Albspirit

Media/News/Publishing

Astrit Lulushi: Joyce dhe Irlanda

Në librin me tregime ‘Dubliners’,  dublinasit e James Joyce-it kapen pas një imazhi artificial të pastërtisë etnike të ishullit të tyre, madje edhe me prova të shfrenuara. Pasi iku nga Irlanda në vitin 1904, Joyce u vendos në Trieste, duke mësuar anglisht si gjuhë të dytë. Në vitin 1907 ai dha një leksion publik ‘Irlanda, Isola dei Santi e dei Savi’ (Irlanda, Ishulli i Shenjtorëve dhe të urtëtëve). Atje ai pohoi se gjuha irlandeze rrjedh nga fenikasja; e sjellë drejt veriut. Duke theksuar lashtësinë e kulturës irlandeze, Joyce deklaroi se këmbëngulja e kombit për të zhvilluar vetë kulturën e tij nuk është kërkesë e një kombi të ri që dëshiron të duket mirë në koncertin evropian, por kërkesa e një kombi shumë të vjetër për të ripërtërirë lavditë e një qytetërimi të kaluar. Megjithatë, ajo që e dallon qytetërimin irlandez për Joyce ishte hibriditeti i tij etnik: “A nuk e shohim se në Irlandë danezët, firbolgët, milezianët nga Spanja, pushtuesit normanë dhe anglo-saksonë janë bashkuar për të krijuar një entitet të ri”.

Duke pritur me padurim pavarësinë e plotë të Irlandës nga Anglia, Joyce kthehet në mbyllje me botën greke, duke pyetur: “A është i destinuar ky vend të rifillojë pozicionin e tij të lashtë si Helada e veriut një ditë?”. Joyce e kishte të qartë se asnjë gjuhë nuk është aspak një gjuhë e vetme, por një mori dialektesh: “deti i errët’ do të ishte thalassa në dialektin jonik të Homerit, jo thalatta si në greqishten atike të Ksenofonit”. Greqia e Joyce-it, si Irlanda e tij është një kulturë hibride.

Komunitetet e ishullit janë shpesh thellësisht dyshues ndaj të huajve. Si Leopold ashtu edhe Molly Bloom   janë në njëfarë kuptimi “nga larg”. Edhe pse ai është një Dublinas i lindur, Bloom është djali i një emigranti hebre nga Hungaria, ndërsa Molly u rrit në Gjibraltar, vajza e një babai irlandez dhe një nënë spanjolle (ndoshta me prejardhje hebreje ose maure. Duke injoruar ose duke i rezistuar një hibriditeti të tillë, shumica e dublinasve të Joyce-it ngjiten pas një imazhi artificial të pastërtisë etnike të ishullit të tyre. Në kapitullin e dytë, drejtori i shkollës, Deasy deklaron se Irlanda ‘ka nderin të jetë i vetmi vend që nuk i persekutoi kurrë hebrenjtë” – për arsyen e thjeshtë se “ajo nuk i la kurrë të hynin”. Leopold Bloom është mishërimi i shumëllojshmërisë etnike që Deasy nuk mund ta shohë, por edhe Bloom është një individ hibrid. Edhe pse të gjithë mendojnë për të si një hebre, siç bën ai vetë, fillimisht e shohim duke skuqur mishim e derrit për mëngjes, dhe më vonë mësojmë se vetëm babai i tij ishte hebre, jo nëna e tij, dhe kështu ai nuk do të ishte hebre sipas ligjit hebre. Për më tepër, ai në fakt është pagëzuar.

Në leksionin e tij në Trieste, Joyce theksoi qytetërimin e lashtë kelt të Irlandës, por vuri në dukje se vendi ishte pushtuar në shekuj. Gjuha irlandeze është pothuajse e vdekur në Dublinin e Joyce-it. Njerëzit janë kapur mes huazimit të ashpër të anglishtes dhe gjallërisë së brogut të tyre demotik. Joyce më së shumti jetoi jashtë Irlandës, por do të regjistronte saktësisht dialogun e personazheve në irlandisht edhe pse shkroi markën e tij të anglishtes letrare.

Please follow and like us: