Albspirit

Media/News/Publishing

IBRAHIM KADRIU, SHKRIMTARI MË I PËRKTHYER I KOSOVËS

 

Njëri nga romansierët më në zë të Kosovës, Ibrahim Kadriu, gjatë katër muajve të këtij viti, ka përjetuar një sukses të madh në fushën e letërsisë. Pesë romane të tij janë përkthyer në gjuhë të ndryshme të botës.

“Kroi i ilaçit”, përmes përkthyesit Baki Ymeri, është botuar në gjuhën rumune, nga Shtëpia botuese ” Amanda Edit Verlag”,

“Kapërcimi i ujit të madh”, tash nën titullin “Rruga e vdekjes”, është përkthyer në gjuhën frënge nga Mustafë Jashari dhe është botuar  nga “Editions Baudelaire”, në Paris

Po në Paris dhe nga i njëjti përkthyes, u botua dhe romani “Gloria në mes”, (Titulli frangjisht, “Gloria au milieu”, përmes botuesit “Verone”.

Ishte ky përkthimi i dytë i këtij romani në gjuhë të huaj.

Pjesa e parë e këtij viti vazhdon dhe me përkthimin e dy romaneve tjera të Ibrahim Kadriut.

“Misioni rus”, gjithashtu përjetoi përkthimin e dytë në gjuhë të huaj, tash në Turqi, përmes botuesit  “International publishing” në Stamboll.

E, romani “Pjella e dreqit, “kapercen oqeanin Atlantik” dhe falë përkthyesit Avni Spahiu, botohet në SHBA, përkatësisht në Hjuston të Teksasit, nga botuesi “Jalifat publishing”.

Deri më tash, krijimtaria letrare e Ibrahim Kadriut, në gjuhë të huaja regjistron gjitsejt 20 botime. Prej këtyre, vetëm pas vitit 2000 e këndej, 18 botime duke e bërë këtë shkrimtar të rryer e tejet frytdhënës, shkrimtarin më të përkthyer të Kosovës, po edhe njërin nga shkrimtarët shqiptarë më të përkthyer në botë, pas Kadaresë.

Për kurreshtarët dhe njohësit e letërsisë, po e publikojmë listën e plotë të veptave të këtij shkrimtari që janë përkthyer në gjuhë të huaja, deri më sot.

Lista e deritashme e veprave të Ibrahim Kadriut të botuara deri më tash në gjuhë të huaja:

  1. “Koprena vremena” (Veli i kohës, poezi) serbokroatisht, përkthyes Mirko Gashi, botuar më 1984.
  2. “Lekovit izvor”, roman (Kroi i ilaçit) serbokroatisht, përkthyes Vehap Shita, botuar 1987.
  3. “Na ramas timp pentru sarbatori”, poezi rumanisht (S’mbet kohë për kremte, përkthyes Baki Zmeri, Bukuresht 2005.
  4. “Dreni dhe Drenusha”, libër ilustracion shqip-norvegjisht, 10. 000 ekzemplarë, përkthyes Ermir Pulaha, 2005.
  5. “Narod je kriv” (Populli është fajtor) në gjuhën malazeze, përkthyes: Ismet Markoviq-Plavnik, 2013.
  6. “Gloria ortada” (Gloria në mes) Stamboll, roman turqisht, përkthyes Vahit Ergin (2014).
  7. “Tempo incenerito nelle puçille” (poezi italisht) përkthyese Albana Alia, botues “Pelegrini” – Kozenca, (2015).
  8. “Klemenos horos (Kohë e vjedhur), poezi greqisht, përkthyes Iljaz Bobaj, Patra, Greqi (2017).
  9. “Korsningar” (Udhëkryqe) poezi suedisht, përkthyes Hamit Gurguri, botues “Erik-Hans”, Boras, Suedi (2019).
  10. “Përtej binarëve” (roman arabisht), përkthyes Ibrahim Fadlallahu Oman- Jordani, (2020),

11.“Mission russe” roman (frëngjisht), përkthyes Mustafë Jashari, botues  Editions Baudelaire, Paris 2021.

  1. “La mort d’Anila” (Vdekja e Anilës) roman frëngjisht, përkthyes Mustafë Jashari, botues St. Honore, Paris, 2021.
  2. “Au dela des rails” roman frëngjisht (Përtej binarëve) përkthyes Mustafë Jashari, botues St. Honore, Paris 2021.
  3. “Canele cu cratita (Qeni me tenxhere) rumanisht përkthyes Baki Ymeri, botues Amanda Edit, Bukuresht, 2021.
  4. “La progenture du diable” (Pjella e dreqit) roman frengjisht, përkthyes Mustafë Jashari, botues “St. Honore”, Paris, 2022.
  5. “Izvorul Tamaduiri” (Kroi i ilaçit), roman rumanisht, përkthyes Baki Ymeri, botues: “Amanda Edit Verlag” 2023.
  6. “Le chemin de la mort” (Rruga e vdekjes, botimi shqip: “Kapërcimi i ujit të madh”, për Tivarin) roman frëngjisht, përkthyes Mustafë Jashari, botues “ Editions Baudelaire”, Paris 2023.
  7. “Gloria au milieu” (Gloria në mes) roman frëngjisht, përkthyes Mustafë Jashari, botues “Verone” Paris, 2023.
  8. “Rus misyonu” (Misioni rus), roman, turqisht, botues: International publishigk, Stamboll, 2023.
  9. “Devil’s offspring” (Pjella e dreqit) anglisht, përkthyes Avni Spahiu, botues: “Jalifat publishing”, Hjuston, Teksas, 2023.

Ky numër i veprave të Ibrahim Kadrirut në gjuhë të huaja, sa vjen e po rritet, duke e afirmuar më tej letërsinë shqiptare në shumë vende e gjuhë të botës.

 

( S. Rrustemi )

Please follow and like us: