Albspirit

Media/News/Publishing

48 orët vendimtare për Kosovën/Rreziku për një makth të ri, nuk ka mbaruar

Idriz Morina

Shqiptarët dhe mbi të gjitha duhet ta thonë qeveritarët dhe të gjitha institucionet politike e kulturore, se trashëgimia jonë gjuhësore, kulturore, antropologjike, gjenetike, etnologjike, orale, dokesore, zakonore etj., buron nga një trashëgimi që shkon në më shumë se 11 mijë vjet!

Sjellja e Borellit provokoi plagën e rëndë të padrejtësive europiane ndaj shqiptarëve!

Nëse deri dje shkruanim se çfarë do të ndodhte me 22 nëntor, shtyrja e të njëjtës situatë dhe ngjarje për 48 orë të tjera nuk është shpëtim nga gracka serbe!

Çfarë rrezikojmë të humbasim?
Nuk është shumë e rëndësishme as çfarë thonë opozitarë kritikë, pasi shumica e partive i kanë dhënë mbështetje substanciale qeverisë në të drejtën e vendosjes së rendit dhe integritetit e sovranitetit në veri, me kritikën për mosprishjen apo dëmtimin e raporteve me SHBA-të.

Përpjekja jonë tani duhet të jetë e përqendruar plotësisht në atë se çfarë do të përfitojë Kosova nga bisedimet? Më e rëndësishme se kjo është çfarë rrezikojmë të humbasim.

Sipas parashtrimeve nga kritikët, një asociacion pa kompetenca ekzekutive, jokushtetues, është një zgjidhje më e mirë, se sa përplasja që mund të çojë në një përshkallëzim, dhe në një riorganizim serb, i cili nën trysninë ndërkombëtare mund të shkojë në kërkesa më të mëdha serbe, të cilat siç dihet që nga Vjena, kurrë s’kanë pushuar, gjithnjë për të prishur atë që është arritur, për të shkuar drejt një situate dhe statuti më të mirë për serbët.

Sigurisht se Serbia duhet të ulet në tryezë, siç arsyetojnë shumica për të biseduar për një marrëveshje përfundimtare, por kjo nuk duhet të bëhet në llogari të rrezikut për të fituar më shumë të drejta ekskluzive serbët.

Unë e kam propozuar në një rast, dhe mendoj se meqë deri më sot nuk e kam hasur të publikuar, se disa të drejta si kompromis mund t’ju jepen serbëve, por vetëm me kusht, që kanë vlerë deri në momentin e integrimit të Kosovës në BE, si asociacioni, dhe që ai nuk mund të zgjasë në asnjë rast më shumë se 10 vite, nëse nuk ndodhë më parë integrimi.

Provokimi i Borellit

Gjuha jonë, është kthyer në një kod gjuhësor, të cilin duan ta eksplorojnë kudo, dhe fatmirësisht studimet e reja vetëm sa përforcojnë disa nga rezultatet dhe teoritë fillestare, se është nga gjuhët më të vjetra të botës, dhe padiskutueshëm më e vjetër se greqishtja antike.

Pra, shqiptarët janë të dëmtuar kulturalisht, si në trashëgimi, si në identitet, janë të cenuar dhe madje të rrezikuar për zhdukje, pikërisht nga politikat që janë udhëhequr nga fqinjët tanë si serbët, grekët, bullgarët, malazezët e madje së fundi edhe nga sllavomaqedonasit, dhe të gjitha këto nuk janë arritur rastësisht nga fqinjët, por nga mbështetja kryesore ruse, dhe e shteteve, që për shkak të gjeopolitikës apo rrethanave të tjera kishin konsensus në dëm të shqiptarëve.

Dhe sjellja e Borellit provokoi këtë plagë të rëndë të shqiptarëve!

Please follow and like us: