Albspirit

Media/News/Publishing

IBRAHIM SELIMI – PISHTAR I DITURISË DHE ATDHEDASHURISË

(Kushtuar ish-ushtarakut e mësuesit të mirënjohur të trevës së Krahësit Ibrahim Selim Zyka (25.5.1853 – Nëntor 1935), patriotit atdhetar, mik i kapedanëve, zemërzjarrtit që rindezi zemrat dhe  prushin atdhetar nën frymën e Rilindjes Kombëtare kundër pushtimeve, në kuadër të 170 vjetorit të lindjes. Ibrahim Selimi ishte një prej kontribuesve të spikatur në lëvizjen kombëtare në Krahës e Tepelenë. Ibrahim Selimi është një figurë kombëtare e arsimimit si ish-iniciatori i ngritjes së shkollave të para shqipe në Tepelenë më 1908, në Koshtan, si dhe çeljen e shkollave të tjera shqipe  në Progonat, Matohasanaj, Labovë si vatrat e zjarrta të dritës së diturisë. Për këtë figurë madhore si pishtar diturie ka realizuar një monografi të posaçme profesori nga Tërbaçi Bardhosh Gaçe, me një monografi për “Rilindjen e mësuesit atdhetar Brahim Selimi”, kryeredaktori i gazetës “Labëria” Albert Zholi: “Mësuesi atdhetar Ibrahim Selimi”, Prof. Fatmira Rama, studjuesi Novruz Shehu, Prof Bernard Zotaj, e shumë të tjerë.)

Prof. Asoc. Dr. Zaho GOLEMI

*

Truall atdhetar me rrënjë të thella të shqiptarizmës

Maksima popullore shqiptare thotë se, “dardha bie nën dardhë”. Kështu ndodh në të vërtetë si një ligjësi jete, kur brezat respektojnë brezat dhe pema e jetës merr kuptim, dhe rishpalos vlerat e atdhetarisë. Nga Brahim Velika, trensmetues i vlerave të Ibrahim Selimit të parë, mësuesit atdhetar mora një libër-monument që qëmton jetën e një rilindasi të fillimshekullit të XX-të, librin e Prof. Bardhosh Gaçes. Ai ishte dhe mbeti pjesë e Rilindjes Kombëtare. Ibrahim Selimi shkriu jetën e tij për shqiptarizmën, për çlirimin kombëtar, për shkollën kombëtare, për Krahësin dhe Tepelenën. Ai ishte pjesë e armatës së lëvizjes kombëtare, për zgjimin kombëtare  të shqiptarëve, për krijimin e shtetit dhe futjen e shoqërisë shqiptare në rrugën e zhvillimit dhe përparimit. Velikajt e Ibrahim Selimit në Krahësin e sipërm rreth vitit 1724 kishin zbritur nga Nivica e Kurveleshit. Ata vijuan traditën e të parëve të mbarështrimit të bagëtive edhe pse represioni i pushtimit osman nuk kishte të ndalur. Megjithatë mbijetesa ishte veti e shqiptarëve, për të mos u mposhtur përballë çdo vështirësie. Bujaria ishte traditë dhe e drejtë zakonore e përhershme e rrënjosur thellë tek Selim Zyka dhe Zykë Velika kanë marrë pjesë si luftëtarë të shquar popullorë në luftrat dhe kryengritjet kundra pushtuesve osmanë të viteve 1828, 1834, 1847 dhe vitet qe pasuan. Ata luftuan supbashkuar me kapedanët e tjerë të Labërisë Zenel Gjoleka, Tafil Buzi, Veiz Vasjari, Rapo Hekali, etj, për mbrojtjen e trojeve shqiptare edhe në Plavë e Guci në Mal të Zi. Ishte koha kur troksite fuqishëm zgjimi kombëtar i shqiptarëve.

*

Ibrahim Selimi – jetë në shërbim të kombit

Ibrahim Selim Velikaj erdhi në jetë më 25 Maj 1853 në një familje me rrënjë të thella atdhetarie, patriotike e luftarake. Pas pak ditësh ka 170 vjetorin e lindjes dhe mësuesi atdhetar Ibrahim Selimi i ngelur në kujtesën e brezave është sfondi më i bukur i historisë së trevës së Krahësit. Por historia si në çdo trevë shqiptare përcillej me gojëdhënë dhe me këngë. Këngët u bënë trumpeta e lirisë shekujve, prandaj dhe Ibrahim Selimi i mësoi që në vogëli: “Që në Krahës e Bolenë,/Gjithë me Balil u ngrenë,/Lidhën fjalën e bënë benë,/Që nizamë të mos venë”, ose “Ç’u ngrenë o shokë çu ngrenë,/Treqind niviciotë levendë../Kërcyen në Tepelenë..”. Shpejt u burrërua para kohe dhe viti 1871 në moshën 18 vjeçare gjendet në Selanik, në fundin e gushit 1871 me 400 rekrutë stërviteshin në karantinë për kalorësi, artileri bregdetare dhe vendrojet e mesdheut. Ibrahim Selimi mësoi me zell turqishten dhe persishten. Më 1877 gradohet oficer kavalerie dhe emërohet në taborrin/batalionin e Selenikut. Kreu me sukses edhe një kurs një vjeçar dhe u emërua në garnizonin ushtarak të Janinës, ku zuri mioqësi me intelektualë nga Labëria, Tepelena, Gjirokastra, Mirdita, Manastiri, Preveza, Tetova, Filati etj. Ndërkohë në gji i vlonte shpirti rebel antipushtues. Më 1904 emërohet në garnizonin e Mecovës, atje ku më 1854 ishte zhvilluar një luftë e përgjakshme për mbrojtjen e tokave shqiptare, një betejë që pati 800 të rënë shumica nga Labëria, por dhe nga treva e tij e Krahësit. Në Mecovë shkoi nujëherazi me Iliaz Filatin. Nuk ishte thjesht rastësi, kur atdhetaria i bashkon njerëzit, sepse Ibrahim Selimi ishte zëvendës i komandantit të xhandarmërisë së Janinës Ismail Lesko Progonati, që tregoi burrëri dhe trimëri të rrallë përballë bandave të andardëve grekë që vrisnin e digjnin fshatrat shqiptarë e vllehë në Mecovë, Paramithi dhe gjithë Vagenetinë, që është emërtimi ilirik i Çamërisë, një territor ilir epiriot, “bërthamë e trojeve shqiptare”. Emra të tillë si yzbashi/kapiten Ismail Lesko Progonati, Ibrahim Selimi, Haki Bala, Ismail Leskoviku janë të njohur për kontributin e veçantë në Janinë. Nga ana tjetër rritje në një shkallë të lartë të ndërgjegjes kombëtare veç kryengritjeve kërkonte shkollë e arsimim. Prandaj Ibrahim Selimi u përfshi në kryengritjet antiosmane 1908-1912, si dhe në çeljen e shkollave shqipe, ku rol parësor luajti në Krahës të Tepelenës, që u shndrua në një personalitet i lëvizjes kombëtare dhe arsimit kombëtar shqiptar. Mësuesi Ibrahim Selimi në rinin e tijë u ushqye me ndjenjat kombëtare duke mësuar gjuhën shqipe të Sheh Ademi në Berat sëbashku me kunatin e tij Dervish Medini dhe bashkëpatëriotë të tjerë. Në Janinë Ibrahim Selimi kishte gjetur shumë miq e shokë të lëvizjes kombëtare që në vitet 1904-1908 bashkëpunoi me atdhetarë si Isuf Bushi, Halil Gjirokastra, Feim Mezhgorani, Shaqo Buzin, Shuko Dalipin etj. Sikurse shkruan atdhetari Aristidh Ruci, “Puna e çmuar për hapjen e librave shqip në Tepelenë kishte rënë në sy dhe të xhandarmërisë”. Ibrahim kishte fillimisht besim te lëvizja Xhonturke/turqit e rinj të 1908-s dhe shpallja e Kushtetutës për përfitimin e autonomisë e lirisë së popujve të robëruar. U bë pjesë e demostratave në Janinë, në shpërndarjen e armëve në Çamëri e Himarë për nxitjen e kryengritjes shqiptare dhe mëvetësi. Në tetor 1908 Ibrahim Selimi me baba Ahmet Resulin e Qamil Rustemin bazuar në rekomandimet e e klubit shqiptar të Manastirit u përfshinë në çeljen e shkollave shqipe në Tepelenë. Siparin e hapi çelja e shkollës shqipe të Koshtanit, më tej shkollat në Matohasanaj, Progonat, Tepelenë e Labovë u bënë vatër e zjarrt për dituri. Marrëdhënie të ngushta patën edhe me Petro Nini Luarasi, Çerçiz Topullin, Klubin Bashkimi në Janinë, Klubin “Drita” në Gjirokastër. Më 1911-1912 krahës shkollës së Krahësit mësuesi Ibrahim Selimi ishte pjesë e intelektualëve e prijësave në Tepelenë, Kurvelesh, Mallakstër që koordinonin e bashkëpunonin veprimet me patriot si: Riza Runa, Namik Delvina, Ismail Kaso, Kanan Maze, Selam Musa Salaria etj., që mbështetën fuqimisht morandiumin e Gërçes të shkruar nga Ismail Qemal Bej Vlora. Veprimtaria atdhetare e Ibrahim Selimit dallohej  përkrah Ismail Qemalit dhe që në gusht 1912 ishte përkrah krerve të tjerë kryengritës si përfaqsues i trevave të jugut të vendit. Në shpalljen e pavarësisë Ibrahim Selimi mori pjesë në luftën kundër andardeve që digjnin e shkatrruan viset jugore të vendit dhe vranë mbi 3000 shqiptarë. Nga Tepelena Ibrahim Selimi me baba Ahmet Turanin, Feim Mezhgoranin, Ismail Kason etj i dërgojnë letër Ismail Qemal Beut për masakrat e ushtarëve grekë. Askush nuk e harroi kurrë fjalët që shkriu Ibrahim Selimi në dërrasën e zezë të shkollës në Krahës: “..Atdheu u bë i lirë dhe i mosvarur. Këtë çast janë ringjallur Skënderbeu dhe Naim Frashëri dhe gjithë martirët e kombit”. Në vitet 1919-1920 mësues Ibrahimi në protestat dhe memorandumet e dërguar Koferencës së paqes në Paris, e kishin zanafillën në takimet në Tepelenë me të dërguarin e Presidentit Ëilson të SHBA në Tepelenë, Gjirokastër e Përmet me konsullin Josuf Havan për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve. Ai u shndrua në një udhëheqës shpirtëror të Krahësit e Tepelenës pasi ishte në krye të çdo debate dhe nisme për të drejtat e shqiptarëve bashkë me patriotë të tjerë si, baba Ahmet Turani, Riza Runa, Halim Xhelo, Kanan Maze. Ai është pjesëmarrës në Malin e Beunit pranë fshatit Vajzë të Ali Asllanit, ku u takua me miqtë e tij Osman Haxhiu dhe dhymbëdhjeçen që drjtonte luftën si Komiteti i Mbrojtjes Kombvëtare etj. Lufta e Vlorës është epope e madhe fitimtare e shqiptarëve e 89 lorës është epope e madhe fitimtare e shqiptarëve e 89 çetave fitimtare ku padyshim rol të veetave fitimtare ku padyshim rol të veçantë ka dhe kontributi i çmuar i Ibrahim Selimit. Në vitin 1921-1924 Ibrahim Selimi mori pjesë gjallërisht në lëvizjen demokratike të kohës bashkë me Arshi Shehu, Halim Xhelo, Avni Rustemi, Veli Harshova që e donin Shqipërinë sipas modelit e qytetërimit perëndimor. Dorshkrime të bashkëkohësve e vërtetojnë plotësisht këtë gjë. Ibrahim Selimi me koshiencë të plotë u përfshi në lëvizjen demokratike të kohës, ku mori pjesë në revolucionin e qershorit 1924, përkrah Fan Nolin, dhe qeveria e Nolit e caktoi oficer në disa detyra në Lushnjë, Peqin e në Laprakë të Tiranës. Në jetën ushtarake jo gjithçka shkonte qetë dhe në normalitet sepse situatat komplekse që kalonte Shqipëria nuk mund të shpëtonin nga dhuna dhe in cidentet. Kështu në zonën e Laprakës Ibrahim Selimi shpëton për mrekulli nga një incident banal me armë me një kolegun e tij opozitar, që i kërkonte të ndihmonte Ahmet Zogun dhe jo Fan Nolin. Ndërkohë që u zgënjye nga dobësitë e qeverisë dhe administratë shtetërore por dhe problemet sociale e shoqërore që nuk merrnin zgjidhje. Pas dështimit të qeverisë së Nolit në dhjetor të vitit 1924, kthehet në fshat duke vazhduar detyrën patriotike të mësuesit, deri sa ndërroi jetë në vjeshtën e viti 1935. Fakt është se në takimet me Naum Priftin në Lushnjë, Qazim Koçulin e Spiro J. Kolekën në Tiranë lidheshin me mjerimin dhe varfërin e fshatarëve dhe moszgjidhjen e halleve të tyre nga ana e qeverisë. Kjo e brengoste më shumë se gjithçka. Në datën 28.11.1924, Ibrahim Selimi mori pjesë në Kuvendin zakonorë të Labërisë në Kuç të Labërisë si përfaqsues i Krahësit. Kjo një ngjarje e rëndësishme në jetën Labërisë me ndikim të thellë në emancipimin e jetës dhe eliminimin e gjakmarrjes dhe zakoneve të egra. Ai ishte nismëtar dhe mori vetë pjesë në disa pajtimen grindjesh sherresh e gjaqesh në Lopës, Mallakastër e Kudhës si përfaqësues i pleqësisë së Labërisë.

*

Ideale që nuk treten, pasi “amanetin nuk e tret dheu”!

Ibrahim Selimi ka qenë një atdhetar i vendosur për një Shqipëri të lirë. Ai ishte mësuesi i parë dhe iniciatori i ngritjes së shkollës së parë shqipe në Tepelenë në vitin 1908, ka qenë pjesë e të gjitha zhvillimeve shqiptare, ngjarje që kanë ngelur në memorie të kombit si Pavarësia, kongresi i Lushnjës, Lufta e Vlorës, ngjarjet që lufta e 20-tës, çuan në pavarësinë e dytë shqiptare, përjetoi Republikën e parë, qeverisjen Noliane dhe rregjimin mbretëror. Por në zemrën e tij ngeli i pashuar pishtari i atdhetarisë. Jeta e veprimtaria e Ibrahim Selimit atdhetarit të flaktë të Krahësit, mësuesit patriot me gjurmë të thella në krahinën e tij sepse nuk kurseu asgjë për idealin e çështjes kombëtare. Në këto kushte kur Shqipëria jetonte kompleksitetin e kohës Ibrahim Selimi u shua në vjeshtën e vitit 1935, por që la si amanet: “koka e varrit të ishte në drejtim të shkollës shqipe të Koshtanit”, një amanet i plotësuar nga brezat. Amaneti i tij lidhej me varrosjen jashtë varrezave të fshatit, pak më lartë në një kodër dhe kokën t’ia kthenin jo si gjithë të tjerët, nga perëndimi sikurse ishte riti mysliman, por nga shkolla, pasi atje kishte lënë shpirtin, atje tek shkolla shqipe në drejtim të saj dhe për mençurimin e shkollimin e brezave, ky ishte mesazh që u përcillte brezave edhe kur të mos ishte në jetë. Ai ishtë qiri i pashuar i gjuhës dhe shkollës shqipe, që nga ushtarak përqafoi profesionin e mësuesit. Ai është atje në amanetin e brezave, tek Bregu i Shahut mes lisave. Duket sikur akoma dëshohet oshëtima e fjalëve të atdhetarit Ibrahim Abdullai nga Vlora dhe bashkëfshatarit të tij Kalo Brahimi, që referuan jetën e mësuesit dhe atdhetarit të paharruar Ibrahim Selimi. Gojëdhëna e transmetuar brezave flet gjithashtu se atdhetari Ibrahim Selimi është mbajtur dy ditë pa varrosur deri sa erdhi nga Vlora miku i tij dhe familjes së tij patrioti Ibrahim Abdullai nga Vlora, si dhe është mbajtur dy vjet zi. Edhe pse mbi supet e mësuesit atdhetar Ibrahim Selimi pas vdekjes në vitin 1935 mjegullat e kohës pllakosën me një heshtje të rëndë, nuk zgjati shumë, sepse monografía dhe shkrime të shumtë e rizgjuan dhe fshinë pluhurin e harresës. Por populli ka që maksimë proverbiale të pagabueshme se, “E drejta zhytet por nuk mbytet”. E drejta triumfon përherë. Përveç Profesor Bardhosh Gaçe në rinxjerrjen në dritë të figurës së tij kanë dhënë Fatmira Rama, Bernard Zotaj, Pelivan Hysi, Albert Zholi, Veli Llakaj, Brahim Velika, Eqerem Canaj, Selman Lilaj, Feti Brahimi, Qerim Pyllaj, Muhamet Derraj, Arjan Beqari, Luan Memishaj, Ruzhdi Bajrami, Biko Qamil Selimi/Zenelaj, Bastri Adem Velikaj, Kalo Brahimi, Hysni Dino Llanaj, Bako Dervishaj, Qani Duraj, Novruz Sulaj, Reshat Çaushi, Fatmir Ceka, Bilbil Lelaj, Axhem Çelaj, Zenel Duva, Ganimete Dulaj etj. Ndërkohë që koha ecën, ideali pishtar nuk u harrua, nuk u shua asnjëherë zëri i dritës së diturisë, sepse më të gjallë edhe sot pas 170 viteve nga lindja e tij e bën libri monografik për mësuesin atdhetarë Ibrahim Selimi, për personalitetin që shkëlqen për për shërbimin e denjë për Atdheun e kombin.

-&-

Please follow and like us: