Fotolajm/Vajzë hasiane që drithëron gjithë pasarelat e modës
Krahina Has që është pjesë e Republikës së Shqipërisë dhe nuk përmban tërë trevën etnografik të Hasit. Disa nga lumenjtë kryesorë në Has janë Kruma, Vlahna, Rosman, Leshnica, Vogova, Raçica, Trava dhe Deshtica ndërsa liqenet kryesore janë Liqeni i Krumës, Liqeni i Zymit, Liqeni i Shigjetit dhe Fierza.
Në Shqipëri, Hasi përmban 32 fshatra të cilët janë të ndarë në vendbanime të sheshta, vendbanime kodrinore dhe malore shkëmbore. Këto fshatra janë: Bardhaj (Maç), Brenogë, Brrut, Cahan, Dobrunë, Domaj, Fajzë, Gajrep, Golaj, Gjinaj, Helshan, Kishaj, Kosturr, Krumë, Letaj, Liken i Kuq, Metaliaj, Mulaj, Nikoliq, Peraj, Perollaj, Pogaj, Pus i Thatë, Qarr, Shalqin, Sefoll, Tobël, Tregtan, Vlahën, Vranisht, Zahrisht dhe Zgjeç.
Në Kosovë, Hasi përmban 38 fshatra të cilët janë të ndarë në vendbanime të sheshta, vendbanime kodrinore dhe malore shkëmbore. Këto fshatra janë: Gorozhup, Milaj, Pllanejë, Kojushë, Mazrek, Gjonaj, Tupec, Karashëngjergj, Zym, Lukinaj, Krajk, Romajë, Dedaj, Lubizhdë e Hasit, Kabash i Hasit, Kushnin, Rogovë, Damjan, Gërçinë, Lipovec, Ujz, Fshaj, Bishtazhin, Smaq, Goden, Dol, Raçë, Moglicë, Zhub, Pjetërshan, Guskë, Vogovë, Brekoc, Zylfaj, Kushavec, Kusar, Firzë dhe Devë.
Prej 38 vendbanimeve, 22 i takojnë komunës së Gjakovës dhe 16 asaj të Prizrenit.