Fritz Radovani: Zamak i Flamurit Gjergj Kastriotit – Skënderbeut (7)
AT BERNARDIN LLUPI O.F.M. (1886 – 1946)
“Vdekja si kjo, vdekja për Shqiptarizëm, asht kupë e artë”! AT B.LLUPI (1946) Koha ka me provue se Françeskanët e Shqipnisë së viteve 1944, jo vetëm që nuk persëriten kurrma, po as nuk i vijnë ma Trojeve tona Shqiptare. Shqipnia ruen në Tokën e Saj kushedi sa Vorre pa emen e pa shenja! Po, dëshmia e Gurve të Pendës së Kirit pranë Rrëmajit, e deri atje ku janë shkrepë armët serbosllave dhe të katilave anadollakë shqiptarë, kunder të gjithë Atdhetarve tanë dhe Françeskanëve, nuk fshihet persa Shekuj, pse Ata Gurë, do të vazhdojnë me ruejtë mbrenda vehtes Visaret e çmueshme të Tyne, që janë gurrë e pashterrëshme e virtyteve të Tyne.
At Bernardin LLUPI O.F.M., kje një nder Figurat e Nderueme Françeskane, asht lé në Shkodër me 7 shkurt 1886, prej prindve Filip e Luçia Llupi. Asht pagëzue me emnin Mati, asht vëllai i pestë i Cinit, Zefit, Ejllit e Franos. Vjen prej një familjes së vjetër me tradita qytetare shkodrane. Studimet i ka krye në Insbruk të Austrisë, ku mori medalje nderi si një ndër studentat e shkëlqyeshëm. Shugurohët meshtar në Romë dhe vjen e shërben në Palç (Mërtur), Hot, Grudë, Bizë të Durrsit, Vlonë dhe Shkodër. Kur Kuvendi Françeskan ndodhët keq ekonomikisht në atë kohë lufte e zije për bukë mbas vitit 1942 dërgohet në Pejë famullitar, mbasi njihej qysh i rij si ekonomist i përkryem. Prej andej ban të mujtun mos shpërndamjen e xhakojve në Kuvendin e Shkodrës, tue i dërgue vazhdimisht ushqime. Për këtë ndihmë të madhë ekonomike ban fjalë në procesin e tij edhe At Çiprian Nika, rektori i Fretënve në Shkodër. Asht bashkohës i Etënve Harapi, Doda, Prennushi, Cani dhe mik i Don Nikoll Ashtës. Asht ndër misionarët e njohun që me dinjitet ka bajtë zhgunin e Sh’ Françeskut. Autoritar në fjalë dhe i palodhun në pajtime gjaqësh e ngatrresash që kishin kapërthye malët tona. Edhe pse në 1939 asht operue në Padova, ku ka heq një eshke, asnjëherë nuk i shmangët misionit të tij, madje, shkon me qejfë malësh për me ndihmue çështjen kombëtare dhe niset për në Kosovë. Atje ka shërbye në famullitë e Zllakuçanit, Zym’të Hasit dhe Pejë. Ndihmon shqiptarët që kanë marrë malët për liri nga fashizmi dhe komunizmi, me ushqime dhe medikamente mjeksore. Mban afër Prof. Kol Parubin, Marije Shllakun, Marsel Vuçën, Prof. Ymer Berishën dhe të tjerë luftarë shqiptarë. Porositë fshatarët “me e ruejtë dhe me e ndihmue këtë vajzë atdhetare!”. Theksova fjalët e tij ndër thojza, mbasi me shumë dashtni dhe burrni vlerson virtytet e femnës shqiptare, ashtu si ma parë vëllaznit e tij, Norën e Kelmendit.
At Llupi asht “ATI I DYTË” i Marije Shllakut. Maria tek Ati i saj i dytë sheh shpresën dhe të mirën, tue i kërkue si vajza e tij: “Lutju Zotit për mue!” Ai lutej për të gjithë shqiptarët pa dallim feje. Kjo asht arsyja që të gjithë e donin dhe e ndigjonin misionarin e përvujtë. Ai njihej si misionar i Atdhetarizmit prandej qela e tij ishte vatra ku delnin shkëndijat e lirisë. Shovenistët serb, shërbëtorët e tyne komunistë dhe tradhëtarët e shitun të Atdheut, nuk e duronin zhgunin e Françeskanit në Pejë, prandej, në marsin e vitit 1946 e arrestojnë si një organizator i “Katoliçeskaja Banda”, organizatë që nuk ka kenë kurrë. Krijuesi i këtyne bandave, organizatave, grupeve terroriste, duerve të zeza, të futjes së armëve ndër Kisha etj,, asht një për të gjithë Shqiptarët: Komunistët e shovenistët jugosllavë me qendër Moskën. Edhe para trupit gjykues At Llupi asht kryenaltë, trim dhe i pathyeshëm ashtusi në tortura të mnershme që i bahën në hetuesi. Nuk pranon asnjë akuzë. Nuk i trembet vdekjes fare, aq sa edhe tallet me prokurorin Ali Shukriu, gjatë procesit gjyqsor kur ai e pyet, se ç’ke menduar kur ke thënë: “Ishalla e pështon Zoti Kosovën!”? – At Llupi përgjegjet: “Kam mendue që të shpëtojë nga sëmundjet dhe hallet e ndryshme!” Kur prokurori e pyet se a i ke dërgue djath në mal, At Llupi nuk i përgjegjet, mbasi nuk kam ardhë këtu për djathë. Kur pyetët Maria, edhe ajo përsëritë: “Nuk përgjegjem, nuk kemi ardhë për djathë këtu!”. Kur flitët për njerzit e vramë ndër male, At Bernardin Llupi thotë: “Ata kanë vdekë si trima, si burrat, prandej, duhet të jenë shembull për né të gjithë”! Autori z.Muhamet Vokshi, shkruen në kujtimet e veta për At Llupin: “Fliste anglisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, serbisht, latinisht. At Llupi ishte komunikativ, modest, shakaxhi. Fishtën e adhuronte. Italianët nuk i donte aspak, i quante “bretkocarë”.
Ai e ka dashur vendin dhe popullin e vet pa urrejtur kurrkend tjetër. E deshti dhe dha jetën për Shqipërinë brenda kufijve të saj etnikë“ Fjala e fundit e At Llupit para pushkatimit ishte: “Vdekja si kjo, vdekja për shqiptarizëm, asht kupë e artë”! Mbas të shtimeve të automatikve At Llupi, kishte mbetë në kambë edhe pse zhguni i panjollë ishte la me gjakun e këtij martiri. Ai thirri edhe njëherë: “Rrnoftë Shqipnia!”, xhullinjtë iu afruen tue shti mbi tè, derisa Frati 60 vjeçar u shtri mbi tokën Shqiptare, për të cilën dha jetën e vet. Ndërsa, më 15 nandor 1946 nga ky grup u pushkatuen: MARIA SHLLAKU 24 vjeç, AT BERNARD LLUPI 60 vjeç, Prof. KOL PARUBAJ 40 vjeç, GJERGJ MARTINI 29 vjeç. Tregon z.Viktor Gashi në kujtimet e Tij: Në mbrëmjen e 14 nandorit dikush përshpëriti sikur kishte dëgjuar nga biseda mes dy rojeve se nesër në mëngjes, do të pushkatoheshin të dënuarit me vdekje. U tronditëm shumë dhe vendosëm me i treguar At Bernardit. I thamë në veçanti: Padër, nesër.., ndoshta.., nuk e dijmë, por… Ai ndërpreu fjalën dhe tha:- Shumë bukur që erdhi kjo ditë dhe mbas pak sekondash iu drejtua Kolës, – Kolë, eja pak këtu! Shkuan në qoshen e dhomës, At Llupi bashkoi dy duart, ndërsa Kola u ulë në gjunjë. Kur Kola desh të fliste diçka, At Llupi i tha: – Kolë, i dij gjynahët tuaja por ban punën e Pendimit, se Zoti do t’i falin të gjitha fajet mbasi ti po lanë me gjakun tand tokën që të ka lindë, ti po shkon tek Zoti, jo si mëkatar, por si martir, ti je i zgjedhun prej Atit të Pushtetshëm, me dhanë shembull si duhët me vdekë për të mirën e popullit Shqiptar dhe të Atdheut, që po e lamë të robnuem, por shpejt Zoti dhashtë e u bashkoftë edhe Kosova me Nanën Shqipni! Mbas tij shkoi edhe Gjergji. Atë natë nuk fjeti njeri. Biseda mbahej nga At Bernardi, të cilit edhe atë natë nuk i mungoi humori e gazi, sikur të nesërmen po lirohej dhe jo… Ishin orët e para të mëngjezit, kur u dëgjuan çelsat e randë të dyerve. Mbretroi një heshtje e përmortshme. Menjëherë e mori fjalën At Bernard Llupi: – Ç’keni o burra që heshtët? Mos u shtangni, se vdekja nuk na frikson. Kushdo që lind do të vdes herët a vonë aqsa ka thanë Zoti. Na po vdesim ballhaptë dhe po shkojmë nga kjo botë të bindun se me vdekjen tonë, do ta ndihmojmë çlirimin e Kosovës dhe bashkimin e sajë me Atdheun Nanë, Shqiptari shkon në vdekje si në darsëm sëpse lufton dhe vdes për popull, për liri, për jetë ma të lumtun!” Sakaq u dëgjua zani i ambël i Gjergj Martinit: “Po vdesim për Atdhe, Burra, se Atdheu mbrohët me gjak. Kështu me gjakun e Shqiptarëve të ramë, krijohët Shqipnia. Gjaku i derdhun s’ka sesi të mos japë fryt, tue mbjellë atdhedashtni, mirësi, mirëkuptim, ai do të ngjallë edhe ma tepër ndjenjat kombëtare”: U hap dera me rrëmbim: – Hajde, hajde, brze, majku vam vasu!- briti roja.At Bernard Llupi, pa iu trembur syri 199 dhe pa u nervozuar fare iu drejtua rojës: – Ndaluni pak, se due të përshëndetem për herë të fundit me Vllaznit e mijë. Në përqafim nuk muejta t’i mbaj lotët, mos u trego i ligësht, – më tha, – të dijmë si xunxarë, kështu me quanin në burg. U drejtue – Gjergj, Kolë, ejani, të shkojmë krenarë, le ta shohin ata se nuk ia kemi frigën plumbit! Duhët të jemi të lumtun që po vdesim për idealet e kombit. Atëherë Gjergji na u drejtua: “Lamtumirë, o Vllazën! Tregoni botës mbarë se Kosova dhe Shqipnia ka trima që japin jetën për vatan dhe nuk ka anmik që na tremb! Shqiptari nuk përkulet kurrë !” Roja e shtyri, e Ai thirri edhe ma më të madhe: “Rrnoftë Shqipnia bashkë me Kosovën”! Edhe Kol Parubaj me një za të shteruar, na tha: “Lamtumirë Vllazën! Ma keni kujdes vajzën. Rrnoftë kombi Shqiptar! Rrnofshin Shqiptarët!” Zëri i tij treti dhe nuk u dëgjua më, sëpse roja e shtyri me rrëmbim dhe pas tij u mbyll dera. Të gjithë ne që ishim mbrenda mbetëm të shtangur. Pas pak u ndigjua zëri i thekshëm i Maria Shllakut. Të gjithë vrapuam kah dritarët që ta shikonim në oborrin e burgut dhe pamë hijen e sajë, meqë bënte shumë terr. Nuk pranonte të dilte nga dera e burgut pa përfunduar këngën që bënte fjalë për Ymer Berishën, dhe luftën për çlirimin e Kosovës. Fjalët e këngës sot nuk më kujtohen por zëri i sajë ishte tamam pushkë dhe jehoi në tërë burgun. At Bernard Llupi atëherë i tha me zë të naltë: “Të lumtë, bylbyli i Shqiptarizmës! Le ta marrin vesht Bota si shkon me vdekë femna Shqiptare, me kangë në gojë!” Maria ia këtheu me za të fortë: “RRNOFTË SHQIPNIA E MADHE! RRNOFTË BASHKIMI I SHQIPTARËVE”!
Me të drejtë Miss Durham shkruen shumë vite perpara: “Zotnimet e hueja kanë kalue mbi kombin Shqiptar pa lanë në té kurrfarë gjurmët, si ujë që kalon mbi shpinën e rosës”.
***
Dhe, vitet kalojnë! Kujtimet e Atyne Atdhetarve që dhane jeten, nuk harrohen nga Shqiptarët! Shqipnia asht nder vendet e Ballkanit nder ma të pergjakunat! Ata ishin po, Trima të palëkundun dhe të vendosun me dhanë jeten e Tyne! Vlerat e Tyne Atdhetare u vlersuen edhe nga të huejtë, prandej edhe mbetën të perjetshem nder faqet e Historisë së lavdishme! Prizrendi ruen në gjiun e vet Gjakun e paster të Këtyne Martirve! Ata ishin dhe janë Zamakë të Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut! Lavdi vepres së Tyne Atdhetare!
Melbourne, 8 Korrik 2022.
DON MARIN SHKURTI (1933 – 1969)
Don Marin Shkurti asht Martiri i Tretë i Kishës së Dajçit Bregut të Bunës. Don Marin Shkurti ishte i datëlindjës 1933. Emnohet famullitar në Dajç, ku më 8 dhetor 1961 thotë meshën e parë. Shërben në Stajka deri në vitin 1967, kur mbarë Shqipnia perfshihet në “Revolucionin Ideolugjik Kultural”. Shtëpijat e atyne krahinave janë përgjithësisht prej gurit. Kjo mundet me kenë edhe një prej shkaqeve që edhe Burrat atje, kanë karakterin e fortë. Ndersa, tek veshjet e grave gjithshka asht origjinale dhe krahinore e papërsëritëshme edhe në vendët tjera të Evropës. Ngjyrat dhe kombinimet e shumta të sajat tregojnë mendimin artistik të krijuesve shqiptarë t’ atyne krahinave. Ndoshta, një studim i plotë i kësaj veshje do të nxirte në pah edhe një vlerë tjetër të madhe të kostumit shqiptar, përveç, xhubletës së malësorëve të Veriut dhe jepanxhës së grave katolike të qytetit të Shkodrës. Këta objekte janë gurrat prej kah arti i veshjës buron përjetësisht tue i shpjegue me vepra mbarë botës së qytetnueme se shqiptarët, nuk janë bisha malësh, por janë pjesë e pandame e botës qytetnueme Evropiane, 201 e lanun me dashje në skam, vorfni e ngatrresa nga vetë Evropa dhe qeverisjet ballkanike. Kjo botë më rrëthonte kur isha i vogël pa mbushe 5 vjeç, tek daja Don Kolec Prennushi, famullitar i paharrueshem në Dajç të Bregut të Bunës. Nder ato zona u ka ardhë hakut përmbytja dhe tërmetët. Në vitin 1949 dhe 1979 pothuej, dy herë këta fshatra janë rrafshue me shumë viktima në njerzë. Kishat dhe shkollat ishin në të gjitha katundet, madje, edhe të vjetra. Ma e vjetra asht Kisha e Shirqit, një fshat afër Dajçit. Në Dajç edhe fshatarët pleq njihnin shkrim e këndim. Fëmijët kanë ndjekë shkollën me qejfë edhe pse shumë shtëpi ishin ngushtë nga ana ekonomike. Dëshira për mos me mbetë çobaj ishte e madhe. Një rol të rëndësishëm në këtë drejtim ka luejtë kleri. Mbas vitit 1950, kur atje vdiq Don Koleci, atje ishte Prift Don Dedë Malaj, Ky meshtar me një kulturë të mirë dhe të formueme në Romë, ra viktimë e qëndrimit burrnorë ndaj mospranimit të nënshkrimit të Statutit në vitin 1951, dhe në vitin 1959 u pushkatue. Ishte bashkëpunëtor e vazhdues i denjë i qëndrimit të Don Kolec Prennushit ndaj kësaj çështje. Mbas Don Dedës, përgatitët për meshtar nga Imzot Ernesto Çoba dhe shugurohet prej tij në dhjetor të 1961, fshatari nga Samrishi Don Marini. Asht i vertetë piksynimi i Imz Çobës per shtimin e elementit të rij si dhe, gjetja e pershtatshme e këtij elementi të traditave shekullore Shqiptare. Veprimtaria e Tij u shtrij deri në thellsitë Malore, tue mos u gabue në këte pergjedhje të mrekullueshme, që kje vertetë një mrekulli i Shek. XX. Në 1967, Kleri akuzohet se kryen vepra të ndalueme “antikushtetuese”, pagëzon fëmijë, kunorëzon të martuem, vojon të sëmurë. Fillon ndjekja dhe survejimi. Sinjalizohet për arrëstim edhe Don Marini, dhe më 14 nandor 1968, arratiset me gjithë farë e fisin në Jugosllavi, tue pre Bunën përballë shtëpisë ku ishte lindë në Samrishë. UDB-ja jugosllave bie në marrëveshje si gjithmonë me Sigurimin e shtetit shqiptar dhe mbas pak ditësh që arratiset, priftin bashkë me të gjithë njerëzit e familjës e dorëzojnë në duert e katilëve të Sigurimit shqiptar, më 17 nandor 1968. Torturohën mizorisht të gjithë. Dosja përmban edhe një proçes të gjatë ku Don Marini, kërkon me shfajsue një nuse të vëllaut të tij, e cila ishte shtatëzanë, së cilës nuk i kanë tregue se ku po shkojnë për mos me rrezikue jetën e sajë. Hetuesi nuk merr parasyshë asgja edhe pse një mjek i maternitetit lëshon raportë për mos ndjekje penale të kësaj grueje derisa të lindin. Ajo dënohet 10 vjet burg dhe lindi fëmijë në Sigurim të Shkodres. Me datën 5 mars 1969, trupi gjykues i përbamë nga Kryetar Jorgo Dhroso; anëtarë, Xhemal Gramshi dhe Gita Baci; prokuror Kostaq Shandro, hapin gjyqin kundër “armikut të popullit, tradhëtarit të Atdheut” Don Marin Shkurti me familjen e tij prej 17 vetësh dhe mbyllin dosjën me vendimin, për Don Marin Shkurtin, me vdekje, me pushkatim. E nëse analizojmë sot vendimin e gjykatës së Shkodres “del haptas urrejtja per Klerikun e pafaj!” Pjesa ma e madhe e familjës dënohet mbi 10 vjet burg. Mbi 20 vjetë dënohen të katër vëllaznit e tij. Vendimi i dhanun për ekzekutimin e Don Marinit nuk u ndryshue as nga Gjykata e Naltë, as nga Kuvendi Popullor. Në fjalën e fundit Don Marini tregon se, arësyeja e arratisjes ishte pamundësia me shërbye në punën e tij shpirtnore si meshtar mbrenda Shqipnisë, dhe frika e arrëstimit për shërbimet fetare që kishte krye. Don Marin Shkurti nuk ka as veprimtari spijunazhi, as shërbim në favor të një shteti të huej. Në tri ditët e mbajtuna në Jugosllavi ai nuk asht pyet dhe as nuk ka dhanë ndonjë informatë ushtarake në dam të Shqipnisë, atëherë, pse u pushkatue Don Marin Shkurti? Ai deklaron: “Kur isha fëmijë tue pa figurën e priftit tonë Don Kolecit, kur vdiq Ai, mue më thirri një za: Marin, katundët janë pa Prift! Shkova tek Don Deda dhe i tregova dëshirën por, dhe vëndimin që kishe marrë. Ai më tha: Edhe pse ndoshta mund të burgosin dhe të torturojnë si Don Kolecin dhe Meshtarët tjerë, mos u tremb! Forca e Krishtit asht ma e madhe se e djallit, të lumtë! Unë vëndosa me u ba Prift dhe jam i lumtun që po vdes për Fenë e Krishtit! Mësimet që kam marrë nga Don Deda, për mue janë kenë aq të mëdhaja sa e tham pa frikë, Ai më ka mësue me vdekë si ka vdekë Ai vetë!” Vendosmënia e Don Marin Shkurtit ishte një provë e gjallë e deshtimit të plotë të politikës antikombtare ngaj Popullit Shqiptar. Asht folë e shkrue vetem per “suksese të PPSh”, po e verteta e deshtimeve të programeve të saja dihet dhe njifet mirë jo vetem nga Populli Shqiptar, po edhe Europa”! Që Shqipnia asht Shteti ma i padiskutueshem i kontinentit Europjan, këte e dijnë mirë të gjithë, por tashti koha nuk pret ma: Europë hapi dyert! Thanja e Shen Papës Gjon Pali II: “Europa duhet t’a dij se ajo që ka ngja në Shqipni, shqiptarë të dashtun, nuk ka ngja asnjëherë në histori”! (1993), asht shpjegimi ma i sakti që tregon se kush kje dhe kush asht ky Popull, per të cilin fliste i madhi Gjon Pali II, dhe lutej per Te Nanë Tereza? Dhe mbylljen e materialit këte herë do t’ ja japin Don Marin Shkurtit: “Ju, mendoni se me këtë “Revolucion” do të fitoni mbi Fenë tonë katolike, por, mos harroni, se gjaku i jonë që derdhët tash dymijë vjet rrëkajë ndër thëmelët e Kishave, ai prap do ti rindërtojnë këto Kisha, që ju po prishni!” E koha provoi ate që tha Don Marin Shkurti! Fjala e Tij para pushkatimit jo larg prej asaj kohë u ba realitet! Ky ishte Martiri Don Marin Shkurti!
Don Marin Shkurti asht Zamaku i Tretë i Kishës së Dajçit Bregut të Bunës pranë Flamurit Kastriotit.
Melbourne, 11 Korrik 2022.
AT KLEMENT MIRAJ O.F.M. (1882 – 1956)
At Klement Miraj asht le në Selcë të Kelmendit me 1 Tetor 1882, nga Luca e Roza Miraj. Asht pagzue me emnin Fran. Në Shekullin XX u vendosen n’ Lezhë. Frani studjoi në Kolegjin Françeskan të Kallmetit. Në vitin 1914 ka shkue me vazhdue studimet e nalta n’ Austri. Ka vazhdue studimet e nalta teologjike e filozofike në Grac. Asht Shugurue meshtar me 1 Shtator 1907. Mbas Shugurimit meshtar rikthehet në Atdhe. Në 1920 asht në Pejë. Aty At Klementi i kushtohet problemeve të gjuhës Shqipe si dhe botimeve të reja. Bie në sy të shovinistëve serb dhe në 1921, arrestohet prej tyne dhe nuk ndryshon trajtimi nga kafshët, po edhe torturohet mizoririsht. Në vitin 1925 ata nuk e lejojnë me vazhdue sherbimin fetar atje, po e dëbojnë jashta Jugosllavisë. Fillon sherbimin në Shkoder dhe tri herë asht definitor i Françeskanve. Aty kishte dhe detyren e drejtorit të Muzeut Arkeologjik të Fretenve. Ka sherbye edhe në Rubik dhe në Laç të Kurbinit, gjithashtu në Bizë t’ Ishmit. Ishte një prej personaliteteve të rralla të Fretenve Shqiptar. Një françeskan me vizion të gjanë, etnograf dhe folklorist i formuem tue theksue se ishte edhe letrar i shquem. Kudo ku ka sherbye si meshtar njihej si klerik i devotshem dhe korrekt. Ajo sjellje e miqësoi perjetsisht me disa prej meshtarve ma në za të kohës tue fillue nga At Gjergj Fishta, At Anton Harapi, At Marin Sirdani si dhe, figurave të tjera të randsishme atdhetare e të formueme që punuen vazhdimisht per idealin e njohun “Fe e Atdhe”. At Klement Miraj asht kenë kerkues i palodhun i toponomastikës së gjashtë fshatrave të Kurbinit, prej ku ka botue disa pjesë shumë të randësishme. Në Shqipni ka kenë famullitar i Dushmanit, i Rubikut dhe i Laçit Kurbinit, ku ka ndertue edhe një Kishë në vitin 1929, që asht në kambë edhe sot. Në vitin 1951 edhe pse firmoi “Statutin e Kishës”, mbeti Ai At Klement që kje, dhe në vitin 1955 At Klementin e arrestojnë dhe e torturojnë shumë keq e pa pikë mëshire si klerik katolik. Po nuk mjaftohen me kaq, e Sigurimi i shtetit tue grumbullue edhe disa shpifës të vet e dënon me 20 vjet burg. Me 22 Nandor 1956 At Klement Miraj, në moshen 74 vjeçare vdes Martir, si pasojë e torturave e vuejtjeve të Burgut Burrelit ku, edhe u vorros.
***
Shkrimtarët gjithnjë kerkojnë të veçanten nder shkrimet e Tyne. Mendoj se asht mirë që Shqiptarët të njihen me këte mendim per At Klementin, botue në librin e Dr. Pjeter Pepës, “Tragjedia e Lavdia e Klerit Katolik…” V.II. 291. Dëshmi: “Njeriu që u paraqit në udhëkryqin e jetës sime: Një françeskan shqiptar, një ëngjëll ngushëllues që më kapi përdore, për të më drejtuar në rrugën e ëndrres sime të coptuar. Nuk e kam harruar kurrë, edhe në ditët më të rënda. U struk, por nuk u shua në thellësi të shpirtit tim, sepse kur shuhet mirënjohja dhe falënderimi, atëherë shuhet shpirti. Ky njeri, ky meshtar katolik, ky atdhetar i ndershëm, i dënuar me 20 vjet burg, i vdekur si martir nga torturat në burgun e Burrelit, ky burrë i vërtetë quhet Klement Miraj… Duke mbajtur një trastë bezeje në dorë, zbrita, atë ditë shtatori të vitit 1940, në Laç. Dielli si një tepsi e përflakur bakri, preku dhe filloi të lagej paksa në det, përtej moçalishtës së zymtë. Me të shkuar në Laç, arrita tek shtëpia e priftit. Ndrojtjen dhe turpin ma lehtësuan dy motrat e tij të moshuara, Tonja dhe Terezja, që më ftuan në shtëpi, duke treguar se po më prisnin. Por, nuk kishte kaluar shumë pas përshëndetjeve, kur në oborr gjëmoi kori i fëmijëve: “Erdhi frati!” Brofa në këmbë, zbrita shkallëve e u gjeta në oborr. Prifti sapo kishte zbritur nga kali. Ishte shtatlartë. Zhguni i gështenjtë, rrethuar me litar të bardhë në mes, fundet e të cilit vareshin të lidhur nyje në këmbë, i kishin hije. “Mirë se të pruni Zoti, o mësues!” Dhe më shterngoi dorën. Atënatë kam qenë mysafir i tij. Sa bukur e qartë më foli për shkollën Normale të Elbasanit e mua, nxënësin e saj, më bëri të ndjehem krenar. Vetitë burrërore e humane të këtij malësori të thjeshtë për nga origjina, por tejet europjan nga mendësia, vizionet moderne kulturore dhe tërë veprimtaria e tij e bukur në dobi të njerëzve, që nuk bëri asnjë dallim për shkak të besimit fetar, do të linin tek unë, që në fillim, 205 shenja habije e më pas, gjurmë të pashlyeshme nderimi. Ai u rrit pranë fshatarëve. U njifte hallet. U mësonte virtytin. I këshillonte. U hynte jepte besë e t’u pajtonte gjaqet. U jepte edhe këshilla bujqësije. U blente ilaçe. U gjendej kudo e në gjithçka. Zotëronte pesë gjuhë të hueja e gjithnjë gjente kohë të studionte… Tani, jo ngjarja kryesore që desha të kujtoj. Unë qendroja i heshtur, shpirt varur, sepse më ishte nëpërkëmbur ëndrra e jetës sime. Ai e kishte dëgjuar historinë time në konkurs, nga një mësues i Normalës. Kuptonte se më kishin vrarë shpirtin, por bente sikur nuk dinte asgjë. Më afronte, më studionte dhe priste çastin e duhur të ndërhynte, si një psikolog i matur. Më thërriste në Kishë o në shtëpi. Më vinte në shkollë. Më shtynte në punë. Synonte të krijonte një gjendje të re shpirtërore, të mirë, të gëzuar. Kërkonte të më zgjonte interes dhe ia doli… Një ditë, kur për nevojat e nxënësve shkova e u ktheva 2-3 herë nga ai, nuk e dij as vetë sesi mu kujtua “perpetum mobile”, muzikë aq virtuoze, e shkathët, e shpejtë, teknikisht e tensionuar, që kerkonte zgjidhje, gjithashtu të shkathta. Po u korrigjoja detyrat e fëmijëve. Në ato detyra kishte filluar të më joshte diçka. Diçka e çiltër po lulëzonte mes vështirësish. Po më terhiqte timbrika e botës fëminore që, edhe pse me nuanca të lehta, kishte filluar të më bënte për vete, ishte kjo pjesë prezioze e botës po aq të dlirë kristiane. “Mirë se të gjeta, mësues”, më solli në vete meshtari. “Mirë se erdhe e mirë se të ka prue Zoti!”, ia ktheva unë i knaqun. Takimi me Padër Klementin ishte një çast që më përtërinte jetën. Çast që edhe sikur të dua, nuk mund ta harroj kurrë, falë qiellit, i këndoj haleluja! Edhe sot, kur ndodh të shoh diellin, si një tepsi të përflakur që sheh kaltërsinë e detit, më këndon shpirti në heshtje për Padër Klementin, mikun e shtrenjtë të kohës sime më të vështirë e përshpëris nga zemra, me një ndjenjë të thellë mirënjohje: “Ave Padër”! Mustafa Krantja, dirigjent. Kalojmë në faqen tjetër. Aty ku edhe fletët e Dosjeve janë shpue nga plumat. Tiranët tanë nuk u ngopën asnjëherë me Gjak, dhe as me krizma plumash. Ah, e shkreta Shqipni! Nen sundimin e kujt ka ra?! Dalto nëpër Europë Përmendore të Nderueme, me kulturë Europjane, dhe pikrisht në Ato qendra, me ato Dyer të lustrueme, shprazen armët barbare të diktatorve antieuropjan. Kjo ishte çveshja nga kenja Njeri e tyne! E këta bisha të gjakosuna komuniste, ende nuk janë ngopë me Shqiptarë! O tradhëtarë, të shitun e pa asnjë pikë Gjak Shqiptari! Po si dëbohet rinia!? Po ku keni pa Atdhe pa lule të freskëta e të bukra o bisha, që vetem mendoni me e vorfnue dhe me plaçkitë si mos ma keq at vend, o hajdut vrastarë!Keni harrue Lutjen e Nanës Tereza!Ja kush asht mallkimi! Qeverisja sotme! Ndonse, Zamakët e Flamurit Kastriotit nuk vyshken as nuk thahen! Ata i perkasin Qytetnimit dhe vetem: Asaj Europës Perëndimore!
Melbourne, 14 Korrik 2022.
VDIQ Në KAMPET E ZHDUKJES DON ANTON DOÇI
Don Anton Doçi, ishte djali i Pjeter Preçit dhe Mrika Markut prej Malaj. Antoni asht le me 15 Qershor 1915. Në vitin 1930 ka shkue per studime në Seminarin Papnuer të Shkodres. Në vitin 1938 ka vazhdue vitet e fundit në Kolegjin Urban të Propaganda Fides në Romë, në degët filozofi e teologji. Në vitin 1942 asht kthye në Shqipni. Nga fundi i vitit 1942 rinisi prap atë rrugë Shpirtnore, prej së ciles kje shkëputë pak muej perpara në Romë. Me 24 Prill 1943 Shugurohet meshtar nga Imz. Vinçenc Prennushi në Kishë të Durrësit. Në 1943 – 44 asht ndihmës famullitar i Don Shtjefen Kurtit.Në vitin 1944 – 45 asht ndihmës famullitar në Malaj i Don Mati Fishtës, dhe vazhdon në Kishen e Prosekut deri në vitin 1958, në famullinë e Prelatit. Ma vonë ka edhe Kishen e Rrëshenit dhe të Suçit në Mat. Asht nder meshtarët e besueshëm të Don Shtjefen Kurtit dhe Imz. Vinçenc Prennushit. Me daten 27 Korrik 1966, në festen e Delbinishtit Don Ndoc Sahatçia bani një ndryshim të vendqendrimeve të klerikve të asaj zonë, që vazhduene me sherbye nder vendet e reja deri me diten e Rrëshajve të vitit 1968, datë në të cilen Kishat u mbyllën me “Revolucionin Ideologjik e Kultural”. Menjëherë fillon edhe Kalvari i pafund i burgjeve, atëherë kur edhe Don Anton Doçi arrestohet dhe në vitin 1971 dënohet 13 vjet burg dhe punë detyrueshme. Po, per nga shëndeti Don Antoni, ishte shumë i lodhun dhe i pafuqishem. Kujtojnë bashkvuejtësit sesi njëditë Don Antoni tue kenë i lodhun ra dhe nuk mund të çohej nga balta, ndersa rojet nuk lejojnë me e ndihmue tjerët, por e lanë ashtu permbys pa i dhanë asnjë ndihmë shoqnore e mjeksore. Në muejn Maji të vitit 1973, Don Anton Doçi vdes tue dhanë Shpirtin e Tij nder baltat e Zejmenit. Ndonse, Don Antoni nuk ishte i pari që vdiq aty. Fatkeqësisht, mbas dënimeve per arsye “politike”, mbasi arsye tjera nuk kishte per prangosjen e klerikve katolik, Sigurimi i shtetit shqiptar, dihej se drejtohej nga injoranta dhe vetem anadollakë të persosun me vra njerzë. Po të studjohen me kujdes vrasjet dhe mbytjet nder balta e kneta, kemi me u ndollë para fakteve të studjueme dhe të aplikueme me aq kujdes, sa kurr nuk do të jemi të sigurtë se “ky rast vdekje apo mbytje”, ishte i rastit apo i menduem dhe i realizuem me mjeshtrinë ma të madhe vrastare. Sigurimi i shtetit në Shqipni ka realizue të gjitha arrestimet, dënimet, dhunimet si dhe vrasjet, mbytjet e zhdukjet ma të mësheftat ashtu si i ka parashikue ai! Asnjë vrasje apo zhdukje as sot e asnjëherë, nuk asht ba e llogaritun gabim. Sot, vertetë që ne i kujtojmë me dhimbje të madhe të gjitha zhdukjet dhe vrasjet e bame n’ Trojet Shqiptare, po asnjëherë nuk duhet harrojmë, Zamakët e Bardhë të Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut!
VRITET DON ANTON ZOGAJ (1905 – 1948)
Don Anton Zogaj ishte djali i Lekës dhe i Marijes, dhe asht le në Kthellë të Burrelit në vitin 1905. Prindët shkuen me jetue në Gjakovë të Kosovës, ku u munduen me rritë një djalë me virtyte të mira. E sollën në Shkoder tek një konvikt “Malet tona” dhe, prej aty kaloi në Seminarin Papnuer, të cilin e ka krye me rezultate të shkelqyeshme në vitin 1920. Vazhdoi studimet e nalta në Austri, në degen teologjike të qytetit Trauning. Asht Shugurue meshtar me 26 Prill 1932. Rezultatet në studimet e Tij e sollën që të emnohet pranë Imzot Vinçenc Prennushit si sekretar i Argjipeshkvisë së Durrsit e Tiranës. Asht dallue në qendrimin e Tij besnik dhe korrekt. Ishte i përgatitun në disa gjuhë të hueja, të cilat i ka perdorë me lehtësi dhe kujdes. Binte në sy si nga përgatitja e Tij kulturore dhe per sjelljen korrekte si meshtar i zellshem.
Ajo që e bante edhe ma të dukshem në veprimet e Tij ishte korrektesa. Ishin të gjitha cilsi që i binin në sy fatkeqsisht edhe Sigurimit të shtetit komunist. Në se do ti referohemi Dosjes nr. 1245, të hapun me dt. 29 Gusht 1947, nga hetuesi i njohun i Sigurimit Muharrem Vasiari, kunder Don Anton Zogaj, do të kuptojnë kjartë se në cilat pozita u gjet Kleri Katolik Shqiptar perballë kasapve të Sigurimit terrorist të shtetit shqiptar, ku asnjëni nuk kishte ma të voglen dëshirë me nxjerrë në shesh të vertetën, perveç shpifjeve të veta. Në kjoftëse njeriu ka dëshirë me dijtë se ku i fillonte trillimet ky Sigurimi i shtetit dhe se ku perfundonin ata, ku dashje ose padashje lexuesi sa vjen e bindet se “asht e pamujtun me kenë disa qinda faqe proces – verbal fallco”, vetem si e si me vue në rreshtin e të pushkatuemve edhe një klerik tjeter, që as nuk ka të bajnë me vargun e pafund të akuzave të hetuesisë kriminale. Aq shumë duhet të jetë torturue Don Anton Zogaj, sa mund të tham me një bindje të plotë se pak klerikë kanë aq shumë akuza, sa ka Don Antoni, në një prej volumeve të Dr. Pjeter Pepës, tek “Tragjedia dhe lavdia…” Vol. II. Sikur, të mërrihej me u konsiderue të verteta akuzat dhe të dokumentueme nga Sigurimi i shtetit ashtusi i kanë shkrue aty, tue ua veshë të gjithve ba e paba, po tue i detyrue me firmue preceset si dhe tue i pranue shpifjet me firmat e tyne, me siguri numri i të pushkatuemve do ti kalonte 15 vetë. Asht një mrekulli e vertetë mospranimi me nenshkrue dhe me pranue gjithë ato fletë fallco plot shpifje, që hetuesia kishte përgatitë per grupin e madh që mendonte me formue me klerikët e Tiranës, kohë në të cilen as nuk do të kishte asnjë mundësi me shpetue asnjëni prej tyne, tue mos perjashtue dhe Don Shtjefen Kurtin, per të cilin ç’prej asaj kohe asht mendue vrasja e Tij. Asht kenë një fat i madh edhe mprehtësia e Don Antonit, i cili porsa ulej në karrigat e torturave të hetuesisë, binte në sy forca e madhe e qendresës së Tij, perpara atyne bishave që shpeshë kanë mërrijtë edhe me i shkye sa e sa vetë, që tue kenë të pafajshem mbyllnin jeten në duert e këtyne katilave. Asht fat i madh qendresa e shumë vetve që nuk pranojnë akuzat fallco. Kjo e vetem kjo, i shpeton të akuzuemit nga një shfarosje e plotë prej Sigurimit. Këtu tek Dosja 1245 e Don Anton Zogaj, kemi të bajmë edhe me një qellim indirekt që hetuesia tue akuzu Don Antonin, mendon me randue edhe ma shumë Imz. Vinçenc Prennushin, i cili mendoj, se “asht krejt’i pafajshem”, mbasi pjekunia dhe eksperienca e Tij janë kenë të pakundershtueshme. Imzot Vinçenc Prennushi ishte nder drejtuesit e Klerit Katolik që binte në sy per eksperiencën e madhe që kishte dhe, kryesisht mos me ra nder disa prej gabimeve që, Sigurimi i shtetit punonte aq shumë me i vertetue. E kur bahet fjalë per Sekretarin e Tij Don Antonin, merret me mend cila ishte ajo perpjekje e atyne per me e njollosë madje, tue kenë plotsisht i pafajshëm.
Don Anton Zogaj me qendrimin e Tij burrnor dhe të pjekun, i kupton mirë dredhitë e Sigurimit të shtetit prandej, Ai ishte i gatshem me sakrifikue pa asnjë mëdyshje jeten e vet sesa me akuzue Imz. Prennushin, per të cilin nga dita e parë e arrestimit Don Antoni vendosë me u vetsakrifikue nder tortura po, asnjëherë emni i nderuem i Tij mos me kenë shkak i zhdukjes Imzotit. Edhe pse hetuesia perveç torturave perdori të gjitha mënyrat e veta ma të rrafinuemet dhe djallzore, me rrezikue jeten e Imz. Prennushit, ajo nuk ia mërrijti qellimit të saj, e kjo vetem në saje të qendresës së Don Anton Zogaj. Sot ndoshta asht e sigurtë analiza që i bajmë Imz. Prennushit, Don Shtjefnit apo Don Antonit, po kur ata ishin të pranguem rreziku nuk mund të dihej. Askush nuk mund të parashikonte qendresen e Don Anton Zogajt, që ishte i vetmi gur graniti i pathyeshem e që, hetuesit barbar vrastarë nuk arrijtën asnjëherë me mjetet e torturat mizore me i hjekë të pakten një lesker. E sot ndoshta, qendresa e Don Antonit e rreshton Até, nder ma të pathyeshmit. Në të gjitha fletët e Dosjes së Don Antonit, na do të gjejmë perpjekjen e të gjithë hetuesve me njollosë nëpermjet Don Antonit, cilindo që Sigurimi e ka pikë dyshimi ose ma keq, tue mendue se ky apo ai tjetri nga torturat, do të pranojnë me vue firmen per me mbyllë kapitullin e vuejtjes e të mjerimit. Po, fatmirsisht, sejcili asht i gatshem me u sakrifikue por, jo me njollosë me shpifje shokun ase eprorin per të cilin asnjëni nuk ven gojë në Te. Aq asht e vertetë kjo, sa në fund të leximit të Dosjes nr. 1245, njeriu pyet: “Po cila ishte arsyeja e vertetë e ekzekutimit Don Antonit, nga Sigurimi i shtetit?” Edhe kjo pyetje e ka përgjegjen e vet: “Don Anton Zogaj ishte i pafajshem, po edhe Trim i pathyeshem!” Ai ruejti veten dhe Eprorët të paster e vendosi me vdekë 43 vjeç, si Martir i Kishës Katolike tue u rreshtue me Herojt’ e Saj, edhe si Zamak i Flamurit Gjergj Kastriotit – Skënderbeut!
Melbourne, 21 Korrik 2022.
DON NIKOLL LASKAJ (1898 – 1948)
Ashtusi shumë familje të tjera Shqiptare që nga komunizmi barbar humbën njerzit e tyne ma të shtrenjtë dhe të dashtun, ashtu edhe Familja Mirditore e Laskajve humbi djalin e saj Don Nikoll Laskaj (1898 – 1948). Asht kenë le në Kashnjet dhe erdhi në Shkoder, me perfundue shkollen per Meshtar kur nuk pritej, nga gjendja kautike e vitit 1906 që kishte pushtue Shkodren. Nuk shkoi gjatë dhe gjithshka u mbulue me tymin e zhurmat e topave malazezë, që sulmuene me pushtue qytetin në të kater anët, tue mos harrue gjylet që binin edhe mbi tavanet e Kishave, ku ishte strehue qytetaria e pambrojtun. Kamngulja e Tij ishte me ia pasë lakmi per qendresen në vendimet jetike. E mos harroni se as pushtuesi turk nuk kishte vdekë ende plotsisht, mbasi kur ju prekshin interesat i vazhdonte barbarizmat si pesë shekuj perpara. Nuk ishin të pakta rasat e “ringjalljes”, në qytetin martir të Shkodres sonë! Dy kolegjet e hapuna nga Jezuitët dhe Fretnit vazhdonin punen rregullisht. Pranë Kolegjit Saverian vazhdon studimet dhe bije në sy inteligjenca e këtij djali të Mirditës, që miqësohet me të gjithë studentat e atij kolegji. Dergohet nga eprorët e vet per me vazhdue studimet teologjike në Austri, pikrisht në pragun e Luftë së Parë Botnore. Ka perfundue universitetin per teologji dhe filozofi në Insbruck dhe porsa filloi Lufta, vjen me sherbye n’ Atdheun e Tij. Ishte shumë i pasionuem per me ndihmue njerzit e vuejtun t’ Atdheut vet, dhe nuk kursehet per asnjenin. Edhe pse ishte i porsa ardhun prej jashtë dhe njifte pak njerzë, me veprat e Tija baritore Ai mbeti i paharrueshem. Ruente virtytet e krahinës Mirditore tue personifikue mendjen e hollë dhe urtësinë, nder ambjentet familjare nder fshatet ku sherbente. Fillimisht ka shkue me detyrë në Ungrej në vitet 1939 – 1942. Ka vazhdue në Blinisht ku, qendron deri në vitin 1944. Vazhdoi veprimin fetar me knaqësi nder ato krahina të vorfna të Mirditës, tue mos u kursye deri ka fundi i vitit 1946. Dihet shumë pak per jeten dhe veprimtarinë e Këtij Meshtari, që i perket me të gjitha virtytet asaj epoke të lavdishme të Klerit Katolik Shqiptar. Ishte 50 vjeç kur mbyllet gjithshka në veprimtarinë e Atij Meshtari të urtë.
U akuzue me motivacionin ma aktual e të pavertetuem të komunizmit, ma kriminal e gjakbasë të Sigurimit shtetit, në Shqipninë e masakrueme per ma shumë se 47 vjet rresht si: “Ushtar’ i Krishtit që ka luftuar antinjeriun!” Gjykata e Shkodres e dënon me dy vjet burg heqje lirije, punë të detyrueme. Ishte viti 1947 kur të burgosunit dergoheshin në kampe pune të randa. Ishte i njoftun aso kohe në Shqipni kampi i famshem i Bedenit, ose i shfarosjes, ku as sot, nuk dihet e saktë shifra e të vdekunve nga mundi dhe keqtrajtimi. Aty n’ atë baltë dha Shpirt edhe Don Nikoll Laskaj, i cili u mbulue aty per mos me u ngritë kurrma plot 50 vjeç, kur Atdheu e Feja pritshin prej Tij. Asht varrosë krejtësisht mësheftas aqsa askush nuk e dinte gropen e Tij. Sot ndoshta, njerzit mendojnë ndryshej nga e verteta e vdekjes dhe e varrimeve të Atyne fatzezëve që zhdukeshin nder Gropat paemen? Ma sakt flet koha, ajo dishmitare e pakundershtueshme që kushedi sa vetë mbuloi në baltën e pameritueme, e jo aq pak, sa me u harrue ndoshta edhe pergjithmonë! Edhe pse vdekja e Don Nikoll Laskaj ishte e papritun dhe vertetë aq shumë e dhimbëshme per Ata që ishin me Te, Ata u treguen shumë të kujdesëshem dhe mujtne me ruejtë në kujtesen e vet, Gropen paemen që e pat varrosë një grup policësh të kampit shfarosjes së Bedenit, ku njerzit aty zhdukeshin. Njëditë, pa e kuptue askush shokët e tij besnikë mujten me e nxjerrë prej asaj Gropet paemen dhe me e dergue në fshatin e Tij “atë thes” me Eshtnat e Don Nikoll Laskaj, dhe me i varrosë n’ Atë Tokë të Bekueme, per të cilen Ai sakrifikoi jeten e vet. E ndoshta asht në të paktit që nuk pat rrezik humbjen e perjetshme, gja që nder burgjet e kampet komuniste ishte e perditëshme. Trajtimi i keq i të burgosunve dhe ushqimi minimal i perditshem vinin dhe ndikonin vazhdimisht në të burgosunit që kishin humbë qendresen e tyne. Po, edhe pse vujtjet e tyne shtoheshin per çdo minut dhe orë, nuk i mungon brumosja me rrezistue ndaj së keqes së Sigurimit shtetit, që vetem punonte me zhdukë intelektualët, klerikët dhe njerzit e nderuem n’ atë skëterrë. Ata vuejtës ishin koshient që Gropat paemen thithin njerzit ma të mirë perditë, prandej edhe Atyne të burgosunve që kishin shndetin ju duhej me mbajtë në çdo minut mendjen e kjartë, dhe me kontrollue veprimet e policisë burgut. E po mos t’ ishte edhe ky kujdes i perditshem, kushedi sa viktima zhdukej!Sa shumë vlerë ka per t’ afermit e Viktimës ruejtja e Atij thesi me Eshtna! E, sot nuk janë pak Ata, që perjetsisht ngushllohen tek Ai grumbull kocka, tue kujtue t’ afermit e dashtun që, në Rininë e Tyne ua thane Lulet e jetës. E një prej Atyne Zamakve të Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut, që nuk u hap asnjëherë, i mbuluem me baltë ishte edhe Don Nikoll Laskaj!
Melbourne, 25 Korrik 2022.
DON VLASH MUÇAJ
Ishte e shkrueme në murin e WC së burgut: “Unë, Don Vlash Muçaj, këtu, me 22 Korrik, piva urinen teme për mos me vdekë prej etjet.” (1946) Shumë kohë ka me kalue per me mërrijtë njeriu me i besue të gjitha ata, se shka asht shkrue nga dora e prangueme nder këta vende të pabesueshme… E pra, Ky djalë asht le në Krujen e Gjergj Kastriotit, në Mallkuq në 1892. Kur misionari At Pazi po largohej nga Mallkuqi, Vlashi ishte 10 vjeç. Askush nuk do të mujte me marrë me mend se Ai djalë, do t’i kushtohej me aq zell e pasion Seminarit Jezuitve të Shkodres dhe, do të kryente të naltat n’ Itali. Atje Vlashi u Shugurue meshtar dhe menjëherë u kthye n’ Atdhe. Kujtohet per perkushtimin e Tij Shpirtnor, mbasi në 1924 atje hapi shkollen e Selitës. Nga 1922 – 1946, Don Vlashi ka sherbye në Selitë per një çerek shekulli. Kur Don Mikel Lezhaj u keqsue nga shndeti, atje nder ata fshate sherbente Don Vlash Muçaj, që ka lanë pershtypjen ma të mirë nder ato krahina. Ishte viti 1946, kur Don Vlash Muçaj arrestohet me akuzat e njohuna që aso kohe nuk i banin ma askujt pershtypje: “I ka qendrue besnik besës së Shejtë të Shqiptarit!” I fillon torturat si të gjithë të tjerët. E masakrojnë si pak nga ata që ishin të veshun me veladon e zhgun, dhe i pranguem torturohet aqsa torturat mizore në vitin 1963, Don Vlash Muçajn e zhdukun nga kjo jetë. Asht e vështirë me e kuptue dhe me u bindë se “Kleriku Katolik Shqiptar, kur ka fillue sherbimin fetar, Ai kishte dhe detyrimin e pandamë atdhetar.” Dashunia per Popullin e Tij ishte e lidhun pikrisht me brezin e rij, per të cilin Kleriku porsa mërrinte në një fshat, mendonte hapjen e shkollave. E po ti shtrohemi një studimi per këte çeshtje, do të gjejmë një galeri pafund të shkollave ma të vjetra që ka studjue At Donat Kurti O.F.M. Ata studime sot janë themeli i vertetë i arsimit dhe i kulturës sonë Shqiptare.Fatmirsisht të gjitha botimet nga Shoqnia “Bashkimi” në Shkoder, saktësojnë jo vetem në mënyrë shkencore themelin e betonuem të atyne shkollave, po edhe sot Ata shkolla, mbesin të padiskutueshme dhe të pakundershtueshme per Atë brez kulturor e arsimor që i kanë dhanë Atdheut tonë Shqipnisë. Sot duhet të rikujtojmë jo vetem shkollat e Tyne në Shkoder, po edhe ambjentet e tyne rrethuese, teatrot e para, orkestrat e para, fushat e para sportive, piktorët dhe arkitektët e mëdhaj e deri tek Profesorët e perjetshëm, që u brumosën dhe i lane aq shumë thesare Atdheut, sa mbas aq shumë të vramish dhe të pushkatuemish, Shkodra edhe sot vazhdohet me u luftue per zhdukje dhe per shfarosje, nga qeveritarët aktual vrastarë, tiranë e kriminela të pashoq! Rueni sahatat me diell! Rueni se shumë shpejtë do t’ orientoheni me ata! Të gjithë sahatat e Kishave të Shkodres ku janë, pse nuk i ktheni në Shkoder?! Zamakët e Flamurit Gjergj Kastriotit nuk shuhen kurrma!
Melbourne, 28 Korrik 2022.
VLLA GJON PANTALIA S.J. (1887 – 1947)
Ngjarjet e trishtueshme mbas vitit 1944 në Shkoder, jo vetem ishin të një kohe që vështirë se persëriten, po edhe aq të mnershme sa as nuk kujtohen. Gjithshka e programueme nga Sigurimi i shtetit komunist, sikur nuk kishin se shka me ba ata bisha mizore, perveç masakrimit të popullit pafajshem. Moter Gjyzepina Radovani punonte infermjere në Spitalin e burgut në 1946. Dy polic kishin çue të mbështjellun me një batani një person, që thohej se ai kishte ra nga kompanjeli i Fretenve të Gjuhadolit, në një natë perpara, se gjoja kishte dashtë me u arratisë kur kuvendi ishte kthye në burg. I smuri nuk fliste fare se ishte në gjendje të randë nga thymjet e kockave të kambve. Të nesermen kishte mujtë me i tregue se Ai asht Vlla Gjon Pantalia, dhe se e kanë hjedhë nga kompanjeli mbrenda Kishës dy polic, se nuk kishte pranue me firmue akuzat që i bante hetuesi. Ishte kenë deri në mbylljen e Kishës së Jezutve atje, mandej kishte ardhë tek Fretnit e Gjuhadolit, e punonte aty. Mbas dy a tre ditve ishte keqsue dhe, kur ishte në dhomë me At Çiprian Niken, atë natë e kishte zgjue dhe i kishte kerkue me u rrfye, se ndihej keq. Prej dritet njena dorë i kishte mbetë mbi komodin ku, kishte shkrue vetem emnin e vet “Vlla Gjon Pantalia”, kur e mbylli jeten. Dokumentat kishin dy data: “2 Qershor 1887 – 31 Tetor 1947”. Dihet se dinte shumë po, nuk foli! Sot na këte e rreshtojmë me Zamakët e Flamurit Gjergj Kastriotit!
Melbourne, 1 Gusht 2022.
DON PREK NIKÇI (1921 – 1974)
Asht le në Gurz të Durrësit me 2 Nandor 1921, prej familjes së Gjonit dhe të Lena Nikçit. Në pragun e mbylljes së kuvendeve të Shkodres, i kerkon Imz. Vinçenc Prennushit, me vazhdue rrugen e meshtarisë, dhe në vitin 1946 shugurohet meshtar në Tiranë. Caktohet me sherbim në Rrëshen. Aso kohe ka mosmarrveshje me Don Ndoc Sahatçinë dhe Don Ndere Lufin. Në 1952 e transferojnë prap sepse Don Preka kishte hapë dy zyre, një fetare dhe një tjeter shtetnore, gja që ishte në kundershtim me ligjet kishtare, mbasi një klerik kryesisht duhet marrë me problemet e Fesë. Per këte çeshtje edhe pse flet haptas Don Ndre Lufi, mendimet e Tija i bijnë ndesh kryeministrit Mehmet Shehu, mbasi vendimet e kishës nuk ka sesi me i pranue M.Shehu. Don Ndre Lufi per kambnguljen e Tij dënohet me disa vite burg mateper. Ajo që bjen në sy të publikut asht se Don Prek Nikçi, krejt jashta kohës ra haptas në pikpamje socialiste, dhe gati pranohej me vështirsi një dishka si kjo, edhe nga publiku ku ai sherbente si klerik katolik. Veprimet e Don Prekës ishin të papranueshme edhe per arsye se aso kohe edhe mosmarrveshjet e Klerit Katolik, sa vinin e acaroheshin me shtetin komunist, që as ai nuk kje aspak i knaqun mesa kishte ba deri atëherë. Asht 1967 kur diktatori tiran Ever Hoxha, shpallë botnisht “Revolucionin Ideologjik e Kultural i 1967”, i tipit kinez. Gjithkah mbledhje të PPSh, të BRPSh, organizatave profesionale, të grues e të 215 çdo skute ku strukej kjoftë edhe një komunist. Ai do të tregonte publikisht “solidarizimin” e vet dhe të kolektivit, me “mbylljen e të gjitha objekteve të kultit”, ku përfshiheshin Kishat, Xhamijat, kuvendet dhe deri tek të gjitha ndertesat ku kishte banue kjoftë edhe një pensionist i smurë. Ky “Revolucion ideologjik” përfshinte çdo person të çdo besimi mbrenda Shqipnisë edhe pse na e derguene kinezët! Ishin ba mbledhje të klerikve pranë Komiteteve Ekzekutive të Rretheve, qyteteve e fshatrave, per njohjen e vendimeve të reja të këtij “Revolucioni” dhe, do të vazhdonin deri në pafundsi hapjet e atyne vendimeve që, do të realizonin “Shqipninë komuniste ateiste”të tipit kinez 1967, i vetmi në Botë! Viti 1967 ishte viti ma i ngarkuemi me aktivitete antifetare në Shkoder. Organizohet një mbledhje me shkrimtarë, artista, piktorë e skulptorë të gjithë Shkodres, në Shtëpinë e Kulturës nga Kryetari i Komitetit Ekzekutiv i Rrethit Bilal Parruca. Tema ishte e dijtun prej të gjithve: “Feja në Shkoder”. Tema vertetë ishte e dijtun, po mbledhja ishte krejt e papritun per të gjithë! Bilal Parruca e hapë mbledhjen me një ngjarje në zyren e vet, ku kishte thirrë një prej aktivistave ma të njoftun, i cili gjithëherë ishte tregue edhe i gatshem me i sherbye pushtetit ashtusi ndonjëtjeter i besimit mysliman apo ortodoks, kjoftë per probleme të randsishme e jo shumë të publikueme. Bilali kerkon nga Don Prek Nikçi, pjesmarrjen nder mbledhje që kishin ndermend me organizue ato ditë në Shkoder, per mbylljen e Kishave të Shkodres, tue fillue nga Kathedralia e Madhe, ku ishin vendosë Flet-rrufetë dhe pritej dorzimi i çilsave nga Imzot Çoba ose Sekretari Don Mark Hasi. Krejt papritmas Don Preka kundershton kerkesen e Bilalit, tue deklarue haptas: “Deri sot këtu, unë kam kenë me ju, tue mendue se keni mendim per një tjeter perfundim, po në kjoftëse keni mërijtë këtu, dhe kerkoni me i mbyllë Kishat Katolike perfundimisht, këtu perfundimisht ndahem edhe unë me ju! Nuk mund të pranoj kurrsesi me marrë përsiper një turp po, por dhe një mëkat të tillë të pashlyeshëm kunder besimit, Kishës e besimtarve!” Qendrimi i Don Prekës jo vetem ishte i papritun, po per shumicen e atyne që ishim në mbledhje, kje gati edhe i pabesueshem, ndonse fjala e Bilalit ishte e kjartë dhe shumë e saktë në lidhje me qendrimin e Tij. Mbasi Don Preka ka dalë nga mbledhja, nuk asht pa në Shkoder, po ka ikë dhe asht vendosë pranë kushrinjve të vet në Fushë Krujë, ku mbas pak ditësh ka fillue edhe punen në fabriken e çimentos, si puntor aty. Në 1974, me 15 Mars u hap fjala se Don Preka, u dogj në kazanin e çimentos e humbi jeten pergjithmonë, ndonse e verteta e asaj vdekje nuk dihet as sot. E hodhen të tjerët Don Preken, apo kje aksident? – Asgja s’asht e sigurt! Dihet e sigurtë që Don Prek Nikçi, nuk e mbylli jeten me turp ashtusi, edhe mund të ngjante sikur të aktivizohej në mbylljen e Kishave Katolike. Ai mujti me përballue momentin ma delikat tue kundershtue njollosjen e vet me mbylljen e Kishave. Mos pjesmarrja e Tij nder ato mbledhje turpi dhe qendrimi burrnor në çastet e fundit, e rreshtojnë klerikun e njoftun Don Prek Nikçi, nder Martirët e Kishës Katolike ku akti i fundit, e rreshton Perjetsisht si, Zamak i Flamurit Gjergj Kastriotit – Skenderbeut.
Melbourne, 4 Gusht 2022.
DON RROK FRISKU (1892 – 1956)
Asht le në Mirditë në fshatin shumë të permendun Spaç, me 21 Mars 1892. Ishte pinjoll i një fisi shumë të njoftun në atë krahinë. Prindët e sjellin me studjue në Seminarin Papnuer të Shkodres per meshtar. Sudimet e nalta teologjike dhe filozofike Don Rroku i ka perfundue n’ Austri. Asht shugurue meshtar dhe meshen e parë e ka thanë në Kathedralen e Shkodres. Meshen e dytë e ka thanë n’ Orosh, ku ishte i pranishem edhe Imzot Doçi, aso kohe shumë i njohun si Abat i Mirditës. Ka sherbye si meshtar nder zonat e Veriut, ku binte në sy pershpirtnia e tij,e pjesmarrja e frutëshme në pajtimin e gjaqeve dhe mosmarrveshjeve. Per pak kohë ka sherbye si meshtar n’ Orosh, në vitin 1917. Ka vazhdue me sherbye mandej në Qafë të Malit per 24 vjetë, ku nuk harrohet asnjëherë në shtëpijat e atyne besimtarve që e respektuene aq shumë. Don Rroku ishte shumë i përgatitun dhe komunikues me fshatarët e atyne zonave malore. Në fillim të vitit 1940 transferohet në fshatin Vig të Mirditës ku qendroi aty rreth tri vjetve, tue ju gjetë pergjithshka atyne fshatarve, të cilët e nderonin per gjithshka, po mbi të gjitha ishte prania nder sofrat e tyne të pajtimit. Sigurisht, bie edhe në sy të Sigurimit shtetit komunist, kur ishte me detyrën e Tij në Mnelë, ku me 24 korrik 1947 e arrestojnë me motive politike. U dënue me akuzat e njohuna si armik i pushtetit me 12 vjet heqje lirije dhe konfiskime pasunije etj., si zakonisht që vazhdonin pafund nder dosje. Pasojat e torturave të bame mbi trupin e Tij ishin të pafund e pasherim. Rreth vitit 1956, në moshen 64 vjeçare, tue mos tregue ma të voglin kujdes ndaj Don Rrok Friskut, në Burgun e Burrelit vdes dhe vorroset dikund pa e dijtë askush fundin e jetës së Tij, si zakonisht veprohej nder ata vende. Jo vetem sot, po asnjëherë as nuk ka me dijtë kush se ku ishte grumbullue nder ata bisha që thirreshin agjenta të Sigurimit të shtetit komunist, ajo që thirrej urrejtje apo mëni kunder popullit dhe figurave që jetonin në gjiun e vorfnisë dhe persekucionit tij. Cilido kjoftë Ai intelektual që kishte mujtë me perfundue shkollen e naltë në Europen Perëndimore, edhe në kjoftë se të gjitha shpenzimet i kishte pasë vetem nga familja e vet dhe askush tjeter, Ai shikohej me synin e “armikut popullit”, edhe tue mos kenë aspak i këtillë madje, me rasen e parë që një prej tyne shikohej me synin e Sigurimit, atij i plotsohej dosja dhe i bahej gati edhe fletë-arresti, tue i përgatitë dhe qelinë apo birucen ku pa shkue mirë fillonin masakrat e torturat mbi trupin e tij. Ndersa per Klerikët katolik gjithshka ishte gatëshme, edhe “revolveri”! Edhe Ata ishin të gatshem me dhanë jeten e vet per Idealin e Fesë, gja e cila i rreshton me Zamakët e Flamurit të Gjergj Kastriotit
Melbourne, 8 Gusht 2022.
VDES MBAS TORTURASH IMZOT FRANO GJURAJ (1893 – 1947)
Në një dishmi të mesës së Tij Lizabeta Gjuraj Ljarja, shpjegohet persa vijon: “Kur erdhi si Prift nga Austria, i vetmi kujtim i Tij ishte një orë xhepi me figurën e Krishtit, që e kishte sjellë prej andej dhe që e ruente me kujdesin ma të madh, si edhe librat e shumtë që i merrte me vedi, kudo që shkonte. Mbasi e nxorën nga hetuesia, erdhi në shtëpi në një gjendje shumë të randë shndetsore, fizikisht i dërmuem, i trembun, nuk donte të takonte ma njeri. Kur trokiste dera trembej se mos po vijshin me e marrë prap. Vdiq menjëherë, mbas dy muejsh. N’ atë kohë thuhej se ka kenë në listen e klerikve që janë helmue.” (Dr. P.Pepa, Tragjedia dhe Lavdia e Klerit, I,) Imzot Frano Gjuraj ishte nga një familje e njoftun Shkodrane, i lemë në këte qytet në 1893 nga prindët Jak’ e Luçia Gjuraj, tek Arra e Madhe. Ndersa një vlla i madh i Tij Gjoni, deri në 1937 ishte perkthyes në legaten franceze. Ndersa Frani ishte shumë i rij kur i dedikohet rrugës së Meshtarisë, atëherë kur studjonte në seminarin Jezuit të Shkodres. Vazhdon studimet n’ Austri, n’ Insbruck, ku thotë edhe Meshen e Parë atje. Kishte lidhje fisnore me Imz. Pjeter Gjuraj (1873 – 1939), personalitet i njohun i klerit katolik n’ Shkoder. Don Frano porsa u kthye nga Austria, ka sherbye si famullitar në Xhajt, Pult – Dukagjin, ku ka lanë mresa të pashlyeshme nder ato krahina malore. Asht respektue per formimin e Tij kulturor, mbasi zotnonte mirë disa gjuhë të hueja, per të cilat kishte dhe një pasuni të madhe librash të vetit personal. Shugurohet Ipeshkëv në Shkoder, tue fillue njëherit edhe “Udhen e Kryqit” në Famullinë e vet, e cila 218 dhunohet ashtusi të gjitha tjerat në vitin 1947, nga Sigurimi i shtetit terrorist i Ever Hoxhës, i cili kishte kthye të gjithë vendin tue fillue nga Alpet e Veriut e deri poshtë në kufi me Greqinë: “Një Kalvar i vertetë”, ku nuk mungonin as xhullijtë dhe as Kryqzimet e perditëshme! Në momentet e arrestimit të Imz. Frano Gjuraj, sigurimi i shtetit i merr të gjithë librat dhe fjalorët, i shkatrron ditarët aq me vlerë dhe askush nuk di asnjëherë perfundimin e tyne, ashtusi nder famullitë tjera ku hynin ata, që në të gjitha kohët silleshin si bishat e egra me cilindo njeri të kulturuem. I kerkohej mohimi i Zotit, po qendrimi i Tij nuk perkulej. E sollen në heuesi të Shkodres, ku masakrat e bame në “Burgun e Kishës së Fretenve” nga Elez Mesi me shokët e tij, edhe sot janë të panjohuna nga shumë kush. E lente me ditë të tana pa ngranë dhe kur e mesa i shkonte me ushqime, Elezi tue u qeshë i thonte para se me ata ushqime të ngopte zagart e sigurimit: “Jam tue të mbajtë axhen si edhin në drrasë!”, dhe mbas tre muejsh aty në ate hetuesi e lirojnë per me vdekë në shtëpi, ku mbas dy muejsh dha Shpirtë. Vllazen e Motra të Shqipnisë së vertetë! Klerikët katolikë Shqiptar, jo vetem torturoheshin mizorisht po, as nuk ju mungonin gozhdimet e vazhdueshme vetem se, nuk pranonin me mohue n’ asnjë moment as Zotin dhe, as Krishtin, perkundrazi thirrnin me sa forcë që kishin: Rrnoftë Krishti Mbret, Rrnoftë Papa, Rrnoftë Shqipnia! Asht e vertetë se shumë nga Klerikët Katolik Shqiptar, sot nuk kanë as Vorr dhe as një Shenjë tek koka. Sigurisht, as nuk bahej fjalë per një ceremoni të thjeshtë Vorrimi. Shumica jo vetem u vrane pa asnjë faj, po edhe u zhdukën Trupat e Tyne, në mënyren ma të mnershme dhe të pabesueshme edhe sot. Mbi gropat e Tyne pa Emna, u vendosën të gjitha mjetet per me zhdukë aty të gjitha gjurmët e mundëshme të ruejtjes së vendvorrimeve, tue ndertue mbi Ata Gropa pa Emna, edhe shtëpia per agjentat besnikë të sigurimit. Tue lexue këta pak rreshta ka edhe prej atyne që fillojnë me dyshue, po pjesa e madhe nuk i beson ato ngjarje që bishat e sigurimit shtetit komunist, kanë ba mbi trupat e intelektualve dhe të klerit katolik Shqiptar në Shek. XX-të. Mbi të gjitha mbizotnonte urrejtja Fetare e pakufi! Kishte kafshë hetuesa që nuk ngopeshin as me gjak dhe as me mish njeriu, e pse? Vetem se viktima e pafaj kishte mbarue shkollat Perëndimore, zotnonte gjuhë të hueja dhe, Ai Njeri, deklaronte haptas se: “Populli Shqiptar asht besimtar i Zotit!”. Per bishat e sigurimit të shtetit ishte e pabesueshme se tue perfundue një a dy universitete jashtë Atdheut, Ata Shqiptarë, jo vetem formoheshin nga një kulturë e vjeter Europjane, po ajo që ishte e papranueshme prej tyne ishte mënyra e mirëkuptimit ndermjet Besimeve Fetare, kerkesa e tyne kryesore ishte zhdukja e fanatizmin fetar e perçamja që filloi me dominue shtetin. Ja pra, të gjitha “arritjet e sotme të “Rilindjes së komunistit Edvin Rama”, sot janë realizim i Asaj “Udhë Kryqi” nga 1941, që janë mendue nga komunizmi. Po. mos harroni se edhe para 1989 vjetësh Krishti kishte një Vorr! Pasuesit e Tij njëditë mbi Ata Gropa pa Emna, do të shohin me sytë e Tyne, tue lulzue ma të bukur se asnjëherë, pikrisht tek Ata stomije t’harrueme nen ferra: Zamakët e bardhë si bora të Flamurit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut!
Melbourne, 12 Gusht 2022.