ballin e Legalitetin i kam quejt si lëvizje nacionaliste dhe kundra Italisë fashiste, por nga krenët e tyne nuk njof, vetëm Don Zef Shestanin, por unë me té nuk jam takue asnjëherë. Jam largue për shkak se ky merrte pjesë në politikë. Të gjitha sendet janë ba pa dijeninë teme. Françeskanët dhe Jezuitët nuk kanë ardhë në Shqipni për qëllime politike por për qëllime fetare, dhe jena mundue gjithmonë me u largue nga politika.

Unë i nënshtrohem gjykimit por nuk kam punue kundër Pushtetit. Kundër qeverisë nuk kam folë, veç kundër Partisë Komuniste, të cilën e kemi konsiderue ateiste dhe imorale. Mora vesht, kur erdha nga Tirana, se Mark Çuni asht marrë me trakte dhe se ishte udhëheqës i atij grupi. Deshtme ta qitnim jashtë prej Seminarit, por atëherë ishte kot, prandej e mbajtëm. Në atë kohë ka ardhë edhe xhakoni Gjon Shllaku, që donte t’ikte po ne e mbajtëm. Kisha nuk duhet të përzihet në politikë. Zogu vërtetë i ka mbyllë shkollat por në punë të tjera nuk asht përzi. Kisha kjoftë edhe një qeveri tiranike e nderon për mos me shkaktue randime ma të mëdha, se edhe shkakton salvimin e Kishës. Padër Anton Harapi, ka hy në qeveri për me shpëtue Shqipninë, por ka ba gabim se qeveria ishte kuislinge, dhe qëndrimi i em ka kenë negativ. Xhakojt nuk mund të marrin pjesë aktive në ndonji parti. Unë kam njoftë mjaft Katolik intelektual, që mund të punojshin mirë në punët e qeverisë por, për fat të keq, Katolikët janë m i n o r a n c ë.” Ndërhynë prokurori A. Çela: “Juve kështu keni kërkuar me përçarë popullin shqiptarë, duke e konsideruar pjesën Katolike gjithënjë një m i n o r i t e t !” At Giovani Fausti, përgjegjet: “Jo, jo, e keni gabim, jo minoritet, por m i n o r a n c ë , e kam fjalën për PAKICË.” At Daniel Dajani S.J. tha: “Unë përsëris, nuk dij gja se ka pasë organizatë terroriste. Nuk kam marrë vesht se asht formue organizatë për me luftue kundër Pushtetit. Unë kam predikue kundër komunizmit ateist dhe i kam thanë xhakojve, me e luftue ateizmin ku të ju nepët rasa. Nuk dij që Pader Fausti ka shprehë ndonjëherë ide fashiste. Pohoj, se nuk jam marrë me politikë mbasi këtë na e ndalojnë rregullat e Institucionit tonë. Jezuitët në asnji mënyrë dhe asnjiherë, mos me u marrë me politikë. Nuk dij se ka pasë ndonji Jezuit që ka shty xhakojt me u marrë me politikë. Asnjiherë nuk kemi kenë kundër çlirimit të Shqipnisë, madje, e kemi dashtë këtë, prandej edhe nuk e kemi pengue. Mbas ikjes së gjermanve nuk më ka pëlqye që qeveria ra në duert e komunistave. Komunizmin e kam urrye gjithmonë se asht ateist dhe se lufton Fenë. Po persëris, se, as nuk dij se egziston organizatë terroriste dhe as nuk kam ba pjesë ndër to.” At Gjon Shllaku O.F.M., tha: “Jam kenë dhe jam kundër çdo lloj diktature. Për këtë jam kenë i keq edhe me italjanët, mbasi ardhjen e tyne e kam quejtë pushtim. Për këtë edhe Sejfullah Malëshova më ka kërkue me formue nji parti Demokristjane por nuk më kanë lejue Eprorët, për mos me u përzi Kleri në politikë. Me datën 28. Janar. 1946, i kam thanë edhe z. Prokurorit se Kisha lejon pjesëmarrjen në politikë të anëtarëve të saj, mjaft që politika të përdorët për të miren e shoqnisë dhe të popullit. Unë nuk kam ba pjesë në këtë organizatë dhe as nuk kam sjellë njeri në këtë organizatë mbasi po e përsëris, nuk më asht lejue me u përzi në politikë. Arsyeja kryesore asht se drejtimin e shtetit e morën komunistët ateista. Kur asht inaugurue Shtëpia e Kulturës në Shkodër, unë kam shprehë bindjen teme, se asht e para herë që Shqipnia çlirohet me gjakun e bijve të vet. Indipendenca e Shqipnisë sot nuk asht nji dhanti, por asht fryt i përpjekjeve të popullit Shqiptar. Për organizatën “Bashkimi Shqiptar” e kam marrë vesh kur asht arrestue At Fausti e Dajani. Ma përpara nuk kam ditë kurrgja. Me datën 08. 02. 1946, kur po fillonte seanca e mbas drekes, porsa del para trupit gjykues z. Myfit Q. Bushati, ish student i gjimnazit të Jezuitve, i arrestuem edhe ky si anëtar i kësaj organizatë, ndërpritet seanca nga ndërhymja e prokurorit Aranit Çela, i cili i drejtohet kryetarit të trupit gjykues me këto fjalë: “Me qenë se avokat Muzafer Pipa, implikohet në këtë proçes, se ka pasë dijeni dhe se ka kënduar trakte të këtyre organizatave apo ka qenë pjestar, kërkoj që të përjashtohet si përfaqsues mbrojtjëje i të pandehurit Patër Gjon Shllaku me shokë”. Av. Muzafer Pipa tha: “Në lidhje me kërkimin e z Prokuror, unë nuk kam ndonjë kundërshtim por, në këtë rast unë nuk përfaqsoj Myfit Q. Bushatin.” Kryetari i trupit gjykues lexon vëndimin: “Vëndim: Me qenë se Muzafer Pipa, mbi egzistencën e organizatës së ashtuquajtur Demokristjane, ka patur dijeni dhe i atribohet faji që pretendohet që organizator është Patër Gjon Shllaku, në anë tjetër, që të pandehurit që ky përfaqson kanë qenë pjestarë të organizatës “Bashkimi Shqiptar”, që do të bashkohej me Demokristjanën, sipas parimit juridik, nuk duhet të përfaqsojë, për derisa i atribohet faji i dijenisë ose i pjesëmarrjes, prandaj, Trupi Gjykues, konform kërkesës z. Prokuror, Vëndosë përjashtimin e tij si përfaqësues Mbrojtjëje i të pandehurve: Patër Gjon Shllaku, Rrok Martini, Çesk Gjeluci, Ndoc Rrok Jaku dhe emron Ranko Çerankoviq”. Avokat Muzafer Pipa doli nga salla e gjyqit. (Dosja nr. 1068). Nuk shkoi gjatë dhe Aranit Çela e mbajti fjalën që i pat thanë në bar “Impero” të Fushës së Çelës: “Hë, Muzafer Pipa, e kemi ruajtur një gjysëm leku edhe për ty”. (Dëshmi e Prof. Gaspër Ugashit). Don Luigj Pici, edhe ky ato ditë kryen një akt tjetër burrnor. Predikon para besimtarëve në Kishën e Reçit, se Klerikët e akuzuem për Organizatën “Bashkimi Shqiptar” janë të pafajshëm. Edhe ky prift vritet pa gjyq edhe pse ishte antarë i Kryesisë së Frontit të Qarkut të Shkodrës. Po, avokat Paulin Pali, që guxoi me i shtërngue dorën avokat Muzafer Pipës për qëndrimin e tij burrnor, si përfundoi? – Edhe këtë do ta lexoni!

Shënim (FR): Edhe Prof. Simon Deda në Durrës, mbytet në Sigurim dhe hidhet nga dritarët i vdekun. Mos, ndoshta, edhe Ai kishte pregatitë ndonjë deklaratë si ajo e Prof. Kol Prelës!? Aspak çudi! E, pra, qé dokumentat! Me fakte vritën profesorë, filozofë, avoketën, antifashistë, atdhetarë, klerikë, njerëz të thjeshtë, të pastrehë, vritën e vritën pikërisht ata, që me trutë e tyne tue dashtë me i shërbye Atdheut, stërklatën murin e Vorrëve të Rrëmajit në Shkoder, më 4-mars-1946, se, guxuen e kanë thanë: “Komunistët kanë vorrue Shtetin në gropën e gjakderdhjëve, të grindjëve, të përçarjës, të ngatrresave, të plaçkitjes, të vëllavrasjës e spijunllëqeve”! Shqipnia edhe sot, asht model i papersëritshem i komunizmit n’ Europë!

Melbourne, 29 Mars 2022.

AT GIOVANNI FAUSTI S.J. (1899 – 1946)

“Atë Giovanni Faustit, Klerik Jezuit (S.J.), ra dëshmor i Fesë në Shkodër të Shqipnisë me 4 Mars 1946. Në përvjetorin e 20-të të flijimit, Administrata Komunale dhe gjithë popullata, ia kushton këtë ndertesë, në të cilën do të edukohen breznitë e reja”. Këto fjalë janë shkrue në Marcheno, ku asht le me 9 Tetor 1899, në lokalitetin Brozzo të Val Trompios, në province shumë të njohun të Breshies në Itali. Ishte ma i madhi nder 12 fëmijë të Paolos. Ishte i njohun me Giovanni Battista Montini, që ma vonë u ba Papa Pali VI. Kur ishte 20 vjeç u thirr me krye sherbimin ushtarak. U lirue me graden e togerit, e hyni në Seminarin Papnuer të Universitetit Shën Toma i Akuinit. Mbas një viti u kthye në Breshia, ku jepte aty landen e filozofisë në Seminar. Mbas pesë vjetësh si Jezuit At Giovani Fausti u dergue në Shqipni, në Seminarin Papnuer të Shkodres, ku jepte landen e filozofisë. Mbas plot tri vjetësh mësoi Gjuhen Shqipe, njëkohësisht thelloi edhe studimin e Islamit në sektin Bektashi, halveti, rufai, ku ka shkrue dhe disa artikuj në revisten e 1931 – 33 Civilta Cattolika. Materiale që u pritën mirë si mirkuptim besimi. Në vitin 1932, u rikthye në Itali, në Mantova mbasi u smue nga tuberkulozi. U mjekue në Zvicerr dhe vazhdoi me dhanë mësim në Gallarate, Milano.

U dallue si Profesor i filozofisë në fushen e dialogut MyslimanoKatolik, dhe në 1937, krijoi Lidhjen “Miqtë e Orjentit Mysliman”, që u perhap shumë. Në vitin 1942 u rikthye në Shqipni, si Rrektor në Shkoder, po mbas pak kohe shkoi e u vendos në Tiranë. Atje mori një goditje plumbi në mushkni. Sigurisht që pat problem shndeti, të cilat u pasuen edhe mbas pushtimit të Shqipnisë nga komunistët e diktatorit barbar Ever Hoxha. At Giovanni Fausti S.J., asht një prej figurave ma të shqueme që u bie në sy komunistëve të Shqipnisë, jo vetem per kenjen Italian po edhe si Jezuit. Me daten 31 Dhjetor 1945, e arrestojnë bashkë me At Daniel Dajanin, dhe të dy i akuzojnë per veprimtari antikomuniste, ndersa At Faustin e akuzojnë edhe për “tentativë arratisje” si dhe, për formimin e Partisë Demokristiane, akuza të cilat nuk ishin fare të verteta. Gjatë zhvillimit të gjyqit të Organizatës “Bashkimi Shqiptar” foli: At Giovani Fausti S.J., ose At Gjon Fausti S.J.: Unë nuk dij sëpse e zaptoi Italia Shqipninë, se nuk na ka lypë lejen tonë e, as nuk e kemi ftue që të vinte. Kur kanë ikë gjermanët nga Tirana, unë jam plagosë. Për lëvizjen Nacional-çlirimtare nuk e kam dijtë se ç’parime ka pasë. Derisa lëvizja Nacional-çlirimtare nuk përket Fenë, jemi në pajtim të plotë me këtë lëvizje. Ballin e Legalitetin i kam quejt si lëvizje nacionaliste dhe kundra Italisë fashiste, por nga krenët e tyne nuk njof, vetëm Don Zef Shestanin, por unë me té nuk jam takue asnjëherë. Jam largue për shkak se ky merrte pjesë në politikë. Të gjitha sendet janë ba pa dijeninë teme. Françeskanët dhe Jezuitët nuk kanë ardhë në Shqipni për qëllime politike por për qëllime fetare, dhe jena mundue gjithmonë me u largue nga politika.Unë i nënshtrohem gjykimit por nuk kam punue kundër Pushtetit. Kundër qeverisë nuk kam folë, veç kundër Partisë Komuniste, të cilën e kemi konsiderue ateiste dhe imorale. Mora vesht, kur erdha nga Tirana, se Mark Çuni asht marrë me trakte dhe se ishte udhëheqës i atij grupi. Deshtme ta qitnim jashtë prej Seminarit, por atëherë ishte kot, prandej e mbajtëm. Në atë kohë ka ardhë edhe xhakoni Gjon Shllaku, që donte t’ikte po ne e mbajtëm. Kisha nuk duhet të përzihet në politikë. Zogu vërtetë i ka mbyllë shkollat por në punë të tjera nuk asht përzi. Kisha kjoftë edhe një qeveri tiranike e nderon për mos me shkaktue randime ma të mëdha, dhe shkakton salvimin e Kishës. Padër Anton Harapi, ka hy në qeveri për me shpëtue Shqipninë, por ka ba gabim se qeveria ishte kuislinge, e qëndrimi i em ka kenë negativ. Xhakojt nuk mund të marrin pjesë aktive në ndonji parti. Unë kam njoftë mjaft Katolik intelektual, që mund të punojshin mirë në punët e qeverisë por, për fat të keq, Katolikët janë m i n o r a n c ë. Ndërhynë prokurori A. Çela: Juve kështu keni kërkuar me përçarë popullin shqiptarë, duke e konsideruar pjesën Katolike gjithënjë një minoritet! At Giovani Fausti, përgjegjet: “Jo, jo, e keni gabim, jo minoritet, por m i n o r a n c ë , e kam fjalën për PAKICË” Me datën 22 shkurt 1946, u dha vendimi i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, dhe mbasi u njoftue zyrtarisht Tirana, vjen kjo përgjegje: Gjykatës Ushtarake Shkodër, nr. 6-55, dt. 26. 02. 1946, (Dosja 1068, Arkivi M.M.Tiranë): “Aprovohet ndëshkimi me vdekje për: 1. Pater Giovani Fausti nga Breschia Itali, (9 Tetor 1899-4 Mars 1946) Na lajmëroni datën e ekzekutimit dhe vullnetin e tyre të fundit. Ministri i Luftës dhe i Mbrojtjes Kombëtare Gjeneral Kolonel Ever Hoxha d.v. Sot ditën e hënë, datë 4-Mars 1946 ora 05.00, në vendin e caktuar tek Muri i Vorreve të Rrëmajit në Zallin e Kirit në Shkoder, u ekzekutuan armiqtë e popullit, dhe vullneti i tyre i fundit ishte: 3. Patër Giovani Fausti: “Jam kondend se vdekja po më vjen tue krye detyrën teme. Dërgoni shëndet Jezuitve, xhakojve, Apostolikve dhe Argjipeshkvit. Rrnoftë Krishti Mbret!” Prokurori Ushtarak (Tonin Miloti)d.v. Sigurisht, dihej fundi i një grupi antikomunist e Fetar, i formuem pa asnjë fakt nga njerzë pashkollë, të brumosun me ide marksiste dhe ateiste. Kryesore tek ky brez ishte fryma sllavokomuniste, që i ka shoqnue gjithë jeten deri në fundin e veprës së tyne. Pa dashtë me u zgjatë do të ve në dukje se aq të rrezikshem ishin këta bisha, sa edhe sot u shihen pasojat e tyne. Pasojat e tyne janë shkatrrimtare dhe të pariparueshme, mbasi fatkeqsisht, asnjeni nuk u dënue atëherë kur Europa Lindore e dënoi per vepren e tyne. Kush ishte At Giovanni Fausti S.J.: At Fausti na la ditaret e tij, përmes të cilave mund të njohim hollësisht ndjenjat, mendimet, shqetësimet, luftën shpirtnore, dëshirën për t’i shërbye sa ma mirë Jezu Krishtit. Njohim hollësisht edhe ngjarjet e ditëve të tmershme të viteve 1945-1946, ditë martirizimi të klerit katolik, njëra nga të cilat asht edhe – 4 marsi – që do t’i jepte palmën e Martirit. Fragmente nga këta ditare u botuen në librin “Padre Fausti, Martir në Shqipni”, shkrue nga Armando Guideti, botue në Romë, më 1974. Për të zbulue në mënyrë sa ma të plotë personalitetin e Atë Gjon Faustit, jeta e tij në këtë libër përshkruhet tue u nisë nga vdekja. Sepse vetëm tue u nisë nga vdekja, nga dita kur një plumb komunist e qëlloi në lule të ballit, mbas murit të Vorrezës Katolike të Shkodrës, mund t’i jepte pergjegje pyetjes: “A ishte At Fausti Ai, që u përshkrue nga shtypi komunist si kriminel, thjesht për të përligjun arrestin, procesin, dënimin, pushkatimin? Apo ishte Njeri krejt tjetër”. Epitetet komuniste nuk i perkasin At Faustit! Ai u arrestue me 31 dhjetor 1946, doli para gjyqit ushtarak më 30 janar 1946, dhe u pushkatue më 4 mars 1946. E ku e ka sot Vorrin At Fausti? Veni një Zamak mbas Murit Vorreve të Rrëmajit… Aty asht edhe Ai!

Melbourne, 2 Prill 2022.

AT DANIEL DAJANI S.J. (1906 – 1946) REKTOR I KOLEGJES SAVERIANE DHE I SEMINARIT PAPNUER SHKODER

At Daniel DAJANI S.J., asht nder Jezuitët Shqiptar që ka lanë kujtime të pashlyeshme në kujtesen e nxanësve të Tij dhe të Popullit Shqiptar. Asht le në Blinisht me 2 Dhjetor 1906. Ka studjue në Seminarin e njohun Papnuer të Shkodres e ma vonë në Goricia t’ Italisë. Në Kieri perfundoi filozofinë. Në vitin 1935 asht kthye n’ Atdhe e asht emnue mësues në shkollen që kishte studjue Ai vetë. Asht kenë shumë i përgatitun në gjuhen latinishte. Ngjarjet e vitit 1944 sollën ndryshime edhe në Seminarin Papnuer të Shkodres, ku At Dajani u emnue Rektor i Kolegjes e Seminarit Papnor të Shkodres, i cili në fillim të vitit 1946, u mbyll perfundimisht mbas arrestimit Jezuitve. Dhe kujtohen të pranguem gjoja si antarë të Organizatës “Bashkimi Shqiptar”, At Dajani e At Giovani Fausti, jezuit të pafajshem të dy, me 31 Dhjetor 1945. Arrestimi i Rrektorit dhe i Zv. Rrektorit Jezuitve të Shkodres, i lidhun nga vet Sigurimi i shtetit me xhakonin Mark Çuni dhe At Gjon Shllakun OFM, ishte i urdhnuem direkt nga tirani Ever Hoxha, i cili me këte rasë, sigurisht po zbatonte urdhnin e diktatorit Tito, dhanë Tiranës prej ambasadorit të tij. Të shohim edhe deponimet e faktet e t’ akuzuemve para trupit gjykues: At Daniel Dajani S.J.: “Unë përsëris, nuk dij gja se ka pasë organizatë terroriste. Nuk kam marrë vesht se asht formue organizatë për me luftue kundër Pushtetit. Unë kam predikue kundër komunizmit ateist dhe i kam thanë xhakojve, me e luftue ateizmin ku të ju nepët rasa. Nuk dij që Pader Fausti ka shprehë ndonjëherë ide fashiste. Pohoj, se nuk jam marrë me politikë mbasi këtë na e ndalojnë rregullat e Institucionit tonë. Jezuitët në asnji mënyrë dhe asnjiherë, mos me u marrë me politikë. Nuk dij se ka pasë ndonji Jezuit që ka shty xhakojt me u marrë me politikë. Asnjiherë nuk kemi kenë kundër çlirimit të Shqipnisë, madje, e kemi dashtë këtë, prandej edhe nuk e kemi pengue. Mbas ikjes së gjermanve nuk më ka pëlqye që qeveria ra në duert e komunistave. Komunizmin e kam urrye gjithmonë se asht ateist dhe se lufton Fenë. Persëris, se, as nuk dij se egziston organizatë terroriste dhe as nuk kam ba pjesë ndër to.”(Dosja 1068 Arkivi Mbrendshme Tiranë) Mark Çuni: “Unë dhe Prof. Gjelosh Lul Marku kemi drejtue punën e kësaj organizatë. Fausti e Dajani nuk na kanë folë për politikë.” Gjergj Vat Bici: “Kryetar ka kenë Prof. Gjelosh Luli, dhe ka drejtue me Mark Çunin. Nuk dij se kemi pasë në organizatë Faustin e Dajanin. Mark Çuni më ka thanë se At Dajani nuk di gja në këtë punë”. Luigj Kçira: “At Fausti e At Dajani, nuk dijnë kurrgja se unë kam hjellë trakte.” Me datën 22 shkurt 1946, u dha vendimi i Gjykatës Ushtarake në Shkodër, dhe mbasi u njoftue zyrtarisht Tirana, vjen kjo përgjegje: Gjykatës Ushtarake Shkodër, nr. 6-55, dt. 26. 02. 1946, (Dosja 1068, Arkivi M.M.Tiranë): “Aprovohet ndëshkimi me vdekje për: 2. P. Daniel Dajani nga Shkodra, Gjykata e Qarkut të Shkodrës urdhëroi dënimin me vdekje, me pushkatim, të shtatë të arrestuarve. Më 2 mars mbërriti miratimi për ekzekutimin e tyre, firmosur nga vetë diktatori Ever Hoxha, dhe dy ditë më vonë, më daten 4 mars 1946, ata u ekzekutuan pranë varrezave të Rrëmajit në Shkodër. 2. Patër Danjel Dajani tha para pushkatimit: “I fali ata qi më kanë ba keq. Jam kondend se po vdes i pafajshëm, ma mirë se fajtor. T’i japin prindët (far’e fisi), Pader Zef Shllakut me pasë me më thanë dy meshë”. Populli i Shkodrës ka tregue gjithnjë një nderim e vlerësim për Atë Daniel Dajanin S.J., nga Blinishti, jezuit i madh dhe i thjeshtë, njëni nga martirët e mëdhaj të Kishës katolike të Shqipnisë së Martirizueme. At Daniel Dajani u pushkatue tue tregue Atdhedashuninë e Tij në mbrojtje të Fesë Katolike në Shqipni, pikrisht atëherë, kur shpata e komunizmit ateist ishte ma e pamëshirshme se kurr kunder Klerit Katolik Shqiptar. At Daniel Dajani S.J., do të mbesin i pashlyeshem e shembull i nderuem i meshtarëve të kësaj treve, bijve të denjë të Zadrimës, që dhane jeten per Fe e Atdhe në Shqipni. Ai shpesh do të kujtonte me shumë mall ceremoninë aq të bukur të krezmimit të vet, ku mori pjesë Imzot Vinçenc Prennushi, të cilin populli i Zadrimës, e nderoi shumë në ditën e shkumjes së tij, e rrugën që eci në kambë deri te famullia e Zadrimës, ia shtroi me lule. Këte pritje kaq të përzemert dhe të paharrueshme, shkrimtari Imz. Vinçenc Prennushi do ta përjetësojnë me librin e bukur poetik, “Gjeth’ e lule”. At Daniel Dajani thotë Meshën e parë në fshatin e tij, në atë vend për të cilin ruente aq shumë kujtime. Ndër njerëzit ma të dashtun të Dajanit, Meshën e tij të parë do ta ndiqte me zemër që i dridhej Nana e Tij e vuejtun, Ajo grue aq fisnike që do t’i rrjedhnin lotët rrëkaj përfaqe. Për aftësi shkencore Jezuitët e emnojnë At Danielin profesor në Kolegjin Saverian, një gja kjo jo e zakontë për atë kohë. Ai do të jepje mësim në atë shkollë me aq tradita shumë të vjetra, pranë atyne profesorave-dijetarë, që për një student të rij si At Danieli, në një moshë relativisht të re, nuk ishte gja e vogël. At Daniel Dajani e meritonte këtë vlersim. Ai dha për shumë vite landë të rëndësishme, si: Gjuhë shqipe, latinisht, filozofi etj. Kryesisht, ishte shumë i talentuem në matematikë dhe veçohej në oratori. Shkolla e vjeter e Jezuitve të Shkodres ishte vatër të rëndësishme dijet dhe shumë e njohun edhe n’ Europë. At Danieli mërrijti vetem me zotsi të bahet Rektor i Seminarit Papnor të Shkodres. Kjo ishte dishka aq e madhe sa edhe sot, edhe pse kanë kalue shumë vite, në kujtimet e atyne studentave që e njohën për së afërmi, mbetet e Perjetëshme figura e Nderueme e At Daniel Dajanit, At Danieli ishte jo vetem një profesor i dijtun dhe shumë i dashtun, aqsa i matun dhe gojambël e terhjekës, në ambjentet shkollore e shoqnore. At Daniel Dajani ishte njeri i mrekullueshëm në të gjitha drejtimet. At Dajani nuk ishte vetëm profesor dhe edukator i zoti dhe i nderuem, po Ai ishte edhe dijetar i shquem dhe i saktë nder studimet e Tija. Për disa vite At Danieli drejtoi revistën “Lajmëtari i Zemrës së Jezu Krishtit”, një revistë që kishte ba emën në atë kohë dhe ishte mjaft e perhapun edhe n’ Europë. Në periudhën që At Dajani drejtonte revista u ngrit në një shkallë edhe ma të naltë, tue plotsue dhe zgjanue revistat me rubrika të reja edhe shumë ma interesante dhe të pelqyeshme per lexuesit e shumtë kryesisht në Shkoder. Sigurisht kjo veti e njoftun tek At Daniel Dajani, tue kenë edhe Shqiptar me shumë veti Shpirtnore e qytetare të lakmueshme, nuk mund të kalohej pa ra në sy të injorantave vrastarë të sistemit porsa vendosun diktatorial. Interesimi i vetë diktatorit tiran e vrastar i plotson të gjitha të mësheftat e atij sistemi gjakatar e shkatrrues i gjithshkafes së mirë Europjane. Kjo per fatin e keq të Popullit Shqiptar, sot asht edhe e trashigueshme nga pasuesit. Mbetet vetem me hjellë mbas Murit Vorreve të Rrëmajit, një tubë me lule! I perjetshem kjoftë kujtimi Yt o, Zamak i Pafajshëm i Flamurit Kastriotit: At Daniel Dajani!

Melbourne, 9 Prill 2022.

IMZOT NIKOLL DEDA (1890 – 1948)

Imzot Nikoll Deda u arrestua më 13 dhjetor 1946, Gjatë kohës që ishte në hetuesi, i çuen në dhomë një të arrestuem ato ditë. Mbas pak minutash ky e shikoi personin e lidhun me litar per shpatullash e të varun në tra dhe e pyeti: Po kush je ti bre Burrë? – I varuni edhe pse e njifte mirë ju pergjegj: Kam pasë kenë Dom Nikoll Deda! Ai uli kryet e u zhyt nder mendime… Mbrenda një kohe të shkurtë Ai ishte ba që nuk njifej fare. Kishte ndryshue krejtësisht nga torturat. Kështu ishin ndryshue pothuej të gjithë të torturuemit e hetuesisë së Burgut Kishës. Në Janarin e 1948, mbas një viti tortura Imz. Deda u sjell para gjyqit. Kryetar Kapiten i I-rë Misto Bllaci, Anëtar N/Toger Anastas Koroveshi, anëtar N/Toger Xhemal Bejtja, duke qenë gati prokurori Kapiten Namik Qemali dhe sekretari i Gjykatës Shaban Qamil Dautaj. Me 2 Janar 1948 u suallën të pandehurit nga burgu. U pyet identiteti i tyre dhe thanë se quhën: 2. Don Nikoll Zef Deda, i biri i Zefit dhe i Agës, vjeç 58, i pa martuar, i pa dënuar, i varfër, ka mbaruar Theollogjinë, famullitar, ka vëllaun në burg, një vëlla të ekzekutuar, lindur në Shkodër dhe banues në Hajmel, i rreshtuar me datën 13 tetor 1946.

U pyet i pandehuri Don Nikoll Deda dhe tha: Në atë formë që asht trajtue akuza nuk asht e vërtetë. Nuk asht asgja e vërtetë, qysh në 1930 jam kenë famullitar në Hajmel. Meshtar jam qysh në vitin 1914., kleri ka marrë subvencione nga Austria, nga Zogu dhe Italia, unë kam marrë nga Zogu, por spijun nuk kam qenë por zogist kam qenë. Nuk kam qenë agjent i imperializmit jugosllav dhe as kam punuar për ardhjen e fashizmit. Me Zogun më mori rryma se desht me më zanë Mustafa Kruja, Kur u ba lëvizja e Dukagjinit organizator ishte Don Loro Caka. Ardhjen e fashizmit e kam quejt si akrobaci të Musolinit dhe m’u duk i keq, në karabinjeri shkoja se hajnat filluan me vjellë famullitë. Unë nuk dij se ka punuar për fashizmin kleri katolik. 30 e sa armë i janë dhanë popullit për me i përdorë kundër hajnave, por jo kundër Lëvizjes N.Çl. Armët ia kam dorëzue Bib Rrokut, më kanë ardhë në qelë oficera gjerman e italian, por i kam pritë e përcjellë si shqiptar. Kam takue Padër Antonin në Regjencë për sulmin që më bëri Myslim Bejgora me kosovarë. Padër Antoni nuk dij në se ka qenë kriminel i popullit. Pëlqimi i Padër Antonit për në Regjencë ka ardhur nga Selia Shenjte dhe eprorët e tij, me ndërmjetësinë e Gjermanit dhe të Mehdi Frashërit. Mbas çlirimit takime përsonale nuk kam bërë me njeri, nuk kam kenë fashist këmishzi. Kam kenë shumë herë tek Pjetër Deda, i cili asht arratisë. Kam qenë dy herë në mbledhje, ka qenë Simon Darragjati, Karlo Pistulli dhe ca Vukatanas, e Pjetri fliste me i ra burgut e me nxjerrë të burgosunit. Në mbledhjen e dytë që asht ba në shtëpinë e Cin Serreqit kanë ndodhur Gjoni e Cin Serreqi, Caf Dragusha, Guljelm Suma, dhe do elementa të tjerë që nuk i njoha. Unë kam marrë pjesë rastësisht në këto mbledhje mbasi shkova në shtëpi të Pjetrit dhe, familja më tha se asht tek Cin Serreqi dhe kështu shkova fill atje, nuk dij për sektor pune dhe për të arratisur. Për sulmin e 9 shtatorit nuk kam bisedue as kam qenë i deleguem nga kleri për të marrë pjesë ndër këto mbledhje. Don Tom Laca nuk më bie ndër mend të ketë qenë në mbledhje. Unë nuk e dija se asht formuar demokristjania dhe kam shkue vetë tek Pjetri e Cini, pa më thirrë njeri. Unë këto mbledhje i quaja fantazira dhe se janë me rrezik se nuk bahët kurrgja, nuk ma priste mendja. Nuk lajmërova qeverinë se nuk kam qenë hafieja e kurrkujt, se mejtova se nuk bëhët gjë. Për përpjekjen e 9 shtatorit nuk kam dijt kurrgja, por kur u ba e mora vesh se e kish bërë Kazazi. Unë veprimtarinë teme nuk e quaj trathti, nuk kam qenë armik i popullit, as vegël e të huajt. Pretenca e Prokurorit: 8 janar 1946, ditë e enjte, në ora 9.00 para dreke u sollën të pandehurit nga burgu, u formua trupi gjykues si më parë duke qenë gati: Prokurori Kapiten Namik Qemali dhe sekretari Shaban Dautaj. Prokurori bëri pretencën me shkrim dhe përfundimisht kërkoi që të pandehurit të cilësohën fajtor si mbas nenit 2, 3 të pikës 1, 2, 7, 8, 14, të ligjës Nr. 372, dhe në bazë të nenit 4 po të kësaj ligje kërkoi dënimin e të pandehurve si vijon: Për Monsinjor Frano Gjinin, Don Nikoll Dedën, Padër Mati Prennushin dhe Don Tom Lacën, me vdekje.

I pandehuri Don Nikoll Deda tha: Më duket mue ndëshkimi i prokurorit i rëndë, përveç mbledhjes rastësisht tek Pjetër Deda e Cin Serreqi tjetër nuk kam bërë, thashë këto kanë qenë të rastit. Subvencionët i kam marrë me titullin “Ndihmë”. Pregatitja e terrenit për ardhjen e Italisë nga unë ose nga kleri nuk është e vërtetë, as për fashistizimin e popullit. Unë kam shkue me lyp ndihma për ngritjen e Kishës. Nuk kam qenë i lidhur me gjermanë, por u kam dhënë bukë e streh njerëzve të Lëvizjës N.Çl., por edhe gjermanëve për hospitalitet si shqiptar. Unë nuk e konsideroj vetën fajtor. Rroftë Shqipëria. Me dashtë Zotin mbi gjithshka dhe shokun si vedin. Gjykata Vendosi dënimin e tyre si vijon: 3. DON NIKOLL ZEF DEDA, nga Shkodra, ME VDEKJE, me humbje të drejtave civile e politike të përherëshme, si dhe konfiskimin e pasurisë së tyre të luajtëshme dhe të paluajtëshme. Ky vendim është i p r e m ë. Tiranë më 6 mars 1948. KRYESEKRETARI: d.v. ANTARI: d.v. ANTARI: d.v. KRYETARI: d.v.” (vetëm firmat) 3. DON NIKOLL ZEF DEDA tha se: Rroftë Shqipnija, po vritem në punën teme. Rroftë Krishti Mbret, Rroftë Populli Shqiptar! P. Kryetar i Gjykatës 67 Rregj./1948 Kapiten i I-rë (Misto Bllaci) d.v.” Nga kujtimet e zj. Lili Zef Prela (Ndoci): Lili Prela Ndoci, vajza e madhe e Zefit, kujton: “Edhe pse baba ishte dënuar me vdekje, atë vazhdonin ta torturonin. Duke mos i duruar dot më torturat, një natë përpara se ta ekzekutonin, ai i tha shokut të qelisë Z. Pikolinit: “A thue e kam fatin me u pushkatue dhe unë me ato burra që do të vriten nesër”? Dhe lutja e tij u bë realitet. Të nesërmen me 11 mars të vitit 1948, ai u pushkatua së bashku me 15 burra që ishin të dënuar me vdekje dhe mbaheshin të izoluar aty në Burgun e Fretënve. Unë asokohe isha shumë e vogë, por kam dëgjuar nga njerzit e familjes, se baba, Zefi, atë natë përpara se ta merrnin për ta ekzekutuar, ju lut policit Sulejman Merxhani që t’i dërgonte nanës dy tre copa letre në shenjë amaneti. Ato letra ai i shkroi pak para se ta merrnin zvarrë për ta çuar para pushkatimit, me një fije shkrepse të djegur të cilën e ka ngjyer në gjakun e tij që i rridhte ende nga torturat. Aty shkruhet: “Nanë, Unë po nisem për në Lumni të Parrajzës. Qindroni dhe ma bani hallall. Zefi.” Polici e mbajti fjalën dhe letrat e babës ai i solli në shtëpi. Disa muaj pas pushkatimit të babës, lindi motra, por në shtëpinë tonë nuk ndihej asgjë”. Fatkeqsi që pak njerëz kanë ruejtë kujtime aq me vlerë nga vuejtjet e Tyne! Po, sa kujtime të këtilla ruhen në familjet e Nderueme Shqiptare? Nderim per Herojt tonë që dhanë jeten per Atdhe, Fe e Perparim!

Melbourne 11 Prill 2022.

DON DEDË MAÇAJ (1920 – 1947)

28 MARS 1947, FJALA E FUNDIT PARA GJYQIT: “JA KU PO E THEM PARA ZOTIT TONË, QË SHPEJT KA ME MË PRITË, DHE PARA GJITHË JUSH, USHTARË TË SHTREJTË, QË PO MË VRASIN VETËM PER SHKAK SE URREJNË FENË KATOLIKE. I THAM KËTO FJALË PA LIGSI DHE PA URREJTJE PER ATA QË DO TË MË PUSHKATOJNË! RRNOFTË KRISHTI – MBRETI YNË! RRNOFTË PAPA! RRNOFTË SHQIPNIA”!

Kjo dishmi asht e një ushtari që u lidh ndër pranga perdore ato ditë bashkë me Martirin Don Dedë Maçaj, porsa ishte kthye n’ Atdhe nga Italia. Dishmia e z. Aleksander Nokaj u botue vite ma parë nga Prof Gjon Sinishta në Buletinin Katolik Shqiptar, në San Françisko, ShBA. Vlera e këtyne pak rreshtave qendron në një dukje të kjartë të vrasjeve që janë ba per një gjysë shekulli në Shqipni, mbas vitit 1944, per një motiv nga PKSh, vegël e sllavokomunistëve jugosllavë, me anen e fanatikut anadollak Ever Hoxha e pasuesit tij poaq vrastar, e ndoshta e ndoshta, Ramiz Alia.

Si njeni si tjetri besoj e kanë lexue atë ditë, me 28 Mars 1947, radiogramin nga komandanti i repartit ushtarak të Permetit, i cili, njofton edhe “komandantin e përgjithshëm”, terroristin Ever Hoxha, se “e vramë një Prift Katolik Shqiptar, e hoqёm dhe njё Kryq”. Don Dedë Maçaj ishte nga Mali i Jushit, prej familjes së Gjeto e Tringë Maçaj. Asht lé me 5 Shkurt 1920, perfundon studimet në Romë, shugurohet Meshtar me 19 Mars 1944 atje dhe mbas tri vjetësh, kur thirret me krye sherbimin ushtarak, pushkatohet n’ Atdhe! Dishmitë e z.z. Aleksander Nokaj dhe Nikollë Koleci, që ishin prezent në çastin e ekzekutimit tregojnë se plumbat e parë të brigades së pushkatimit, që perbahej nga 8 vetë, nuk e vranё. E në sa Don Deda, po vazhdonte Lutjen e vet ndër gjunjë, ushtarët thirren: “Është i pafaj, faleni!”, po aktivistët e PKSh n’ ushtri urdhnuen: “Plumbin ballit, plumbin ballit”! “Një breshni e tretë e skuadres së pushkatimit e bani Don Maçen të këputej mbi një pellg nga gjaku i vet”, flasin dishmitarët e ngjarjes së pergjakëshme. Lexues i nderuem! Shumë herë kam marrë në dorë jeten Heroit Don Dedë Maçajt. Ua them me zemer të hapun: Tue shikue foton e Tij, rrij e mendoj me vete: Si mund të kurdisej me u vra Ky djalë i pafajshem, pse ishte Katolik!? Një brezni e tanë e Shqiptarëve tue u vra, tue u masakrue, tue u pergjakë, sa mos me u njohë as nga shokët e njerëzit e vet, që pak orë përpara kanë pi çajen e mjesit, lidhen ndër pranga e vargoj, akuzohen, dhunohen, shpifen, torturohen, dhe humbin nder gropa pa Shenj tek koka, aq sa edhe Nanat e Tyne, ishin ma tё knaquna me ua vra djelmёt, se me i lanё me jetue ashtu tue vujtë e tue u torturue, nder qelitё e podrumet e pista tё sigurimit shtetit. E pse? Pse? Deri kur: Pse? Çka asht kjo urrejtje? Iku një brez, iku i dyti dhe po ikim edhe né, e urrejtja vazhdon me u mbjellё nё trojet tona Shqiptare! Ishim fëmijë kur njohëm krizmat e armëve partizane, që shkrepeshin në Zallin e Kirit të Shkodres, nder Bardhej, tek kallamat brijë Drinit e brijë Bunës, nga Urrejtja! E Nana, zgjohej tremshem! Ké do të kenë vra sot?! Kanë pa kufomen e Muzafer Pipës e Kolë Prelës, me Ta edhe Paulin Pali. Nën shelqe të Samrishit në breg të Bunës, tradhëtarët vrasin pabesisht Lulen e Rinisë sonë Shkodrane Bardhosh Danin me Mark Cacaj e Brahim Dergutin. E lotët i shkonin rrëkajë! Të shkretat Ato Nana, pershpërisnin me vete! E, zemra u plaste! Vetem nga Dhimbja! Vetem nga Dashunia per Motrat e veta. Sytë e Nanave tona Shqiptare një gjysë shekulli veç tue lotue! Shfarosej Rinia Shkodrane e Shqiptare, varrosej zallishtave e brij prrojeve, e tash kah e vona u lane gjak dhe kufijtë, shetiteshin nder pjaca Djelmënia Shqiptare e shporueme n’pluma, nder kamjonat e thurun në tela me ferra. E Nanat tona thonin të brengosuna me zemer të plasun nga shkrepjet e armëve: “O Zot! Deri kur kështu, tue u vra Vllau me Vllanë per Urrejtje”!?

Motra e Vllazen Shqiptarë! “Urrejtja ju ka lodhë kujtesen! Ndue Pali e Caf Meti janë në Një Vorr!” “Urrejtja shuen Rininë, Urrejtja shuen Fise, Urrejtja ka shue edhe Kombe!” Urrejtja kjo brengë djallzore e trashigueme tash sa shekuj ! Po vazhdon me vra edhe sot dhe me pre n’ besë Shqiptarët! Urrejtje ishte edhe viti 1945 ! Lexoni dhe shifni të verteten: Nga një dëshmi mbi Dom Dedë Maçaj! “E larguan nga salla e gjyqit. Gjykata mori një vendim pa apelim. Dënim me vdekje dhe ekzekutim të menjëhershëm, po në atë vend. I kërkuan të shprehte dëshirën e fundit.” Ai tha: – “S’kam asgjë për të thënë përveç asaj që e dini edhe ju, që jeni duke më dënuar pa faj” -. “E çuan jashtë zonës ushtarake në një lëndinë pranë Vjosës. I hoqën petkat, siç bënë me Jezusin në Golgotë, dhe një skuadër qitësish qëlloi mbi të. Por Ai nuk ra përtokë. Qëlluan përsëri mbi të dhe përsëri Dom Deda nuk ra po, qëndroi në këmbë. Xhelati, i tërbuar nga inati, prej faktit se nuk kishte mundur ta shtrinte për tokë me një të goditur të vetme atë vigan, dha urdhër që të qëllonin për të tretën herë. Por këtë herë Ai nuk arriti të qëndronte! U rrëzue dhe përshëndeti tokën Nënë, e cila u skuq me Gjakun e Tij”. A thue kjo vrasje ishte e para që po bahej e këtij lloji dhe per këte qellim?! Kjo asht një ngjarje e gjysës së parë të Shekullit XX. Sot kur kujtojmë varjen e Don Gjon Gazullit(1927) nga Ahmet Zogolli, njeriu vertetë dishprohet. Si asht e mujtun me ngja këto vepra të shemtueme pa asnjë shkak, mbrenda një shteti me ma pak se njëmiljon popullsi në 1947, kur vrasjet, varjet dhe pushkatimet pa asnjë arsye bindse, i trokitshin dyerve si t’ ishin kafshë. E tiranët të pangopun me gjak Klerikësh, të shtrimë nder shilte pinin raki e venë, derisa marrakoteshin e binin me fjetë të ngopun me gjak me putanat e tyne të cilat, edhe sot kujtohen nder presidiumet e Kuvendit Popullor. Dikur kujtohen edhe nder lozhet e kinemave dhe të teatrove tue brohoritë si kafshët “plumbin ballit, plumbin ballit,” po, nuk zgjati shumë e tirani, ua ka plotsue deshiren me plumbat e shprazun në gjoksat e burrave t’ tyne. Shqipnia dhe Shqiptarët kanë aq shumë kujtime per komunizmin barbar e gjakatarë, sa ndoshta as vitet e ardhshme të Shek. XXI, nuk i mjaftojnë per me u shkrue dhe me u ruejtë nder kujtime ajo epokë kriminale. E sot, nuk i mjaftojnë brezit të pasuesve e trashigimtarve të vrasjeve të djeshme krimet dhe gropat pa emna që ua lane baballarët vrastarë, po me paturpësi bijtë dhe bijat e tyne sot, po “rilindin” në Tiranë edhe bustet e tyne barbare. Po nuk duhet të çuditemi aspak, perderisa terroristët dhe kriminelët që der dje vritshin dhe lanin në Gjak Popullin Shqiptar, sot vazhdojnë me mendue se si duhet të vjedhim dhe të pasunohemi tue i pi Gjakun këtij Populli?! Shpesh mendoj: “A thue këta kafshë, s’ i lidhë asgja me këte Tokë Shenjte?” Me siguri ata bisha janë shpellarë t’ egjer të pyjeve të maleve t’ Kaukazit! Shqipnia asht kenë e do të vazhdojnë me kenë, po jo me komunista e tiran! Asht Gjaku i Martirve të Atdheut që vazhdon me vlue per Shqipninë e Re!

Melbourne, 14 Mars 2022.

DON ALEKSANDER SIRDANI DHE DON PJETER ÇUNI

DON A. SIRDANI DON P. ÇUNI (1887-1948) (1914 – 1948) “Lufta që racjonalizmi nisi mbi katedra, ra mandej në rruga e ba komunizëm, bolshevizëm gjithrrënues.” Don Kolec Prennushi(1935) Komunizmi asht një e keqe e madhe që duhët zhgulë me rranjë dhe duhët mos me hezitue askush për me e shkatrrue përfundimisht, me luftë të vazhdueshme kulturore dhe të përhershme. Asht sistemi ma përbindësh që mbështetët në një dhunë aq shumë të pamëshirshme dhe propagandë fund e maje vetëm mashtrim dhe rrena. Sigurimi i Shtetit komunist nuk asht tjetër veç, një sadizëm i përhapun në çdo skaj dhe i institucionalizuem në të gjitha metastazat e tij. Praktika e punës së qeveritarëve dhe e institucioneve të krimit asht zhdukja e dokumentacionit. Dosjet, hetuesitë, zhdukjet e njerëzve, vrasjet dhe trajtimi i kufomave të viktimave shpeshherë në tortura ose mbas torturës, gjithmonë në msheftësi, pa proçese legale dhe pa asnjë përgjegjësi të njohun dhe të pranueme nga organët shtetnore, të gjitha kanë për qëllim shkatrrimin përfundimtar të njeriut dhe të shoqnisë, si nga ana fizike, morale, ashtu edhe psikologjike, shpirtnore e kulturore. Terrorizmi në Shqipni gjithmonë në ata 47 vjet asht mohue, asht errësue ose asht nënvleftësue, aqsa populli kishte humbë çdo shpnesë se njëditë mund të shpëtojë. Gjyqet e mëshefta janë rruga e çmobilizimit në masë mbasi mija njerëz me të njajtat vlera dhe me trimni të pashoqe, janë torturue e masakrue tue përfundue viktima të terrorit komunist. Kundër popullit Shqiptar asht përdorë TERRORI si mënyrë qeverisje, tue e kthye atë në një plaçkë të friksueme ose në një turmë të bindun, mbasi përpjekja e Sigurimit të Shtëtit ka kenë gjithmonë mobilizimi i shumë vetëve në strukturat e tij vrastare. Ai i ka detyrue ata me u identifikue me spijunllëkun, në mënyrë që jeta e tyne të ishte në një ankth i vazhdueshëm. Kontrolli i lëvizjeve të çdo individi, vrojtimi i të gjitha hallkave të jetës nga agjentët, monopolizimi i organizatave, i mjeteve të komunikimit, si dhe shfrytëzimi i shumicës nga pakica e privilegjueme për shërbimet shtypse, dhunuese e shtërnguese, sjellin si pasojë tek njerëzit që në mënyrë të vetëdijshme me pranue dhunimin e të drejtave njerëzore si një dishka e paevitueshme, aqsa njerëzit, që nuk janë të arrestuem ose ma keq, ata që dalin nga burgjet, kthimin e lirisë arrijnë me e konsiderue si një “dhuratë”. Po, ka prap edhe ma keq, para lirimit me e detyrue viktimën me nënshkrue edhe deklaratë “bashkëpunimi” me sigurimin dhe, me ia dijtë për “nderë” se po shkon me ba punën e tyne si agjent, tue u konsiderue gjoja “i lirë”. Sigurimi i Shtetit ka pikësynue gjithmonë që në popull të mbizotnojë frika e pasiguria e përhershme, tue kenë i “kudogjindun”. Zhdukjet e pashpjegueshme, hetimet e stërzgjatuna, pyetjet dhe firmosjët e proçes-vërbaleve me dhunë e dajak, terrorizmi i fshehtë dhe shnjerëzor, proçesët gjyqësore poshtnuese, dëshira me vdekë për me “shpëtue” pa marrë parasyshë pasojat, intërnimet e familjarëve, papunsi, dëbumjet, divorcet, dhunimet etj., që përmblidhen në “luftën e kllasave”, kanë ba mbretnimin e mjerueshëm të psikologjisë së popullit nga shteti terrorist. Asht aksiomë: Çdo shtet në Botë i drejtuem nga komunistët përfundon në shtet diktatorial terrorist. Prova ma e sakta asht Shqipnia e Kastriotit. Kush nuk pajtohet me gjendjën, ose vetëm mendon me e ndryshue atë, asht atypëraty “armik i popullit”, edhe pa krye asnjë akt për atë qëllim. Automatikisht atdhetarët, intelektualët e ndershëm dhe kleri janë në formulën e “armikut të popullit”. Të gjithë këta mendojnë kundër kësaj vegle “vigane” që quhet komunizëm, mbasi zbulojnë qëllimin amoral të tij që asht i mbuluem me lëvoren e pranueshme morale “barazi për të gjithë, pa dallim feje, krahine dhe ideje”, tue i rrokollisë miljona njerëz në këtë humnerë, e provueme sot ma shumë se kurr në Botë: Utopi. A mund të pranonte Ever Hoxha me shokë, thanjën e Don Lazër Shantojës, që shkruente shumë vite maparë (në vitin 1924): “Qeveria ka krye plotësisht programin e sajë, atëherë, kur trathtarët e popullit të mos munden me qeshë ma kurr mbi kurrizin e popullit”? Komunistët mendonin me përdhosë Elterin e Atdheut tonë, me veprat ma makabre të Shekullit XX dhe, asht e vështirë me e mendue e besue njerëzit këtë skenë, të ndodhun me dy klerikë dijetarë dhe Shqiptarë të Nderuem! E kurr ma e vështirë me e besue nuk asht sesa sot.

DON ALEKSANDËR SIRDANI DHE DON PJETËR ÇUNI 74 vjet ma parë sigurimi i shtetit komunist po kryente një nga krimet ma të shëmtueme dhe të pandigjueme deri atëherë të diktaturës barbare dhe antinjerzore komuniste: Sigurisht me aprovimin e tiranit Ever Hoxha do të mbyteshin për së gjalli në një gropë ujnash të zeza, në Koplik, ku zhvillohej edhe atje si në krahinat tjera të Veriut hetuesia e meshtarëve, dy Martirë të Kishës Katolike: Dom Aleksandër Sirdani (1887-1948) dhe Dom Pjeter Çuni (1914-1948). Të dy figura të njohuna jo vetem si Klerikë Katolikë, po edhe si dijetarë të persosun në fushat e Tyne të dijes e të kulturës. Don Aleksandër Sirdani ishte nga Gucia, i datlindjës 1887. Një meshtar i zellshëm dhe i respektuem nga populli në vendin ku shërbente. Që në rini u dashunue me folklorin e popullit tonë. Atje mblodhi një thesar shumë të çmueshëm dhe shumë shpejtë u konsiderue si një ndër njohësit ma të mirë të etnografisë dhe frazeologjisë popullore. Kultura e gjanë që mori në Insbruk, forcoi edhe mashumë idealin e tij si atdhetar. Njihte mirë frymën demokratike prandej edhe shkroi shumë artikuj ndër revistat ma në za të kohës. Ishte vëllai i At Marin Sirdanit edhe ky klerik françeskan dijetar. Don Aleksandri, ishte një ndër bashkëpuntorët ma të ngushtë të Don Nikoll Gazullit dhe At Donat Kurtit, dy personalitete të njohuna. Kishte edhe prirje poetike. Vlenë me u theksue se në shpirtin e tij depërtuen thellë njohjet e ngjarjëve historike të kreshnikëve të Veriut, gja që sollën në letrat e kulturës Shqiptare një përsonalitet të kompletuem. Origjina dhe njohjet e zakonëve të Malësisë e lidhen me popullin nëpërmjet atij virtyti që malësorët, e kërkonin edhe në portretin e Atij priftit që u predikonte e, që ai virtyt thirrej trimni. Nësa ndër rrugët e Shkodrës, shëtitej mbi një gomar prifti romancier 80 vjeçarë Don Ndoc Nikaj, një ndër thëmeluesit e Shoqnisë “Bashkimi” (1899) dhe romancieri i parë i letërsisë shqipe, po në vitin 1946, në Koplik, fanatikët komunistë kërkonin me fye figurën e dijetarit Don Aleksandër Sirdani mbi një kenje tjetër, edhe ky prift i rrëthuem nga gomarët e Ever Hoxhës, që mendonin se po përdhosin meshtarin e përvujtë! Sekretar i Frontit demokratik në Koplik ishte Ago Dino, ndërsa prokuror Ali Paçrami. Mbahën mend si terroristë që i kryesonin: Xhemal Selimi, Asllan Lici dhe Faik Nuti etj. Në muejin korrik të vitit 1948 Don Aleksandri, u arrestue dhe u mbajt në hetuesinë famkeqe të Koplikut, ku e torturoi katili Xhemal Selimi me shokë, të gjithë të njoftun si kriminelë katila të pashoq. Don Pjetër Çuni ka lé në Shkodër më 9 gusht 1914. Në moshën 7 vjeç Ai ishte në Kolegjin e Jezuitve të Shkodrës, prej ku shkon në Romë me vazhdue studimet e nalta teologjike. Përfundoi studimet në Propaganda Fide, në vitin 1940 dhe atje, u shugurue meshtar. Asht shugurue bashkë me 100 xhakojë të tjerë nga disa vende të ndryshme të botës nga vetë Papa Piu XII-të. Mbas shugurimit atje në muejn prill, nga qershori vjen në Shqipni dhe ditën e Sh’Palit e Sh’Pjetrit (pra, ditën e emnit të Tij) më 29 qershor, thotë Meshën e parë në Katedralën e vendlindjes, me prezencën e Imz. Gaspër Thaçit, të Imz. Gjergj Volaj, si dhe të gjithë klerit katolik. Ai ishte nipi i Don Ndre Lufit. Tue cilësue vetëm emnin e dajës së tij, për né që e kemi njohtë Don Ndreun, e kemi të kjartë se kush ishte ky meshtar i rritun dhe i pergatitun nën kujdesin e tij. Don Ndreu asht ndër klerikët ma të pastër me qëndrimin e tij burrnor në hetuesi dhe në burgje. Gjithmonë i papërkulun kundrejt armiqëve të Kishës Katolike Shqiptare. Tek Don Pjetri me siguri përveç cilësive të priftit të devoçëm, daja shihte tek nipi edhe virtytin e vet që e ka karakterizue gjithë jetën, trimin e mendshëm dhe të vendosun. Këtë e ka provue jeta dhe burgosja e të dyve mbas 1944. Emnohet meshtar i Shkrelit dhe në vitin 1941 asht në Rrjoll. Aty, si të gjithë klerikët merrët me studimet e zakonëve të krahinës. Boton artikuj në revistën “Kumbona e së Diellës”, me siglën R.I. (Pjetër Çuni), ku spikatë vullneti dhe saktësia në studimin e folklorit. Ndoshta ky asht edhe shkaku i njohjes me shkencëtarin e asaj fushë Don Aleksandër Sirdanin, me të cilin edhe martirizohet. Porsa fillojnë vëprimet kriminale në zonën e Koplikut, vritët tradhëtisht Don Luigj Pici, më 10 nandor 1946, vetëm për një deklaratë gojore të bame në favor të Etënve Jezuitë Fausti e Dajani, kundër vëndimit të gjyqit për pushkatimin e tyne. Vrasja e kryeme atëherë u vesh me motive plaçkitjeje, motive që në të vërtetë edhe qëndronin mbasi plaçkitja dhe hajnia ishin gjithnjë të pranishme në vrasjët dhe arrestimet e komunistëve. Këtë e vërteton vetë fakti i humbjes së pothuej të gjitha studimeve dhe të veprave shkencore, letrare dhe artistike të intelektualëve që janë vra, arrestue ose kontrollue shtëpitë e tyne. Këtë fat pësuen edhe studimet e Dy Klerikve Sirdani e Çuni. Me siguri ata janë mbrenda ndonjë titulli të dhanun ma vonë nga Akademia apo Universiteti i Tiranës, po fakti asht se plaçkitësit mohuan autorët e vërtetë. Brezat e ardhshëm nuk do ta besojnë ndoshta këtë ngjarje, por unë po e shkruej i nxitun nga Konica, që thotë: “Popujt që nuk nderojnë kujtimet e shkuara, janë të dënuar me vdekje”. SI I MBYTËN DY PRIFTNIT? Mbas vrasjës Don Luigjit në vendin e tij u emnue Don Pjetri, i cili ato ditë thonte: “Dukët se Krishti ka vendosë që unë të jem ndër të fundit!” Në muejin korrik të vitit 1948, kur po vinte me një biçikletë për në Shkodër ndalohët në rrugë dhe përcillet në hetuesinë e Koplikut. Aty, siç më tregonte një ish-polic S. N. i Seksionit të Mbrendshëm gjenë Don Aleksandrin dhe At Florian Berishën S.J., që masakrohen bashkë me shumë malësorë. Priftnit torturoheshin ma shumë se të tjerët, thonte ai. Nuk dinte sëpse, por jepej një urdhën: “Hyni në hu, edhe po ngordhën mos u frigoni!” Askush nuk e dinte shkakun dhe as nuk guxonte me e kërkue, mbasi nuk i kushtonte asgja Xhemal Selimit me të vra me Ata. Gropa e zezë ishte e hapun për cilindo! Njëditë kishin shkue herët në Seksion torturuesit barbar. Xhemali po i priste në zyrë. Mbas një bisede të shkurtë të tre bashkë kanë dalë e kanë dhanë urdhën me shkue tek birucat e Don Aleksandrit dhe Don Pjetrit, me i lidhë dhe me i nxjerrë mbas ndërtesës së Seksionit. Për fat ky nuk e kishte pasë atë rrezik me zbatue atë urdhën mbasi ishin caktue katër të tjerë.

I kanë lidhë dhe i kanë nxjerrë nga një derë anësore. I kanë ba me ecë pak shpejtë edhe pse ishin mjaft të lodhun nga vuejtja. Xhemali ka hy në zyrë, ndërsa Asllani i ka urdhnue policët me shkue tek stallat e kuajve dhe me marrë dy cfurqe të rinjë dhe të fortë. Urdhni do të zbatohej por me mend nuk mund të gjindej shka duen me ba xhullinjtë. I sollën edhe cfurqit. Ka dalë i pari topall në topall Asllani e asht drejtue nga priftnit e lidhun tue u thanë: “Ecni, more klysh të Papës, se tash do t’ju rregullojmë qejfin tuej, ju kujtoni se na mashtroni me ato zhgarravinat tueja! Pse nuk tregoni me cilët kriminela jeni të lidhun dhe u keni çue bukë ndër male”? Nuk ka pritë përgjegje por asht drejtue nga një gropë gjirizi të nevojtorës së Seksionit që ishte gjithmonë e hapun. Ka urdhnue me i afrue priftnit tek gropa. Këta që po shihnin nga dritarët po mendonin se po u bahëj presion me tregue.., por, papritmas Asllani i ka vue duert në gjoks Don Pjetrit, ndersa katili tjeter ka kapë përkrahut Don Aleksandrin, tue ua sha Zotin me fjalët ma të flligta veç, kur u kanë dhanë të shtymen të dyve e kanë ra mbrendë në gropën e zezë. Kur priftnit kanë marrë me u çue, xhelatët i kanë shty me cfurk për me i zhytë mbrenda, tue u thanë: “Hee… flisni, ku e keni Krishtin tuej… flisni.., kështu do të jenë fundi i priftënve. A po e shihni kund Krishtin tuej, hee pisa pisash?” Don Aleksandrit që ishte zhytë ma parë sidukët i ishte marrë fryma dhe nuk po i shihej fëtyra, ndërsa Don Pjetri, ka muejtë me nxjerrë kokën edhe njëherë, ashtu i nximë si të ishte i lymë me zyft prej pisllëkut, ka mbledhë gjithë forcën që i kishte mbetë dhe ka thirrë: “RRNOFTË KRISHTI… TEK AI PO SHKOJ!” Mbi brrakën e gropës së nevojtorës janë pa vetëm kindat e ndyme të dy veladonëve. Fëtyrat nuk i ka pa ma kush. Xhullinjtë vazhdonin me i shty me cfurk derisa u zhytën mbrendë edhe trupat e pajetë të Tyne. Mbas pak minutash Priftnit u mbytën… Ata mendonin se bashkë me trupat e pajetë do të zhdukët edhe vepra e tyne baritore. Edhe pse porosia ishte se kush do të flasë ashtu do ta pësojë si Ata, ngjarja e dy priftënve mori dheun. Dihej martirizimi por, diheshin edhe katilët. Fëtyrat e këtyne kriminelëve kanë mbetë njësoj si atë ditë kur janë fotografue si “çlirimtarë”, më 29 nandor 1944, tue parakalue në Fushën e Çelës së qytetit të Shkodrës. Shqipnia asht shumë e vogël për krime kaq të mëdha. Ka vende shumë ma të mëdha, që edhe ata kanë vuejt nën thundrën gjakatare komuniste, por krimet atje nuk janë kenë kurrë në përmasat tona. Historia thonë “disa” se, do të flasë njëditë!Po, kur? – Atë nuk e di! Dij vetem se Dy Klerikët Don Aleksander Sirdani dhe Don Pjeter Çuni, edhe pse humbën jeten në pisllek nga komunistët, Ata mbetën Zamak të bardhë dhe të Perjetshëm të Flamurit të Kastriotit. Provat dhe saktësia e fakteve të ngjarjeve në Trojet e Gjergj Kastriotit dhe të Nanë Terezës, tregojnë një qendrim të papelqyeshem t’ Europës ndaj nesh. Asnjëherë nuk duhet të harroni se të gjitha këta krime janë ba fatkeqësisht me djelmë e vajza Nanash, që me gjylpanen e vet qendisne në pelhuren e kuqe dhe të gjakosun nder Shekuj: Shqipen Dykrenare të Gjergj Kastriotit dhe të Nanë Terezes së Pavdekshme.

Melbourne, 19 Prill 2022.

IMZOT ERNESTO ÇOBA (1913 – 1980)

Jo larg nga Shkodra në Vaun e Dejës, asht kenë Kisha ku asht kunorzue i madhi Gjergj Kastrioti, e njohun Kisha monumentale e Vaut të Dejës. Kur Shkodra ishte e rrethueme në 1912, aty kishin shkue prindët e Imz. Çobës. Asaj Kishë Ai i ka qendrue besnik deri në vdekje dhe pa ju tutë syni. Asht kenë viti 1913, me 16 Shkurt, kur në Vaun e Dejës u le Ernesto Luigj Çoba, atëherë kur Katedralia e Shkodres rrahej në top nga Mali i Zi. Ka vazhdue shkollen tek Jezuitët e Shkodres, dhe vendosi me u ba Meshtar. Me datën 11 Shkurt 1936, Imzot Gjon della Pjetra SJ., e shuguron meshtar në Kishën e Shën Jozefit, pranë Jezuitve, ku Don Ernesto vazhdoi me kenë mësues. Mbas shugurimit të Imzot Gaspër Thaçit, me datën 19 Mars 1936, Don Ernesto asht ndihmës famullitar i Shkodres, deri me datën 30 Prill 1946, kur emnohët Zv. Famullitar në Shkoder.

Prej datës 16 Dhetor 1946 e deri me 1 Janar 1952 asht sekretar i Arkidioçezit të Shkodres, kohë në të cilën vdes Imzot Gaspë Thaçi. Atëherë arrestohet Don Mikel Koliqi dhe kështu, Don Ernesto, merr titullin e Famullitarit të Shkodres. Me datën 20 Prill 1952 shugurohet Ipeshkev nga Imzot Bernardin Shllaku, Ipeshkëv i Pultit dhe tue kenë i vetëm Ipeshkëv në Shqipni. Imz. Çoba mban detyren e Sekretarit të Pergjithshëm të Kishës Katolike. Nga data 9 Nandor 1956 kur vdes Imzot Bernardin Shllaku, dhe deri me 21 Mars 1957, pret miratimin nga qeveria e Tiranës, e cila simbas Statutit të Kishës Katolike që ishte aprovue në vitin 1951, e aprovon si Kryetar i Kishës Katolike në Shqipni. Menjëherë u gjet para një prove të madhe dhe shumë delikate, mbasi me datën 7 Prill 1858 ishte dita e vumjes së gurit të parë të Kishës Kathedrale të Shkodres, kështu Imzot Çoba fillon detyrën pikërisht në pragun e 100 vjetorit të Asaj Kishë, që gjithmonë asht thirrë Kisha e Madhe. Merita e pregatitjes së asaj festë i përket Imzot Çobës, i cili me punën e madhe të Tij dhe kujtimin që ka lanë në historinë e Shkodres, thohet pa mëdyshje se ka mbetë i paharrueshëm në zbukurimin e Kishës dhe zhvillimin e ceremonive të Festës. Imzot Çoba ka dy merita për punën artistike që u ba në ndertimin e ri t’ Elterit të madh simbas projektit të arkitektit, piktorit dhe skulptorit Kol Idromeno, që ishte dhe daja i nanës së Imzot Çobës, vepër e cila kompletonte edhe tavanin e mbrekullueshëm të Kathedralës që ishte punue nga vetë Kola. Njëkohësisht sfondi i Elterit i punuem nga piktori At Leon Kabashi, ndersa kuadri i madh i vendosjes së gurit të parë nga piktori Simon Rrota plotsojnë anen estetike. Punimi i katekizmit në shtyllat e Kishës, në mungesë të teksteve se nuk mund të botohej asgja për me mësue besimin fëmijët, janë vepra që meritojnë me u quejtë dinjitoze po, edhe shumë të guximshme tue dijtë luftën e madhe që i bahej Kishës dhe Klerit nga shteti fanatik antikatolik komunist i Tiranës. Por Imzot Çoba nuk mjaftohet me kaq, Ai njëkohësisht pregatitë në kushte private, përndjekjet dhe survejimi disa klerikë të rijë, në një kohë rekord që nuk ka as seminar, as profesora dhe as tekstet e nevojshme që duhen për atë qellim, megjithate ia arrinë me shugurue: Don Simon Jubani, Don Matish Lisna, Don Martin Trushi, Don Ernest Troshani, Don Zef Simoni, Don Ndoc Nogaj, Don Luigj Kçira, Don Ndoc Volaj, Don Kolec Toni etj., si dhe dy Martirët e Kishës Don Marin Shkurti e Don Mikel Beltoja, që u pushkatuen nga komunistët barbar, tue lanë vetën e Tyne të perjetshëm në Historinë e persekucionit të Kishës Katolike në Shqipni. Imzot Ernesto Çoba vazhdon hapjen e rrugës së ipeshkvijve të rijë, mbasi parasheh edhe përmbytjen e vendit nga diktatura. Nuk ka një familje në Shkoder katolike apo muslimane që ia ka mësye derës së Argjipeshkvisë dhe nuk e ka ndihmue Imzot Çoba, kur ishte fjala për me i çue dishka të nevojshme një të burgosunit apo të interrnuemit, në burgje e kampe të shfarosjes. Porsa u mbyllën Kishat, sigurimi kerkoi me gjetë shpifës në Shkoder, kundër Imz. Çobës. Besoj se shkodranët nuk e harrojnë fjalën e Burrneshës muslimane Adile Ashikja, në mbledhjen e lagjes së saj, kur i kërkohej me shpifë kundër Imz. Çobës: “Unë kam shkue me lypë tek Ai paret e bukës dhe Ai, më dha ma shumë se i kerkova. Ju sot, kerkoni që Buken që Imz. Çoba më fali, unë me ia shperblye me shpifje! Ai asht kenë dhe mbetët për mue gjithë jeten, një Meshtar i Nderuem i Fesë Katolike në Shkoder!” Përpjekjet e Imz. Çobes janë të vazhdueshme për gjallnimin e besimit, forcimin dhe përhapjen e Tij, kryesisht me fëmijët dhe të rinjtë. Imzot Çoba thonte meshë e sakramend, rrëfente, predikonte fenë dhe gjindëj kudo në rrugicat e qytetit tue shkue me kungue të sëmurët apo, të pamujtunit me shkue ndër Kisha që survejoheshin, ndonse, Ai luftohej pa pikë mëshire. Kjo luftë sa vjen dhe bahet ma e rrebtë me “Revolucionin Ideologjik dhe Kultural”, që merr edhe pamjen e plotë të diktaturës barbare komuniste me 19 Mars 1967, ku shteti i merr edhe çelsat e Kishës Kathedrale të Shkodres, tue i mbyllë të gjitha Kishat e vendit me dhunë nga Ever Hoxha. Kjo ditë asht fundi tragjik edhe i Imzot Çobës, i cili ndodhët përballë Sigurimit të shtetit që përfaqsohet me komunistin servil dhe hipokrit Angjelin Kumrija, që shkon në kontrollin që ushtrohet në Argjipeshkvinë Metropolitane të Shkodres. Ky komunist dallkauk e spijun arrinë deri aty sa kur kontrollon dhomën e punës së Imzot Çobës, kërkon me ushtrue në mënyrë të paturpëshme kontroll në trupin e Imzotit të Nderuem Çoba, tue e detyrue me çveshë pantollonat, se mos ka mshef gja dhe, me të drejtë Don Mark Hasi i ka thanë ato ditë Nanës seme: “Ate që na ka ba atë ditë Angjelin Kumrija, nuk na e ka ba as Sigurimi i shtetit!” Por, kjo nuk ishte vepra e parë e Angjelinit që tregonte “besnikrinë” e tij ndaj Sigurimit të shtetit. Po komunistët a u mjaftuen me kaq? – Jo, jo, se porositë e skiles tjetër Ramis Alisë në Shkoder, duheshin çue deri në fund e sidomos, kur bahej fjalë për katoliçizmin kuptohet që nuk kishte asnjë lëshim deri në zhdukje të plotë dhe të dhunshëm të Klerit dhe të Kishës Katolike në Shqipni. Organizohet një mbledhje në vitin 1967, mbas arrestimit të Sekretarit të Kishës, Don Mark Hasit me 7 Prill 1967, tek shkolla Pyjore për demaskimin e Imzot Çobës. Si kudo ndër ato mbledhje nuk mungojnë as shpifsit, as llafazanët dhe as spijunët ordiner që, ishin altoparlantët e PPSH në ato salla, ku mbas “duertrokitjeve” të tyne, klerikve iu venin prangat xhelatët e Sigurimit të shtetit. Por, krejt ndryshej ndodhë me Imz. Çoben, ku asht pregatitë terreni për arrestim në atë mbledhje, çohet në kambë shoferi trim Dedë Gjushi dhe deklaron: “Sot njëkëtu, nuk guxon kush me i vue prangat Imzot Çobës!” dhe, me të vërtetë “nuk guxoi askush!”. Akti i Dedës tronditi edhe ideatorët e arrestimëve, ndonse “ky emën Hero!”, asnjëherë nuk zehet me gojë. (F.R. “Një Monument nën dhé”, fq. 304, v. 2004) Në shfletimet e proceseve të viteve 1957, 1958 e prap ma vonë, nga deponimet false të At Rrok Gurashit, Don Ndoc Sahatçisë etj., dhe një letrës së shkrueme nga Ndoc Nogaj e Gjon Shllaku, në vitin 1958, kur këta dy largohen nga Argjipeshkvia, (letër e cila ruhet në Arkivin e Shtetit Tiranë e jepet lirisht për me u lexue për “përmbajtjen e saj”), mbi këta akte të turpëshme Sigurimi i shtetit krijon mundësinë e arrestimit të Imzot Çobës, dhe “fajsia e Tij” formulohet mbi bazën e sa shpifjeve e trillimeve, kështu, edhe flet arresti lëshohet me datën 3 Prill 1976, por arrestimi bahet me datën 24 Prill, tue u akuzue për “trathti ndaj atdheut dhe agjitacion e propagandë kundër pushtetit popullor.” Bashkë me Ate ato ditë arrestohen edhe disa priftën tjerë. Një ndër to asht Don Lec Sahatçija, ish Sekretar i Imz. Frano Gjinit dhe ruejtës i dy letrave të Tija, të cilat me këte rasë zhduken, mbasi Don Leci nuk doli ma nga burgu, vdiq i dënuem 25 vjet, por duhet theksue se Ky prift mbajti një qendrim burrnor edhe ndaj Imzot Çobës, gja të cilën meshtarët të tjerë edhe pse ishin shugurue nga duert e Tija, në gjyq nuk e bane, madje, gjatë zhvillimit të gjyqit me dyer të mbylluna edhe e randuene Imzot Çoben me akuza false, për të cilat Ai u dënue 25 vjet burg të randë, por edhe vdiq i pafajshëm i shtrimë ndër çimentot e birucave të qelive të Sigurimit të shtetit. Të tjerët pa përjashtim edhe pse dolën nga burgu endè sot nuk kanë ba asnjë rrëfim publik dhe as, nuk kanë kërkue asnjë falje për ata vepra ndaj Imzot Çobës, tue u nisë ndoshta, se ishim nën tortura dhe nuk mujtëm me qëndrue. Ndonse pesha e shpifjeve asht shumë e randë. Ata duhet me dijtë se ma shumë nën tortura asht kënë Imzot Çoba, për me e detyrue me pranue akuzat e tyne falso, por Ai e ka pasë burrninë sa me qendrue dhe me deklarue edhe para gjyqit fals se: “Jam kenë gjithmonë kundër komunizmit, as nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin, kam punue me shpirtë me e zhdukë dhe do të vazhdoj me kenë kundër deri në vdekje!” (Dosja 3359/1 Arkivi i Min. Mbrendshme Tiranë, 1998). Ky ishte Imzot Ernesto Çoba përballë disa hetuesve kriminel si Ali Xhunga, Xheudet Miloti, etj., dhe, me po aq Burrni asht i patundun në bankën e t’akuzuemve para Kryetarit Sheuqet Muçi, anëtarit Xhemal Gramshi dhe prokurorit të “Revolucionit Kultural 1967”, të njohtunit Faik Minarolli. Ja qendrimi i vërtetë i Martirit Ernesto Çoba, i cili nuk akuzon asnjë njeri, nuk fyen me asnjë fjalë asnjë nga shpifsit, nuk randon asnjë qytetar nga dëshmitarët e rremë dhe nuk denoncon asnjë nga veprimet jo të mira ose të dobta të shokve të vet klerikë, për të cilët akuzohet se “ka heshtë ose nuk ka marrë masa ndeshkimore.” Asnjë qytetar apo fshatar i Shkodres nuk asht viktimë e Tij, sëpse Ai gjenë forca me rezistue dhe mos me folë për asnjë njeri e, mos harroni se zyra e Tij asht kenë e hapun për katolik e musliman të të gjitha monstrave e modeleve të Shkodres, që nuk i kanë mungue. Ai asht i vetdijshëm se ndodhët në atë bankë i akuzuem vetem pse asht Klerik Katolik dhe armik i vëndosun i komunizmit, me të cilin asnjëherë nuk ka ba asnjë kompromis në asnjë kohë. Ai asht i pastër moralisht dhe shpirtnisht para shokve, miqve, armiqve dhe mbarë Popullit Shqiptar, të cilve iu ka sherbye si fetar dhe Shqiptar, prandej edhe me gjakftohtësi pret vendimin e “pafajsisë së Tij”, tue Ju nënshtrue vullnetit të Zotit, me 25 vjet heqje lirie, tue kenë edhe me një gjendje shëndetsore shumë të randë. Terroristët e sigurimit shtetit si gjithnjë, edhe pse e dinin gjendjen e Tij, si pasojë e vuejtjeve të randa me datën 8 Janar 1980, e mbytën edhe Këte Martir si shumë të tjerë, në një nga repartet e Spitalit Civil të Tiranës. Në vitin 1992, më ka tregue oficeri i zjarrfiksave Augustin Sheshi: “Njëditë më tha një shok se do të shkonte në gjyqin e mbyllun të Imzot Ernesto Çobës, ku, më ftoi edhe mue. Shkova. Porsa e pashë më bani një përshtypje të madhe pergjysmimi i trupit të Tij të shkurtë dhe lodhja e madhe nga hetuesia. Përnjëheresh mu kujtue kur ishim fëmijë në rrugë të Luigj Gurakuqit, dhe kur luenim me topa leckash që porsa kalonte Imzot Çoba, ndalonim lojen dhe vraponim me i puthë unazën. Ai na bekonte dhe mandej kalonte në punën e Tij. Ndaj Atij Kleriku që i donte aq shumë fëmijët e shokët e Tij, disa dëshmitarë nuk lane gja pa thanë për Tè por, që më ka ba ma shumë përshtypje sesi u shpreh ashtu kundër Tij, asht kenë Gac Cepi, që as sot nuk dij me e kuptue atë sjellje. Ai më ka mbetë në mend n’atë kohë!” Në librin “Çinarët”, At Konrrad Gjolaj shkruen: “Tregonte radiologu i spitalit të Shkodres, sesi njëditë erdhën dy oficera me një thes në radiologji. I kishin thanë me ba një radiografi. Kishte pregatitë aparatin e po priste radiologu se cili don me e ba prej tyne. Kur i ka thanë: “Jam gati”, ata kanë hapë thesin e kanë nxjerrë një fëmijë me fytyrë të plakun. E kanë vue ate tek aparati dhe, mbasi asht krye radiografia, e kanë futë prap në thes. Mbasi i kanë lidhë grykën, kanë kërkue filmin për me e çue në Tiranë. Radiologu e ka pregatitë filmin shpejtë e ka kërkue me i shkrue emnin e të sëmurit, edhe pse filmi ishte i lagun. Oficerat kanë ngurrue me i diftue emnin radiologut. Ky ka kambëngulë, mbasi, simbas rregullit, nuk lejohej që filmi me u dorëzue pa emen. Ata tue pa kambënguljen e këtij, i kanë thanë emnin: “Imzot Ernesto Çoba”. E shkrova, thonte radiologu, e kishte njohtë ma përpara, por kurrë nuk do ta kishte besue se asht Ai, po të mos ia kishin thanë vetë ata emnin e Tij. Për sa kohë nuk m’asht hjekë nga mendja sesi e kishin ba gjatë hetuesisë Imzot Çoben.” Në vitin 1998, kur ishe tue dalë nga Arkivi i Ministrisë së Mbrendshme në Tiranë takova një oficer që kishe njohtë para disa vitësh në Shkoder, YH, por as sot nuk jam i sigurt për emnin e tij. I tregova se po shoh disa dosje në Arkiv dhe se, ato ditë kishe lexue dosjen e Imzot Çobes. Më ndërpreu dhe, më tregoi: “Një natë dimri të ftohtë isha dezhur në degën e mbrendshme në Shkoder. Aty nga ora 11.00 e natës, një polic i birucave më njoftoi se Imzot Çoba dridhet shumë dhe duket sikur nuk po e arrinë mengjezin. Shkova tek biruca ku ishte Imzot Çoba, po, Ai, nuk po jepte as merrte nga të ftohtit, i shtrirë në çimento pa asnjë mbuloje as shtroje, veç me rrobat që kishte veshur. Mora një batani në dhomen time dhe ia çova, hapa deren dhe ia holla sipër. Shkova aty nga ora 3 e mengjezit, por dukej se ishte i gjallë nga frymëmarrja e thellë. Në ora 5.30’ shkova e mora bataninë që i kisha çuar dhe, e pashë, Ai me mirënjohje më buzqeshi, e pyeta se, a kishte fjetur dhe m’u përgjigjë, se po. I thashë: “Imzot, ti je i dënuar, pse të mbajnë këtu? – Nuk e di, m’u përgjigj. – Po, ke bërë kërkesë për arësyen e mbajtjes këtu? – Jo, më tha, – jam tue pritë çdo ditë me pa fytyrën e Përendisë, Ai vetëm asht Shpëtimtari im. E pyeta: Po, këto vuatje nuk të largojnë nga Perëndia? – Jo, jo, Ate jam i sigurt se do ta shoh shpejtë, perkundrazi vuajtjet m’ afrojnë! E mbylla derën dhe ika në dhomën time. Kanë kaluar sa vite dhe nuk e harroj kurrë sigurinë e Atij Njeriu të shtrirë në çimento, duke pritur për të parë Përendinë! Ata Klerikë kishin një forcë të pakuptueshme për të përballuar vuajtjet më ekstreme të atyre vitëve”.

Ishte per t’u çuditur sesa besim të palëkundur kishin tek Perëndia! Fjala e fundit e Tij në gjyq ishte: “Do të vazhdoj me kenë kundër deri në vdekje”, sigurisht, kjo thanje ishte tiposë në kokat e katilave që vazhdonin me e torturue e masakrue si pak njerzë nder ata kushte të mnershme: Ja, pra, kjo asht arësyeja pse Imzot Ernesto Çoba, Ipeshkvi i Shkodres, që nga data e arrestimit u mbajt pa asnjë batani i shtrimë për 3 vjet e 8 muej në çimento, derisa një ditë me të vërtetë Ai e pau Fëtyren e Zotit! Fatkeqsisht, vuejtjet dhe torturat ishin pafund, po asnjë shkaktarë i tyne nuk e gjeti asnjë moment kjoftë edhe mbas 1991, të pakten me na dhanë me kuptue se, asht pendue per shpifjet e bame kunder Imzot Çobës. E kurr mos harroni se, “ato shpifje” i moren edhe jeten në vuejtje e mjerim të pashoq. Jeta gjithmonë ka një cak të padijtun. Mos harroni se mbas atij cakut vjen edhe një Gjyq tjeter, që nuk ju lejon ndoshta pergjithmonë, me u pendue per të gjitha ato që i keni sjellë tjerve në këte jetë me shpifjet tueja! Po më kujtohet tashti: Një prift i rinj i shuguruem nga Imzot Çoba aty nga viti 1962, që takon në rrugë At Pjetër Mëshkallen dhe, i tregon se ato ditë do të hynte përherë të parë me ba Ushtrimet e Shpirtit me Imzot Çoben, i cili i kishte mësue priftit edhe gjashtë arësyet që njeriu duhet me heshtë. At Mëshkalla i thotë atij priftit të rinj: “Shko e thuej Imzot Çobës me të mësue gjashtë arësyet që duhet me folë, se, s’asht koha me heshtë ma!” Kur e pata ndigjue këte ngjarje aty nga viti 1964, njëditë unë ia kujtova At Mëshkallës në një bisedë që po banim me Té, sigurisht qeshëm pak dhe vazhdueme bisedën tonë. At Pjetër Mëshkalla më ka thanë këto fjalë: “Ai e përfundonte bisedën me respektin ma të madh për Imzot Ernesto Çoben, e kryesisht për mos tolerancën e Tij në çeshtjet dogmatike dhe, e mbyllte bisedën me mendimin se: “Vetëm Imzot Çoba asht fakt, që asht kenë adapt për këte kohë, se asnjë tjetër nuk do të kishte dijtë as muejtë me veprue si Ai, në kushtet që janë kenë në Shqipni nga shtypja e diktatura komuniste!” Lexues i nderuem! Labirintet e Sigurimit të shtetit terrorist komunist, janë kudo plot me mistere dhe procese që ndoshta, edhe nuk besohen! Tek na në Shqipni ata ia kalojnë edhe fantazisë së terroristit, sepse vrastari asht i paknaqun me vdekjen e viktimës mbasi e ka torturue. Ai kerkon me i zgjatë vuejtjet e masakrat e tij derisa, njeriu i shkrryem pertokë të dishprohet. Fatmirsisht, kur Klerikët tanë, nuk mujshin as me u ngritë ma nga vuejtja e as nga torturat e bame mbi trupin e Tij, Ata forcoheshin Shpirtnisht, gja që edhe sot mbetet një mister i madh ajo forcë e pathyeshme e Shpirtit Tyne. Ma mirë se kudo, mosdorzimin e viktimës në tortura ju, do ta kuptoni këtu: Në mbyllje po persërisë fjalët e daltueme në gurt e Kishës së Vaut të Dejës, daltue nga vet Martiri Imzot Ernesto Çoba, kur ishte pa u rrenue në 1969: “Jam kenë gjithmonë kundër komunizmit, as nuk kam dashtë me ia ndigjue zanin, kam punue me shpirtë me e zhdukë dhe do të vazhdoj me kenë kundër deri në vdekje!”. (Dosja 3359/1 Arkivi i Min. Mbrendshme, 1998). Vetëm Ky ishte Imzot Ernesto Çoba, Zamak i vertetë i Flamurit Kastriotit!

Melbourne, 22 Prill 2022.

Please follow and like us: