Albspirit

Media/News/Publishing

Braunstein & Phan: Manual i Kulturës së Përgjithshme

 

Geron Kamberi

Shumë prej nesh kanë dërgjuar termin ‘’kulturë e përgjithshme“ apo kanë përdorur për dikë termin “ky njeri ka një kulturë të përgjithshme të gjerë”. Por çcfarë është në fakt termi “kulturë e përgjithshme”?

Në bibliotekën time kam  një libër me titull “Manual i Kulturës së Përgjithshme”, me autorë Jean Francois Braunstein dhe Bernard Phan, përkthimi nga Bajram Muca, SHB Liria, Viti 2008, 447 faqe (Titulli në origjinal: Manuel de culture generale (Histoire, religions, philosophie, literature, arts, sciences, Armand Colin, 1999), i cili më ka bërë përshtypje për sasinë e informacionit të përmbledhur në një mënyrë shumë të qartë e të kthjellët.

Siç pohohet në këtë libër shprehja “kulturë e përgjithshme” është  relativisht  e re dhe i përket gjysmës së  parë të shek XX. Për herë të parë ajo përkufizohet në 1932 në Fjalorin e Akademisë Franceze si ‘tërësia e njohurive të përgjithshme mbi letërsinë, historinë, filozofinë, shkencat dhe artet që duhet të zotërojnë pas adoleshencës të gjithë ata që formojnë ajkën sociale të kombit”. Pa dyshim që ky përkufizim vlen edhe sot por me dallimin që kjo kulturë apo dije duhet të jetë pasuri e përbashkët e gjithsecilit individ. Historikisht ka ekzistuar ideja që arsimi nuk duhet të ndalet tek vetëm në dhënien e dijeve të specializuara, por duhet të japë njohuri të përgjithshme, një pamje të së tërës që ndikon tek gjykimi individual i çdo nxënësi që grekët e lashtë e quanin “panideia”.

Në fakt secili prej nesh ka bërë në  fazat e ndryshme të ciklet e shkollimit parauniversitar elementë të asaj që njihet si “kulturë e përgjithshme” si histori, letërsi , gjeografi, filozofi. etj (studimet universitare të shkëpusin nga e përgjithshmja e të përfshijnë tek e veçantja).

Por a mund të jetë “kultura e përgjithshme” një lëndë e veçantë që çdo gjimnazist psh duhet ta ketë si pjesë të formimit të tij për të kuptuar sesi është formuar vecanërisht kultura perëndimore gjatë shekujve e ta shoqërojë me një testim të thjeshtë ( quitz) apo tashmë mjafton një klikim në internet dhe cdo është e zgjidhur?

Ndoshta shumë mendojnë se mjafton ajo sasi informacioni që marrim gjatë fazave të ndryshme të shkollimit pavarsisht sesi është organizuar.

Ndërkohë më poshtë është struktura e Manualit të Kulturës së Përgjithshme, autorë: Jean Francois Braunstein  dhe Bernard Phan (Titulli në origjinal: Manuel de culture generale (Histoire, religions, philosophie, literature, arts, sciences) për të parë gjithsecili  nëse cikli i shkollimit parauniversitar të pajis me atë që tashmë njihet si “kulturë e përgjithshme”.

MANUAL I KULTURËS SË PËRGJITSHME

PJESA E I-rë: GREQIA ANTIKE

  1. HISTORIA E GREQISË ANTIKE

1.1. Ngjarjet kryesore

1.2. Athina dhe qyteti

1.3. Sparta

  1. 4. Aleksandri i Madh dhe monarkitë helenistike

NGJARJET KRYESORE

1.1.1. Viti 3,000-1,700 p.e.s – FILLIMET E POPULLSISË GREKE

  1. a) Ardhja e protpgrekërve
  2. b) Pallatet e para në Kretë

1.1.2. Viti 1,700-1,200 p.e.s – PERIUDHA MIKENE

  1. a) Pallatet mikene
  2. b) Shkrimet e quajtura vijëdrejtë A e B
  3. c) Rreth vitit 1,250 p.e.s – Lufta e Trojës

1.1.3. Viti 1,200-800 p.e.s – “SHEKUJT E ERRËT”

  1. a) Kolonizimi grek i Mesdheut
  2. b) Alfabeti grek
  3. c) Shkrimi i poemave homerike
  4. d) Zhvillimi i qytet-shteteve greke
  5. e) 776 Lojërat e para olimpike
  6. f) 560-528 p.e.s Tirania e Pisistratit në Athinë

1.1.4. Viti 500-336 p.e.s – PERIUDHA KLASIKE

  1. a) 490-479 p.e.s – Luftërat Medike kundër persëve
  2. b) 490 p.e.s- Fitorja greke në Maratonë
  3. c) 480 p.e.s – Fitorja greke në Salaminë
  4. d) 477 p.e.s- Lidhja e Delosit dhe fuqia e Athinës nën Perikliun
  5. e) 443-429 p.e.s- Cdo vit ,Perikliu zgjidhet strateg i Athinës
  6. f) 431-404 p.e.s- Lufta e Peloponezit dhe mbizotërimi i Spartës
  7. g) 338 p.e.s – Beteja e Keronesë: Qytetet greke i nënshtrohen Maqedonisë së Filipit II

1.1.5. Viti 336-146 p.e.s – PERIUDHA HELENISTIKE

  1. a) 336-324 p.e.s Ndërtimi i perandorisë së Aleksandrit, djalit të Filipit të Maqedonisë.Aleksandri mund persët dhe paraqitet si pasardhës i mbretit pers Darius III
  2. b) 331 p.e.s Themelimi i Aleksandrisë në Egjipt.Luftërat midis Diadokeëve ,gjeneralëve të Aleksandrit
  3. c) 146.p.e.s- Roma vendos autoritetin e saj mbi gjithë Greqinë
  4. RELIGJIONI NË GREQINË ANTIKE

2.1. Miti

2.2. Perënditë grele

  1. FILOZOFIA NË GREQINË ANTIKE

3.1. Filozofët para Sokratit( Parasokratikët)

3.2. Sokrati dhe Platoni

3.3. Aristoteli dhe filozofia shkencore

3.4. Cinizmi dhe skepticizmi

3.5. Epikurizmi

3.6. Stoicizmi

  1. LETËRSIA NË GREQINË ANTIKE

4.1. HOMERI, Iliada dhe Odiseja

4.2. Tragjedia

  1. ARTET NË GREQINË ANTIKE

5.1. Katër periudhat e mëdha të artit grek( epoka kretase e mikenase; epoka arkaike,epoka klasike , epoka helenistike)

5.2. Skulptura

5.3. Arkitektura

  1. SHKENCA NË GREQINË ANTIKE

6.1. Hipokrati dhe mjekësia

6.2. Matematika dhe astronomia

PJESA  e II-të: ROMA DHE FETË MONOTEISTE

  1. HISTORIA E ROMËS ANTIKE

1.1. Ngjarjet kryesore

1.2. Republika romake

1.3. Perandoria romake

NGJARJET KRYESORE

1.1.1. Viti 753 p.e.s –509 p.e.s THEMELIMI I ROMËS ANTIKE

  1. a) 753 p.e.s – Themelimi i Romës
  2. b) 700-600 p.e.s – Etruskët i imponojnë mbretërit e tyre popullit latin të Romës
  3. c) 509 p.e.s- Fundi i mbretërisë romake. Keltët i japing fund sundimit etrusk

1.1.2. Viti 400  – 146  p.e.s  REPUBLIKA E ROMËS ANTIKE

  1. a) 400 p.e.s – Roma lufton për të shtrirë sundimin në gjithë Italinë
  2. b) 300 p.e.s- Fillimi i pushtimeve romake
  3. c) 264-241 p.e.s Lufta e –I-rë Punike kundër  Kartagjenës
  4. d) 218-201 p.e.s Lufta e II-të Punike
  5. e) 149-146 p.e.s Lufta e III-të Punike

1.1.3. Viti 133  – 27  p.e.s  REPUBLIKA DHE LUFTRAT CIVILE NË ROMËN  ANTIKE

  1. a) 133 p.e.s – Ligji agrar i Tiber Grakut
  2. b) 91-88 p.e.s- Lufta shoqërore në Romën antike
  3. c) 73-71 p.e.s- Lufta e skllevërve nën udhëheqjen e Spartakut
  4. d) 60 p.e.s – Triumvirati i parë: Cezari, Krasi, Pompeu
  5. e) 58-51 p.e.s- Pushtimi i Galisë
  6. f) 45-44 p.e.s- Cezari dictator
  7. g) 44 p.e.s- Bruti vret Cezarin
  8. gj) 27.p.e.s- Oktaviani merr titullin August :organizimi i Principatit

1.1.4. Viti 26 p.e.s  – 476 e.s  PERANDORIA ROMAKE

a)26 p.e.s – Krijimi i kultit të perandorisë

  1. b) 64 e.s – Djegia e Romës nga Neroni: përndjekja e të krishterëve
  2. c) 212 e.s- Edikti i Karakalës : Të gjithë qytetarët romakë u bënë njerëz të lirë të Perandorisë
  3. d) 313 e.s – Edikti i Milanos : Të krishterëve u jepet liria e besimit
  4. e) 364 e.s- Fillimi i shpërnguljeve të mëdha ose dyndjet e mëdha
  5. f) 380 s – Krishtërimi : Fe zyrtare e Perandorisë Romake
  6. g) 410 e.s- Alariku, prijësi i fiseve barbare plackit Romën
  7. gj) Fundi i Perandorisë Romake të Perëndimit
  8. RELIGJIONI NË ROMËN ANTIKE

2.1. Perënditë  romake

2.2. Judaizmi

2.3. Krishtërimi dhe katolicizmi

2.4. Etërit e Kishës dhe Shën Agustini(13.11.1354-28.08.1430)

  1. FILOZOFIA NË ROMËN ANTIKE

3.1. Ciceroni dhe filozofia

3.2. Seneka dhe stoicizmi

  1. LETËRSIA NË ROMËN ANTIKE

4.1. Virgjili dhe Horaci

  1. ARTET NË ROMËN ANTIKE

5.1. Arkitektuar dhe portreti

  1. SHKENCA NË ROMËN ANTIKE

6.1. Plini dhe historia e natyrës

6.2. Zhvillimi i teknikës

PJESA  e III-të: PERIUDHA E MESJETËS

  1. HISTORIA E MESJETËS

1.1. Ngjarjet kryesore

1.2. Një botë e krishterë

NGJARJET KRYESORE

1.1.1. Viti 476 – 1478 MESJETA E HERSHME & VONË

  1. a) 476- Rënia e Perandorisë Romake të Perëndimit
  2. b) 498- Pagëzimi i Klovisit I ( 12.03.466-27.11.511), mbretit të parë të frankëve
  3. c) 711- Maurët arabë pushtojnë Spanjën
  4. d) 732- Fitorja e mbretit të frankëve Karl Martelit(23.01.688- 22.10.741)në Betejën e Puatie(10.10.732)kundër maurëve

e )800 –Kurorëzimi i Karlit të Madh, mbretit të Frankëve (02.04.747-28.01.814)

  1. f) 843- Traktati i Verdunit( 10.08.843) : Ndarja e Perandorisë Karolinge
  2. g) 910-Ngritja e manastirit të Klynisë
  3. gj) 987-Hipja në fron e mbretit të frankëve Hugo Kapet(17.05.939-14.10.996)
  4. h) 1066- Fitorja e normanëve në Betejën e Hastings(14.10.1066): Fillimi i pushtimit të Anglisë
  5. i) 1095- Predikimi në Klermon i Kryqëzatës së I-rë(15.08.1096-12.12.1099)
  6. j) 1215- Karta e Madhe(Magna Carta, 15.06.1215) e mbretit John të Anglisë (24.12.1166-19.10.1216)
  7. k) 1271-1275- Udhëtimi në Kinë i eksploratorit venecian Marko Polo (14.09.1254-08.01.1324)
  8. l) 1337 – Fillimi i Luftës 100 Vjecare (24.05.1337) mes Anglisë e Francës
  9. m) 1347- Rënia e sëmundjes së murtajës në Europë
  10. n) 1453- Fundi i Luftës 100 Vjecare (19.10.1453) mes Anglisë e Francës
  11. o) 1478-Inkuzicioni në Spanjë
  12. RELIGJIONI NË MESJETË

2.1. Islami

2.2 Bizanti dhe ortodoksia

2.3. Murgjët dhe mistikët

  1. FILOZOFIA NË MESJETË

3.1. Filozofia perëndimore në Mesjetë

3.2. Universitetet

  1. LETËRSIA NË MESJETË

4.1. Këngët e gjesteve(gestia) dhe dashuria kalorsiake

4.2. Dante Aligheri dhe Italia

  1. ARTET NË MESJETË

5.1. Arti roman  dhe  ai gotik

  1. SHKENCA NË MESJETË

6.1. Filozofia dhe shkencat arabe

PJESA  e  IV-të:  RILINDJA DHE EPOKA MODERNE

  1. HISTORIA

1.1. Ngjarjet kryesore

1.2. Epoka moderne

NGJARJET KRYESORE

1.1.1. Viti 1492–1648  RILINDJA DHE EPOKA MODERNE

  1. a) 1492-Zbulimi i Amerikës nga Kristofor Kolombi për llogari të monarkive katolike të Europës
  2. b) 1494- Traktati i Tordesilas (07.06.1494)ku monarkia Spanjolle e Portugeze ndajnë “ Botën e Re” që kanë zbuluar në kontinentin amerikan
  3. c) 1513-Hipja në fron e mbretit francez Frasua I (12.09.1494-31.03.1547)
  4. d) 1516- Hipja në fron e mbretit të Spanjës Karlit të V-të(24.02.1500-21.09.1568)
  5. e) 1521 – Shkishërimi i Martin Luterit (10.11.1483-18.02.1546)
  6. f) 1545- Hapja e sesionit të parë të Koncilit të Trentos(13.12.1545)
  7. g) 1572- Masakra e Shën Bartolemeut (23-24.08.1572) e katolikëve kundër protestantëve hugenotë në Francë gjatë Luftrave Fetare Franceze(02.03.1562-30.04.1598)
  8. gj) 1588- Flota angleze mund flotën e pathyeshme spanjolle( Armadën) (06.07-08.08.1588) në Luftrat Anglo-Spanjolle(12.04.1585-28.08.1604) si pjesë e Luftës 80 Vjecare Hollandë- Spanjë(01.08.1566-30.01.1648)
  9. h) 1598- Dekreti /Edikti i Nantës (12.04.1598) nga mbreti francez Henri IV(13.12.1553-14.05.1610) që u njohu protestantëve francezë të drejtën e besimit
  10. i) 1648 – Traktati i Vestfalisë (24.10.1648) që i dha fund Luftës 30 Vjecare(23.05.1618-24.10.1648) mes monarkive katolike e protestante të Europës që vrau 8 milion njerëz dhe ndau Perandorinë gjermanike
  11. RELIGJIONI NË PERIUDHËN E RILINDJES

2.1. Reformacioni dhe protestanizmi

  1. FILOZOFIA NË PERIUDHËN E RILINDJES

3.1. Rilindja dhe humanizmi

3.2. Nikola Makiaveli(03.05.1469-21.06.1527) dhe politika

  1. LETËRSIA NË PERIUDHËN E RILINDJES

4.1. Fransua Rabële (17.02.1483-14.03.1553) dhe edukimi humanist

4.2. Mishel Montenji (28.02.1533-13.09.1592)dhe Esetë

4.3. Migel  Servantesi(29.09.1547-22.04.1616) ose Spanja

4.4. William Shekspir(23.04.1564-23.04.1616) ose cmenduria njerëzore

  1. ARTET NË PERIUDHËN E RILINDJES

5.1. Periudha e pikturës

5.2. Katërqinda (Quatrocento 1400-1500) fiorentinase

5.3. Tre gjenitë: Leonardo Da Vinci (15.04.1452-02.05.1519); Mikelanxhelo (06.03.1475-18.02.1564), Rafael (28.03.1483-06.04.1520)

  1. SHKENCA NË PERIUDHËN E RILINDJES

6.1. Andrea Vesalius (31.12.1514-15.10.1564) dhe anatomia e njeriut.

PJESA e V-të: SHEKULLI XVII: PERIUDHA KLASIKE

1.HISTORIA

1.1.Monarkia absolute

1.2. Monarkia angleze

NGJARJET KRYESORE

I

1.1.1.Viti 1648– 1778 SHEKULLI XVII: : PERIUDHA KLASIKE

  1. a) 20.08.1648- Fillimi i Frondës, Lufta Civile në Francë (1648-1653) mes parlamentit, fisnikërisë franceze e mbretit Luigji XIV- Mbreti Diell (05.09.1638-01.09.1715) në kuadër të Luftës Franko – Spanjolle (19.05.1635-07.11.1659). Fjala fronde në frëngjisht do të thotë “të gjuash me gurë”.
  2. b) 30.01.1649-Dënimi dhe ekzekutimi i mbretit anglez Karli i I-rë (19.11.1600-30.01.1649)
  3. c) 1649-1658- Diktatura e Oliver Kromouellit (25.04.1599-03.09.1658) pas përfundimit të Luftës Civile në Angli (22.08.1642-03.09.1651) mes parlamentit dhe royalistëve
  4. d) 1660- Rivendosja e monarkisë së Stuartëve në Angli me rikthimin nga azili të mbretit anglez Karl i II-të (29.05.1630-06.02.1685)
  5. e) 1661- Fillimi i sundimit personal i mbretit francez Luigji XIV- Mbreti Diell (05.09.1638-01.09.1715)
  6. f) 1679- Miratimi i Habeas corpus në Angli (E drejta për gjykim e process të drejtë për cdo individi para një trupi gjykues)
  7. g) 22.10.1685 – Shfuqizimi i Dekretit (Ediktit) të Nantës dhe miratimi i Dekretit të Fonteblosë (Ediktit) të 22.10.1685 që u heq të drejtën e besimit protestantëve francezë nga mbreti Luigji XIV
  8. gj) 12.11.1688- “Revolucioni i lavdishëm anglez” që hoqi nga froni mbretin katolik Xhejmsi VII&II (14.10.1633-17.09.1701) dhe e zëvendësoi me vajzën e tij Mary II (30.04.1662-28.12.1694) dhe bashkëshortin e saj protestant sundimtarin e Hollandës Williamin e II të Orange (04.11.1650-08.03.1702)
  9. h) 16.12.1689 – Miratimi nga parlamenti anglez i Kartës të Drejtave (Bill of Rights) më 16.12.1689
  10. i) 01.09.1715- Vdekja e mbretit absolutist francez Luigji XIV- Mbreti Diell (05.09.1638-01.09.1715)
  11. j) 1720- Epidemia e madhe e murtajës në Marsejë
  12. l) 06.02.1778- Aleanca franko – amerikane përmes nënshkrimit të Traktatit të Miqësisë, Tregtisë e Aleancës Ushtarake 06.02.1778) në kuadër të Luftës Amerikane Revolucionare ( 19.05.1775-03.09.1783) për tu shkëputur nga monarkia angleze
  13. RELIGJIONI NË SHEK XVII

2.1. Galikanizmi dhe jansenizmi

2.2. Blez Paskal (19.06.1623-19.08.1662), arsyeja dhe besimi fetar

  1. FILOZOFIA NË SHEK XVII

3.1. Rene Dekarti (31.03.1596-11.02.1650) dhe racionalizmi

  1. LETËRSIA NË SHEK XVII

4.1. Letërsia klasiciste

4.2. Dy tragjikët: Pier Korneji (06.06.1606-01.10.1685) dhe Zhan Rasini (21.12.1639-21.04.1699)

4.3. Grindja midis shkrimtarëve klasikë dhe atyre modernë

  1. ARTET NË SHEK XVII

5.1. Arti barok

5.2. Arti klasik

5.3. Rembrandi (15.07.1606-04.10.1669), Johan Vermer (31.10.1632-15.12.1675) dhe piktura hollandeze

  1. SHKENCA NË SHEK XVII

6.1. Nga bota e mbyllur në gjithësinë e pafund: Nikolla Koperniku (19.04.1473-24.05.1543) e Galileo Galilei (15.02.1564- 08.01.1642)

PJESA e V-të: SHEKULLI XVIII: ILUMINIZMI

  1. HISTORIA

1.1. Ngjarjet kryesore

1.2. Revolucioni francez

1.3. Të drejtat e njeriut dhe kritika e tyre

NGJARJET KRYESORE

1.1.1. Viti 11789– 1804 SHEKULLI XVIII: ILUMINIZMI

  1. a) 1789 – Rendet e përgjithshme të sistemit francez (1) rendi i parë-kleri, (2) rendi i dytë – fisnikëria, (3) rendi i tretë – tregtarët
  2. b) 12.07.1789- Konstituimi civil i klerit në Francë- Përpjekja për riorganizimin e kishës katolike franceze në bazë kombëtare
  3. c) 04.08.1789- Rrëzimi i Regjimit të Vjetër në Francë (1500-1789) pas Revolucionit Francez të 14.07.1789. Regjimi i Vjetër (Ancien Regime) ishte termi me të cilën njihej në Francë monarkia franceze e Burbonëve
  4. d) 03.09.1791- Miratimi i Kushtetutës së re franceze nga Asambleja Franceze pas rrëzimit të monarkisë
  5. e) 20.09.1792- Fitorja e trupave franceze në Betejën e Valmy-së kundër trupave prusiane në kuadër të Luftrave Revolucionare të Francës (1792-1802) që zhvilloi Franca pas Revolucionit Francez me monarkitë prusiane, austriake, britanike e ruse që kërkonin rikthimin e monarkisë franceze.
  6. f) 21.09.1792 – Shpallja e Republikës së Parë Franceze
  7. g) 02.03.1793-26.07.1794-Qeveria e jashtëzakonshme revolucionare franceze
  8. gj) 03.03.1793 – Trazirat kundërevolucionare në rajonin e Vandesë në Francë Perëndimore (03.03.1793-16.07.1796)
  9. h) 09.11-10.11.1799- Grushti i shtetit të Napoleon Bonapartit (15.08.1769-05.05.1821) apo siç njihet 18 Brumieri (Brumieri, muaji i dytë sipas kalendarit të Revolucionit Francez që lidhej me fjalën brume, – mjegull, mbizotëruese në atë muaj)
  10. i) 18.05.1804 – Vendosja e Perandorisë së Parë Franceze nën sundimin e Napoleon Bonapartit (15.08.1769-05.05.1821)
  11. RELIGJIONI NË SHEK XVIII: ILUMINIZMI

2.1. Mosbesimi në fe dhe ateizmi

  1. FILOZOFIA NË SHEK XVIII: ILUMINIZMI

3.1. Filozofia e iluminizmit

3.2. Enciklopedia e Denis Didëroit (05.10.1713-31.07.1784) dhe Jean D’Alamberit (16.11.1717-29.10.1783)

  1. LETËRSIA NË SHEK XVIII: ILUMINIZMI

4.1.”Mondani” Volter (21.11.1694-30.05.1778)

4.2. Zhan Zhak Ruso (28.06.1712-02.07.1778), politika dhe uni

4.3.Johan Gete (28.08.1749-22.04.1832) ose Gjermania

  1. ARTET NË SHEK XVIII: ILUMINIZMI

5.1. Piktorët Jean Watteau (10.10.1684-18.07.1721) dhe Jean Fragonard (05.04.1732-22.08.1806)

5.2. Volfgang Amadeus Moxart (27.01.1756-05.12.1791)

  1. SHKENCA NË SHEK XVIII: ILUMINIZMI

6.1. Lindja e shkencës së ekonomisë politike

PJESA e VI-të: SHEKULLI XIX

  1. HISTORIA

1.1. Ngjarjet kryesore

1.2. Franca dhe trashëgimia e vitit 1789 në shekullin XIX

1.3. Revolucioni industrial

1.4. Kontrolli i Europës mbi botën

NGJARJET KRYESORE

1.1.1. Viti 1815 – 1914 SHEKULLI XIX

  1. a) 09.06.1815 – Firmosja e Traktatit të Vjenës mes Fuqive Europiane pas Kongresit të Vjenës (30.09.1814-09.06.1815) që i dha fund Luftrave Napoleonike (18.05.1803-20.12.1815) në Europë
  2. b) 18.06.1815 – Disfata e Napoleon Bonapartit në Betejën e Vaterlosë (Belgjikë)nga koalicioni i monarkive europiane me në krye Austrinë, Prusinë, Rusinë dhe Anglinë që riktheu monarkinë franceze nën sundimin e mbretit Sharl i X (09.10.1757-06.11.1837)
  3. c) 26-28.07.1830- Revolucioni i Dytë Francez që rrëzoi mbretin Sharl i X (09.10.1757-06.11.1837) dhe fillimi i monarkisë kushtetuese 18 vjecare (09.08.1830-24.02.1848) të mbretit francez Luis Philipe (06.10.1773-26.08.1850)
  4. d) 22-24.02.1848- Revolucioni Francez i 1848 apo Revolucioni i Shkurtit që coi ë përmbysjen e monarkisë kushtetuese franceze të Luis Philipe dhe krijimin e Republikës së Dytë Franceze (04.11.1848-02.12.1851)
  5. e) 02.12.1851 – Grushti i shtetit nga Louis Bonapartit (20.04.1808-09.01.1873) apo Napoleoni III që themeloi Perandorinë e Dytë Franceze (14.01.1852-27.10.1870)
  6. f) 05.06.1862 – Perandoria franceze kolonizon Vietnamin
  7. g) 01-02.09.1870 – Disfata në Betejën e Sedamit e perandorit francez Louis Bonapartit (20.04.1808-09.01.1873) gjatë Luftës Franko –Prusiane (19.07.1870-28.01.1871) dhe shpallja e Republikës së Tretë Franceze ( 04.09.1870-10.07.1940)
  8. gj) 18.03-28.05.1871- Revolta e Komunës së Parisit .qeverisja revolucionare e klasës punëtore parisiene në shenjë kundërshtimi edhe nga humbja e luftës franko prusiane.
  9. h) 24.02-16.07.1875 – Miratimi i tre ligjeve kushtetuese nga Asambleja Kombëtare franceze që organizuan Senatin, Qeverinë dhe marrëdhëniet mes tyre në Republikën e Tretë Franceze
  10. i) 12.05.1881- Franca kolonizon Tunizinë dhe e vendos nën protekoratin e saj për një periudhë 75 vjecare (12.05.1881-20.03.1956)
  11. j) 15.11.1884-26.02.1885- Konferenca e Berlinit për Kolonitë apo sic njihet Konferenca e Kongos apo Afrikës Perëndimore që rregulloi aspektet e tregtisë e kolonive europiane në Afrikë gjatë fazës kur Gjermania u shfaq si fuqi perandorake
  12. l) 07.01.1886-27.01.1889- Kriza bulanzhiste në Francë gjatë Republikës së Tretë që lidhet me largimin nga politika të gjeneralit e politikanit nacionalist e ekstremist francez Georges Ernest Jean-Marie Boulanger (29 .04.1837 – 30 .09.1891), i mbiquajtur Gjenéral Revanche (Hakmarrësi)-revanshistët.
  13. m) 11.10.1899-31.05.1902- Lufta e Dytë Anglo Boere mes kolonëve anglezë e hollandezë në Afrikën e Jugut pas zbulimit të rezervave të arit në këtë zonë
  14. n) 15.10.1894-12.07.1906- Cështja Drejfys në Francë. Debati i madh publik në Francë për të mbrojtur nga akuzat e padrejta për spiunazh në favor të Gjermanisë majorin francez me origjinë hebreje Alfred Drejfys(09.10.1859-12.07.1935)
  15. o) 09.12.1905 – Miratohet në Francë nga Asambleja Kombëtare(Parlamenti) ligji që ndan Kishën nga shteti francez dhe që hodhi themelet e sekularizmit dhe laicititetit të shoqërisë franceze
  16. p) 22.01.1905-16.06.1907.- Revolucioni i Parë Rus që ishte revoltë e shoqërisë ruse pas humbjes në Luftën Ruso-Japoneze(08.02.1904-05.09.1905) dhe coi në krijimin e sistemit shumëpartiak në Rusi e themelimin e Dumës( Parlamentit rus) përmes miratimit të Kushteturës më 06.05.1906
  17. q) 05.11.1911- Monarkia italiane pushton Tripolin dhe Bengazin në Libi të Afrikës së Veriut në kuadër të Luftës Italo-Turke (29.09.1911-18.10.1912)
  18. r) 28.06.1914 – Vritet me atentat në Sarajevë Arqiduka austro-hungarez Franz Ferdinand (18.12.1863-28.06.1914) dhe gruaja e tij Sophie, një ngjarje që coi në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore ( 28.07.1914-11.11.1918)
  19. RELIGJIONI NË SHEK XIX

2.1. Laiciteti dhe antiklerikalizmi

  1. FILOZOFIA NË SHEK XIX

3.1. Liberalizmi dhe individualizmi

3.2. Ideja e përparimit

3.3. Socializmi, marksizmi dhe anarkizmi

  1. LETËRSIA NË SHEK XIX

4.1. Romani: Honore de Balzak (20.05.1799-18.08.1850); Stendal (23.01.1783-23.03.1842); Gustav Flober (12.12.1821-08.05.1880)

4.2. Romantizmi

4.3. Sharl Bodëler (09.04.1821-31.08.1867) dhe poezia moderne

4.4. Emil Zola (02.04.1840-29.09.1902) dhe natyralizmi

  1. ARTET NË SHEK XIX

5.1. Piktorët Jean Ingres (29.08.1780-14.01.1867) dhe Eugene Delakrua (26.04.1798- 13.08.1863)

5.2. Impresionizmi dhe neoimpresionizmi

  1. SHKENCA NË SHEK XIX

6.1. Pozitivizmi dhe sientizmi

6.2. Charles Darvin(12.02.1809-19.04.1882) dhe filozofitë e qenies së gjallë

6.3. Shkencat humanitare I: Antropologjia

6.4. Shkencat humanitare II:Psikologjia dhe psikiatria

6.5. Shkencat humanitare III: Sociologjia

PJESA e VII-të: SHEKULLI XX

  1. HISTORIA

1.1. Ngjarjet kryesore

1.2. Shekulli XX: Një shpërndarje e fuqisë

1.3. Franca në shekullin XX

NGJARJET KRYESORE

1.1.1. Viti 1917 – 1940 SHEKULLI XX

  1. a) 25 .10. 1917- Revolucioni Socialist i Tetorit
  2. b) 10.09.1919- Shpërbërja zyrtare e Perandorisë Austro – Hungareze pas humbjes së saj në Luftën e Parë Botërore dhe nënshkrimit të Traktatit të Saint Germain en Laye
  3. c) 30.10.1922- Ngjitja në pushtet në Itali e Benito Musolinit (29.07.1883-28.04.1945) duke shënuar fillimin e regjimit fashist
  4. d) 19.12.1927-Stalini merr pushtetin në BS pas miratimit të Kongresi të XV (02-19.12.1927)
  5. e) 24.10.1929-Fillimi i Krizës Ekonomike botërore të quajtur Depresioni i Madh që coi në fillimin e Luftës së Dytë Botërore (01.09.1939-02.09.1945)
  6. f) 30.01.1933- Ngjitja në pushtet në Gjermani e Adolf Hitlerit (20.04.1889-30.04.1945) duke shënuar fillimin e regjimit nazist
  7. g) 06.02.1934- Fillimi i trazirave në Francë si rezultat i “Revoltës së Veteranëve”lëvizjes së të djathtës ekstreme që coi në dorëheqjen e kryeministrit të majtë francez Eduard Dalladier ( 18.06.1884-10.10.1970)
  8. gj) 01.09.1939- Gjermania naziste pushton Poloninë ,integriteti i së cilës ishte garantuar nga Traktati i Versajës ( 1919) duke shënuar futjen në luftë të Britanisë e Francës e fillimin e Luftës së Dytë Botërore
  9. h) 18.06.1940 – Fjalimi i Gjeneralit francez De Gaulle( 22.11.1890-09.11.1970) në Radion BBC të Londrës ku i bënte thirrje francezëve të rezistonin ndaj forcave naziste Gjermane pasi ato kishin pushtuar Francën më 10.05.1940
  10. i) 10.07.1940 – Fundi i Republikës së Tretë Franceze kur parlamenti francez i kaloi pushtetin Marshallit Philipe Pettain në një qeveri kolobracioniste që u vendos në qytetin e Vishisë në Francën qëndrore, duke u quajtur Regjimi i Vishisë.
  11. j) 11.03.1941-20.09.1945- SHBA ndërmarrin të gjithë hapat për të ndihmuar forcat aleate në luftë kundër Gjermanisë naziste dhe për rindërtimin pas lufte.
  12. l) 08.05.1945- Kapitullimi i Gjermanisë naziste pasi mundet nga Forcat Aleate( SHBA, Angli, Francë, BS)
  13. m) 05.06.1947 – Miratimi i Planit Marshall nga SHBA për rindërtimin e Europës të shkatërruar nga lufta , i njohur si Plani për Rimëkëmbjen e Europës( ERP)
  14. n) 04.04.1949 – Krijimi i Traktatit të Organizatës së Atlantikut të Veriut – NATO
  15. o) 14.02.1956- Raporti i udhëheqësit sovjetik Nikita Hrushovit kundër kultit të individit të Stalinit në Kongresin e XX të PK të Bashkimit Sovjetik
  16. p) 16.10-29.10.1962- Kriza e raketave në Kubë mes BS e SHBA, e quajtur Kriza e Tetorit lidhur me vendosjen e raketave që gati coi në konfrontimin nuklear mes dy superfuqive
  17. q) 19.10.1973-17.03.1974- Kriza e naftës nga organizata e prodhuesve të naftës OPEC , që reduktuan prodhimin e naftës e vendosën një embargo si shenjë reagimi ndaj mbështetjes së vendeve perëndimore për Izraelin kur u përball me Egjiptin në atë që njihet si Lufta e Yom Kipurit( 06-25.10.1973)
  18. r) 09.11.1989 – Rënia e Murit të Berlinit që shënoi fundin e Luftës së Ftohtë dhe shpërbërjen e bllokut sovjetik
  19. rr) 03.10.1990- Ribashkimi i Gjermanive
  20. RELIGJIONI NË SHEK XX

2.1. Shekullarizmi dhe fondamentalizmat

  1. FILOZOFIA NË SHEK XX

3.1. Edmond Husserl (08.04.1859-27.04.1938) dhe fenomenologjia

3.2. Zhan Pol Startri (21.06.1905-15.04.1980), intelektuali i angazhuar

3.3. Strukturalizmi

  1. LETËRSIA NË SHEK XX

4.1. Marsel Prusti(10.07.1871-18.11.1922) dhe romani

4.2. Surealizmi

4.3. Romani i ri

  1. ARTET NË SHEK XX

5.1. Kinemaja, arti i shek XX

5.2. Ekspresionizmi dhe fovizmi

5.3. Kubizmi dhe abstraksioni

5.4. Bauhaus dhe arkitektura moderne

5.5. Pop arti

5.6. Muzika bashkëkohore

  1. SHKENCA NË SHEK XX

6.1. Sigmund Frojdi (06.05.1856-23.09.1939) dhe psikoanaliza

6.2. Albert Ajnshtajni (14.03.1879-18.04.1955) relativiteti dhe kuantet

6.4. Biologjia, gjenetika dhe bioteka

 

Please follow and like us: