Festë për 28 Nëntorin, dita e shpalljes së Pavarësisë dhe dita e Flamurit të Shqipërisë
Bahtir Latifi
Të shtunën në mbrëmje, për nder të festës Kombëtare 28 Nëntorit, shpalljës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ditës së Flamurit, u organizua një mbrëmje për të gjithë shqiptarët që jetojnë dhe veprojnë në qytetin, Boras (Borås) të Suedisë. 28 Nëntori, një ditë e veçantë dhe shumë speciale për të gjithë shqiptarët anë e kënd botës.
Dita e flamurit dhe dita e 28 Nëntorit është një ngjarje kombëtare për të gjithë shqiptarët që festohët me krenari, pa dallim moshe e gjinie. Në festa të tilla organizohën programe të ndryshme kulturore e artistike, duke filluar që nga fëmijët, mosha e re, e deri të moshat më të shtyra.
Zakonisht festat kombëtare hapen me Himnin Kombëtar dhe e njëjta gjë ndodhi edhe në Boras të Suedisë. Pastaj hapjen e bëri moderatorja Anxhela Ziso, duke iu uruar mirëseardhjen të gjithë musafirëve që ishin të pranishëm. Me ftesë të moderatorës, të gjithë pjesmarrësit u ngritën në këmbë për të kënduar himnin kombëtar.
Pasi mbaroj fjalimin e saj hyrës moderatorja Ziso, programin e filloj me çifteli rapsodi Dervish Kuqi, me këngën ”6-¨të tetor 68-të”. Pas rapsodit Kuqi, madhështiia e kësaj mbrëmje ishte vallzimi i fëmijëve të përgatitur me valle popullore nga organizaotët e shoqatës ”Dardania”, së bashku me disa të rritur. Progami më pas vazhdoi sërish me Dervish Kuqin i shoqeruar nga Lorenc Gorqaj me këngën e ”Pavarsisë”, Liora me këngen “Shqipëri, nëna ime”, fëmijet e shoqatës përsëri me valle tradicionale shqipe dhe Tina me Arditin me vallën e Tropojës.
Pjesëmarrës ishin edhe fëmijët e klubit të futbollit nga ”Dardania IF”, ku para të pranishmëve trajneri Jeton Avdia, i prezantoi të gjithë, por edhe foli për suksesin e tyre që kanë treguar që nga fillimi i këtij klubi me asnjë humbje të vetme deri më tani. Trajneri ishte i gëzuar për suksesin që kishte arrit dhe i falenderoi të gjithë fëmijët dhe ata që e ndihmuan këtë klub.
Nuk mungoi as fjalimi nga kryetari i kësaj shoqate, Lirim Kadriu si dhe përshëndetja e nënkryetarës Suzana Haziraj. Natyrishtë që të dy i falenderuan të gjithë organizatorët e kësaj mbrëmje, si dhe pjesëmarrësit që morën pjesë. Uruan ditën e flamurit dhe ditën e Pavarësisë, pastaj duke ju uruar një mbrëmje të këndshme të gjithë pjesëmarrësve dhe mirënjohje për prezencën e tyre në këtë mbrëmje të rendësishëme e të veçantë për të gjithë shqiptarët.
Pas programit të përgatitur enkas për këtë ditë, mbrëmjen e vazhdoi artisti shqiptar, Shaip Alija dhe muzikanti Endrit Krasniqi. Muzika e atmosfera vazhdoi me këngë e valle të ndryshme shqipe e duke i argëtuar të gjiithë musafirët që ishin në këtë ditë e natë të veçantë.
Ishte një sallë e stërmbushur me mërgimtarë. Gëzime e urime dëgjohej nga gjithsecili për secilin. Ditë gëzimi e krenarie edhe për mërgimtarët e në veçanti për fëmijët që kanë lindur në Suedi. Pa marrë parasysh që një pjesë bukur e madhe kanë lindur jashtë vendlindjes së prindërve, dashuria për Shqipërinë dhe viset shqiptare është e madhe dhe me shumë kënaqësi festojnë festat kombëtare dhe vizitojnë vendet shqiptare.
Natyrishtë që njohuritë për Shqipërinë dhe Kosovën e në përgjithësi për trojet shqiptare, fëmijët e lindur në Suedi i kanë marrë nga prindërit, shkolla, leximi dhe vizitat e tyre që bëjnë çdo vit gjatë pushimeve verore kryesisht, por edhe atyre dimërore. Prandaj 28 Nëntori i bashkon bashkatdhetarët dhe i bënë të ndjehen krenarë me origjinen e tyre dhe vendin nga ata kanë ardhur. Prandaj edhe festa festohet e përjetohet me emocione e me dashuri.
Qëllimi dhe arsyeja e kësaj feste është që ta kujtojm datën dhe kohën kur Shqipëria, u vetëshpall e pavarur në Vlorë më 28 Nëntor 1912 nga Ismail Qemali. Në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë morën pjesë 83 delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. enjëherë pas shpalljes së Pavarësisë, Asambleja e Vlorës formoi qeverinë e parë të Shqipërisë së Pavarur të drejtuar nga Ismail Qemali.
Organizimi i kësaj feste u bë nga shoqata ”Dardania IF” e cila punon dhe vepron në Boras (Borås) të Suedisë dhe mbahet gjallë nga shqiptarët mërgimtarë me vite të tana.