Amarda Ekmekçiu: Kënga e drurit që digjet
Pas një prezantimi të shkurtër për lexuesit, Amarda Ekmekçiu sjell poezi të përzgjedhura nga cikli i ri për botim ‘Kënga e drurit që digjet’.
Linda më 8/1/1977 në qytetin e Elbasanit, në të cilin mora arsimin përkatës deri në kryerjen e studimeve të larta për gjuhë- letersi shqipe në universitetin Aleksandër Xhuvani. Letërsia, si art i fjalës së shkruar, tërhoqi vëmendjen time që në moshen 8 vjeçare me librin e këndimit të klasë së dytë. Poema “Nënë e bir” e Nonda Bulkës, e cila ka mbetur thellë në kujtesën time, nxiti pjesën krijuese brenda meje. Kështu nisa të shkruaj krijimet e para. Gjithçka lidhej me jetën, kohën, fantazinë e një fëmije mbushur dëshira e ëndrra për jetën. Krijimet e para i botova në gazetat lokale të rrethit dhe jashtë tij, si ‘Fjala e Lirë’, ‘Nositi’, ‘Koha e jonë’ etj. Shkruajta romanin tim të parë në moshën 16 vjeçare i cili mbetet ende një dorëshkrim që meriton ende vëmendje dhe punë.
Emigrova në 1998 në Athinë të Greqisë ku jetova 23 vjet të jetës time. Nga viti 2012 punova mësuese vullnetare e gjuhës shqipe pranë FShShG (Federata e Shoqatave Shqiptare të Greqisë) duke qenë në kontakt me miq e intelektualë, dashamirës të artit e kulturës. Po atë vit u anëtarësova në Liter Art (Shoqatë kulturore) dhe nga 2014 jam Anëtare e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Greqi, ku m’u besua roli i zëdhënëses së shtypit.
Kam botuar krijime të miat gjithashtu në gazetën e Athinës, mendime kritike letrare, ese etj.Kam moderuar aktivitete të ndryshme të komunitetit shqiptar në Greqi, duke promovuar vlerat e kulturës e artit shqiptar.
Përmbledhjen e parë me poezi të titulluar ‘Rozmarinë’ e botova në vitin 2015 dhe më pas në 2019 botova librin e dytë të titulluar ‘Korali Blu’. Sot jetoj në Londër dhe po merrem me përgatitjen e librit tim ‘Kënga e drurit që digjet’, nga i cili kam shkëputur këto poezi.
Burrat që dashurojnë një grua si unë
Ata nuk mund t’i braktisin lehtë foletë e tyre,
Shtegtojnë e kthehen sërish të rindërtojnë
me fije kashte rrënojën e lënë aty
Më kujtojnë dallëndyshet…
E pra, burrat
Se bëjnë dot…
gjysmë nxjerrin fjalët dhe kokë ulur i dorëzohen fatit të shkruar nga ca ligje të vjetra,
mendësive fatale që vdesin shpirtra kanune e kush dreqin e di se çfarë tjetër bluajnë mendjeve të tyre.
Mëkatare kjo grua si unë!
……………………………………………………….
Myku bie erë mbi trarët e çatisë kaq kohë
Koren e tokës së tharë nga i njejti diell
e quajnë një shpresë të humbur
nën këmbët e tyre,
thërrmohet fati
në grimca ajrit shpërbëhet
marramendje turbullirash, ciklonesh e gjithëfarësoj shqetësimesh brenda tokës së tyre vërtiten
duke mos kuptuar gjymtyrët në ecje dikdrejt të vazhdojnë.
Mbeten silueta!
Atë çat, ata humbin si shtëllunga cigaresh në rrugë dilemash
Thithin helmin mes buzësh t’plasaritura si shkretëtira e djegur prej diellit
Zot në je diku,a çfarëdo qofsh!
Shpëtona nga zjarret e shpirtit!
Ah, veç një puthje prej saj!
Pëshpërin nën zë.
Kush thotë se burrat nuk qajnë?
Kam parë burra të kullojnë dënesë prej shpirtit të tyre,
nga mungesa në ritualet njerëzore,
jetojnë dimrave të largët
n’veti që vdesin për s’gjalli shpirtra.
Ata të duan
Të derdhen pranë teje duan
dhe rreken krahëndrrës për një tjetër grua
Besomë, ata kanë një dhembje fëmije
Paçka se të rritur duken pas
krenarisë që i gjunjëzohet Dashurisë
Bëhen vetevrasës kësisoj.
Historitë e tyre litarë të tejzgjatur mbështillen rreth teje,
zvarranikë që ushqehen prej faljeve të tua
Prej zemrës kur nuk njeh llogjika gjykimi.
Peng i kohës mbeten.
Ke dëgjuar për të verbërit?
Këta janë
Burrat që dashurojnë një grua
Si Unë
Si Ti
Çdo grua që ka dritë në faljet e saj
Që premtimin e ruan të gjallë
deri në vdekje e,
vdekje në historinë e saj
nuk ka kurrë.
Ambel
Ky është emri yt.
S’di ku e gjetëm njëri -tjetrin!
Gabojmë.
Tek e fundit, njeriu është qenie që gabon. Pa gabimin do të ishte Perëndi.
E unë Perëndi nuk jam.
As ti.
Kam gabuar.
Do gaboj ndoshta deri sa të vdes.
Sepse të dua…
…por, dua të shpjegoj
Bëj durim.
Ambel dëgjomë
Gabimet e mia, “mëkatet “për shumë të tjerë, më mësuan shumë
Shijova shumë
Desha shumë
Dashurova deri në çmenduri.
U bëra bisha e egër.
Ulërita deri në kupë të qiellit, sepse dhimbja ime qe e tillë
nga dashuria
Qe e madhe dhimbja ime
Skalita durimin.
Fala shumë
pranova të vërtetat e tua.
Qe gruaja e një burri të dashuruar
E VERTETE E MADHE!
E dija.
Heshta.
Ulërija
Qaja.
Më dhembi shumë
Desha të largohem.
Nuk munda.
Qëndroj akoma.
Mes gjijve të tu marr frymë i mekur
Të gjitha këto,
sepse je, DASHURIA E JETËS SIME!!!
Ambel!
për të pashpjeguarat…
Të gjithë të dashuruarit
janë budallenj- thashë
Por unë
jam krejt i çmendur
që besoj diçka të tillë
dhe kjo mjafton të shpjegosh
të pashpjeguarat
Po shkel mbi vetë veten
Që ditën kur të pashë
kuptova se
Botēs
ju shtua një tjetër çmenduri
më e madhe
se vetë bota
Një bela e madhe
Kupton?
Ç’do të bëhet me ty?
I hapa punë vetes me këtë histori.
Më duket se bashkë kemi lindur
Në ishullin e largët të vetmis sonë
Ku veç buzëqeshja jote e ëmbël
mbretëron
E ja tek nis të shkruaj përsëri…
Mungesa fizike më ngjall
sërish dëshirat
Ndizet në flakë nata
rrugën merr tek ti
kalon përbri lumit.
furishëm gjëmon çdo hap.
Sa ngjajmë ne të dy!
Pas xhamit të dritares
të kundroj së largu.
Nga frika se mos del
Krahëhapur më pushton
ngjyrat e mallit
i shuajmë në blu qielli.
Nga larg shquaj siluetën tënde
Tek lëviz shpenguar
Hutuar nëpër dhomë
Duket se diçka kërkon doemos.
Ndoshta ke harruar sot të më urosh?
Urimi yt më gëzon pa masë.
Mos kërko shpjegim për të pashpjeguarat. janë njësoj si dëshirat që si ngas
Nga Olimpi i largët
prej zotash erdhe ti.
Zot i jetës sime
pranë meje mbretëron
E sa herë më ndizet malli
e di se ku rri
Shkëlqim i dritës tënde
Vegim që bëhem e zhbëhem….