Serbia ka shkelur jo vetëm marrëveshjen e Brukselit të 2013, por edhe Rezolutën e OKB që hapi rrugë për dialogun Kosovë-Serbi
Florim Rullani
Brukseli po thotë duhet të zbatohen obligimet ndërkombëtare nga ana e Kosovës që ka nënshkruar marrëveshjen për Normalizim të Marrëdhënieve me Serbinë, me 19 prill 2013.
Serbia i kishte paraqitur më 8 shtator 2010, në Ansamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara projekt-rezolutën për Kosovën që është harmonizuar me Bashkimin Evropian.
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 9 shtator 2010, miratoi rezolutën e sponsorizuar nga 27 vendet e atëhershme të Bashkimit Evropian dhe Serbia, e cila hapi rrugë për fillimin e dialogut Kosovë –Serbi, të lehtësuar nga BE-ja, me qëllim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit.
Në këtë rezulut Serbia ka pranuar mendimin e GJND-së më 22 korrik 2010 nëse shpallja e njëanshme e pavarësisë është në harmoni me të drejtën ndërkombëtare, kur bëhet fjalë për Kosovën.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë më 22 korrik 2010 ka vlerësuar se e drejta ndërkombëtare nuk përmban ndalesë për deklarata të pavarësisë së Kosovës. GJND është organi kryesor gjyqësor i OKB-së.
Procesi i Brukselit i sponsorizuar nga BE solli Kosovën dhe Serbinë në tryezën e negociatave për herë të parë që nga shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës në 2008. Procesi mund të ndahet në dy faza: faza e dialogut teknik, e cila çoi në një seri marrëveshjesh në 2011 dhe faza e dialogut politik që rezultoi në Marrëveshjen e Parë mbi Parimet që rregullojnë Normalizimin e Marrëdhënieve (e njohur më mirë si Marrëveshja e Brukselit) e vitit 2013 dhe marrëveshjet pasuese që rezultuan nga ajo.
Marrëveshja e Brukselit u përfundua në 19 prill 2013 në dy tekste identike: njëri u nënshkrua nga Ketrin Eshton (Catherine Ashton) dhe Ivica Daçiq dhe tjetri nga Ketrin Eshton dhe Hashim Thaçi.
Kjo marrëveshje me 15 pika parashikonte krijimin e një Shoqate/Asociacioni të Komunave me shumicë Serbe.
Me 84 vota për, 3 kundër dhe 1 abstenim, Kuvendi i Kosovës ka ratifikuar marrëveshjen e arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, të arritur më 19 prill, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve më 27 qershor 2013.
Serbia marrëveshjen e Brukselit të 19 prillit 2013 e ka vlersuar si çështje politike dhe jo si çështje ligjore, sipas vlersimit të Gjykates Kushtetuse të Serbisë në dhjetor të vitit 2014.
Nga Bashkimi Europian Kosova nuk është e trajtuar si palë e barabartë në dialog me Serbinë dhe nuk mund të ndjehet Kosova si palë e barabartë nga Bashkimi Europian për dy arsye kryesore e ato janë:
- Bashkimi Europian nuk e njeh Kosovën si shtet për shkak të pesë vendeve antare të Bashkimit Europian që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
- Bashkimi Europian, si ndërmjetësues i Dialogut Kosovë-Serbi është me Rezulutë të Kombeve të Bashkuara që Kosovën nuk e njeh dhe nuk e pranon si shtet. OKB-ja ia njeh dhe ia pranon Kosovën Serbisë në Preambulen e Kushtetutes së saj. Serbia është antare e OKB-së me Kosovën në Preambulën e Kushtetuese së saj, që Kosovën e konsideron si territor të saj.
Serbia ka shkel Rezuluten e OKB-së, në mometin që dialogu ka dalë nga ai teknik në atë politik.
Serbia Marrëveshjen e 19 prillit 2013 nuk e njeh si çështje ligjore, por si çështje politike nga Gjykata Kushtetuse e Serbisë.
Serbia ka shkelur pikën e 15 të Marrëveshjes së 19 prillit 2013, ku thuhet që palët nuk mund ta pengojnë njëra-tjetren drejtë integrimeve europiane. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç u ka dërgu letër pesë vendeve antare të Bashkimit Europian që nuk e kanë njohur Kosovën, që Serbia është kundër anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Europian.
Krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, mund të bëhet vetëm nëse Kosova largohet nga Preambula e Kushtetutes së Serbisë dhe anulimi i Rezolutës 1244 në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (OKB-së) që Kosovën nuk e njeh, si subjekt juridik ndërkombëtar, me argumentin e fuqishëm vendimin e Gjykates Ndërkombetare të Drejtësisë që Pavarësia e Kosovës nuk e ka shkel të drejtën ndërkombëtare.
Drafti i ri i publikuar Franko-Gjerman është shumë në favor të Serbisë. Nuk shihet njohja Kosovës nga Serbia. Nuk shihet largimi i Kosovës nga Premabula e Kushtetutes së Serbisë. Nuk shihet anulimi i Rezulutës 1244 në Këshillin e Sigurimit. Nuk ka garanci të fuqishme për njohjen e pesë vendeve antare të Bashkimit Europian, që këtë veç e konfirmoi edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë.
Kosova duhet t’i ketë këto kërkesa, sepse vetëm këto kërkesa e bëjnë të balancuar draftin e ri Franko-Gjerman për ta pranuar Marrëveshjen e Brukselit për Normalizim të Marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Në të kundërtën, Kosovës po i bëhet një padrejtësi e madhe. Nëse ndodh që nënshkruhet marrëveshja pa njohje për Kosovën nga Serbia, pa largimin e Kosovës nga Preambula e Kushtetutes së Serbisë atëhere është një debakël për diplomacinë e Kosovës nga Diplomacia e Serbisë.