Skënder Jashari: Konfliktet e Rusisë gjatë shekujve të fundit!
Një nga perandoritë e fundit, është Federata Ruse, e cila në vazhdimësi që nga 1715, deri më sot, për asnjë periudhë nuk ka pushuar se zhvilluari plane, projekte dhe agresione kundër vendeve të tjera. Prandaj Federata Ruse, sot mbetet ndër perandoritë e fundit, që ekzistojnë.
Rusia, filloi ngritjen si shtet, që në kohën e Carit Pjetrit të Madh, bëri luftëra kundër Perandorisë Otomane, 1 me pretendimet territoriale për zgjerim kolonialist të saj në drejtime tjera po ashtu ishin prezente por jo kaq, sa në drejtim të Ballkanit, 2 ashtu edhe ndaj vendeve fqinjë në Baltik.
Luftimet që shënojnë pushtim territoresh në drejtrim të Mesdheut, janë luftërat e viteve 1735-1739, 3 kur ushtritë ruse mposhtin ato Otomane. Lufta tjetër ruso-turke, e viteve 1768-1774, zhvilloheshin për rreth Detit të Zi, sërish munden ushtritë otomane. Derisa Perandoria Osmane zhvillonte luftë me Austrinë, në vitin 1787, Rusia shfrytëzon rastin dhe i shpall luftë Osmanve, e që kjo e fundit u detyru të nënshkruante armëpushim në Jashi më 9 janar 1792, ku Rusia fitonte territoret që kishte pushtu më 1783 ( si Krimen, Odesën, Oçakov dhe Dnjestrinë). 4 Perandoria Osmane e filloi luftën kundër Rusisë, në vitet 1806-1812, e që kjo e fundit kishte humbur në Austerlic nga Napoleon Bonaparta, por Rusia përfitoi Besarabinë lindore dhe Transkaukazin në disa pika, gjë që u bë një fuqi danubiane. 5 Lufta ruso-turke e viteve 1828-1829, ishte si shkak i kryengritjes greke për pavarsi, 6 e që rezultoi që forcat ruse të avansojnë deri në Dobruxhe, përmes Vllahisë dhe Moldavisë, ku në Bullgari rusët mban të rrethuar tre kështjellat Shumla, Varna dhe Silistria, ku nga ndihma e flotës detare të detit të zi, Varna u mposht, kurse nëpër Kaukaz avansuan deri në Erzurum. 7 Lufta ruso-turke 1853-1856, e njohur edhe si “lufta e Krimesë” ku Rusia humbi aleaten e saj Francën, ndërsa si aleat të Perandorisë Osmane ishin Mbretria e Bashkuar-Britania, Sardenja. 8 Francezët kërkonin të drejtat e katolikëve nën Osman, derisa Rusia promovonte Kishën ortodokse. 9 Fuqit Europiane nuk donin ta lejonin daljen e Rusisë në Mesdhe, gjë që ia arritën, por që Rusia edhe në këtë rast përfitoi disa territore që i humbi gjatë kësaj lufte. 10
Lufta ruso-turke e vitit 1877-1878, u zhvillua në mes koalicionit Ortodoks lindor të kryesuar nga Rusia, të përbërë nga Bullgaria, Rumania, 11 Serbia 12 dhe Mali i zi, 13 kundër perandorisë Osmane. 14 Luftimet u zhvilluan në Ballkan dhe në Kaukaz. Nga kjo luftë shtetet ballkanike përfituan autonomi deri pavarsi, si Bullgaria. 15 Si rezultat e kësaj lufte, Rusia gati sa nuk e futi në dorë Stambollin, e që Fuqitë e Mëdha Europiane thirrën Kongresin e Berlinit. 16 Ku nga ky kongres rezultuan pavarsit e shteteve të ballkanit ( sllavo-ortodoksve), gjymtimin total-barbar të trojeve tona, duke i identifiku Shqipëtarët si turq dhe Atdheun tonë, si nocion gjeografik( dmth nuk ekzistonin Shqipëtarë!). 17 Rusia kishte ndikim edhe në Luftën e I Ballkanike që u zhvillu në njërën anë koalicioni i sllavëve të Ballkanit kundër Perandorisë Osmane, pos influencës në Ballkan, gjë më të madhe nuk përfitoi. 18
Në Luftën e I Botërore, ku pjesë e saj aktive ishte edhe Rusia, e cila sulmoi mbretërinë Austro-Hungareze, në mbrojtje të Serbisë, 19 e që pushtoi: Bjellorusinë( 1922), Ukrainën( 1922), Uzbekistanin dhe Turkmenistanin më 1926, Taxhikistanin 1929, ndërsa Armeninë, Azerbejxhanin, Gjeorgjinë, Kazakistanin dhe Kirgistanin më 1936. 20 Përfitimet e tilla shumica i erdhën pas Luftës së I Botërore, duke përfitu nga bolshevizmi si parim kinse universal, mbi të cilën arrinte të përfitonte Rusia ( mbi këso parime kanë përfitu edhe Perandoria Osmane përmes islamit); Greqia, 21 Serbia, Rumania, Mali i zi etj përmes fesë ortodokse etj.
Në Luftën e II Botërore, ishte aktive në luftë Rusia, e cila si edhe shumëherë më pare (edhe nga Napoleon Bonaparti, edhe nga Gjermania më 1914, sërish edhe në këtë luftë) u mposht rëndë ushtarakisht, mirëpo ishin Franca, Britania dhe SHBA-të që e shpëtuan atë. 22
Bashkimi Sovjetik zgjeroi territorin, e po ashtu edhe më shumë shtroi influencën e saj- dmth u bë superfuqi botërore, si :Finlandën më 1940, Estoninë, Letoninë, Lituaninë dhe Moldavinë më 1940, kurse ndikimin e shtriu në shumë vende tjera, madje edhe në Ballkan, si në Hungari, Rumania, Bullgaria, Jugosllavia, Shqipëria etj.
Gjatë Luftës së Ftohtë e mbarë bota, ishte nën terrorin e paparë të Bashkimit Sovjetik, përmes lëvizjeve dhe organizimeve politike majtiste, pastaj mbështeti, motivoi, madje edhe ndihmoi shumë grupe rebele majtiste luftarake, terroriste islamike, që shkaktuan terror në mb arë botën, si në: Belgjikë; 23 Australi; 24 Norvegji; 25 Kolumbi; 26 Itali; 27 Gjermani; 28 Jugosllavi; Greqi; 29 Japoni; Indisë; Kubë; Irak; Afganistan; Poloni; Portugali; Brazil; Holandë; Britani; Suedi; Iran; Spanjë; Finlandë; Danimark; Çeki; Kroaci; Irlandës; Francë; Gjeorgji; Maltë; Malit të Zi; Serbi; Bangladesh; Butan; Bolivi; Kinë; Kolumbi; Ekuador; Palestinë( dhjetëra organizata terroriste: Organizata e Çlirimit të Palestinës, Fronti i Çlirimit Arab, As-Sai’qa, Fronti Demokratik i Çlirimit të Palestinës, Fatah, Brigadat e Martirve Al-Aqsa, Forca 14, Fronti i Çlirimit të Palestinës, Unioni Demokratik i Palestinës, Partia popullore e Palestinës, Brigadat Abu Ali Mustapha, Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës etj); Paraguaj; Peru; Filipine; Siri; Turqi; Ukrainë; SHBA etj, 30 me qindra e me mijëra të tjera.
Blloku Lindor, me në krye Bashkimin Sovjetik, filloi të binte me Revolucionin e marsit 1989 në Poloni, pastaj në Hungari më 23 tetor 1989, Gjermaninë Lindore me rënijen e Murit të Berlinit më 9 nëntor 1989, Rumani më 1989, 31 Bulgari dhe Çekosllovaki më 1990, pastaj Afganistan, Angola, Benin, Kongo, Etiopi, Mongoli, Mozambik, Somali dhe Jemen, mbaroi okupimi vietnamez në Kamboxhia, u bashku Jemeni, ndërsa Kina, India dhe Vietnami bën liberalizimin e ekonomisë. 32 Bashkimi Sovjetik, nën drejtimin e Mikhail Gorbachev-it nga 15 mars 1990 deri më 25 dhejtor 1991, u gjunjëzu, duke nënshkru shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik, më 26 dhjetor 1991, siç njihet Deklarata nr. 142-H, duke u pavarësu: Lituania, Estonia, Letonia, Abkazia, Transnistria, Gjeorgjia, Gaugazia, Estonia, Ukraina, Bjelorusia, Moldavia, Kirgizia, Uzbekistani, Republika e Nagorno-Karabakh, Taxhikistani, Armenia, Azerbejxhani, Turkmenistani, Republika çeçene e Içkerisë, Osetia jugore, Kazakistani dhe Federata e Rusisë. 33 Por Federata Ruse edhe në kohën e Mikhail Gorbachev, hapur demostronte mospëlqimin për dorëzim dhe rënijen e tillë. Kjo tregonte pretendimet e Rusisë që të ringrihej sërish. Prandaj në vitet 1991-2000, Federata Ruse ishte përfshi në luftra, si:
- Lufta e vitit 1991-1992, në Osetinë jugore, u zhvillu në mes Osetianëve të cilët mbështeteshin nga Rusia, kundër Gjeorgjisë, për pasojë mbi 1000 të vdekur. 34
- Lufta e Prigorodnit Lindor, tetor-nëntor 1992, në njërën anë ishin Osetia veriore-Alania dhe mbështetej nga Rusia, kundër Ingushetisë, me pasoja mbi 550 të vdekur. 35
- Lufta e Transnistrisë mars-korrik 1992, në mes Transnistriasve të cilët mbështeteshin nga Rusia ( dhe Ukraina) kundër Rumanisë dhe Moldavisë, me pasojë mbi 1000 të vrarë. 36
- Lufta e Abkazisë, 1992-1993, në mes palëve ndërluftuese Gjeorgjisë, kundër Abkazve që mbështeteshin nga Rusia dhe vendet tjera fqinje kaukazit. Pala abkaze pësoi 2.220 ushtar, 122 të zhdukur, 1820 civil të vrarë, ndërsa Gjeorgjianët pësuan 2600 ushtar dhe 1000 të zhdukur, rreth 20-30.000 civil të vrarë. 37
- Lufta civile në Taxhikistan, 1992-1997, ku palët në konflikt ishin qeveria Taxhike e mbështetur nga Rusia, Uzbekistani dhe Armenia, kundër opozitës Taxhike, të mbështetur nga Afganistani, Talebanët e Al-Qaida, Jamiat e islam etj. U vranë mes 50-100.000 persona. 38
- Kriza kushtetuese e vitit 1993, në Rusi, në mes Presidentit të Rusisë Boris Yeltsin dhe Parlamentit të Rusisë. Vdiqën 187 persona sipas vlersimit zyrtar, ndërsa sipas parlamentaristëve ishin vrarë mbi 2000 persona. 39
- Lufta e parë Çeçene, 1994 -1996, në mes të Rusisë kundër Republikës Çeçene të Içkerisë dhe Muxhahedinëve të jashtëm. U vranë dhe u zhdukën 5.732 deri 14.000 rus dhe 161 civil të vrarë jashtë Çeçenisë, ndërsa çeçen u vrarë ose u zhdukën 17.391 deri 30-40.000 civilë ( sipas Rusisë), ndërsa 50-100000 sipas Çeçenve, kurse sipas Human Rights rreth 80.000. 40
- Lufta në Nagorno-Karabakh (lufta kufitare Armeni-Azerbejxhan), në mes Armenisë e cila mbështetej nga Rusia dhe Azerbejxhanit e cila mbështetej nga Turqia, Pakistani dhe Izraeli, nga viti 1994 deri më sot.
- Lufta e Dagestanit, gusht-shtator 1999, në mes grupeve islamike kundër Dagestanit që mbështetej nga Rusia. Pësuan rreth 1500-2000 terrorist islamik dhe u vranë rreth 275 ushtar, polic e vullnetarë dhe u zhdukën 15 të Dagestanit. 41
- Lufta e dytë Çeçene, 1999-2000, në mes të Rusisë, ku më 1 tetor 1999 trupat ruse morën republikën Çeçene (çeçene-Içkerisë). Ku pësuan 3536-3635 ushtar, 2364-2572 polic, 1072 polic çeçen, 106 të FSB-së dhe GRU-së, pra në total rusët humbën 7217-7425 persona , ndërsa 14.113 militant u vranë mes viteve 1999-2000 dhe 2.186 mes viteve 2003-2009, gjithsej 16.299 persona. Ndërsa humbjet në civil ishin mes 25.000 dhe mbi 5000 të zhdukur e deri në 80.000 të vrarë sipas Çeçenve, vlerësimet tjera shkojnë deri 150-250000 të vrarë. 42
- Lufta civile në Bregun e Fildisht, 2002-2007, në mes të Bregut të Fildisht, të mbështetur nga Rusia etj derisa Franca ishte paqeruajtëse. U vranë mbi 200 ushtar, 100 paraushtark, 1200 civilë, 300 rrebelë, 15 paqëruajtës francez dhe 1 i UN-it. 43
- Lufta në Darfur, filloi më 26 shkurt 2003 dhe zgjat deri më sot, në mes rrebelve kundër qeverisë së Sudanit, e cila mbështetej nga Rusia, Irani, Kina që akuzohet për shtypje të popullsisë joarabe. Sipas OKB-së, ishin vrarë rreth 300.000 persona ndërsa sipas vlersimeve qeveritare ishin vrarë rreth 10.000 persona. 44
- Lufta e Ingushetisë, 2007-2015, në mes qeverisë Ingushe e cila mbështetej nga Rusia, kundër opozitës Ingushe.
- Lufta e Gjeorgjisë, e cila filloi më 7 gusht dhe mbaroi më 12 gusht 2008, në mes Rusisë e cila mbështetej nga Osetia Jugore dhe Abkazia kundër Gjeorgjisë.
- Kryengrita në Kaukazin verior, që filloi nga 16 prill 2009 vazhdon edhe sot, në mes të Rusisë, e cila mbështetet nga Republika Çeçene e Içkerisë, Dagestani, Ingushetia, Kabardino-Balkaria, Osetia veriore-Alania, etj kundër Emirateve të Kaukazit të përbërë nga disa dhjetra organizatash islamike. Ku pësuan 1047-1087 persona mes viteve 2009-2015 nga pala Ruse dhe 2069-2085 të palës kundërshtare, derisa 594 civil janë vra nga 2010-2015. 45
- Përhapja e Luftës civile Siriane në Liban, që filloi më 17 qershor 2011 dhe vazhdonm edhe sot, në mes të mbështetësve dhe kundërshtarve të rrebelve Siran. Pala pro-qeveritare Siriane, ishin:Hezbollah, As-Sa’iqa, Partia Nacional sociale Siriane, DFLP, PFLP-GC, etj të mbështetura nga Rusia, Siria dhe Irani.
- Pushtimi i Krimes nga ana e Rusisë, më 20 shkurt 2014 deri më 19 mars 2014. Pësuan 1 ii vrarë nga Krimeasit, 2 ushtar ukrainas dhe 2 protestues pro-rus, 1 protestues pro- ukrainas.
- Lufta në Donbas, filloi më 6 prill 2014 dhe vazhdon edhe sot, në mes rrebelve( të vetëquajtur Republika popullore e Doneckut, dhe repulika popullore e Luhanskut) të mbështetur nga Rusia, kundër Ukrainës, për pasojë janë 2081 të vrarë a të zhdukur nga rrebelët dhe 3150 të vrarë dhe 153 të zhdukur nga Ukraina. 46
- Intervenimi Rus në Siri, në mbështetje të diktatorit Bashar Al Asad, filloi më 30 shtator 2015 dhe vazhdon edhe në ditët e sotme. Pala ruse humbi 20 ushtar si dhe 9-15 pjestarë të kompanive private të armatosura. Nga ISIS, janë vrarë 2746 sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut, ndërsa nga pala e tretë janë vrarë 2814 persona sipas të njejtit burim, derisa civil rreth 250.000 të vrarë. 47
- Agresioni rus kundër Ukrainës, 24 shkurt 2022, që vazhdon edhe sot.
Nga qershor 2022, në vazhdimësi shohim diskutime, deklarime e qëndrime të zyrtarëve të lartë politik të Perëndimit, që gjithnjë e më shumë forcojnë bindjen që shpërbërja, humbja, kapitulimi, rikonstruktimi, denuklearizimi etj, i Federatës Ruse, është gjithnjë e më i besueshëm dhe gjithnjë e më i afërt për të ndodhur. Natyrisht Federata Ruse, ka mbetur ende krijesa e fundit shoveniste, kolonialiste, autoritariste, gjenocidiste dhe djallëzore, e cila bënë përpjekjet e fundit për t’u ringritur në piedestalin e Bashkimit Sovjetik dhe Perandorisë së dikurshme Ruse.
Referenca
- Russia’s Balkan entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press, 1991, faqe 147.
- Po aty, faqe 24.
- http://www.encyclopediaofukraine.com/display.asp?linkpath=pages%5CR%5CU%5CRusso6Turkishwars.htm (10.03.2023).
- https://www.britannica.com/topic/Russo-Turkish-wars; The Routledge Companion to European History since 1763, Chris Cook, John Stevenson, Routledge Taylor&Francis Group, 1998, faqe 203.
- The Routledge Companion to European History since 1763, Chris Cook, John Stevenson, Routledge Taylor&Francis Group, 1998, faqe 206.
- Po aty, faqe 42 dhe 75.
- Po aty, faqe 2.
- Being European: Russian TravelWriting and the Balkans 1804-1877, Sarah McArthur, më 2010, University College London, faqe 157.
- Russia’s Balkan entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press, 1991, fq. 32.
- Po aty, faqe 90-115.
- The Christianization of Ancient Russia, a millennium: 988-1988. Yves Hamant, UNESCO, 1992, faqe 269.
- Russia’s Balkan entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press, 1991, faqe 235-248.
- Being European: Russian TravelWriting and the Balkans 1804-1877, Sarah McArthur, më 2010, University College London, faqe 60-64.
- Russia’s Balkan entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press, 1991, faqe 32.
- Po aty, 1991, faqe 143.
- Po aty, faqe 170.
- Being European: Russian TravelWriting and the Balkans 1804-1877, Sarah McArthur, më 2010, University College London, faqe 190.
- Russia’s Balkan entanglements 1806-1914, Barbara Jelavich, Cambridge University press, 1991, faqe 200-206.
- Po aty, faqe 197; The Cambridge History of Russia. Volumi II. Imperial Russia, 1689-1917. Dominic Lieven, Cambridge University press, 2006, faqe 670.
- http://www.cvce.eu/en/recherche/unit-content/-/unit/02bb76df-d066-4c08-a58a-d4686a3e68ff/a36c2b08-97a1-4308-b764-6ad5988d939b( 10.03.2023).
- Being European: Russian TravelWriting and the Balkans 1804-1877, Sarah McArthur, më 2010, University College London, faqe 40.
- Resource mobilization for World War II: the U.S.A., U.K., U.S.S.R., and Germany, 1938-1945* Mark Harrison** Department of Economics University of Warwick * Published in the Economic History Review, 41:2 (1988), faqe 171-192.
- The Soviet Union and Nonruling Communist Parties, Directorate of Intelligence, CIA Historiacal Review program release as sanitized 1999, faqe 17.
- Po aty, faqe 26.
- Po aty, faqe 16.
- Po aty, faqe 10.
- Po aty, faqe 12.
- Po aty, faqe 17.
- Po aty, faqe 16.
- The Soviet Union and Nonruling Communist Parties, Directorate of Intelligence, CIA Historiacal Review program release as sanitized 1999; The Organizational Strategies of Communist Parties in East Central Europe, 1945-89, Anna Grzyma≈a-Busse, Department of Government, Harvard University Cambridge, 1997, (Çekosllovaki dhe Hungari).
- Causes and Origins of the Collapse of the Former Soviet Union An Honors Research Thesis Presented in Partial Fulfillment of the Requirements for Graduation ―with Honors Research Distinction in Russian Economic Studies‖ in the Undergraduate Colleges of the Ohio State University by Erik Lauritzen The Ohio State University June 2011.
- http://www.coldwar.org/articles/90s/fall_of_the_soviet_union.asp(27.02.2023).
- http://www.history.com/topics/cold-war/fall-of-soviet-union, http://belfercenter.hks.harvard.edu/files/disc_paper_95_09.pdf(27.02.2023).
- http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/196368.stm ( 10.03.2023).
- http://www.colorado.edu/ibs/waroutcomes/docs/oloughlin_etal_prigorodnyy_2008.pdf, http://www.warandpeace.ru/ru/commentaries/view/29276/ ( 10.03.2023).
- https://www.rand.org/pubs/conf_proceedings/CF129/CF-129-chapter4.html, http://www.japantimes.co.jp/life/2001/10/08/travel/transnistria-relic-of-a-bygone-era-2/#.V_dCXtQrLGg , http://www.memo.ru/hr/hotpoints/moldavia/benderye.htm ( 10.03.2023).
- https://www.hrw.org/reports/pdfs/g/georgia/georgia953.pdf https://www.hrw.org/legacy/reports/1995/Georgia2.htm#P117_4464, https://web.archive.org/web/20140125204123/http://www.assembly.coe.int/Documents/AdoptedText/ta96/EREC1305.htm,http://europa.eu/rapid/press-release_IP-11-880_en.htm?locale=en ( 10.03.2023).
- http://www.rand.org/pubs/conf_proceedings/CF129/CF-129-chapter3.html, http://www.globalsecurity.org/military/world/war/tajikistan.htm ( 10.03.2023).
- http://ecsocman.hse.ru/data/501/178/1217/006.RIMASHEVSKAYA.pdf, http://ecsocman.hse.ru/data/175/680/1219/042.PIKHOYA.pdf,
- http://old.nasledie.ru//oboz/N09_93/9_02.HTM, https://web.archive.org/web/20110723220434/http://www.law.edu.ru/article/article.asp?articleID=151800 (10.03.2023). http://www.globalsecurity.org/military/world/war/chechnya1.htm , https://www.hrw.org/reports/1996/WR96/Helsinki-16.htm. https://groups.yahoo.com/neo/groups/chechnya-sl/conversations/topics/56847, http://www.memo.ru/hr/hotpoints/N-Caucas/soldat/http://www.hartford-hwp.com/archives/63/080.html , http://www.webcitation.org/5zi2iyMcD ( 10.03.2023).
- http://www.globalsecurity.org/military/library/news/1999/08/990817-russia5.htm.,
- https://web.archive.org/web/20120420105113/http://meria.idc.ac.il/journal/2005/issue4/jv9no4a4.html, http://edition.cnn.com/WORLD/europe/9908/23/dagestan.withdraw/ (10.03.2023). http://mdb.cast.ru/mdb/3-2002/ac/raowdsmcc, https://www.theguardian.com/commentisfree/2008/sep/30/russia.chechnya, https://www.theguardian.com/world/2006/jun/13/worlddispatch.russia, http://www.smh.com.au//breaking-news-world/russia-ends-10year-chechnya-operation-20090416-a8mi.html, http://news.bbc.co.uk/2/hi/europe/5219254.stm ( 10.03.2023).
- https://www.crisisgroup.org/africa/west-africa/c%C3%B4te-divoire/cote-d-ivoire-can-ouagadougou-agreement-bring-peace,http://news.bbc.co.uk/2/hi/africa/6921585.stm, http://www.irinnews.org/news/2005/10/14/un-endorses-plan-leave-president-office-beyond-mandate ( 10.03.2023).
- https://www.dabangasudan.org/en/all-news/article/al-bashir-threatens-to-disarm-darfur-rebels-in-south-sudan,https://www.bloomberg.com/news/articles/2015-02-13/uganda-signals-diplomatic-breakthrough-with-sudan-over-rebels,http://sudantribune.com/spip.php?article59187 , http://sudantribune.com/spip.php?article59192 ( 10.03.2023).
- https://jamestown.org/program/turkish-volunteers-in-chechnya-2/#.VN-g-C7SWUk, https://books.google.com/books?id=PnjAlei9fe0C&pg=PA237#v=onepage&q&f=false,https://books.google.com/books?id=ZomsAgAAQBAJ&pg=PA68#v=onepage&q&f=false (10.03.2023).
- http://www.1prime.biz/news/telecommunications/_Ctrl_Telegraph_to_set_Russian_tariffs_on_telegrams_in_Crimea_Apr_3/0/%7B49A072BC-07C5-44F4-8296-74340FE93120%7D.uif , http://www.telegraph.co.uk/news/2016/08/10/russia-reports-two-dead-in-ukrainian- raid-on-crimea/ , http://www.straitstimes.com/world/russian-flags-flood-crimean-capital-as-thousands-back-takeove ( 10.03.2023).
- http://www.middleeasteye.net/news/kurdish-rainmakers-northern-syria-1590231482, https://wayback.archive.org/web/20151208135521/http://aa.com.tr/en/turkey/russia-backing-pyd-fighters-in-syrias-azez-region/482307http://www.i24news.tv/en/news/international/middle-east/93884-151128-kurds-attack-turkish-sponsored-syrian-opposition-forces-with-russian-help (10.03.2023).
————————
Skënder Jashari, ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik! Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.